{"id":103095,"date":"2026-10-31T08:48:13","date_gmt":"2026-10-31T08:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/31\/lista-e-zeze-e-protestuesve-ekspertet-kunder-rames-shkel-kushtetuten-dhe-synon-te-frenoje-protestat\/"},"modified":"2026-10-31T08:48:13","modified_gmt":"2026-10-31T08:48:13","slug":"lista-e-zeze-e-protestuesve-ekspertet-kunder-rames-shkel-kushtetuten-dhe-synon-te-frenoje-protestat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/31\/lista-e-zeze-e-protestuesve-ekspertet-kunder-rames-shkel-kushtetuten-dhe-synon-te-frenoje-protestat\/","title":{"rendered":"\u201cLista e zez\u00eb\u201d e protestuesve, ekspert\u00ebt kund\u00ebr Ram\u00ebs: Shkel Kushtetut\u00ebn dhe synon t\u00eb frenoj\u00eb protestat"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vendim i qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb i jep Policis\u00eb s\u00eb Shtetit kompetenca p\u00ebr t\u00eb kufizuar daljen jasht\u00eb vendit t\u00eb personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb akte dhune gjat\u00eb protestave, edhe pa nj\u00eb vendim gjykate, u publikua t\u00eb enjten n\u00eb Fletoren Zyrtare, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr cenimin e t\u00eb drejtave kushtetuese dhe anashkalimin e gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>Vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, i miratuar jav\u00ebn e kaluar me propozim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe i firmosur nga kryeministri Edi Rama, parashikon krijimin e nj\u00eb regjistri t\u00eb posa\u00e7\u00ebm elektronik p\u00ebr personat e referuar nga Policia e Shtetit n\u00eb prokurori p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr autoritetit shtet\u00ebror, rendit dhe siguris\u00eb publike, t\u00eb dyshuara se jan\u00eb kryer gjat\u00eb tubimeve.<\/p>\n<p>Regjistri do t\u00eb administrohet nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe do t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb t\u00eb dh\u00ebna personale dhe procedurale p\u00ebr personat e identifikuar n\u00eb materialet e referuara n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Por vendimi shkon p\u00ebrtej regjistrimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, duke autorizuar Policin\u00eb Kufitare t\u2019u refuzoj\u00eb n\u00eb rrug\u00eb administrative daljen nga Shqip\u00ebria personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb regjist\u00ebr, edhe kur ndaj tyre nuk ka nj\u00eb mas\u00eb sigurimi t\u00eb vendosur nga gjykata q\u00eb ua ndalon largimin jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Dy jurist\u00eb t\u00eb intervistuar nga BIRN e cil\u00ebsojn\u00eb mekanizmin n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe Kodin e Procedur\u00ebs Penale, duke paralajm\u00ebruar se ai krijon nj\u00eb form\u00eb nd\u00ebshkimi administrativ mbi baz\u00ebn e dyshimeve policore, p\u00ebrpara se k\u00ebto t\u00eb shqyrtohen nga drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sipas tyre, regjistri rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb \u201clist\u00eb t\u00eb zez\u00eb\u201d p\u00ebr protestuesit, me pasoja q\u00eb shtrihen nga kufizimi i liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes deri te njoftimi i autoriteteve t\u00eb huaja dhe subjekteve private.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse zbatohet, do t\u00eb ket\u00eb pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr njer\u00ebzit, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, pasi mungon kontrolli gjyq\u00ebsor\u201d, tha p\u00ebr BIRN avokati Julian M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p><strong>Nga bllokimi n\u00eb kufi te njoftimi i hoteleve dhe shteteve t\u00eb huaja<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi vjen pas nj\u00eb vale protestash masive kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama, t\u00eb shoq\u00ebruara n\u00eb me p\u00ebrplasje t\u00eb dhumshme mes protestuesve dhe policis\u00eb, p\u00ebrdorim t\u00eb forc\u00ebs dhe arrestime t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Sipas tekstit t\u00eb aktit, n\u00eb regjistrin e ri do t\u00eb p\u00ebrfshihen personat e identifikuar n\u00eb materialet q\u00eb policia i ka referuar prokuroris\u00eb p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr autoritetit shtet\u00ebror, rendit dhe siguris\u00eb publike, kur dyshohet se gjat\u00eb tubimeve kan\u00eb kryer veprime t\u00eb dhunshme kund\u00ebr jet\u00ebs, sh\u00ebndetit ose pron\u00ebs publike dhe private.<\/p>\n<p>Regjistri do t\u00eb nd\u00ebrveproj\u00eb me Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes Civile dhe sistemin policor \u201cADAM\u201d, duke krijuar nj\u00eb profil me t\u00eb dh\u00ebna personale dhe procedurale p\u00ebr \u00e7do person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Dispozita m\u00eb e debatueshme lidhet me kufizimin e daljes nga territori shqiptar.<\/p>\n<p>Pika 5 e vendimit p\u00ebrcakton se, kur verifikimet individuale evidentojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nj\u00eb person n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjist\u00ebr, \u201cedhe n\u00ebse ndaj personit nuk \u00ebsht\u00eb vendosur masa e sigurimit p\u00ebr ndalimin e largimit jasht\u00eb shtetit, Policia Kufitare ka t\u00eb drejt\u00ebn e refuzimit administrativ t\u00eb daljes\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi parashikon gjithashtu q\u00eb autoritetet shqiptare t\u00eb njoftojn\u00eb shtetet e huaja p\u00ebr personat e regjistruar, edhe kur atyre u lejohet t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7do rast, n\u00ebse ndaj personit nuk vendoset refuzimi i daljes, autoritetet kufitare njoftojn\u00eb autoritetet e vendit ku do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb personi p\u00ebr faktin e referimit t\u00eb tij p\u00ebr veprat e p\u00ebrmendura n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi\u201d, thuhet n\u00eb VKM.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr dispozit\u00eb, pika 6, ngarkon Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit t\u00eb njoftoj\u00eb edhe personat fizik\u00eb dhe juridik\u00eb privat\u00eb q\u00eb administrojn\u00eb struktura akomoduese, p\u00ebrfshir\u00eb hotelet dhe bujtinat, p\u00ebr personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb regjist\u00ebr dhe faktin se materialet ndaj tyre jan\u00eb referuar n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Kjo dispozit\u00eb zgjeron rrethin e subjekteve q\u00eb mund t\u00eb marrin informacion mbi dyshimet penale ndaj qytetar\u00ebve, p\u00ebrtej institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe organeve ligjzbatuese.<\/p>\n<p>Sipas vendimit, nevoja p\u00ebr ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave duhet t\u00eb rishikohet brenda 30 dit\u00ebve nga regjistrimi, nd\u00ebrsa fshirja e emrit parashikohet kur prokuroria njofton zyrtarisht mosfillimin e procedimit penal ose pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p><strong>Ekspert\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb baz\u00ebn ligjore<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur kompetenc\u00ebn e Policis\u00eb Kufitare p\u00ebr t\u00eb refuzuar daljen nga vendi pa vendim gjykate, qeveria i \u00ebsht\u00eb referuar nenit 6 t\u00eb ligjit nr. 39\/2025, \u201cP\u00ebr kontrollin e kufirit shtet\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p>Por avokati dhe aktivisti i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Gentian Serjani, argumenton se qeveria i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj dispozite nj\u00eb interpretim q\u00eb nuk p\u00ebrputhet me q\u00ebllimin dhe p\u00ebrmbajtjen e ligjit.<\/p>\n<p>Sipas tij, dispozita i lejon autoritetet kufitare t\u00eb refuzojn\u00eb daljen nga vendi t\u00eb personave q\u00eb synojn\u00eb t\u2019i shmangen ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit ose ekzekutimit t\u00eb nj\u00eb d\u00ebnimi me burgim, por jo t\u00eb \u00e7do qytetari p\u00ebr t\u00eb cilin policia ka referuar nj\u00eb dyshim penal.<\/p>\n<p>\u201cM\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb hartuar dhe referuar ligji p\u00ebr kontrollin e kufirit shtet\u00ebror nuk q\u00ebndron, sepse ligji e p\u00ebrcakton qartazi q\u00eb flet p\u00ebr ata persona t\u00eb cil\u00ebt po i shmangen ndjekjes penale, kan\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u2019u ndaluar, ose ka nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u2019u arrestuar\u201d, shpjegoi Serjani.<\/p>\n<p>Ai vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb nj\u00eb qytetar t\u00eb konsiderohet se po i shmanget drejt\u00ebsis\u00eb vet\u00ebm sepse udh\u00ebton jasht\u00eb vendit p\u00ebr arsye familjare apo profesionale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndaj tij ekziston vet\u00ebm nj\u00eb referim policor lidhur me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me raste q\u00eb po ndiqen penalisht apo jan\u00eb mbajtur 72 or\u00eb n\u00eb arrest pa asnj\u00eb prov\u00eb. Kjo i b\u00ebn ata t\u00eb ndalohen nga nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese, pa nj\u00eb vendim gjykate dhe pa pasur asnj\u00eb prov\u00eb konkrete individuale q\u00eb ky apo k\u00ebta individ\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb akte dhune\u201d, theksoi Serjani.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb referim policor nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb automatikisht si prov\u00eb se nj\u00eb person po p\u00ebrpiqet t\u2019i shmanget ndjekjes penale dhe as si baz\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i kufizuar lirin\u00eb e l\u00ebvizjes.<\/p>\n<p>Avokati paralajm\u00ebroi se vendimi krijon gjithashtu nj\u00eb p\u00ebrplasje mes kompetencave t\u00eb policis\u00eb dhe atyre t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00ebse nj\u00eb person i arrestuar gjat\u00eb protestave paraqitet para gjykat\u00ebs dhe ndaj tij vendoset vet\u00ebm masa e sigurimit \u201cdetyrim p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, pa iu ndaluar dalja jasht\u00eb vendit, Policia Kufitare mund ta refuzoj\u00eb s\u00ebrish largimin e tij nga Shqip\u00ebria mbi baz\u00ebn e regjistrit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse kemi rast ku gjykata s\u2019ka vendosur ndalim apo kufizim t\u00eb liris\u00eb, por kemi vet\u00ebm nj\u00eb mas\u00eb \u2018detyrim paraqitje\u2019, ndalimi p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit\u201d, tha Serjani.<\/p>\n<p>Ai shtoi se qytetar\u00ebt e prekur mund ta kund\u00ebrshtojn\u00eb refuzimin e daljes nga vendi n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, por kjo do t\u2019i detyronte t\u00eb nisin nj\u00eb proces t\u00eb ri gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb ushtruar nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb nuk u \u00ebsht\u00eb kufizuar nga gjykata penale.<\/p>\n<p><strong>Anashkalimi i gjykatave dhe efekti frik\u00ebsues<\/strong><\/p>\n<p>Avokati Julian M\u00ebrtiri e konsideron regjistrin e ri policor nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb bie ndesh me parimet e procedur\u00ebs penale dhe ndarjen e kompetencave mes policis\u00eb, prokuroris\u00eb dhe gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas tij, policia ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb identifikoj\u00eb, ndaloj\u00eb n\u00eb kushtet e parashikuara nga ligji dhe referoj\u00eb n\u00eb prokurori personat e dyshuar p\u00ebr vepra penale, por nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm paralel p\u00ebr kufizimin e liris\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb l\u00ebvizjes.<\/p>\n<p>\u201cPolicia, n\u00ebse ka nj\u00eb person q\u00eb dyshohet apo ka kryer nj\u00eb vep\u00ebr penale, duhet t\u00eb procedoj\u00eb si polici gjyq\u00ebsore p\u00ebr ta ndjekur dhe lokalizuar, sidomos n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e flagranc\u00ebs; n\u00ebse nuk e ka ndaluar, duhet ta referoj\u00eb n\u00eb prokurori. N\u00eb asnj\u00eb rast tjet\u00ebr nuk mundet policia t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. Krijimin e nj\u00eb regjistri t\u00eb till\u00eb e shoh t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d, tha M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Ai kujtoi se autoritetet kufitare p\u00ebrdorin tashm\u00eb sistemin TIMS, i cili funksionon sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr regjistrimin e t\u00eb dh\u00ebnave dhe kontrollin e personave q\u00eb hyjn\u00eb ose dalin nga territori shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, M\u00ebrtiri e sheh krijimin e nj\u00eb regjistri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr protestuesit si nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb kompetencat e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb referuar, autoriteti q\u00eb k\u00ebrkon dhe urdh\u00ebron masat \u00ebsht\u00eb prokurori dhe gjykata. Pra, nuk konceptohet krijimi i nj\u00eb regjistri paralel. Kufizimi i liris\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me vendim gjyq\u00ebsor, qofshin masat e sigurimit apo d\u00ebnimet p\u00ebrfundimtare. T\u00eb ndalosh dik\u00eb t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb shtetit mbi baz\u00ebn e nj\u00eb regjistri q\u00eb ka krijuar vet\u00eb policia \u00ebsht\u00eb tej \u00e7do koncepti ligjor t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej kund\u00ebrshtimeve ligjore, M\u00ebrtiri e lidh miratimin e vendimit me p\u00ebrpjekjet e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb frenuar val\u00ebn e protestave q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb vendin.<\/p>\n<p>\u201cPatjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb trembur qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb ulur fuqin\u00eb e protest\u00ebs, dhe mesa shoh i ka dh\u00ebn\u00eb efektet e veta, ndon\u00ebse q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb zbatim ligjor \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Avokati paralajm\u00ebroi se edhe n\u00ebse vendimi kund\u00ebrshtohet dhe shfuqizohet m\u00eb von\u00eb nga gjykata, pasojat p\u00ebr personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb regjist\u00ebr mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Sipas tij, kufizimi i udh\u00ebtimit, njoftimi i autoriteteve t\u00eb huaja dhe procedurat p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e masave administrative mund t\u2019u shkaktojn\u00eb qytetar\u00ebve pasoja q\u00eb nuk zhb\u00ebhen leht\u00ebsisht nga nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor i m\u00ebvonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse VKM-ja parashikon rishikimin e nevoj\u00ebs p\u00ebr ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave brenda 30 dit\u00ebve, M\u00ebrtiri paralajm\u00ebron se procedurat n\u00eb prokurori dhe gjykata mund t\u2019i l\u00ebn\u00eb personat e prekur p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb n\u00ebn efektet e regjistrimit.<\/p>\n<p>\u201cPraktikisht kjo do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb dhe do t\u00eb shfuqizohet, por nd\u00ebrkoh\u00eb personat mund t\u00eb ken\u00eb pasoja t\u00eb dukshme dhe do t\u2019u duhen muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb derisa ta heqin veten nga lista. Cenohet liria e individit pa vendim gjyq\u00ebsor, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme\u201d, p\u00ebrfundoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/lista-protestuesve\/\">\u201cLista e zez\u00eb\u201d e protestuesve, ekspert\u00ebt kund\u00ebr Ram\u00ebs: Shkel Kushtetut\u00ebn dhe synon t\u00eb frenoj\u00eb protestat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vendim i qeveris\u00eb shqiptare, q\u00eb i jep Policis\u00eb s\u00eb Shtetit kompetenca p\u00ebr t\u00eb kufizuar daljen jasht\u00eb vendit t\u00eb personave t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb akte dhune gjat\u00eb protestave, edhe pa nj\u00eb vendim gjykate, u publikua t\u00eb enjten n\u00eb Fletoren Zyrtare, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr cenimin e t\u00eb drejtave kushtetuese dhe anashkalimin e gjyq\u00ebsorit. Vendimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-103095","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103095"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103095\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}