{"id":102626,"date":"2026-10-22T07:48:15","date_gmt":"2026-10-22T07:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/22\/arrestoje-por-mos-e-qello-ne-koke-prinderit-e-protestuesve-denoncojne-dhunen-policore\/"},"modified":"2026-10-22T07:48:15","modified_gmt":"2026-10-22T07:48:15","slug":"arrestoje-por-mos-e-qello-ne-koke-prinderit-e-protestuesve-denoncojne-dhunen-policore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/22\/arrestoje-por-mos-e-qello-ne-koke-prinderit-e-protestuesve-denoncojne-dhunen-policore\/","title":{"rendered":"\u201cArrestoje, por mos e q\u00ebllo n\u00eb kok\u00eb!\u201d Prind\u00ebrit e protestuesve denoncojn\u00eb dhun\u00ebn policore"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrpara bllokut t\u00eb siguris\u00eb pran\u00eb Komisariatit nr. 3 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb burr\u00eb 54-vje\u00e7ar p\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj\u00eb lot\u00ebt teksa rr\u00ebfen se si djali i tij, student i vitit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb Universitetin Bujq\u00ebsor, p\u00ebrfundoi n\u00eb duart e policis\u00eb gjat\u00eb protestave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kryeqytetin.<\/p>\n<p>Her\u00ebn e fundit q\u00eb kishte folur me t\u00eb, djali i kishte th\u00ebn\u00eb n\u00eb telefon se po ecte n\u00eb trotuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb taksi. Ishte ora shtat\u00eb e gjysm\u00eb e mbr\u00ebmjes. M\u00eb pas, i biri nuk iu p\u00ebrgjigj m\u00eb thirrjeve \u00ebn telefon.<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb ushtruar nj\u00eb dhun\u00eb barbare,\u201d thot\u00eb ai, nd\u00ebrsa shton se i biri ndodhet n\u00eb qeli me hund\u00ebn e thyer dhe fytyr\u00ebn e d\u00ebmtuar nga goditjet e policis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pretendon gjithashtu se nj\u00eb shok i t\u00eb birit ka p\u00ebrfunduar n\u00eb spital, pasi \u00ebsht\u00eb goditur me shkopinj gome. Sipas tij, nj\u00eb video e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb Instagram, tregon vajza q\u00eb u b\u00ebrtasin polic\u00ebve t\u00eb ndalojn\u00eb goditjet ndaj dy t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>\u201cI lutem Policis\u00eb s\u00eb Shtetit mos t\u2019i sakatoj\u00eb kalamajt\u00eb,\u201d thot\u00eb ai. \u201cArrestoje, por mos e q\u00ebllo n\u00eb kok\u00eb,\u201d shton, p\u00ebrpara se z\u00ebri t\u2019i dridhet dhe t\u00eb shp\u00ebrthej\u00eb n\u00eb lot.<\/p>\n<p>Babai, i cili punon si roje objektesh, thot\u00eb se me pag\u00ebn prej rreth \u2018500 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vjetra\u2019 n\u00eb muaj mezi siguron jetes\u00ebn. Tani familjes i duhet t\u00eb gjej\u00eb edhe para p\u00ebr avokat\u00ebt q\u00eb do t\u00eb mbrojn\u00eb djalin.<\/p>\n<p>Historia e tij \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nga dhjet\u00ebra drama familjare q\u00eb po marrin jet\u00eb n\u00eb dyert e komisariateve dhe gjykatave, nd\u00ebrsa protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama jan\u00eb shoq\u00ebruar me arrestime masive dhe denoncime p\u00ebr dhun\u00eb policore.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit q\u00eb presin lirimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre denoncojn\u00eb goditje me shkopinj gome, keqtrajtime gjat\u00eb ndalimit dhe arrestime q\u00eb i konsiderojn\u00eb t\u00eb padrejta.<\/p>\n<p>Por zem\u00ebrimi i tyre shkon p\u00ebrtej dhun\u00ebs policore. Ata flasin p\u00ebr pagat e ul\u00ebta, koston e lart\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs, korrupsionin dhe munges\u00ebn e perspektiv\u00ebs, t\u00eb nj\u00ebjtat probleme q\u00eb i nxor\u00ebn f\u00ebmij\u00ebt e tyre n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimet e tyre mbizot\u00ebron zhg\u00ebnjimi ndaj nj\u00eb shteti q\u00eb, sipas tyre, nuk u ka krijuar t\u00eb rinjve mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb Shqip\u00ebri dhe tani po i nd\u00ebshkon p\u00ebr shkak se k\u00ebrkojn\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p><strong>Nga sheshet e protest\u00ebs te dyert e komisariateve<\/strong><\/p>\n<p>Prej 13 tetorit, Tirana \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga nj\u00eb val\u00eb p\u00ebrplasjesh mes protestuesve dhe forcave t\u00eb rendit, pas p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb demonstratave t\u00eb student\u00ebve dhe nx\u00ebn\u00ebsve kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb protestojn\u00eb kund\u00ebr korrupsionit, kostos s\u00eb lart\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs, munges\u00ebs s\u00eb perspektiv\u00ebs ekonomike dhe kushteve t\u00eb arsimit, nd\u00ebrsa k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e kryeministrit.<\/p>\n<p>Demonstratat, t\u00eb cilat u paraprin\u00eb nga muaj protestash kryesisht paq\u00ebsore, jan\u00eb shoq\u00ebruar me p\u00ebrleshje, d\u00ebmtime t\u00eb pron\u00ebs publike dhe private, p\u00ebrdorim t\u00eb gazit lotsjell\u00ebs, topave t\u00eb ujit dhe plumbave t\u00eb gom\u00ebs nga policia, si dhe me arrestime t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Policia ka raportuar p\u00ebr efektiv\u00eb t\u00eb plagosur dhe d\u00ebmtime t\u00eb institucioneve, nd\u00ebrsa organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe t\u00eb medias kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr proporcionalitetin e p\u00ebrdorimit t\u00eb forc\u00ebs.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa pamjet e p\u00ebrplasjeve kan\u00eb dominuar kronikat televizive, nj\u00eb tjet\u00ebr dram\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar p\u00ebrpara komisariateve dhe gjykatave, ku prind\u00ebrit presin lajme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb ndaluar.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs, ku priste vler\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit ndaj djalit, nj\u00eb tjet\u00ebr baba e p\u00ebrshkruan p\u00ebrvoj\u00ebn si d\u00ebshmi t\u00eb frik\u00ebs q\u00eb, sipas tij, ka z\u00ebvend\u00ebsuar besimin te institucionet.<\/p>\n<p>\u201cEnveri i ka pushkatu, ky po i mbyt me dajak.,\u201d thot\u00eb ai, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim mes qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe regjimit totalitar t\u00eb ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha.<\/p>\n<p>N\u00eb krah t\u00eb tij q\u00ebndrojn\u00eb bashk\u00ebshortja dhe vajza.<\/p>\n<p>Babai thot\u00eb se djali kishte dal\u00eb n\u00eb protest\u00eb jo p\u00ebr t\u00eb shkaktuar trazira, por sepse d\u00ebshironte t\u00eb jetonte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb kishte nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDjali doli n\u00eb protest\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e veta, p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. P\u00ebr t\u00eb mos u larguar prej Shqip\u00ebrie, t\u00eb rrij\u00eb k\u00ebtu,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai pretendon se gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Komisariatin nr. 3 kishte par\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb ri me hund\u00eb t\u00eb thyer, t\u00eb cilit, sipas tij, nuk i ishte ofruar ndihma e nevojshme mjek\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkesa e par\u00eb e jona \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ligj n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo dhun\u00eb policore. T\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejta \u00e7do njeri,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr prind, babai i nj\u00eb studenti 18-vje\u00e7ar, pret pran\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit bllok sigurie. Ai pretendon se t\u00eb birin e kishin sp\u00ebrkatur me spraj dhe e kishin goditur n\u00eb qaf\u00eb me shkop gome p\u00ebrpara se ta mbanin t\u00eb ndaluar.<\/p>\n<p>Sipas tij, dy or\u00eb pas ndalimit kishte marr\u00eb nj\u00eb telefonat\u00eb nga nj\u00eb polic, i cili e kishte njoftuar t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb informacion p\u00ebr djalin.<\/p>\n<p>\u201cMund ta marr\u00ebsh, ta verifikosh, por jo ta marr\u00ebsh n\u00eb k\u00ebto lloj kushtesh,\u201d thot\u00eb ai, duke k\u00ebrkuar q\u00eb policia t\u00eb mos p\u00ebrdor\u00eb dhun\u00eb ndaj nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai shpreson q\u00eb gjykata ta liroj\u00eb t\u00eb birin.<\/p>\n<p>Edhe v\u00ebllai i nj\u00eb studenti t\u00eb ndaluar, q\u00eb priste p\u00ebrpara gjykat\u00ebs, e konsideron arrestimin t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe deklaron se nuk ka prova kund\u00ebr tij. Sipas tij, familja ishte njoftuar p\u00ebr ndalimin p\u00ebrmes nj\u00eb telefonate q\u00eb i riu kishte b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cStop dhun\u00ebs ndaj student\u00ebve,\u201d thot\u00eb ai, nd\u00ebrsa u b\u00ebn thirrje qytetar\u00ebve t\u00eb mb\u00ebshtesin protest\u00ebn dhe student\u00ebve t\u00eb distancohen nga aktet e dhun\u00ebs. \u201cT\u00eb dor\u00ebhiqet Rama, se nuk do vdesi Shqip\u00ebria po u dor\u00ebhoq,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Prind\u00ebrit dalin n\u00eb rrug\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrplasjet e fundit duket se kan\u00eb ndryshuar edhe p\u00ebrb\u00ebrjen e protestave, duke sjell\u00eb n\u00eb rrug\u00eb prind\u00ebr, pensionist\u00eb dhe pedagog\u00eb q\u00eb e shohin mobilizimin e t\u00eb rinjve si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e tyre t\u00eb grumbulluara nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua rreth t\u00eb 50-ave, e cila thot\u00eb se merr pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb student\u00ebve, k\u00ebrkon q\u00eb prind\u00ebrit dhe intelektual\u00ebt t\u00eb mos q\u00ebndrojn\u00eb indiferent\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRinia \u00ebsht\u00eb e ardhmja e k\u00ebtij vendi. Ata duhet t\u00eb marrin n\u00eb dor\u00eb fatet e k\u00ebtij vendi,\u201d thot\u00eb ajo, nd\u00ebrsa shton se dhuna e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb e paprecendent\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u2019i mbrojm\u00eb bijt\u00eb tan\u00eb. Nuk ka dallim, \u00ebsht\u00eb i imi apo i joti, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb bij n\u00ebnash,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr grua, rreth 55 vje\u00e7e, thot\u00eb se ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb demonstrata prej m\u00eb shum\u00eb se 120 dit\u00ebsh, por p\u00ebrplasjet e jav\u00ebs s\u00eb fundit i ka p\u00ebrjetuar ve\u00e7an\u00ebrisht r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAs ham\u00eb, as b\u00ebjm\u00eb pun\u00eb, as na qesh surrati me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb,\u201d thot\u00eb ajo, duke e cil\u00ebsuar sjelljen e policis\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa prej protestuesve m\u00eb t\u00eb moshuar, demonstratat kan\u00eb risjell\u00eb kujtime t\u00eb frik\u00ebs dhe represionit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pensionist q\u00eb thot\u00eb se ka ndjekur protestat q\u00eb prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb, kritikon brezin e vet se nuk ka qen\u00eb mjaftuesh\u00ebm i vendosur p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cBrezi i ri q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur dhe k\u00ebrkon t\u00eb drejtat e tij nuk \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga baballar\u00ebt e tyre e nga gjysh\u00ebrit, se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb trembur,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit nuk mund t\u2019u lihet vet\u00ebm student\u00ebve.<\/p>\n<p>Solidariteti \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb edhe n\u00eb komunitetin akademik.<\/p>\n<p>Marsela Musabelliu, pedagoge e Ekonomis\u00eb, e sheh protest\u00ebn si nj\u00eb thirrje p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale ndaj nj\u00eb brezi q\u00eb, sipas saj, po humbet shpres\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb vjen keq t\u2019i shoh auditor\u00ebt bosh k\u00ebt\u00eb vit. M\u00eb vjen keq t\u2019i shoh student\u00ebt e mi q\u00eb iu ik\u00ebn drita e shpres\u00ebs nga syt\u00eb nga muaji n\u00eb muaj,\u201d thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Musabelliu u b\u00ebn thirrje koleg\u00ebve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb tregojn\u00eb solidaritet, duke argumentuar se indiferenca ndaj fatit t\u00eb t\u00eb rinjve do t\u00eb ket\u00eb pasoja p\u00ebr gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb mblidhemi, t\u2019i mb\u00ebshtesim, \u00e7far\u00eb t\u00eb mundemi, kur t\u00eb mundemi,\u201d shprehet ajo.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb vend q\u00eb po humbet t\u00eb rinjt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrtej zem\u00ebrimit p\u00ebr arrestimet dhe dhun\u00ebn policore, intervistat me familjar\u00ebt dhe protestuesit zbulojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr burim pak\u00ebnaq\u00ebsie, q\u00eb lidhet me v\u00ebshtir\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar jetes\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pagat e ul\u00ebta, \u00e7mimet e larta, mungesa e strehimit t\u00eb p\u00ebrballuesh\u00ebm dhe emigrimi p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb rr\u00ebfimet e njer\u00ebzve t\u00eb moshave dhe profesioneve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb grua q\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer nga emigrimi p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri thot\u00eb se dy f\u00ebmij\u00ebt e saj tashm\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cRizgjodha vendin tim p\u00ebr t\u00eb jetuar, por e shoh q\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha,\u201d thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb, protestat nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb p\u00ebrballje me qeverin\u00eb, por edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur largimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u2019na duhet Evropa n\u00ebse ne nuk arrijm\u00eb t\u00eb rregullojm\u00eb vendin ton\u00eb?\u201d pyet ajo. \u201cT\u00eb japim mund\u00ebsi pun\u00ebsimi, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Nuk duhet t\u00eb largohen njer\u00ebzit. Duhet t\u00eb kthehen e ta shijojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vend,\u201d shton ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ish-minator 71-vje\u00e7ar sjell nj\u00eb tjet\u00ebr perspektiv\u00eb mbi v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se ka punuar gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb minier\u00eb dhe sot merr nj\u00eb pension prej 250 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vjetra n\u00eb muaj, i cili nuk i mjafton as p\u00ebr faturat e energjis\u00eb dhe ila\u00e7et.<\/p>\n<p>\u201cKam punuar minator gjith\u00eb jet\u00ebn e marr 250 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb muaj. Nuk m\u00eb dalin as p\u00ebr t\u00eb paguar dritat,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt e tij jan\u00eb t\u00eb martuar, ai thot\u00eb se vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike dhe pasiguri p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Pensionisti e lidh pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tanishme edhe me problemet e vjetra t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe me braktisjen e fshatrave. P\u00ebr t\u00eb, protestat e student\u00ebve jan\u00eb shprehje e nj\u00eb zhg\u00ebnjimi q\u00eb shtrihet p\u00ebrtej kufijve t\u00eb nj\u00eb brezi.<\/p>\n<p><strong>Frika dhe shpresa<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb prej t\u00eb intervistuarve, dor\u00ebheqja e kryeministrit Edi Rama shihet si nj\u00eb rrug\u00ebdalje nga kriza. T\u00eb tjer\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb hetimin e dhun\u00ebs policore, lirimin e student\u00ebve q\u00eb pretendojn\u00eb se jan\u00eb arrestuar pa prova dhe garantimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb protestuar. Megjithat\u00eb, pas k\u00ebrkesave politike fshihet shqet\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt q\u00eb presin jasht\u00eb komisariateve nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb interesuar p\u00ebr p\u00ebrplasjet mes partive politike. \u00a0Ata k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb din\u00eb n\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt e tyre jan\u00eb t\u00eb sigurt, n\u00ebse do t\u00eb lirohen dhe n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb jetojn\u00eb me dinjitet n\u00eb vendin ku kan\u00eb lindur.<\/p>\n<p>P\u00ebr baban\u00eb 54-vje\u00e7ar q\u00eb pret p\u00ebrpara bllokut t\u00eb siguris\u00eb, kjo e ardhme tashm\u00eb duket e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinohet n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai thot\u00eb se dit\u00ebt e fundit kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat e jet\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mes shqet\u00ebsimit p\u00ebr djalin, shpenzimeve t\u00eb avokatit dhe pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar jetes\u00ebn, vendimi p\u00ebr t\u2019u larguar duket gjithnj\u00eb e m\u00eb i pakthyesh\u00ebm. Tre dit\u00eb pasi arrestimit t\u00eb t\u00eb birit, ai nuk flet m\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb djali mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por p\u00ebr vendin ku do ta \u00e7oj\u00eb sapo t\u00eb dal\u00eb nga qelia.<\/p>\n<p>\u201cDo zhdukem nga k\u00ebtu,\u201d thot\u00eb 54-vje\u00e7ari. \u201cAs kalamajt\u00eb e mi nuk i l\u00eb m\u00eb k\u00ebtu.\u201d\/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/prinderit-protestues\/\">\u201cArrestoje, por mos e q\u00ebllo n\u00eb kok\u00eb!\u201d Prind\u00ebrit e protestuesve denoncojn\u00eb dhun\u00ebn policore<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrpara bllokut t\u00eb siguris\u00eb pran\u00eb Komisariatit nr. 3 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb burr\u00eb 54-vje\u00e7ar p\u00ebrpiqet t\u00eb mbaj\u00eb lot\u00ebt teksa rr\u00ebfen se si djali i tij, student i vitit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb Universitetin Bujq\u00ebsor, p\u00ebrfundoi n\u00eb duart e policis\u00eb gjat\u00eb protestave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kryeqytetin. Her\u00ebn e fundit q\u00eb kishte folur me t\u00eb, djali i kishte th\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-102626","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102626","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102626"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102626\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102626"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102626"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102626"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}