{"id":102898,"date":"2026-10-27T08:48:13","date_gmt":"2026-10-27T08:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/27\/tani-eshte-rradha-e-shqiptareve-momenti-i-duhur-te-zhdukim-diktatoret\/"},"modified":"2026-10-27T08:48:13","modified_gmt":"2026-10-27T08:48:13","slug":"tani-eshte-rradha-e-shqiptareve-momenti-i-duhur-te-zhdukim-diktatoret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/27\/tani-eshte-rradha-e-shqiptareve-momenti-i-duhur-te-zhdukim-diktatoret\/","title":{"rendered":"Tani \u00ebsht\u00eb rradha e shqiptar\u00ebve, momenti i duhur t\u00eb zhdukim Diktator\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Edit Harxhi<\/strong><\/p>\n<p>Miq t\u00eb nderuar,<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb fitorja e List\u00ebs Studentore Serbe, ogur i mir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan?<\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 humbi bindsh\u00ebm, por ishte i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr humbjen. Ndoshta q\u00eb prej dit\u00ebs kur pranoi t\u00eb largohej nga President i Serbis\u00eb e kish b\u00ebr\u00eb \u201cpazarin\u201d p\u00ebr largimin e tij. Situata gjeopolitike e Serbis\u00eb ku nga nj\u00ebra an\u00eb kish sanksione dhe nga ana tjet\u00ebr vazhdonte luante me Rusin\u00eb e Kin\u00ebn, por edhe zbulimi nga ekipi i Trump p\u00ebr manipulimin e zgjedhjeve n\u00eb vitin 2024 n\u00eb Amerik\u00eb, b\u00ebri q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 t\u00eb dob\u00ebsohej mjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb mos shihej m\u00eb si lojtar i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb vite luajti me mafien serbe dhe krimin e organizuar, luajti me t\u00eb fort\u00ebt e politik\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, luajti p\u00ebr Serbi t\u00eb madhe, por kur mendoi se mund t\u00eb humbte gjith\u00e7ka q\u00eb kish fituar, u largua nga skena.<\/p>\n<p>Lista studentore fitoi terren jo vet\u00ebm nga gabimet e Vu\u00e7i\u00e7 dhe kapja e shtetit nga ky i fundit, por edhe nga mb\u00ebshtetja e duarve t\u00eb fshehura n\u00eb protestat e dy viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Opozita n\u00eb Serbi ka vdekur q\u00eb pas vrasjes mafioze t\u00eb ish-kryeministrit Zoran Djinjic, t\u00eb cilin europian\u00ebt e kishin m\u00ebkuar si lider pro-europian.<\/p>\n<p>Q\u00eb pas vrasjes s\u00eb tij u b\u00eb e mundur shpartallimi i opozit\u00ebs n\u00eb Serbi, fraksionimi dhe m\u00eb pas r\u00ebnia politike e asaj q\u00eb mund t\u00eb ishte opozit\u00eb politike kund\u00ebr pushtetit absolut t\u00eb Vucic.<\/p>\n<p>Natyrisht p\u00ebr ne q\u00eb kemi kund\u00ebrshtuar fuqish\u00ebm \u00e7do vendim t\u00eb dyshes Vu\u00e7i\u00e7- Rama gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, me dakord\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr gjith\u00e7ka n\u00eb kurriz t\u00eb Kosov\u00ebs, nga k\u00ebmbimi i kufij\u00ebve, tek Ballkani Hapur, pasivizimi i adresave t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb, Associacioni e ngjarjet n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, humbja e Vucicit \u00ebsht\u00eb lajm shum\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Lajmi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb fitorja e dy ul\u00ebseve t\u00eb dy deputet\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Lugin\u00eb dhe bashkimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb front, ashtu si edhe numri m\u00eb i lart\u00eb i votave pro-shqiptare n\u00eb Sanxhak.<\/p>\n<p>Por, n\u00ebse do t\u00eb shohim me kujdes programin p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme t\u00eb List\u00ebs Studentore, nuk ndryshon n\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb nga ajo e Partis\u00eb Nacionaliste t\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 SNS apo e humb\u00ebsit t\u00eb madh t\u00eb zgjedhjeve, socialististit Ivica Dacic.<\/p>\n<p>Natyrisht, n\u00eb nj\u00eb levizje heterogjene dhe jo-ideologjike si Lista Studentore n\u00eb Serbi, q\u00ebndrimet edhe mund t\u00eb ndryshojn\u00eb pasi t\u00eb marrin drejtimin e vendit, ashtu si edhe drejtimi nga Bashkimi Europian mund ti b\u00ebj\u00eb ata t\u00eb kuptojn\u00eb se nj\u00eb Serbi per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb se nj\u00eb Serbi qaramane q\u00eb vajton vet\u00ebm humbjen e asaj q\u00eb nuk i ka takuar kurr\u00eb historikisht, Kosov\u00ebs. Duhet t\u00eb presim e t\u00eb shohim zhvillimet, por p\u00ebr momentin kjo L\u00ebvizje i ngjan shum\u00eb L\u00ebvizjes \u201cPes\u00eb Yjet\u201d n\u00eb Itali n\u00eb model dhe n\u00eb program.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb populli serb e b\u00ebri l\u00ebvizjen e tij kund\u00ebr Autokratit, gj\u00eb q\u00eb tregon natyrisht nd\u00ebrgjegje qytetare por edhe bashk\u00ebpunim politik t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ta shkulur at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt vepron dhe mendon \u201c Kreu i Organizat\u00ebs\u201d k\u00ebtu tek ne. Nuk kupton ende q\u00eb levizja studentore dhe qytetare n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka kthim pas, dit\u00ebt dhe or\u00ebt e tij jan\u00eb t\u00eb num\u00ebruara, dhe tashm\u00eb edhe faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar pavar\u00ebsisht lobimeve t\u00eb tij me shitje t\u00eb vendit dhe burimeve natyrore, apo edhe larja e parave t\u00eb p\u00ebrfituara nga narkotrafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb drejton, nuk e shp\u00ebtojn\u00eb dot m\u00eb. Ai ka kry pun\u00eb!<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk kan\u00eb ngjashm\u00ebri reale dhe historike dy L\u00ebvizjet Studentore kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shkuljen e Diktator\u00ebve t\u00eb tyre nga pushteti dhe kapja e shtetit.<br \/>\nMendoj se dje \u201cliderit ton\u00eb global\u201d ju pre nj\u00eb gjymtyr\u00eb, por duhet t\u00eb presim deri nes\u00ebr n\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb shohim n\u00ebse i pritet edhe gjymtyra tjet\u00ebr. Mendoj se ai do t\u00eb nis\u00eb ti b\u00ebj\u00eb llogarit\u00eb q\u00eb Vu\u00e7i\u00e7 b\u00ebri para disa muajsh, pas 48 or\u00ebsh nga sot. Nuk merret m\u00eb askush me t\u00eb pa\u00e7ka se n\u00eb dukje na ngjan sikur Von der Leyen, Macron, Meloni apo ndonj\u00eb lobist i fuqish\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb i ka mend tek \u201clideri yn\u00eb\u201d global.<\/p>\n<p>Situata gjeopolitike \u00ebsht\u00eb sot aq e nd\u00ebrlikuar, sa individid\u00eb t\u00eb pavler\u00eb por t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr popujt e tyre si Rama dhe Vu\u00e7i\u00e7, jan\u00eb fare t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm dhe largohen m\u00eb leht\u00eb se\u00e7 mendojm\u00eb ne.<\/p>\n<p>Rradha tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb oborrin ton\u00eb tek pastrojm\u00eb Diktatorin ton\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, duke mbajtur syt\u00eb hapur edhe se \u00e7far ndodh n\u00eb Serbi pas k\u00ebsaj rrokade politike.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb b\u00ebjm\u00eb krahasime dhe gara L\u00ebvizjesh Studentore, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm momenti i duhur t\u00eb zhdukim Diktator\u00ebt.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shqiptare-diktatore\/\">Tani \u00ebsht\u00eb rradha e shqiptar\u00ebve, momenti i duhur t\u00eb zhdukim Diktator\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Edit Harxhi Miq t\u00eb nderuar, A \u00ebsht\u00eb fitorja e List\u00ebs Studentore Serbe, ogur i mir\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan? Vu\u00e7i\u00e7 humbi bindsh\u00ebm, por ishte i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr humbjen. Ndoshta q\u00eb prej dit\u00ebs kur pranoi t\u00eb largohej nga President i Serbis\u00eb e kish b\u00ebr\u00eb \u201cpazarin\u201d p\u00ebr largimin e tij. Situata gjeopolitike e Serbis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-102898","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102898"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102898\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}