{"id":102946,"date":"2026-10-28T08:48:18","date_gmt":"2026-10-28T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/28\/dhuna-brutale-ekspertet-kerkojne-mbikeqyrjen-e-sjelljes-se-policise-gjate-protestave\/"},"modified":"2026-10-28T08:48:18","modified_gmt":"2026-10-28T08:48:18","slug":"dhuna-brutale-ekspertet-kerkojne-mbikeqyrjen-e-sjelljes-se-policise-gjate-protestave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/28\/dhuna-brutale-ekspertet-kerkojne-mbikeqyrjen-e-sjelljes-se-policise-gjate-protestave\/","title":{"rendered":"Dhuna brutale, ekspert\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb mbik\u00ebqyrjen e sjelljes s\u00eb Policis\u00eb gjat\u00eb protestave"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb mbushur plot me punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit m\u00eb 19 tetor, kryeministri Edi Rama e ndau protest\u00ebn n\u00eb dy fronte dhe premtoi shp\u00ebrblim prej 2500 eurosh p\u00ebr \u00e7do punonj\u00ebs policie t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rezistenc\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sakrific\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kuraj\u00ebn dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr dinjitetin me t\u00eb cilin ju po i dilni p\u00ebrball\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebtyre\u2026ne do t\u2019ju v\u00ebm\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb shum\u00eb prej 2500 eurosh p\u00ebr \u00e7do efektiv q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb front, sepse keni jo vet\u00ebm stresin, por keni edhe nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpenzuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment dhe gj\u00ebra ekstra,\u201d deklaroi Rama.<\/p>\n<p>Brenda dit\u00ebs, K\u00ebshilli i Ministrave \u00e7eli nj\u00eb fond prej 759 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr shp\u00ebrblimin e 2821 punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt prej dy jav\u00ebsh po i luftojn\u00eb protestat studentore me gaz lotsjell\u00ebs, uj\u00eb me presion e shkopinj dhe plumba gome.<\/p>\n<p>Protestat e jav\u00ebve t\u00eb fundit u radikalizuan n\u00eb p\u00ebrleshje dhe d\u00ebmtim t\u00eb pron\u00ebs publike dhe private, pasi k\u00ebrkesat e protestave paq\u00ebsore t\u00eb kat\u00ebr muajve ran\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr.<\/p>\n<p>Pas reformave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme p\u00ebr rritjen e besimit publik, Policia e Shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri vuan s\u00ebrish nga perceptimi i nj\u00eb institucioni t\u00eb politizuar, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rangjet e larta drejtuese. Sjellja e uniformave blu gjat\u00eb protestave antiqeveritare t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr nj\u00eb politizim edhe m\u00eb t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Edhe pse dh\u00ebnia e nj\u00eb shp\u00ebrblimi p\u00ebr or\u00ebt e zgjatura t\u00eb pun\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb automatikisht i paligjsh\u00ebm, sipas ekspertit t\u00eb siguris\u00eb, Redion Qirjazi, ekziston rreziku q\u00eb efektiv\u00ebt ta lexojn\u00eb at\u00eb \u201csi mir\u00ebnjohje personale nga pushteti\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSi mundet nj\u00eb punonj\u00ebs ta b\u00ebj\u00eb dallimin q\u00eb po vler\u00ebsohet p\u00ebr sh\u00ebrbim ndaj shtetit dhe jo ndaj qeveris\u00eb,\u201d pyet Qirjazi, drejtor i fondacionit Mary Ward Loreto.<\/p>\n<p>Romario Shehu, studiues pran\u00eb Institutit p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb gjithashtu i shqet\u00ebsuar p\u00ebr mesazhin q\u00eb p\u00ebrcjell vendimi i qeveris\u00eb n\u00eb kontekstin e protestave.<\/p>\n<p>\u201cKur qeveria shp\u00ebrblen financiarisht efektiv\u00ebt pas protestave masive kund\u00ebr saj, n\u00eb nj\u00eb kontekst ku ka pretendime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb tepruar t\u00eb forc\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj t\u00eb miturve, krijohet rreziku q\u00eb vendimi t\u00eb perceptohet si miratim politik i veprimeve t\u00eb policis\u00eb,\u201d tha Shehu.<\/p>\n<p><strong>Llogaridh\u00ebnia n\u00eb hije<\/strong><\/p>\n<p><em>Forcat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit duke shp\u00ebrndar\u00eb protestuesit nga bulevardi. Foto: LSA.<\/em><\/p>\n<p>Sipas legjislacionit shqiptar, Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb institucion i depolitizuar i administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, por marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me pushtetin kan\u00eb qen\u00eb historikisht t\u00eb nd\u00ebrlikuara. Studime t\u00eb kryera nga Instituti p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim ngren\u00eb prej vitesh shqet\u00ebsimin p\u00ebr ndikimin politik n\u00eb polici.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb anketimi t\u00eb disa viteve m\u00eb par\u00eb, rreth 50% e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb ishin dakord me pohimin se drejtuesit politik\u00eb e p\u00ebrdorin Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr q\u00ebllime politike dhe korruptive.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb protestave t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, veprimet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit jan\u00eb v\u00ebn\u00eb shpesh n\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr shkak t\u00eb forc\u00ebs joproporcionale t\u00eb ushtruar ndaj t\u00eb rinjve, p\u00ebrdorimit t\u00eb gazit lotsjell\u00ebs apo t\u00eb plumbave t\u00eb gom\u00ebs ndaj protestuesve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dhjetra arrestime jan\u00eb shpallur t\u00eb paligjshme nga gjykatat.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb civile b\u00ebjn\u00eb thirrje q\u00eb mb\u00ebshtetja politike dhe shp\u00ebrblimet nuk duhet t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije llogaridh\u00ebnien p\u00ebr veprimet e kryera gjat\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Romario Shehut nga IDM, edhe pse menaxhimi i protestave mbart sfida t\u00eb m\u00ebdha operacionale, nuk e p\u00ebrjashton policin\u00eb nga detyrimi p\u00ebr t\u00eb respektuar ligjin, proporcionalitetin dhe t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>\u201cVeprimet e paligjshme t\u00eb policis\u00eb duhet t\u00eb hetohen dhe t\u00eb trajtohen p\u00ebrmes mekanizmave p\u00ebrkat\u00ebs, dhe t\u00eb b\u00ebhen transparente p\u00ebr publikun,\u201d thot\u00eb Shehu.<\/p>\n<p>Edhe Qirjazi thekson nevoj\u00ebn e hetimit t\u00eb veprimeve t\u00eb policis\u00eb ndaj protestave studentore.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb ruhen pamjet, urdhrat operacional\u00eb dhe raportet e p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs, t\u00eb identifikohen p\u00ebrgjegj\u00ebsit dhe t\u00eb hetohen edhe urdhrat e dh\u00ebn\u00eb,\u201d thot\u00eb Qirjazi.<\/p>\n<p>\u201cKompensimi i pun\u00ebs s\u00eb kryer dhe vler\u00ebsimi i ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb sjelljes jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ve\u00e7anta. Shp\u00ebrblimi nuk duhet t\u00eb jap\u00eb imunitet; ankesa nuk duhet t\u00eb barazohet me faj\u00ebsi,\u201d shtoi m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb shum\u00eb mbik\u00ebqyrje<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><em>Forca t\u00eb shumta policore n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Foto: LSA.<\/em><\/p>\n<p>Pas p\u00ebrplasjeve t\u00eb dhunshme m\u00eb 21 tetor, Avokati i Popullit konstatoi mbipopullim t\u00eb bllokut t\u00eb siguris\u00eb, ku protestuesit flen\u00eb n\u00eb dysheme, t\u00eb miturit mbahen n\u00eb dhoma me t\u00eb rritur dhe ankesa p\u00ebr dhun\u00eb dhe mohim t\u00eb drejtash.<\/p>\n<p>Sipas monitorimit, ankesat p\u00ebr dhun\u00eb policore gjat\u00eb protestave nuk ishin dokumentuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishin evidentuar raste t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb apo automjeteve t\u00eb tyre t\u00eb paidentifikuara.<\/p>\n<p>Shkelje t\u00eb tilla k\u00ebrkojn\u00eb sipas ekspertit Romario Shehu jo vet\u00ebm hetime, por edhe nj\u00eb mbik\u00ebqyrje m\u00eb efektive parlamentare dhe institucionale.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe t\u00eb Mbrojtjes duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shpjegime nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr menaxhimin e protestave aktuale, dhe masat e marra p\u00ebr shqyrtimin e shkeljeve t\u00eb pretenduara,\u201d tha Shehu p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Qirjazi k\u00ebrkon q\u00eb vendimi financiar dhe zbatimi i tij t\u2019u n\u00ebnshtrohen kontrolleve institucionale. Sipas tij, Policia e Shtetit duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb kritere standarde, dokumentim t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr \u00e7do p\u00ebrfitues dhe raportim t\u00eb veprimeve mbi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave konkrete, duke respektuar privat\u00ebsin\u00eb dhe nevojat operacionale.<\/p>\n<p>Ai sugjeron gjithashtu q\u00eb vendimi dhe zbatimi i tij t\u00eb mund t\u00eb auditohen nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb Parlamentin, Avokatin e Popullit dhe Kontrollin e Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb garantohet kontrolli demokratik dhe paanshm\u00ebria politike.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/sjellje-polici\/\">Dhuna brutale, ekspert\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb mbik\u00ebqyrjen e sjelljes s\u00eb Policis\u00eb gjat\u00eb protestave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb mbushur plot me punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit m\u00eb 19 tetor, kryeministri Edi Rama e ndau protest\u00ebn n\u00eb dy fronte dhe premtoi shp\u00ebrblim prej 2500 eurosh p\u00ebr \u00e7do punonj\u00ebs policie t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb. \u201cP\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb rezistenc\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sakrific\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb kuraj\u00ebn dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-102946","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102946"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102946\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}