{"id":102973,"date":"2026-10-28T17:50:13","date_gmt":"2026-10-28T17:50:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/28\/rama-nis-perndjekjen-e-protestuesve-regjistri-tek-policia-kufitare-do-tu-refuzohet-dalja-jashte-vendit\/"},"modified":"2026-10-28T17:50:13","modified_gmt":"2026-10-28T17:50:13","slug":"rama-nis-perndjekjen-e-protestuesve-regjistri-tek-policia-kufitare-do-tu-refuzohet-dalja-jashte-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/28\/rama-nis-perndjekjen-e-protestuesve-regjistri-tek-policia-kufitare-do-tu-refuzohet-dalja-jashte-vendit\/","title":{"rendered":"Rama nis p\u00ebrndjekjen e protestuesve, regjistri tek Policia Kufitare, do t\u2019u refuzohet dalja jasht\u00eb vendit"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama ka nisur sot perndjekjen e protestuesve.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e regjistrit elektronik p\u00ebr personat e referuar ose n\u00ebn hetim p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr shtetit, rendit dhe siguris\u00eb publike, si pjes\u00eb e paket\u00ebs kund\u00ebr dhun\u00ebs, q\u00eb u prezantua pas protestave t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>N\u00eb regjist\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb dh\u00ebnat identifikuese t\u00eb personave q\u00eb jan\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb tubime. Policia Kufitare do t\u00eb ket\u00eb akses t\u00eb kufizuar pasi mund t\u00eb refuzoj\u00eb daljen jasht\u00eb vendit t\u00eb personave q\u00eb synojn\u00eb t\u2019i shmangen ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit ose ekzekutimit t\u00eb d\u00ebnimit me burg, edhe n\u00ebse ndaj tyre nuk ka mas\u00eb sigurie.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se u lejohet l\u00ebvizja, Policia Kufitare njofton autoritetet e vendit ku do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb personi si dhe strukturat akomoduese p\u00ebr rrezikun q\u00eb mund t\u00eb paraqes\u00eb personi.<\/p>\n<p><strong>V E N D I M<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00cbR<\/strong><\/p>\n<p><strong>KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E REGJISTRIT T\u00cb POSA\u00c7\u00cbM ELEKTRONIK T\u00cb PERSONAVE T\u00cb REFERUAR OSE N\u00cbN HETIM P\u00cbR VEPRA PENALE KUND\u00cbR RENDIT DHE SIGURIS\u00cb PUBLIKE, T\u00cb KRYERA ME DHUN\u00cb GJAT\u00cb GRUMBULLIMEVE\u00a0 DHE MANIFESTIMEVE PUBLIKE, SHK\u00cbMBIMIN E T\u00cb DH\u00cbNAVE DHE VERIFIKIMET KUFITARE<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb nenit 4, t\u00eb ligjit nr.10325,\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 dat\u00eb 23.9.2010, \u201cP\u00ebr bazat e t\u00eb dh\u00ebnave shtet\u00ebrore\u201d, t\u00eb ligjit nr.39\/2025, \u201cP\u00ebr kontrollin e kufirit shtet\u00ebror\u201d, dhe t\u00eb ligjit nr.82\/2024, \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d, t\u00eb ndryshuar, me propozimin e ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, K\u00ebshilli i Ministrave<\/p>\n<p>V E N D O S I:<\/p>\n<p>1. Krijimin dhe funksionimin e regjistrit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm elektronik t\u00eb personave t\u00eb referuar ose n\u00ebn hetim p\u00ebr veprat penale kund\u00ebr autoritetit shtet\u00ebror, rendit dhe siguris\u00eb publike, t\u00eb parashikuara n\u00eb seksionet I dhe III, t\u00eb kreut VIII, t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb posa\u00e7me t\u00eb Kodit Penal, por pa u kufizuar n\u00eb to, kur faktet p\u00ebrfshijn\u00eb kryerjen e veprimeve t\u00eb dhunshme n\u00eb d\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit t\u00eb personit ose pron\u00ebs publike dhe private n\u00eb grumbullime e manifestime publike.<\/p>\n<p>2. Regjistri administrohet nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebnat e personave t\u00eb identifikuar n\u00eb materialet e referuara nga Policia e Shtetit n\u00eb Prokurori, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt dokumentohen veprime konkrete t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>3. Regjistri p\u00ebrmban:<\/p>\n<p>a) t\u00eb dh\u00ebna par\u00ebsore: numrin unik t\u00eb regjistrimit, burimin e informacionit, dat\u00ebn e regjistrimit, t\u00eb dh\u00ebna procedurale p\u00ebr personin dhe historikun e p\u00ebrdit\u00ebsimeve;<\/p>\n<p>b) t\u00eb dh\u00ebna dyt\u00ebsore: identitetin e personit q\u00eb sigurohet n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrveprimit me Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes Civile, i administruar nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Gjendjes Civile.<\/p>\n<p>Numrin e referimit, dat\u00ebn e ngjarjes dhe masat kufizuese n\u00eb fuqi, n\u00ebse jan\u00eb njoftuar t\u00eb tilla, q\u00eb sigurohen nga sistemi ADAM dhe regjistrat p\u00ebrkat\u00ebs elektronik\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>4. Shk\u00ebmbimi realizohet p\u00ebrmes nd\u00ebrveprimit elektronik t\u00eb autorizuar, pa krijuar akses t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb regjistrat e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>5. Policia Kufitare dhe e Migracionit ka akses t\u00eb kufizuar n\u00eb regjist\u00ebr, vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb verifikimit kufitar dhe t\u00eb zbatimit t\u00eb masave kufizuese, t\u00eb parashikuara me ligj. Kur nga verifikimi individual rezultojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konkrete p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb veprime t\u00eb dhunshme gjat\u00eb manifestimeve e grumbullimeve publike edhe n\u00ebse ndaj personit nuk \u00ebsht\u00eb vendosur masa e sigurimit p\u00ebr ndalimin e largimit jasht\u00eb shtetit, Policia Kufitare ka t\u00eb drejt\u00ebn e refuzimit administrativ t\u00eb daljes, sipas shkronj\u00ebs \u201cc\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 7, nenit 6, t\u00eb ligjit nr.39\/2025, \u201cP\u00ebr kontrollin e kufirit shtet\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rast, n\u00ebse ndaj personit nuk vendoset refuzimi i daljes, autoritetet kufitare njoftojn\u00eb autoritetet e vendit ku do t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb personi p\u00ebr faktin e referimit t\u00eb tij p\u00ebr veprat e p\u00ebrmendura n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>6. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit njofton personat fizik\u00eb dhe juridik\u00eb privat\u00eb, q\u00eb kan\u00eb struktura akomoduese, p\u00ebr personat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka t\u00eb dh\u00ebna konkrete p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb veprimet e sip\u00ebrp\u00ebrmendura dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb i jan\u00eb referuar materialet p\u00ebrkat\u00ebse prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>7. P\u00ebr personat e referuar, nevoja p\u00ebr ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave rishikohet brenda 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00ebve nga regjistrimi. N\u00eb rast t\u00eb marrjes s\u00eb informacionit nga prokuroria kompetente p\u00ebr mosfillimin e procedimit penal apo pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, t\u00eb dh\u00ebnat e personit fshihen nga regjistri.<\/p>\n<p>8. P\u00ebrpunimi dhe shk\u00ebmbimi i t\u00eb dh\u00ebnave kryhen n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin nr.124\/2024, \u201cP\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb dh\u00ebnave personale\u201d, duke garantuar konfidencialitetin, kufizimin e aksesit, gjurmueshm\u00ebrin\u00eb dhe proporcionalitetin.<\/p>\n<p>9. Ngarkohen Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Ky vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ndalimi-6\/\">Rama nis p\u00ebrndjekjen e protestuesve, regjistri tek Policia Kufitare, do t\u2019u refuzohet dalja jasht\u00eb vendit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Rama ka nisur sot perndjekjen e protestuesve. K\u00ebshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e regjistrit elektronik p\u00ebr personat e referuar ose n\u00ebn hetim p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr shtetit, rendit dhe siguris\u00eb publike, si pjes\u00eb e paket\u00ebs kund\u00ebr dhun\u00ebs, q\u00eb u prezantua pas protestave t\u00eb dhunshme. N\u00eb regjist\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrfshihen t\u00eb dh\u00ebnat identifikuese t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-102973","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102973","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102973"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102973\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102973"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102973"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102973"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}