{"id":102978,"date":"2026-10-28T18:48:15","date_gmt":"2026-10-28T18:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/28\/vendimi-kompensim-100-per-bizneset-e-demtuara-gjate-protestave-faturen-mund-ta-paguajne-autoret\/"},"modified":"2026-10-28T18:48:15","modified_gmt":"2026-10-28T18:48:15","slug":"vendimi-kompensim-100-per-bizneset-e-demtuara-gjate-protestave-faturen-mund-ta-paguajne-autoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/28\/vendimi-kompensim-100-per-bizneset-e-demtuara-gjate-protestave-faturen-mund-ta-paguajne-autoret\/","title":{"rendered":"Vendimi\/ Kompensim 100% p\u00ebr bizneset e d\u00ebmtuara gjat\u00eb protestave! Fatur\u00ebn mund ta paguajn\u00eb autor\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Bizneset e vogla t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebmtuar gjat\u00eb protestave do t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblehen plot\u00ebsisht nga qeveria. Sipas nism\u00ebs s\u00eb miratuar q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb paket\u00ebn e re ligjore anti-dhun\u00eb, bizneset e pasiguruara ose q\u00eb kontrata e sigurimit nuk i mbulon plot\u00ebsisht d\u00ebmet, do t\u00eb kompensohen.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb interesante e k\u00ebtij akti normativ \u00ebsht\u00eb se shteti mund t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb d\u00ebmtuesit t\u00eb kryej\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblimin ndaj biznesit. N\u00ebse ai nuk e kryen kompensimin vullnetarisht, shteti mund t\u00eb ngrej\u00eb padi p\u00ebr kthimin e shum\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse d\u00ebmtuesi \u00ebsht\u00eb i mitur n\u00ebn 14 vje\u00e7 ose i pazot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar, p\u00ebrgjegj\u00ebs jan\u00eb prind\u00ebrit ose kujdestari.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar d\u00ebmshp\u00ebrblimin, bizneset duhet t\u00eb paraqesin te Administrata Tatimore dokumente p\u00ebr vler\u00ebn e sendeve q\u00eb jan\u00eb shkat\u00ebrruar, prova (n\u00ebse ka) se d\u00ebmtimi \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga protestuesit si dhe p\u00ebr identifikimin e tij dhe n\u00ebse subjekti \u00ebsht\u00eb i siguruar.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Administrata Tatimore dor\u00ebzon dokumentacionin te Ministria e Ekonomis\u00eb. Kjo e fundit ka 30 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar dhe pas k\u00ebsaj etape, duhet t\u00eb kryej\u00eb kompensimin brenda 30 dit\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>AKT NORMATIV<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00cbR<\/strong><\/p>\n<p><strong>SHP\u00cbRBLIMIN E D\u00cbMIT CIVIL T\u00cb SHKAKTUAR NDAJ SUBJEKTEVE T\u00cb PREKURA NGA AKTET E DHUNSHME GJAT\u00cb TUBIMEVE DHE RREGULLIMIN E PASOJAVE<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 101 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, me propozimin e ministrit t\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit, K\u00ebshilli i Ministrave<\/p>\n<p>V E N D O S I:<\/p>\n<p>Neni 1<\/p>\n<p>Objekti<\/p>\n<p>Objekt i rregullimit t\u00eb k\u00ebtij akti normativ \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb skeme kompensimi nga shteti p\u00ebr d\u00ebmet materiale t\u00eb shkaktuara nga aktet e dhunshme gjat\u00eb tubimeve, t\u00eb kryera nga individ\u00eb, persona juridik\u00eb apo organizata t\u00eb tjera, nga data 13.10.2026 deri n\u00eb dat\u00ebn 22.10.2026, mbi pasurit\u00eb e luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb personave fizik\u00eb ose juridik\u00eb privat\u00eb, q\u00eb kategorizohen si biznese\/tatimpagues, me kufi t\u00eb qarkullimit deri n\u00eb 14 milion\u00eb lek\u00eb, bazuar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Neni 2<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebtij akti normativ \u00ebsht\u00eb kompensimi i subjekteve t\u00eb d\u00ebmtuara, pa ndryshuar kushtet materiale t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb civile t\u00eb shkaktuesit t\u00eb d\u00ebmit, sipas Kodit Civil.<\/p>\n<p>Neni 3<\/p>\n<p>Etapat e trajtimit<\/p>\n<p>1. D\u00ebmet e shkaktuara, n\u00eb kushtet q\u00eb p\u00ebrcakton neni 1, i k\u00ebtij akti normativ, trajtohen sipas etapave t\u00eb m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>a) Kompensimi nga shteti i personave fizik\u00eb dhe juridik\u00eb privat\u00eb, q\u00eb kategorizohen si biznese\/tatimpagues, me kufi t\u00eb qarkullimit deri n\u00eb 14 milion\u00eb lek\u00eb, bazuar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore t\u00eb vitit 2025, sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb akt normativ. Masa e kompensimit q\u00eb jepet nga shteti, sipas k\u00ebtij akti normativ, \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb d\u00ebmit;<\/p>\n<p>b) K\u00ebrkimi i kthimit te shteti i shum\u00ebs, n\u00eb mas\u00ebn e kompensimit t\u00eb paguar t\u00eb d\u00ebmtuarit, ndaj subjekteve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr shkaktimin e d\u00ebmit, sipas nenit 5, t\u00eb k\u00ebtij akti normativ.<\/p>\n<p>2. Kompensimi, sipas k\u00ebtij akti normativ, jepet vet\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb siguruara. Kur pasuria e d\u00ebmtuar \u00ebsht\u00eb e siguruar, d\u00ebmi shp\u00ebrblehet nga shoq\u00ebria e sigurimit, sipas kontrat\u00ebs s\u00eb sigurimit, e cila, pas pages\u00ebs, ushtron t\u00eb drejt\u00ebn e regresit ndaj shkaktuesit t\u00eb d\u00ebmit, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi. Kur kontrata e sigurimit nuk e mbulon rrezikun e d\u00ebmtimit nga trazirat, tubimet ose aktet e dhunshme, pasuria konsiderohet e pasiguruar, p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb k\u00ebtij akti normativ. N\u00eb rast se kontrata e sigurimit nuk e mbulon plot\u00ebsisht vler\u00ebn e d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar, pjesa e pambuluar kompensohet sipas rregullave t\u00eb k\u00ebtij akti normativ.<\/p>\n<p>Neni 4<\/p>\n<p>Kompensimi n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarit<\/p>\n<p>1. Personi fizik ose juridik privat, ndaj t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm gjat\u00eb tubimit t\u00eb dhunsh\u00ebm, pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, paraqet k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr kompensim pran\u00eb administrat\u00ebs tatimore, s\u00eb bashku me:<\/p>\n<p>a) dokumentacionin justifikues, q\u00eb v\u00ebrteton vler\u00ebn e sendeve q\u00eb jan\u00eb shkat\u00ebrruar ose jan\u00eb d\u00ebmtuar;<\/p>\n<p>b) provat p\u00ebr faktin se d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb shkaktuar gjat\u00eb tubimit t\u00eb dhunsh\u00ebm nga protestuesit, n\u00ebse ai disponon t\u00eb tilla;<\/p>\n<p>c) n\u00ebse disponon, provat p\u00ebr identifikimin e protestuesit q\u00eb ka shkaktuar d\u00ebmin;<\/p>\n<p>\u00e7) deklarat\u00ebn e k\u00ebrkuesit, n\u00ebse pasuria e d\u00ebmtuar \u00ebsht\u00eb ose jo e siguruar dhe, kur ekziston kontrat\u00eb sigurimi q\u00eb nuk e mbulon k\u00ebt\u00eb rrezik, kopjen e polic\u00ebs dhe p\u00ebrgjigjen e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sigurimit q\u00eb e refuzon d\u00ebmshp\u00ebrblimin, nd\u00ebrsa kur pasuria \u00ebsht\u00eb e siguruar pjes\u00ebrisht, kopjen e polic\u00ebs s\u00eb sigurimit dhe vendimin e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb sigurimit p\u00ebr mbulimin e d\u00ebmit pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>2. Administrata tatimore pranon k\u00ebrkesat p\u00ebr kompensim, verifikon plot\u00ebsin\u00eb e dokumentacionit dhe kryen mbledhjen paraprake t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb disponon p\u00ebr k\u00ebrkuesin, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr regjistrimin, qarkullimin e deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore t\u00eb vitit 2025, faturat tatimore dhe inventarin e deklaruar dhe, brenda 5 dit\u00ebve pun\u00eb nga marrja e k\u00ebrkes\u00ebs, ia p\u00ebrcjell ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ekonomin\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn, s\u00eb bashku me dokumentacionin e paraqitur nga k\u00ebrkuesi. N\u00eb rast se administrat\u00ebs tatimore i paraqiten t\u00eb dh\u00ebna shtes\u00eb pas \u00e7astit t\u00eb p\u00ebrcjelljes s\u00eb praktik\u00ebs pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit, ajo ia d\u00ebrgon menj\u00ebher\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e reja k\u00ebsaj ministrie.<\/p>\n<p>3. Rregullat e holl\u00ebsishme p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, dokumentacionin q\u00eb e shoq\u00ebron at\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb numrin e llogaris\u00eb s\u00eb subjektit t\u00eb d\u00ebmtuar, mbledhjen paraprake t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe p\u00ebrcjelljen e tyre n\u00eb Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit, p\u00ebrcaktohen me udh\u00ebzim t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat.<\/p>\n<p>4. Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit, pas administrimit t\u00eb dokumentacionit dhe t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb p\u00ebrcjella nga administrata tatimore, i k\u00ebrkon Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, q\u00eb, brenda 30 dit\u00ebve t\u00eb verifikoj\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb informacionit t\u00eb administruar prej saj, n\u00ebse rezulton q\u00eb d\u00ebmi t\u00eb jet\u00eb shkaktuar gjat\u00eb tubimit t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe nga protestuesit ose jo, apo n\u00ebse ka t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore, me provat e paraqitura prej k\u00ebrkuesit. Si prov\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe dokumentacioni i hartuar nga punonj\u00ebsit e policis\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb tubimit t\u00eb dhunsh\u00ebm.<\/p>\n<p>5. Procedura e shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit t\u00eb ardhur nga administrata tatimore,\u00a0 verifikimit me Policin\u00eb e Shtetit, vler\u00ebsimit t\u00eb d\u00ebmit nga ekspert\u00eb t\u00eb licencuar,\u00a0 si dhe m\u00ebnyra e kryerjes s\u00eb pages\u00ebs s\u00eb kompensimit p\u00ebrcaktohen me udh\u00ebzim t\u00eb ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 marrjes s\u00eb informacionit nga Policia e Shtetit, n\u00ebse e vler\u00ebson t\u00eb nevojshme, Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit mund t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb informacion dhe bashk\u00ebrendim t\u00eb pun\u00ebs edhe institucioneve t\u00eb tjera shtet\u00ebrore, n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetencat ligjore t\u00eb tyre, p\u00ebr q\u00ebllimet e zbatimit t\u00eb k\u00ebtij neni.<\/p>\n<p>6. N\u00eb rast se nga verifikimi i k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave evidentohet se d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb shkaktuar gjat\u00eb tubimit t\u00eb dhunsh\u00ebm dhe nga protestuesit, at\u00ebher\u00eb Policia e Shtetit i konfirmon Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit k\u00ebt\u00eb fakt dhe kjo ministri pranon k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kompensim, e cila brenda 30 dit\u00ebve nga p\u00ebrfundimi i evidentimit, vendos kalimin e shum\u00ebs n\u00eb llogarin\u00eb bankare t\u00eb personit fizik\/juridik, N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, n\u00ebse nuk ka prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb shkaktuar gjat\u00eb tubimit t\u00eb dhunsh\u00ebm nga protestues, at\u00ebher\u00eb Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit nuk pranon k\u00ebrkes\u00ebn e personit, si dhe e njofton p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>7. Kompensimi, sipas k\u00ebtij neni, p\u00ebr d\u00ebmet q\u00eb policia i konstaton si t\u00eb kryera gjat\u00eb tubimit t\u00eb dhunsh\u00ebm, realizohet, pavar\u00ebsisht faktit, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb identifikohet subjekti q\u00eb ka shkaktuar d\u00ebmin apo organizata q\u00eb e ka urdh\u00ebruar at\u00eb, ose q\u00eb ka organizuar protest\u00ebn. N\u00eb \u00e7do rast, subjekti i d\u00ebmtuar p\u00ebrfiton shp\u00ebrblimin, brenda afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen.<\/p>\n<p>8. Subjekti q\u00eb ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar kompensimin, sipas k\u00ebtij neni, dhe q\u00eb e pranon shum\u00ebn e kompensimit, konsiderohet i shp\u00ebrblyer deri n\u00eb mas\u00ebn e shum\u00ebs s\u00eb paguar dhe nuk mund ta k\u00ebrkoj\u00eb s\u00ebrish k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nga shkaktuesi i d\u00ebmit. I d\u00ebmtuari ruan t\u00eb drejt\u00ebn, q\u00eb, sipas Kodit Civil, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb pjes\u00ebt dhe llojet e tjera t\u00eb d\u00ebmit q\u00eb nuk i p\u00ebrfiton, sipas k\u00ebtij akti normativ, ndaj subjektit q\u00eb ka shkaktuar d\u00ebmin. Me pages\u00ebn, shtetit i lind e drejta p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar subjektit q\u00eb ka shkaktuar d\u00ebmin kthimin e shum\u00ebs, sipas nenit 5, t\u00eb k\u00ebtij akti normativ.<\/p>\n<p>9. Udh\u00ebzimet e parashikuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen miratohen brenda 7 dit\u00ebve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij akti normativ.<\/p>\n<p>10. Efektet financiare p\u00ebr kompensimin e t\u00eb d\u00ebmtuarve p\u00ebrballohen nga buxheti i ministris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr ekonomin\u00eb, fondet p\u00ebr t\u00eb cilat alokohen me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Neni 5<\/p>\n<p>Kthimi i vler\u00ebs s\u00eb d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar<\/p>\n<p>1. N\u00eb rastet kur kryhet kompensimi, sipas nenit 4, t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, shteti ka t\u00eb drejt\u00ebn e regresit ndaj subjektit q\u00eb ka shkaktuar d\u00ebmin, p\u00ebr vler\u00ebn e kompensimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj t\u00eb d\u00ebmtuarit. N\u00ebse Policia e Shtetit e ka identifikuar individin\/\u00ebt q\u00eb ka\/kan\u00eb shkaktuar d\u00ebmin, ia njofton at\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit s\u00eb bashku me informacionin e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion, sipas nenit 4, t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, ose, n\u00eb rast se kjo nuk dihet n\u00eb at\u00eb moment, ia komunikon menj\u00ebher\u00eb pasi ta ket\u00eb kryer identifikimin. Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit njofton Avokatur\u00ebn e Shtetit, e cila fton subjektin e identifikuar q\u00eb t\u00eb kthej\u00eb vullnetarisht shum\u00ebn e kompensimit. N\u00ebse subjekti nuk e shlyen shum\u00ebn brenda 30 dit\u00ebve, Avokatura e Shtetit \u00ebsht\u00eb e autorizuar, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, p\u00ebr t\u00eb ngritur padin\u00eb e regresit ndaj subjektit q\u00eb ka shkaktuar d\u00ebmin, n\u00eb mas\u00ebn e kompensimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj t\u00eb d\u00ebmtuarit.<\/p>\n<p>2. N\u00ebse ndaj personit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim gjyq\u00ebsor i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr pafaj\u00ebsin\u00eb ose vendim p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes\/ndjekjes penale, p\u00ebr shkak se ka rezultuar se nuk e ka kryer ai vepr\u00ebn, Avokatura e Shtetit heq dor\u00eb nga gjykimi i padis\u00eb.<\/p>\n<p>3. Padia p\u00ebr kthimin e shum\u00ebs i kundrejtohet subjekteve t\u00eb identifikuara q\u00eb kan\u00eb shkaktuar d\u00ebmin, si dhe personit juridik\/organizat\u00ebs q\u00eb ka organizuar protest\u00ebn\/tubimin e dhunshme\/\u00ebm (n\u00ebse ka t\u00eb till\u00eb), e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse solidarisht p\u00ebr d\u00ebmin e shkaktuar. Kur subjektet q\u00eb kan\u00eb shkaktuar d\u00ebmin jan\u00eb t\u00eb mitur n\u00ebn 14 vje\u00e7 ose persona t\u00eb pazot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar, p\u00ebrgjegj\u00ebs jan\u00eb prind\u00ebrit, kujdestari ose ata t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb besuar ose i kan\u00eb n\u00eb mbik\u00ebqyrje personat e pazot\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 kur provojn\u00eb se nuk kan\u00eb mundur t\u00eb ndalonin shkaktimin e d\u00ebmit, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 613, t\u00eb Kodit Civil. Kur subjektet q\u00eb kan\u00eb shkaktuar d\u00ebmin jan\u00eb t\u00eb mitur mbi 14 vje\u00e7, prind\u00ebrit ose kujdestari p\u00ebrgjigjen p\u00ebr d\u00ebmin e m\u00ebsip\u00ebrm kur i mituri nuk nxjerr t\u00eb ardhura nga puna ose nuk ka vet\u00eb pasuri, p\u00ebrve\u00e7 kur provojn\u00eb se nuk kan\u00eb mundur t\u00eb ndalonin shkaktimin e d\u00ebmit, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 614, t\u00eb Kodit Civil.<\/p>\n<p>4. Parashikimet e k\u00ebtij neni p\u00ebr ngritjen e padis\u00eb s\u00eb regresit nga Avokatura e Shtetit kundrejt subjekteve, q\u00eb kan\u00eb shkaktuar d\u00ebm civil ndaj personave fizik\u00eb dhe juridik\u00eb privat\u00eb, nuk interpretohen n\u00eb asnj\u00eb rast si kufizim i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb Avokatur\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shp\u00ebrblimin e d\u00ebmit, n\u00eb rastet kur t\u00eb d\u00ebmtuarit nga aktet e dhun\u00ebs jan\u00eb institucionet publike, n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve. P\u00ebr d\u00ebmet e shkaktuara ndaj pasuris\u00eb shtet\u00ebrore dhe publike, institucionet e d\u00ebmtuara dhe Policia e Shtetit i v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit list\u00ebn e personave ose organizat\u00ebs\/ave q\u00eb ka\/kan\u00eb shkaktuar d\u00ebmin, t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr d\u00ebmin e shkaktuar dhe p\u00ebr identifikimin e subjekteve p\u00ebrgjegj\u00ebse, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo e fundit t\u00eb ngrej\u00eb padin\u00eb e shp\u00ebrblimit t\u00eb d\u00ebmit ndaj tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat e Kodit Civil.<\/p>\n<p>Neni 6<\/p>\n<p>Sanksionet administrative<\/p>\n<p>Ndaj personave q\u00eb u \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar i ligjsh\u00ebm arresti, drejtoria vendore p\u00ebrkat\u00ebse e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit vendos gjob\u00eb, sipas nenit 24\/1 t\u00eb ligjit nr.8773, dat\u00eb 23.4.2001 \u201cP\u00ebr tubimet\u201d, kur \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar shp\u00ebrndarja e tubimit\/organizimit\/grumbullimit t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb tij jan\u00eb kryer krime.<\/p>\n<p>Neni 7<\/p>\n<p>Ankimi<\/p>\n<p>Subjektet ndaj t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb vendosur gjob\u00eb, sipas nenit 6, t\u00eb k\u00ebtij akti normativ, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb ankimin gjyq\u00ebsor, n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat dhe afatet e parashikuara n\u00eb ligjin p\u00ebr gjykimin e mosmarr\u00ebveshjeve administrative.<\/p>\n<p>Neni 8<\/p>\n<p>Hyrja n\u00eb fuqi<\/p>\n<p>Ky akt normativ hyn n\u00eb fuqi menj\u00ebher\u00eb dhe botohet n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d.<\/p>\n<p>K R Y E M I N I S T R I<\/p>\n<p>EDI RAMA<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/protestat-4\/\">Vendimi\/ Kompensim 100% p\u00ebr bizneset e d\u00ebmtuara gjat\u00eb protestave! Fatur\u00ebn mund ta paguajn\u00eb autor\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bizneset e vogla t\u00eb cilat jan\u00eb d\u00ebmtuar gjat\u00eb protestave do t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblehen plot\u00ebsisht nga qeveria. Sipas nism\u00ebs s\u00eb miratuar q\u00eb b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb paket\u00ebn e re ligjore anti-dhun\u00eb, bizneset e pasiguruara ose q\u00eb kontrata e sigurimit nuk i mbulon plot\u00ebsisht d\u00ebmet, do t\u00eb kompensohen. Pjesa m\u00eb interesante e k\u00ebtij akti normativ \u00ebsht\u00eb se shteti mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-102978","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102978"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102978\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}