{"id":102867,"date":"2026-10-26T13:48:14","date_gmt":"2026-10-26T13:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/26\/cfare-qendrimi-ka-lista-studentore-ndaj-kosoves\/"},"modified":"2026-10-26T13:48:14","modified_gmt":"2026-10-26T13:48:14","slug":"cfare-qendrimi-ka-lista-studentore-ndaj-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/26\/cfare-qendrimi-ka-lista-studentore-ndaj-kosoves\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb q\u00ebndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosov\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Aleksandar Vu\u00e7iq e pranoi humbjen n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 tetorit n\u00eb Serbi, duke th\u00ebn\u00eb se pret q\u00eb Lista Studentore t\u00eb siguroj\u00eb shumic\u00ebn n\u00eb parlamentin e ri.<\/p>\n<p>Sipas vler\u00ebsimeve paraprake t\u00eb CRTA-s, Lista Studentore kryeson me 51,47 p\u00ebr qind t\u00eb votave, kundrejt 40,42 p\u00ebr qind p\u00ebr list\u00ebn \u201cAleksandar Vu\u00e7iq \u2013 Serbia e Bashkuar\u201d. K\u00ebto nuk jan\u00eb rezultate p\u00ebrfundimtare zyrtare.<\/p>\n<p>Lista Studentore doli nga l\u00ebvizja e protestave studentore kund\u00ebr korrupsionit, t\u00eb nisura pas shembjes s\u00eb streh\u00ebs s\u00eb stacionit hekurudhor n\u00eb Novi Sad m\u00eb 2024, ku humb\u00ebn jet\u00ebn 16 persona. Ajo nuk ka nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb vet\u00ebm: student\u00ebt organizohen p\u00ebrmes plenumeve, ku vendimet merren kolektivisht, nd\u00ebrsa p\u00ebr zgjedhjet mb\u00ebshtet\u00ebn nj\u00eb list\u00eb kandidat\u00ebsh nga fusha t\u00eb ndryshme profesionale dhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Por, \u00e7far\u00eb planifikon Lista Studentore p\u00ebr Kosov\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushat\u00ebs, kandidat\u00ebt e List\u00ebs Studentore u shpreh\u00ebn p\u00ebr rishqyrtimin e t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura n\u00eb dialogun p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn, rikthimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb statusit t\u00eb saj n\u00eb Kombet e Bashkuara dhe marrjen e vendimeve vet\u00ebm pas konsultimeve me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse do t\u2019u q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebtyre q\u00ebndrimeve edhe pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb q\u00ebndrimet publike n\u00eb Serbi, t\u00eb cilat Radio Evropa e Lir\u00eb i analizoi para zgjedhjeve t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, q\u00ebndrimi i p\u00ebrbashk\u00ebt i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje politike, t\u00eb dal\u00eb nga protestat studentore kund\u00ebr korrupsionit, \u00ebsht\u00eb: \u201cKosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Serbis\u00eb, si\u00e7 shkruan n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vendit\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje mbanin simbolikisht me vete Kushtetut\u00ebn e Serbis\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs, me mesazhin se do ta mbronin dhe se do t\u00eb vepronin vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit e list\u00ebs zgjedhore \u201cLista Studentore \u2013 Student\u00ebt fitojn\u00eb\u201d festojn\u00eb pas rezultateve t\u00eb para t\u00eb zgjedhjeve parlamentare n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit, Serbi, m\u00eb 25 tetor 2026.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit e list\u00ebs zgjedhore \u201cLista Studentore \u2013 Student\u00ebt fitojn\u00eb\u201d festojn\u00eb pas rezultateve t\u00eb para t\u00eb zgjedhjeve parlamentare n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit, Serbi, m\u00eb 25 tetor 2026.<\/p>\n<p>Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur, por negociatat p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian, zhvillohen q\u00eb nga viti 2011. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr jan\u00eb arritur dhjet\u00ebra marr\u00ebveshje, p\u00ebr t\u00eb cilat shum\u00eb analist\u00eb politik\u00eb thon\u00eb se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb njohje \u201cde facto\u201d t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga marr\u00ebveshjet e fundit, t\u00eb pranuara n\u00eb nivel politik nga Albin Kurti dhe Aleksandar Vu\u00e7iq, \u00ebsht\u00eb Marr\u00ebveshja p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e njohur edhe si Marr\u00ebveshja Baz\u00eb, e dakorduar m\u00eb 27 shkurt 2023 n\u00eb Bruksel, pas propozimit franko-gjerman. Ajo parashikon respektimin e integritetit territorial dhe zotimin e Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e kund\u00ebrshtoj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Aneksi p\u00ebr zbatimin e saj u dakordua m\u00eb 18 mars 2023 n\u00eb Oh\u00ebr dhe njihet si Aneksi i Ohrit.<\/p>\n<p>Kosova, nga ana tjet\u00ebr, pranoi detyrimin q\u00eb t\u2019u siguroj\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nj\u00eb nivel t\u00eb caktuar t\u00eb vet\u00ebmenaxhimit, p\u00ebrkat\u00ebsisht ta themeloj\u00eb Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb tani?<\/strong><\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, e kusht\u00ebzon vazhdimin e dialogut n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb politik me ekstradimin nga Serbia t\u00eb Millan Radoi\u00e7iqit, i cili mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sulmin e armatosur n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p>Lista Studentore, e cila mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb politik\u00ebn shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb gjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm, deri m\u00eb tani nuk ka shprehur q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Kritikat jan\u00eb drejtuar kryesisht ndaj List\u00ebs Serbe, partis\u00eb kryesore t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb formuar me mb\u00ebshtetjen e Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe dhe t\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqit. Deri n\u00eb sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, Millan Radoi\u00e7iq ishte n\u00ebnkryetar i k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, largimi i Vu\u00e7iqit nga pushteti dhe ardhja n\u00eb pushtet e List\u00ebs Studentore mund t\u00eb sjellin ndryshime n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si Beogradi ushtron ndikim politik te serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrmes List\u00ebs Serbe. Ndikimi i Serbis\u00eb, megjithat\u00eb, shkon p\u00ebrtej saj: p\u00ebr mij\u00ebra serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, institucionet e financuara nga Beogradi jan\u00eb burim vendesh pune, pagash, pensionesh dhe ndihmash sociale. Arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia vazhdojn\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb me financim nga Serbia dhe t\u00eb pun\u00ebsojn\u00eb mij\u00ebra pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit serb.<\/p>\n<p>N\u00eb List\u00ebn Studentore ishin edhe kat\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Universitetit n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, i cili funksionon n\u00eb sistemin e Serbis\u00eb. Mes tyre ishte edhe docenti i Fakultetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb, Jugosllav Gashiq,<\/p>\n<p>i cili ka folur p\u00ebr gazet\u00ebn beogradase \u201cDanas\u201d p\u00ebr integrimin e mundsh\u00ebm t\u00eb institucioneve arsimore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb sistemin e Serbis\u00eb n\u00eb zonat e banuara me serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ai [integrimi] \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm regjistrim n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin sistem t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb i pranuesh\u00ebm, por integrimi si kosovarizim \u00ebsht\u00eb absolutisht i papranuesh\u00ebm\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kosova e ngriti k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, me arsyetimin se sistemi i dyfisht\u00eb \u00ebsht\u00eb i paq\u00ebndruesh\u00ebm, nd\u00ebrsa bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare k\u00ebmb\u00ebngul q\u00eb integrimi eventual duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb konsultim me komunitetin serb. Bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare i ka kritikuar edhe m\u00eb her\u00ebt veprimet e Kosov\u00ebs p\u00ebr mbylljen e institucioneve t\u00eb Serbis\u00eb, pa siguruar m\u00ebnyra alternative p\u00ebr ofrimin e sh\u00ebrbimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Marko Savkoviq vler\u00ebson se infrastruktura politike e nd\u00ebrtuar gjat\u00eb pushtetit t\u00eb Vu\u00e7iqit do t\u00eb vihej n\u00eb pik\u00ebpyetje me largimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cAjo infrastruktur\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballej me kriza q\u00eb do ta kishte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i kap\u00ebrcente: kriza financimi, kriza udh\u00ebheqjeje dhe kriza identiteti\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Savkoviq, bashk\u00ebpun\u00ebtor i Qendr\u00ebs p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb Beograd, p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb tetorit.<\/p>\n<p>Kjo nuk n\u00ebnkupton nd\u00ebrprerjen e mb\u00ebshtetjes s\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, por ngre pyetjen se n\u00eb \u00e7far\u00eb forme do t\u00eb vazhdonte ajo dhe sa do t\u00eb mbetej e lidhur me kontrollin politik nga Beogradi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Sonja Biserkon nga Komiteti i Helsinkit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, ndryshimi i pushtetit mund t\u00eb krijoj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qasje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb ishte e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb nj\u00eb pushtet i ri n\u00eb Serbi t\u00eb kishte nj\u00eb qasje realiste ndaj tyre, t\u2019i ndihmonte ta forconin pozit\u00ebn e tyre n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u2019i orientonte drejt dialogut me Prishtin\u00ebn. Kjo do t\u00eb ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ta\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Biserko p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb transmetuesin publik t\u00eb Serbis\u00eb, Jugosllav Gashiq tha se n\u00ebse Lista Studentore vjen n\u00eb pushtet, do t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara me Kosov\u00ebn t\u2019i n\u00ebnshtrohen procedur\u00ebs parlamentare dhe shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, me mund\u00ebsin\u00eb e rishikimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte p\u00ebrpjekje p\u00ebr kund\u00ebrshtimin juridik t\u00eb detyrimeve t\u00eb marra m\u00eb her\u00ebt, rishikimin e tyre politik apo ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs se si Beogradi i zbaton ato.<\/p>\n<p>Politolog\u00ebt q\u00eb ndjekin marr\u00ebdh\u00ebniet mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Ognjen Gogiq dhe Aleksandar Shljuka, kan\u00eb vler\u00ebsuar m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr REL-in se autoritetet e ardhshme n\u00eb Serbi nuk do t\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqen nga dialogu, sepse nj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u00eb rrezikonte marr\u00ebdh\u00ebniet me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p><strong>Memorandumi p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mesin e vitit, n\u00eb nj\u00ebrin prej tubimeve, Lista Studentore publikoi edhe Memorandumin p\u00ebr Kosov\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cilin Kosova trajtohet si \u201cpjes\u00eb e patjet\u00ebrsueshme dhe p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit publik n\u00eb Serbi e kritikoi tekstin e memorandumit, duke vler\u00ebsuar se me politika nacionaliste nuk mund t\u00eb mposhtet Partia P\u00ebrparimtare Serbe. Memorandumi p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebrmban kat\u00ebr pika.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre thuhet se \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs \u201cnuk mund t\u00eb zgjidhet n\u00eb izolim, por vet\u00ebm brenda zhvillimeve komplekse t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d dhe se autoritetet n\u00eb Serbi duhet \u201ct\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive dhe konstruktive me t\u00eb gjitha organizatat p\u00ebrkat\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme \u201cbrenda kuadrit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb shtatorit, student\u00ebt publikuan edhe nj\u00eb episod t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tyre zgjedhore me titull \u201cTradhtia e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kritika e tyre ndaj Vu\u00e7iqit nuk \u00ebsht\u00eb se Serbia duhet ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn. Ata e kritikojn\u00eb p\u00ebr zhvillimet q\u00eb kan\u00eb ndodhur gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij: nga heqja e targave dhe dinarit serb n\u00eb Kosov\u00eb deri te mbyllja nga autoritetet kosovare e institucioneve q\u00eb funksiononin sipas sistemit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, q\u00ebndrimin e t\u00eb gjitha qeverive pas r\u00ebnies s\u00eb regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit, se Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Serbis\u00eb, e ndan edhe shumica e qytetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb. Sipas nj\u00eb hulumtimi t\u00eb Institutit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane t\u00eb vitit 2023, m\u00eb shum\u00eb se 50 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve u shpreh\u00ebn kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se kund\u00ebrshtimi i shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nuk filloi me Vu\u00e7iqin, sipas Marko Savkoviqit, dhe nuk ka gjasa t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>Savkoviq i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se hap\u00ebsira politike n\u00eb Serbi p\u00ebr nj\u00eb qasje thelb\u00ebsisht tjet\u00ebr ndaj statusit t\u00eb Kosov\u00ebs, vazhdon t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e kufizuar.<\/p>\n<p>\u201cKur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrshtimin e vet\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs si koncept, kjo \u00ebsht\u00eb sigurisht politik\u00eb shtet\u00ebrore dhe k\u00ebtu mund t\u00eb pritet nj\u00ebfar\u00eb vazhdim\u00ebsie, kushdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Serbi. Opsionet politike q\u00eb e pranojn\u00eb gjendjen de facto, sepse Kosova de facto \u00ebsht\u00eb shtet, jan\u00eb t\u00eb pakta, jan\u00eb n\u00eb margjinat politike\u201d, thot\u00eb Savkoviq p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>As Sonja Biserko nuk pret q\u00eb qasja ndaj statusit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ndryshoj\u00eb shpejt edhe n\u00ebse n\u00eb Beograd vjen nj\u00eb pushtet tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e sigurt se, n\u00eb situata t\u00eb ndryshme krize, secili do t\u00eb p\u00ebrpiqet ta p\u00ebrdor\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr mobilizim emocional, p\u00ebr t\u00eb mbledhur njer\u00ebz rreth vetes. Mendoj se, n\u00eb thelb, nuk do t\u00eb ket\u00eb ndryshime sa i p\u00ebrket statusit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo p\u00ebrjashtohet\u201d, thot\u00eb Biserko p\u00ebr Exposen\u00eb.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/lista-studentore\/\">\u00c7far\u00eb q\u00ebndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosov\u00ebs?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aleksandar Vu\u00e7iq e pranoi humbjen n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 tetorit n\u00eb Serbi, duke th\u00ebn\u00eb se pret q\u00eb Lista Studentore t\u00eb siguroj\u00eb shumic\u00ebn n\u00eb parlamentin e ri. Sipas vler\u00ebsimeve paraprake t\u00eb CRTA-s, Lista Studentore kryeson me 51,47 p\u00ebr qind t\u00eb votave, kundrejt 40,42 p\u00ebr qind p\u00ebr list\u00ebn \u201cAleksandar Vu\u00e7iq \u2013 Serbia e Bashkuar\u201d. K\u00ebto nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-102867","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102867","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102867"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102867\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102867"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}