{"id":102954,"date":"2026-10-28T10:48:13","date_gmt":"2026-10-28T10:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/28\/mediu-vetem-doreheqja-e-qeverise-rama-eshte-rruga-drejt-zgjidhjes-politike\/"},"modified":"2026-10-28T10:48:13","modified_gmt":"2026-10-28T10:48:13","slug":"mediu-vetem-doreheqja-e-qeverise-rama-eshte-rruga-drejt-zgjidhjes-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/28\/mediu-vetem-doreheqja-e-qeverise-rama-eshte-rruga-drejt-zgjidhjes-politike\/","title":{"rendered":"Mediu: Vet\u00ebm dor\u00ebheqja e qeveris\u00eb Rama  \u00ebsht\u00eb rruga drejt zgjidhjes politike!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fatmir Mediu k\u00ebrkoi nj\u00eb zgjidhje politike p\u00ebr kriz\u00ebn n\u00eb vend, duke theksuar se ajo duhet t\u00eb nis\u00eb me dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb dhe krijimin e nj\u00eb qeverie kujdestare p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe t\u00eb Mbrojtjes, Mediu b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore dhe administrative me konsensus, si dhe p\u00ebr reflektim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt politik, p\u00ebrtej ndasive partiake.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb d\u00ebshiroja q\u00eb t\u00eb vazhdoja pak n\u00eb shqet\u00ebsimin e kolegut tim \u00c7ela, p\u00ebr faktin sepse mendoj q\u00eb nga, pavar\u00ebsisht se kemi dallime politike me nj\u00ebri-tjetrin, jemi deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe si deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ne nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb qeverin\u00eb, por p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb ata q\u00eb ne pretendojm\u00eb q\u00eb na kan\u00eb zgjedhur. Dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb detyr\u00eb ashtu si\u00e7 duhet, ne duhet patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb qeverisje e cila respekton ligjin, respekton kushtetut\u00ebn dhe respekton qytetar\u00ebt e vet. T\u00eb gjith\u00eb historit\u00eb e k\u00ebtyre muajve ka treguar q\u00eb qeveria nuk pyet p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr asnj\u00eb problem, p\u00ebr asnj\u00eb interes qytetar dhe as p\u00ebr interesin e Shqip\u00ebris\u00eb. Dhuna q\u00eb ushtrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike nuk \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb vet\u00ebm karshi atyre q\u00eb protestojn\u00eb n\u00eb shesh. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dhun\u00eb q\u00eb ushtrohet karshi t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Por edhe karshi nesh si deputet\u00eb.<\/p>\n<p>Ne nuk jemi k\u00ebtu q\u00eb t\u00eb na i vendos\u00eb qeveria, por p\u00ebrkundrazi, sepse ne e kemi zgjedhur qeverin\u00eb. Dhe qeveria duhet t\u00eb jap\u00eb hesap te Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe si\u00e7 e tha dhe zoti \u00c7ela, ne nuk mund ta shikojm\u00eb sikur po ecim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normale, por duhet q\u00eb si komision, si deputet\u00eb pavar\u00ebsisht nga krah\u00ebt, t\u00eb mbajm\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se rrinim n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb duke k\u00ebrkuar disa gj\u00ebra t\u00eb cilat n\u00ebn z\u00eb i themi dhe i pranojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pavar\u00ebsisht nga dallimet politike, p\u00ebrsa i p\u00ebrket korrupsionit, p\u00ebrsa i p\u00ebrket krimit, p\u00ebrsa i p\u00ebrket problemeve t\u00eb jet\u00ebs ekonomike dhe sociale n\u00eb Shqip\u00ebri, ky duhet t\u00eb jet\u00eb si t\u00eb them edhe momenti i reflektimit ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Prandaj do t\u00eb k\u00ebrkoja q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb angazhim q\u00eb foli zoti \u00c7ela p\u00ebr zgjidhje politike, por edhe q\u00ebndrimit tashm\u00eb t\u00eb konfirmuar t\u00eb opozit\u00ebs, nga t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebt e opozit\u00ebs me nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr zgjidhjen politike, t\u00eb ulemi e t\u00eb shikojm\u00eb se cilat jan\u00eb rrug\u00ebt e zgjidhjes, e t\u00eb mos presim \u00e7\u2019do t\u00eb na thot\u00eb qeveria apo \u00e7\u2019do t\u00eb na thot\u00eb nj\u00eb interes tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 interesit t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. N\u00eb k\u00ebto momente ka vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb, dhe kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb zgjidhja politike. Zgjidhja politike q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb qytetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb ajo zgjidhje q\u00eb fillon me dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb. Dhe dua ta theksoj q\u00eb pushteti nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00eb individi, pushteti dhe shteti \u00ebsht\u00eb i shqiptar\u00ebve, respektimi i lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Do t\u00eb rikujtoj k\u00ebtu th\u00ebnien e nj\u00eb nga fol\u00ebsve n\u00eb protest\u00eb, doktorit Ermal Pashaj i cili p\u00ebrdori nj\u00eb shprehje q\u00eb tha nj\u00eb grua e vjet\u00ebr nj\u00eb n\u00ebn\u00eb m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se karrigia do t\u00eb ishte kaq e mir\u00eb, nuk do t\u00eb kishin vendosur prapanic\u00ebn po do kishin vendosur kok\u00ebn. Pra ne nuk mund t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr interesin e kujtdo i cili do t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb pushtet pavar\u00ebsisht nga situata, por ne duhet t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr interesin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve. Dhe dor\u00ebheqja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat, dor\u00ebheqja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe reflektim n\u00eb raport me situat\u00ebn. Dhe ne besoj t\u00eb gjith\u00eb kemi nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb lloj stabiliteti politik dhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejt\u00eb me qytetar\u00ebt dhe e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u2019u japim qytetar\u00ebve besimin q\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri zhvillohen zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. Dhe k\u00ebto zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr institucione t\u00eb cilat nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb pushtetit por i sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve dhe shtetit. Prandaj nj\u00eb qeverisje kujdestare e cila \u00ebsht\u00eb provuar dhe n\u00eb vende t\u00eb tjera si nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i nj\u00eb tranzicioni politik dhe zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme t\u00eb funksionoj\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Por p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb zgjedhje kemi nevoj\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb zgjedhore me konsensus, kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb administrative me konsensus. Kemi nevoj\u00eb ndoshta dhe p\u00ebr ndryshime kushtetuese t\u00eb cilat limitojn\u00eb veprimin, q\u00ebndrimin, koh\u00ebzgjatjen e njer\u00ebzve n\u00eb pozicione t\u00eb caktuara, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos vijn\u00eb momente t\u00eb tilla q\u00eb dometh\u00ebn\u00eb kemi autoritete t\u00eb cilat nuk pyesin m\u00eb as p\u00ebr Kuvend, as p\u00ebr qytetar\u00eb, por mendojn\u00eb q\u00eb pushteti \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e tyre, duke dal\u00eb edhe n\u00eb absurditete t\u00eb tilla q\u00eb dometh\u00ebn\u00eb, kushdo q\u00eb mendon ndryshe \u00ebsht\u00eb i paditur, \u00ebsht\u00eb kok\u00ebbosh dhe i pazoti p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka me mij\u00ebra njer\u00ebz m\u00eb t\u00eb zot\u00eb se Edi Rama apo edhe ne q\u00eb jemi k\u00ebtu. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i cili duhet t\u2019i takoj\u00eb shqiptar\u00ebve dhe jo interesit personal qoft\u00eb ky edhe kryeministri i vendit. Dhe duke mbyllur te ky pozicion q\u00eb ne kemi zoti kryetar, siguria komb\u00ebtare nuk c\u00ebnohet vet\u00ebm nga ato lajme q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb na japin se kush po nd\u00ebrhyn e si po nd\u00ebrhyn. Siguria komb\u00ebtare c\u00ebnohet kur kryeministri nuk respekton kushtetut\u00ebn, kur institucionet nuk funksionojn\u00eb, kur nuk respektohet ligji, kur nuk respektohen lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve. Prandaj le t\u00eb ulemi nj\u00ebher\u00eb si koleg\u00eb, si deputet\u00eb, pavar\u00ebsisht ndarjes politike q\u00eb kemi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb e mira e vendit. Dhe jo gjithmon\u00eb e mira e vendit \u00ebsht\u00eb e mira e kryeministrit. E mira e vendit \u00ebsht\u00eb e mira e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, atyre q\u00eb protestojn\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb reflektim nga gjithsecili nga ne, duke q\u00ebndruar mbi partit\u00eb politike, duke q\u00ebndruar mbi \u00e7do individ pavar\u00ebsisht \u00e7far\u00eb pushteti ka dhe sa autoritet ka qoft\u00eb edhe me karrier\u00ebn e gjithsecilit nga ne q\u00eb jemi k\u00ebtu. Nuk ka asnj\u00eb gj\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa me dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjidhje politike. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe nj\u00eb proces i cili hap rrug\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptim politi<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/mediu-doreheqja\/\">Mediu: Vet\u00ebm dor\u00ebheqja e qeveris\u00eb Rama  \u00ebsht\u00eb rruga drejt zgjidhjes politike!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fatmir Mediu k\u00ebrkoi nj\u00eb zgjidhje politike p\u00ebr kriz\u00ebn n\u00eb vend, duke theksuar se ajo duhet t\u00eb nis\u00eb me dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb dhe krijimin e nj\u00eb qeverie kujdestare p\u00ebr t\u00eb garantuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe t\u00eb Mbrojtjes, Mediu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-102954","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102954\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}