{"id":102971,"date":"2026-10-28T15:48:13","date_gmt":"2026-10-28T15:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/28\/truku-i-piset-qe-edi-rama-po-i-ben-futbollit-per-sponsorizimin\/"},"modified":"2026-10-28T15:48:13","modified_gmt":"2026-10-28T15:48:13","slug":"truku-i-piset-qe-edi-rama-po-i-ben-futbollit-per-sponsorizimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/28\/truku-i-piset-qe-edi-rama-po-i-ben-futbollit-per-sponsorizimin\/","title":{"rendered":"Truku i pis\u00ebt q\u00eb Edi Rama po i b\u00ebn futbollit p\u00ebr sponsorizimin!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Gerti \u00c7ar\u00e7ani<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit Qeveria shqiptare ka servirur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dynjan\u00eb faktin e buxhetit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, at\u00eb t\u00eb 10 mld-shit shtet\u00ebror. Duke shtuar k\u00ebtu edhe rritjen e disa taksave, por kjo \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr c\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb paket\u00ebn fiskale t\u00eb propozuar s\u00eb fundmi reflektohen edhe disa pika n\u00eb lidhje me sponsorizimin, at\u00eb q\u00eb kryeministri e refuzoi ta kalonte si ligj m\u00eb vete dhe tani, shteti ka zgjedhur ti b\u00ebj\u00eb nj\u00eb grim t\u00ebr\u00ebsisht bajat sportit, duke i pasqyruar disa anekse t\u00eb limituara sponsorizimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb paket\u00eb. Dhe fare thjesht\u00eb k\u00ebt\u00eb do e shes\u00eb s\u00ebrish si nj\u00eb sukses, duke ua futur p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb sportit dhe futbollit. Nj\u00eb tjet\u00ebr mashtrim me stil mjesht\u00ebrisht t\u00eb kuruar, q\u00eb con mesazhin t\u00eb sporti e futbolli q\u00eb: nuk \u00ebsht\u00eb se un\u00eb nuk e po e rruaj p\u00ebr ju!<\/p>\n<p>Reflektimet e sponsorizimit n\u00eb paket\u00ebn fiskale jan\u00eb nje truk shum\u00eb i bukur p\u00ebr t\u00eb ulur pak valvul\u00ebn e \u201crevolt\u00ebs\u201d sportive q\u00eb nes\u00ebr nuk do t\u00eb jet\u00eb asnj\u00eb cudi t\u00eb bashk\u00ebngjitet edhe si nj\u00eb \u201cflamingo\u201d sportive. Fakti \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: shmanget ligji bazik p\u00ebr sponsorizimin, si nj\u00eb vullnet i munguar dhe i certifikuar i ketij shteti dhe k\u00ebtij kryeministri p\u00ebr sportin, dhe si p\u00ebr t\u00eb tall trapin reflektohen disa pika p\u00ebr sponsorizimin n\u00eb paket\u00ebn fiskale. Q\u00eb \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish ligj, por me fuqi vet\u00ebm nj\u00eb-vjecare, sepse n\u00ebntorin tjet\u00ebr do miratohet tjetra, me t\u00eb tjera kritere, e mos m\u00eb keq. Dhe cili \u00ebsht\u00eb konteksti q\u00eb ky mashtrim i bukur konvertohet si fatur\u00eb suksesi? Pik\u00ebrisht fakti q\u00eb Rama k\u00ebrkon t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr l\u00ebvizje revolte, duke e p\u00ebrcjell\u00eb sportin e futbollin me stil, e natyrisht me nj\u00eb t\u00eb futme spektakolare q\u00eb dh\u00ebmb p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p>Sporti, dhe futbolli n\u00eb vecanti duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ligjin bazik dhe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb \u201cP\u00ebr Sponsorizimin\u201d. T\u00eb gjitha piruetat e tjera t\u00eb Edi Ram\u00ebs jan\u00eb zbythje p\u00ebr to, duke i injoruar dhe mashtruar pabesisht, p\u00ebr t\u00eb miliont\u00ebn her\u00eb. Minimalisht u detyrohet nj\u00eb spjegim k\u00ebtyre burrave. Sepse vet\u00eb Rama, brenda n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e futbollit, vet\u00eb Gonxhe brenda n\u00eb Asamblen\u00eb e futbollit, kan\u00eb artikuluar me z\u00eb dhe figur\u00eb q\u00eb: sponsorizimin do e b\u00ebjm\u00eb ne. Ka qen\u00eb nj\u00eb angazhim publik shtet\u00ebror dhe individual, por faktet kan\u00eb treguar q\u00eb Rama thjesht dhe vet\u00ebm e ka p\u00ebrdorur dhe mashtruar sistematikisht sportin dhe futbollin n\u00eb vecanti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk del e flet. As ai, as ministri i linj\u00ebs, as zot\u00ebria i financave, as edhe kryetifozi i komb\u00ebtares z.Balla. Kjo l\u00ebvizje me paket\u00ebn fiskale ishte nj\u00eb tjet\u00ebr e futme e bukur, teksa ligji i sponsorizimit, thjesht mbetet nj\u00eb trill i bukur me efekt besues, vet\u00ebm kur kemi zgjedhje.<\/p>\n<p>Duke u ndalur pak edhe te z.Taulant Balla, njeriu m\u00eb prezent n\u00eb futboll, n\u00eb stadium dhe n\u00eb facebook p\u00ebr sukseset q\u00eb prodhon futbolli.<\/p>\n<p>Duke mir\u00ebkuptuar deri diku faktin q\u00eb ndoshta nuk e v\u00ebrsh\u00ebllen kush n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb sado mund t\u00eb ket\u00eb lobuar, s\u00ebrish Z.Balla \u00ebsht\u00eb shum\u00eb prezent dhe suportues kur ne fitojm\u00eb n\u00eb Serbi, kur cunat kuqezi b\u00ebjn\u00eb sukses me ekipet e tyre, kur misioni i tyre del mbi gjithcka, kur \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme e imazhit t\u00eb tyre, kur ekipet tona avancojn\u00eb n\u00eb europ\u00eb, kur padeli rregjistron suksese madh\u00ebshtore n\u00eb aren\u00ebn europiane. Por, un\u00eb nuk e kam d\u00ebgjuar qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb vet\u00ebm kryetarin e grupit parlamentar t\u00eb flas\u00eb nj\u00eb sekond\u00eb, apo t\u00eb hedh\u00eb nj\u00eb g\u00ebrm\u00eb n\u00eb facebookun e tij politiko-sportiv p\u00ebr ligjin e sponsorizimit, p\u00ebr parat\u00eb e taksapaguesve q\u00eb i g\u00eblltit me nj\u00eb dor\u00eb nj\u00eb padel me 2.2 mln euro, p\u00ebr rritjen e buxheteve sportive, p\u00ebr para q\u00eb furtbolli k\u00ebrkon p\u00ebr nj\u00eb europian t\u00eb U-21 q\u00eb do bashk\u00eborganizojm\u00eb m\u00eb Serbin\u00eb, etj etj etj. Natyrisht q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb vokacion politik dhe jo sportiv, por duke qen\u00eb shum\u00eb af\u00ebr sukseseve q\u00eb futbolli ka prodhuar, kurrsesi nuk mund ti shmanget nj\u00eb detyrimi t\u00eb till\u00eb sensibilizues sado t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Kur parlamenti dha me nj\u00eb dor\u00eb 2.2 milion\u00eb euro p\u00ebr padelin me akt normativ (nd\u00ebrkoh\u00eb buxheti vjetor p\u00ebr 28 federata bashk\u00eb \u00ebsht\u00eb 1.5 mln euro) z.Balla nuk tha asnj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb aktin normativ q\u00eb referonte Klosi dhe kund\u00ebrshtoi me forc\u00eb Brace. 2.2 mln me nj\u00eb dor\u00eb. Teksa po asnj\u00eb fjal\u00eb nuk pash\u00eb n\u00eb median e tij sociale p\u00ebr rr\u00ebzimin e aktit normativ n\u00eb fund korrikut ku mes t\u00eb tjerave u rr\u00ebzua dhe nj\u00eb financim i k\u00ebrkuar nga FSHF p\u00ebr Europianin. E shum\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebrkuara dhe t\u00eb refuzuara nga ky shtet.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, uroj shum\u00eb dhe pres shum\u00eb q\u00eb z.Balla do t\u00eb mund t\u00eb thot\u00eb ndonj\u00eb fjal\u00eb k\u00ebto dit\u00eb edhe p\u00ebr shpull\u00ebn e fundit p\u00ebr sponsorizimin q\u00eb shteti i dha sportit e futbollit, shtuar edhe make-up-in e fundit t\u00eb paket\u00ebs fiskale. Natyrisht, shtetit p\u00ebr politikat e tij fiskale dhe incentive nuk mund ti imponohesh, por kur shteti dhe KM vet\u00eb e ka premtuar disa her\u00eb, lipset nj\u00eb spjegim ar\u00ebsyetues e shterrues se pse nuk e b\u00ebn, ose nuk ke nd\u00ebr mend ta b\u00ebsh.<\/p>\n<p>Boll e tall\u00ebt trapin, sic desh\u00ebt, si desh\u00ebt dhe sa her\u00eb desh\u00ebt me futbollin, me \u201ct\u00eb cmendurit\u201d pasionant\u00eb t\u00eb superiores e jo vet\u00ebm q\u00eb paguajn\u00eb pa kriter, deri sa nj\u00eb dit\u00eb ti l\u00ebn\u00eb gjunj\u00ebt. Dhe kur t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjunj\u00ebt, natyrisht fillon gjuha\u2026<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/truku-i-piset-i-rames\/\">Truku i pis\u00ebt q\u00eb Edi Rama po i b\u00ebn futbollit p\u00ebr sponsorizimin!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gerti \u00c7ar\u00e7ani Dit\u00ebt e fundit Qeveria shqiptare ka servirur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dynjan\u00eb faktin e buxhetit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, at\u00eb t\u00eb 10 mld-shit shtet\u00ebror. Duke shtuar k\u00ebtu edhe rritjen e disa taksave, por kjo \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr c\u00ebshtje. Por, n\u00eb paket\u00ebn fiskale t\u00eb propozuar s\u00eb fundmi reflektohen edhe disa pika n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-102971","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102971"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102971\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}