{"id":102394,"date":"2026-10-18T12:48:14","date_gmt":"2026-10-18T12:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/18\/berisha-ultimatum-rames-jep-doreheqjen-menjehere-qeveria-teknike-eshte-zgjidhja-e-vetme-politike-per-te-nxjerre-vendin-nga-kriza\/"},"modified":"2026-10-18T12:48:14","modified_gmt":"2026-10-18T12:48:14","slug":"berisha-ultimatum-rames-jep-doreheqjen-menjehere-qeveria-teknike-eshte-zgjidhja-e-vetme-politike-per-te-nxjerre-vendin-nga-kriza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/18\/berisha-ultimatum-rames-jep-doreheqjen-menjehere-qeveria-teknike-eshte-zgjidhja-e-vetme-politike-per-te-nxjerre-vendin-nga-kriza\/","title":{"rendered":"Berisha ultimatum Ram\u00ebs: Jep dor\u00ebheqjen menj\u00ebher\u00eb! Qeveria teknike \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme politike p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb vendin nga kriza"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e menj\u00ebhershme t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e nj\u00eb qeverie teknike, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si zgjidhjen e vetme politike p\u00ebr daljen nga kriza.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat dit\u00ebn e sotme, Berisha shprehu mir\u00ebnjohjen p\u00ebr kongresmen\u00ebt amerikan\u00eb Keith Self dhe Robert Aderholt, p\u00ebr deklaratat e tyre n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb protest\u00ebs studentore dhe luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Berisha akuzoi Ram\u00ebn se, p\u00ebrmes qeverisjes 13-vje\u00e7are, ka ushtruar dhun\u00eb politike dhe ekonomike ndaj qytetar\u00ebve, duke bllokuar rotacionin politik, cenuar zgjedhjet e lira dhe r\u00ebnduar kushtet ekonomike t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ai e cil\u00ebsoi revolt\u00ebn e student\u00ebve dhe t\u00eb rinjve si pasoj\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj situate, duke hedhur posht\u00eb akuzat e kryeministrit p\u00ebr dhun\u00eb nga ana e protestuesve<\/p>\n<p>Lideri opozitar ngriti gjithashtu akuza p\u00ebr korrupsion dhe vjedhje t\u00eb fondeve publike, duke sjell\u00eb n\u00eb rikujtes\u00eb AKSHI-n, inceneratorin e Tiran\u00ebs, tenderat e rrug\u00ebve dhe \u00e7\u00ebshtjen e Belinda Ballukut. Sipas tij, keqp\u00ebrdorimi i fondeve publike ka d\u00ebmtuar sh\u00ebrbimet sh\u00ebndet\u00ebsore, pensionist\u00ebt dhe qytetar\u00ebt, nd\u00ebrsa institucionet jan\u00eb kapur nga korrupsioni.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Berisha akuzoi gjithashtu policin\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb ndaj student\u00ebve dhe gjimnazist\u00ebve gjat\u00eb protestave, duke p\u00ebrmendur p\u00ebrdorimin e gazit lotsjell\u00ebs, plumbave t\u00eb gom\u00ebs dhe forc\u00ebs fizike. Ai deklaroi se PD-ja \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr dhun\u00ebs dhe se p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs ia atribuon qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Berisha p\u00ebrs\u00ebriti thirrjen p\u00ebr dor\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs dhe formimin e nj\u00eb qeverie teknike, duke theksuar se, sipas tij, kryeministri nuk ka m\u00eb legjitimitetin dhe kushtet p\u00ebr t\u00eb qeverisur vendin.<\/p>\n<p>DEKLARATA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p>S\u00eb pari, duhet t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb kongresmen\u00ebve t\u00eb Kongresit t\u00eb SHBA, Keith Self, Robert Aderholt p\u00ebr deklaratat e tyre n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme t\u00eb revolt\u00ebs studentore, betej\u00ebs s\u00eb tyre kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb niveleve m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>K\u00ebto deklarata, q\u00eb vijn\u00eb nga tempulli i demokracis\u00eb amerikane, jan\u00eb frym\u00ebzim dhe inkurajim p\u00ebr student\u00ebt, gjimnazist\u00ebt, qytetar\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosbindje civile duan t\u00eb ndahen p\u00ebrfundimisht nga regjimi i kakistokracis\u00eb, narkoshteti i par\u00eb dhe i vet\u00ebm i Edi Ram\u00ebs, sistemi kleptokratik i tij.<\/p>\n<p>Un\u00eb sot dua t\u00eb ndalem pak n\u00eb monologun vulgar t\u00eb Padrinos s\u00eb vendit dhe theksoj: Edi Rama jep dor\u00ebheqjen, \u00e7do cak \u00ebsht\u00eb kaluar, \u00e7do vij\u00eb e kuqe \u00ebsht\u00eb shkelur<\/p>\n<p>Fjalimet nga zyra nuk e kthejn\u00eb dot stabilitetin n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Videot n\u00eb 6 t\u00eb m\u00ebngjesit ku ti vjell vrerin e zi nuk qet\u00ebsojn\u00eb dot situat\u00ebn alarmante ku ndodhet Shqip\u00ebria prej nj\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Dokrrat me armiq t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm i ke trash\u00ebgimi gjenetike nga et\u00ebrit e tu mizor\u00eb.<\/p>\n<p>Filmat fantazi me dron\u00eb dhe eksploziv\u00eb jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e d\u00ebshp\u00ebruar e jotja, ose mbase nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb tani q\u00eb t\u00eb erdhi fundi p\u00ebr t\u00eb zhdukur gjurm\u00ebt e vjedhjes s\u00eb madhe t\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00ebve euro n\u00eb grehin\u00ebn n\u00eb oborr t\u00eb kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Ka vet\u00ebm nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb rikthyer normalitetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe e kan\u00eb shprehur me qart\u00ebsi si kristali ata dhjet\u00ebra mij\u00ebra student\u00eb e gjimnazist\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb protest\u00ebs s\u00eb tyre heroike.<\/p>\n<p>Ajo zgjidhje \u00ebsht\u00eb: Rama jep dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur qart\u00eb edhe nga qindra mij\u00ebra qytetar\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtesin student\u00ebt nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe absolutisht po t\u00eb jet\u00eb nevoja edhe ata do zbresin n\u00eb shesh krahas djemve dhe vajzave t\u00eb tyre, ndaj mos e provoko m\u00eb situat\u00ebn m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Zgjidhja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb: jep dor\u00ebheqjen menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Dhuna e v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ti mashtron.<\/p>\n<p>Po si ke fytyr\u00eb dhe del e flet p\u00ebr dhun\u00eb para shqiptar\u00ebve<\/p>\n<p>Del n\u00eb m\u00ebngjes dhe flet mbi nj\u00eb or\u00eb, e quan protest\u00ebn e mb\u00ebshtetur nga mbar\u00eb bota, si flam\u00eb.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb i quan t\u00eb verb\u00ebr dhe kok\u00ebbosh\u00eb.<\/p>\n<p>Akuzon student\u00ebt e t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr dhun\u00eb mor faqezi.<\/p>\n<p>Jo, Edi Rama, ajo nuk \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ka ndodhur k\u00ebto dit\u00eb \u00ebsht\u00eb direkt pasoj\u00eb e dhun\u00ebs t\u00ebnde<\/p>\n<p>Pasoj\u00eb e dhun\u00ebs t\u00ebnde 13-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Dhe meq\u00eb ti del dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh dor\u00ebheqje, akuzon p\u00ebr dhun\u00eb, un\u00eb do ndalem pak t\u2019u shpjegoj qytetar\u00ebve se cila \u00ebsht\u00eb dhuna e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb, \u00ebsht\u00eb rotacioni politik i bllokuar prej kat\u00ebr mandatesh nga armiku i eg\u00ebr i vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, Edi Rama.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb bllokosh pluralizmin politik duke vrar\u00eb k\u00ebshtu shpres\u00ebn e miliona shqiptar\u00ebve, duke mos lejuar zgjedhje t\u00eb lira, duke rr\u00ebmbyer vot\u00ebn e lir\u00eb me bandat kriminale.<\/p>\n<p>Ndaj ajo q\u00eb po sheh ti tek student\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e dhun\u00ebs t\u00ebnde 13-vje\u00e7are ndaj k\u00ebtij populli dhe k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb arrestosh n\u00eb vitin elektoral p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mandatin kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00ebsh t\u00eb gjitha mjetet e shtetit, miliarda euro dhe ushtrin\u00eb e patronazhist\u00ebve terrorist\u00eb elektoral\u00eb p\u00ebr t\u00eb grabitur vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb vras\u00ebsh shpresat e shqiptar\u00ebve duke bllokuar me kartelet e drog\u00ebs rotacionin e pushtetit.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u2019u vendos\u00ebsh student\u00ebve tarifat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr studimet.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb, \u00ebsht\u00eb nafta me \u00e7mimin, taks\u00ebn dhe kontraband\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Dhuna, \u00ebsht\u00eb gjuha jote e urrejtjes q\u00eb prej 13 vitesh ti dhe organizata jote kriminale keni hedhur vrer mbi shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb. I keni quajtur shqiptar\u00ebt sorra, \u00e7yryk\u00eb, zdromsa, korba, t\u00eb tredhur dhe s\u00eb fundmi kok\u00ebbosh\u00eb dhe t\u00eb tjera q\u00eb nuk m\u00eb lejon etika t\u2019i shqiptoj.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ajo q\u00eb po ndodh me student\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e dhun\u00ebs 13-vje\u00e7are t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb, \u00ebsht\u00eb vjedhja e kafshat\u00ebs s\u00eb goj\u00ebs t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb vjedhja e ila\u00e7eve t\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve n\u00eb spitalet tona.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb vjedhja e ila\u00e7eve t\u00eb pensionist\u00ebve.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb l\u00ebsh pensionist\u00ebt me pensionet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb rajon dhe \u00e7mimet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00e7njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb kur ato para t\u00eb vjedhura kthehen n\u00eb saraje t\u00eb tuat t\u00eb krimit me 9 mij\u00eb met\u00ebr katror park, kthehen n\u00eb 300 apartamente p\u00ebr Lubin\u00eb t\u00ebnde.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb kur pensionet kthehen n\u00eb shishe vere 33 mij\u00eb euro q\u00eb ti Edi Rama shijoje me Agasin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb kur 130 milion\u00eb euro t\u00eb djeg\u00ebsit t\u00ebnd p\u00ebr Tiran\u00ebn nuk gjenden nam as nishan sepse i keni degdisur n\u00eb kontot tuaja offshore.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb kur ila\u00e7et e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve kthehen n\u00eb luks t\u00eb shfrenuar p\u00ebr ty dhe njer\u00ebzit e tu, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt, ata shqiptar\u00eb q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb shesh, nuk mbyllin dot muajin<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb kur ti me Lubin\u00eb t\u00ebnde nd\u00ebrtoni rrug\u00eb me \u00e7mime 8 dhe 10 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb BE dhe vidhni s\u00eb bashku mbi 90 p\u00ebrqind t\u00eb investimit.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb kur ti shpenzon n\u00eb dy vite 21 milion\u00eb euro me avion taksi dhe transporton me valixhe diplomatike qindra e qindra milion\u00eb euro t\u00eb vjedhura nga taksat e baballar\u00ebve t\u00eb atyre student\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb dhe ti nuk lejon hetimin.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb kur ti p\u00ebrdor mandatet e krimit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Lubi Ballukun p\u00ebr qindra e qindra milion\u00eb q\u00eb keni vjedhur s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00e7njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb l\u00ebnia e t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve me s\u00ebmundje plazike pa ila\u00e7e jetike p\u00ebr jet\u00ebn e tyre, kurse vet\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt e organizat\u00ebs kriminale dispononi dhjet\u00ebra e qindra sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Ndaj t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, ajo q\u00eb ndodh me student\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb dhun\u00eb, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e dhun\u00ebs t\u00ebnde 13-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Edi Rama, jep urgjentisht dor\u00ebheqjen!<\/p>\n<p>Nj\u00eb institucion nuk bie kur digjet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb institucion kur parat\u00eb e tij shkojn\u00eb n\u00eb bandat kriminale dhe i vjedh ti, si\u00e7 ka ndodhur me AKSHI-n e Ergysit dhe Lindave t\u00eb tua.<\/p>\n<p>Nj\u00eb institucion bie kur shefja e SHISH kapet n\u00eb bashk\u00ebpunim me kartelet e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb institucion bie kur ministrja kapet duke vjedhur tenderat e rrug\u00ebve dhe pa asnj\u00eb lloj motivi e mbron me mandatet e krimit.<\/p>\n<p>Prandaj Edi Rama je ti q\u00eb ke djegur institucionet shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se sa zjarri i student\u00ebve t\u2019i digjte ato.<\/p>\n<p>Absolutisht un\u00eb dhe PD jemi kund\u00ebr dhun\u00ebs, por absolutisht dhuna \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb mbi shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb Edi Rama.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhuna \u00ebsht\u00eb ndalimi i zgjedhjeve t\u00eb lira jo p\u00ebr nj\u00eb, jo p\u00ebr dy, jo p\u00ebr tre, por p\u00ebr kat\u00ebr mandate.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb vjedhja.<\/p>\n<p>Dhun\u00eb \u00ebsht\u00eb arroganca 13-vje\u00e7are e pushtetit.<\/p>\n<p>Si kujton q\u00eb shqiptar\u00ebt do duronin k\u00ebt\u00eb dhun\u00eb shtazore t\u00eb ushtruar mbi ta p\u00ebr 13 vite?<\/p>\n<p>Jo, jo, edhe ata do reagojn\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, revolta e student\u00ebve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pasoj\u00eb e vet\u00ebm pasoj\u00eb e dhun\u00ebs 13-vje\u00e7are t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama, jep dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>Jep dor\u00ebheqjen se nuk t\u00eb ka ngelur m\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeverisur.<\/p>\n<p>AKSHI-n e vodhe vet\u00eb me Agas\u00ebt e tu.<\/p>\n<p>Bashkia e Tiran\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>SHISH ka r\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria t\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb organizat\u00eb kriminale.<\/p>\n<p>Ministrit\u00eb i ke t\u00eb mbyllura prej nj\u00eb jave.<\/p>\n<p>Parlamentin e mbylle nga frika.<\/p>\n<p>Po qeveris nj\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb je njeriu m\u00eb i urryer n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ke marr\u00eb fund Edi Rama.<\/p>\n<p>Nuk i demonizon dot ti student\u00ebt si dhunes.<\/p>\n<p>Dole sot me nj\u00eb gur p\u00ebr t\u2019i faj\u00ebsuar student\u00ebt. Po pse nuk del nj\u00ebher\u00eb edhe me pushk\u00ebn q\u00eb ke q\u00eblluar dje mbi student\u00ebt?<\/p>\n<p>Pse nuk del me kockat q\u00eb u ke thyer dhe kafkat q\u00eb u ke \u00e7ar\u00eb student\u00ebve paq\u00ebsor\u00eb?<\/p>\n<p>I ke q\u00eblluar me plumba gome n\u00eb fytyr\u00eb kur me ligj \u00ebsht\u00eb e ndaluar.<\/p>\n<p>Pse nuk dole me gazin helmues q\u00eb ke hedhur mbi f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb sikur t\u00eb ishe Asadi i Siris\u00eb?<\/p>\n<p>Pse nuk dole me shkopinjt\u00eb e gurit dhe pllakat e hekurit t\u00eb polic\u00ebve tu q\u00eb u theve k\u00ebmb\u00ebt gjimnazist\u00ebve dhe \u00e7ave koka?<\/p>\n<p>Pse nuk del me arm\u00ebt q\u00eb u qorruan prind\u00ebrit e student\u00ebve n\u00eb protest\u00eb?<\/p>\n<p>Pse nuk del me pamjet e masakr\u00ebs n\u00eb sall\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit<\/p>\n<p>Pse nuk del me cubat pa uniform\u00eb q\u00eb nxjerr n\u00eb mesnat\u00eb q\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb vajzat minorene me furgona?<\/p>\n<p>Edi Rama, mos i hyj loj\u00ebs s\u00eb akuzave p\u00ebr dhun\u00eb sepse ti je n\u00ebna e dhun\u00ebs, gjeneratori i dhun\u00ebs dhe krimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Jep dor\u00ebheqjen, qeveri teknike, kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme politike p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-ultimatum-rames\/\">Berisha ultimatum Ram\u00ebs: Jep dor\u00ebheqjen menj\u00ebher\u00eb! Qeveria teknike \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme politike p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb vendin nga kriza<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e menj\u00ebhershme t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e nj\u00eb qeverie teknike, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si zgjidhjen e vetme politike p\u00ebr daljen nga kriza. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat dit\u00ebn e sotme, Berisha shprehu mir\u00ebnjohjen p\u00ebr kongresmen\u00ebt amerikan\u00eb Keith Self dhe Robert Aderholt, p\u00ebr deklaratat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-102394","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102394","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102394"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102394\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102394"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102394"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102394"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}