{"id":102267,"date":"2026-10-16T09:48:15","date_gmt":"2026-10-16T09:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/16\/gjekmarkaj-shqiperia-nuk-mund-te-jete-vendi-ku-te-rinjte-masakrohen-pse-kerkojne-te-drejten-e-tyre\/"},"modified":"2026-10-16T09:48:15","modified_gmt":"2026-10-16T09:48:15","slug":"gjekmarkaj-shqiperia-nuk-mund-te-jete-vendi-ku-te-rinjte-masakrohen-pse-kerkojne-te-drejten-e-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/16\/gjekmarkaj-shqiperia-nuk-mund-te-jete-vendi-ku-te-rinjte-masakrohen-pse-kerkojne-te-drejten-e-tyre\/","title":{"rendered":"Gjekmarkaj: Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb jet\u00eb vendi ku t\u00eb rinjt\u00eb masakrohen pse k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit,nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe deputet i PD-s\u00eb, Agron Gjekmarkaj ka reaguar p\u00ebr protestat studentore dhe p\u00ebrplasjet me policin\u00eb, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe politike nga kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, Gjekmarkaj k\u00ebrkon hetim t\u00eb pavarur p\u00ebr dhun\u00ebn e pretenduar ndaj t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>Duke iu drejtuar drejtp\u00ebrdrejt kryeministrit, Gjekmarkaj argumenton se vazhdimi i situat\u00ebs pa nj\u00eb zgjidhje politike rrezikon t\u00eb thelloj\u00eb p\u00ebr\u00e7arjen n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria, e trazuar e gjitha n\u00eb rebelim, pret q\u00eb Kryeministri t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe jo t\u00eb b\u00ebj\u00eb prokurorin moral! Shqip\u00ebria pret q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e saj t\u00eb d\u00ebgjohen! Doli ai, por dol\u00ebn edhe t\u00eb tjer\u00ebt, her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00ebp\u00ebr cepa t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb vendit, dinjitar\u00ebt pa dinjitet t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb ka humbur \u00e7do legjitimitet! Dol\u00ebn her\u00ebt, sepse dit\u00ebn duhet t\u00eb gjejn\u00eb streh\u00eb t\u00eb sigurt q\u00eb t\u00eb fshihen\u201d, thuhet ne reagimin e Gjekmarkajt.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj thekson se zgjidhja eshte qeveria teknike: \u201cVendit i duhet qeveri teknike, rishkrim i kuadrit kushtetues, rind\u00ebrtim i infrastruktur\u00ebs ligjore t\u00eb Republik\u00ebs, nj\u00eb kantier i hapur ku t\u00eb punojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebt jetik\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie!\u201d<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Agron Gjekmarkaj<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, e trazuar e gjitha n\u00eb rebelim, pret q\u00eb Kryeministri t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe jo t\u00eb b\u00ebj\u00eb prokurorin moral! Shqip\u00ebria pret q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e saj t\u00eb d\u00ebgjohen!<\/p>\n<p>Doli ai, por dol\u00ebn edhe t\u00eb tjer\u00ebt, her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00ebp\u00ebr cepa t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb vendit, dinjitar\u00ebt pa dinjitet t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb ka humbur \u00e7do legjitimitet! Dol\u00ebn her\u00ebt, sepse dit\u00ebn duhet t\u00eb gjejn\u00eb streh\u00eb t\u00eb sigurt q\u00eb t\u00eb fshihen!<\/p>\n<p>\u00abEjani, \u2013 thon\u00eb, \u2013 t\u00eb flasim, t\u00eb diskutojm\u00eb, por me nj\u00eb kusht: t\u00eb rrim\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb pushtet, t\u00eb vjedhim gjithmon\u00eb, t\u00eb sundojm\u00eb, t\u2019ju posht\u00ebrojm\u00eb, t\u2019ju patronazhojm\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb duam me pasurin\u00eb dhe dinjitetin e shqiptar\u00ebve. Po, hajdeni, p\u00ebr t\u00eb tjerat diskutojm\u00eb!\u00bb<\/p>\n<p>E v\u00ebrtet\u00eb, Shqip\u00ebria nuk do p\u00ebrplasje, as luft\u00eb civile, as lul\u00ebzim t\u00eb anarkis\u00eb, por p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb konsideruar, qoft\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme, ekzistenc\u00ebn e saj p\u00ebrpara hallit personal!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria pret zgjidhje politike, jo agoni!<\/p>\n<p>Pamjet e t\u00eb rinjve mbr\u00ebm\u00eb, t\u00eb shtrir\u00eb p\u00ebrtok\u00eb si n\u00eb Libin\u00eb e Gadafit, dhuna e stisur nga militant\u00eb kund\u00ebr konvikteve t\u00eb vajzave n\u00eb Qytet Studenti, jan\u00eb nj\u00eb kamban\u00eb alarmi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb na pret!<\/p>\n<p>T\u00eb rinjt\u00eb nuk jan\u00eb armiq t\u00eb shtetit! Ata nuk jan\u00eb kriminel\u00eb pse protestojn\u00eb, pse ngren\u00eb z\u00ebrin, pse refuzojn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrohen. Ata jan\u00eb bijt\u00eb dhe bijat e k\u00ebtij vendi, jan\u00eb shpresa e fundit e Shqip\u00ebris\u00eb dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogari nga pushteti pa u p\u00ebrballur me \u00e7izmen e dhun\u00ebs policore, pa i rr\u00ebmbyer me maska n\u00eb furgon\u00eb privat\u00eb, pa i gjakosur e posht\u00ebruar!<\/p>\n<p>Militant\u00ebt politik\u00eb n\u00eb organet e rendit nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb gjykohen p\u00ebr bat\u00ebrdin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Student\u00ebt nuk mund t\u2019i ftojn\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb ministra t\u00eb depersonalizuar, t\u00eb korruptuar, simbol i bllokimit dhe vrasjes s\u00eb alternativ\u00ebs!<\/p>\n<p>Uniforma e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb simbol i ligjit dhe i siguris\u00eb, teksa ajo po p\u00ebrdoret si licenc\u00eb p\u00ebr posht\u00ebrim, dhun\u00eb dhe terror ndaj qytetar\u00ebve!<\/p>\n<p>Asnj\u00eb urdh\u00ebr nuk mund t\u00eb justifikoj\u00eb trajtimin \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb t\u00eb rinjve. Asnj\u00eb pushtet nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin. Asnj\u00eb Kryeminist\u00ebr apo qeveri nuk mund ta fsheh\u00eb frik\u00ebn nga qytetar\u00ebt pas helmetave, mburojave dhe forc\u00ebs s\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur qeveria u p\u00ebrgjigjet z\u00ebrave t\u00eb rinis\u00eb me dhun\u00eb, ajo nuk demonstron forc\u00eb, por dob\u00ebsi dhe frik\u00eb.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb rinjt\u00eb shtrihen p\u00ebrtok\u00eb, nd\u00ebrsa shteti ngrihet kund\u00ebr tyre me forc\u00eb, nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me triumfin e rendit, por me d\u00ebshtimin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb, me triumfin e autoritarizmit e t\u00eb terrorit politik.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb jet\u00eb vendi ku t\u00eb rinjt\u00eb masakrohen e posht\u00ebrohen pse k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre!<\/p>\n<p>Si N\u00ebnkryetar i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs, k\u00ebrkoj p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do akt dhune, identifikimin e personave p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe hetim t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb pavarur e transparent p\u00ebr ngjarjet e mbr\u00ebmshme.<\/p>\n<p>Kam nj\u00eb thirrje p\u00ebr SPAK-un: t\u00eb veproj\u00eb p\u00ebr t\u2019i ardhur n\u00eb ndihm\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebto or\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, t\u2019i hetoj\u00eb ata kriminel\u00eb ose t\u00eb premtoj\u00eb q\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb sapo t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi!<\/p>\n<p>Demokracia nuk mbrohet duke gjunj\u00ebzuar rinin\u00eb. Ajo mbrohet duke mos ndryshuar Kushtetut\u00ebn me nj\u00eb parlament \u00e7yryk p\u00ebr t\u00eb grabitur zgjedhjet n\u00eb tavolin\u00eb!<\/p>\n<p>Ajo mbrohet duke mos rr\u00ebmbyer zgjedhjet lokale e politike me forc\u00ebn e krimit, patronazhimit, policis\u00eb dhe administrat\u00ebs!<\/p>\n<p>Ajo mbrohet duke mos e kthyer pushtetin n\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete e t\u00eb pandryshuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo mbrohet duke i p\u00ebrdorur zgjedhjet p\u00ebr ta l\u00ebn\u00eb pushtetin, jo p\u00ebr ta mbajtur p\u00ebrjet\u00ebsisht!<\/p>\n<p>Ajo mbrohet kur qytetar\u00ebt votojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo mbrohet kur Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb nuk b\u00ebhet nj\u00eb person nga nj\u00eb qark ku policia u vu n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit dhe krimit p\u00ebr t\u00eb dhunuar opozit\u00ebn n\u00eb zgjedhje, ku ai ishte numri nj\u00eb i saj dhe k\u00ebt\u00eb ofiq e merr si shp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Ajo mbrohet kur shefja e sh\u00ebrbimeve nuk i sh\u00ebrben krimit t\u00eb organizuar, por siguris\u00eb komb\u00ebtare!<\/p>\n<p>Ajo mbrohet duke mos vjedhur paran\u00eb publike me \u00e7do posht\u00ebrsi e tender!<\/p>\n<p>Ajo mbrohet duke respektuar t\u00eb drejtat e opozit\u00ebs n\u00eb parlament dhe duke mos e marr\u00eb peng institucionin, duke mos e nd\u00ebshkuar or\u00eb e \u00e7ast opozit\u00ebn p\u00ebr t\u2019i mbyllur goj\u00ebn!<\/p>\n<p>Ajo mbrohet duke e ushqyer pluralizmin dhe liberalizmin, jo duke i vrar\u00eb ato.<\/p>\n<p>Ajo mbrohet duke promovuar bashk\u00ebjetes\u00ebn politike me ndershm\u00ebri, jo duke luftuar kund\u00ebrshtarin me mjete ekstra-politike.<\/p>\n<p>Ajo mbrohet duke u kujdesur q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi t\u00eb rritet, jo t\u00eb zvog\u00eblohet!<\/p>\n<p>Ajo mbrohet duke i dh\u00ebn\u00eb vendit nj\u00eb qeveri t\u00eb denj\u00eb dhe jo dordolec\u00eb t\u00eb korruptuar, anonim\u00eb e banal\u00eb si kjo e tanishmja!<\/p>\n<p>Ajo mbrohet kur Kryeministri mbetet njeri dhe jo luan q\u00eb i flet Zoti!<\/p>\n<p>Ajo mbrohet kur sistemi nuk vihet i gjithi n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb njeriu, aq sa sot nuk ke m\u00eb me k\u00eb t\u00eb bisedosh. Vendi nuk ka President, ose e ka, por sa her\u00eb flet, edhe n\u00eb k\u00ebto or\u00eb tragjike, njer\u00ebzit qeshin. Nuk ka qendra diverse pushteti, nuk ka as z\u00ebra dinjitoz\u00eb n\u00eb Partin\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb t\u00eb artikulojn\u00eb alternativa apo t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb ura komunikimi!<\/p>\n<p>Nj\u00eb nyje e madhe gordiane rri mbi kokat tona, nj\u00eb qerthull vicioz q\u00eb deri m\u00eb sot nuk e ka zgjidhur debati e fjala! Student\u00ebt nuk duan t\u00eb plaken m\u00eb me k\u00ebt\u00eb nyje gordiane mbi kok\u00eb.<\/p>\n<p>Fshihet nj\u00eb njeri, zhduket gjith\u00eb shteti, s\u2019ka m\u00eb asgj\u00eb!<\/p>\n<p>Edi Rama, p\u00ebr gjith\u00eb nderin q\u00eb ky vend i ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb 30 vjet, duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale e politike q\u00eb t\u00eb mos i p\u00ebrplas\u00eb shqiptar\u00ebt! Ai duhet t\u00eb ofroj\u00eb zgjidhje politike, jo p\u00ebr t\u00eb kaluar lumin, por q\u00eb lumi t\u00eb mos p\u00ebrmbys\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb zhduket p\u00ebr t\u2019u shfaqur n\u00eb m\u00ebngjes, dit\u00eb pas dite, n\u00eb pritje q\u00eb student\u00ebt t\u00eb lodhen, si\u00e7 ndodhi me protestat e ver\u00ebs!<\/p>\n<p>Nj\u00eb Shqip\u00ebri e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as e integrueshme, as europiane, por nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb hekuri n\u00eb trupin e gjithsecilit! Duhet ta mbajm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, do t\u00eb hedhim k\u00ebmish\u00ebn!<\/p>\n<p>Vendit i duhet qeveri teknike, rishkrim i kuadrit kushtetues, rind\u00ebrtim i infrastruktur\u00ebs ligjore t\u00eb Republik\u00ebs, nj\u00eb kantier i hapur ku t\u00eb punojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb komponent\u00ebt jetik\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria b\u00ebhet europiane vet\u00ebm kur qytetar\u00ebt e saj respektohen dhe, si pasoj\u00eb, jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb demokratike. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb iluzion e genjeshter! Nuk jetohet me secilen ve\u00e7 e ve\u00e7 as mes te dyjave<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/gjekmarkaj-shqiperia\/\">Gjekmarkaj: Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb jet\u00eb vendi ku t\u00eb rinjt\u00eb masakrohen pse k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i Kuvendit,nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe deputet i PD-s\u00eb, Agron Gjekmarkaj ka reaguar p\u00ebr protestat studentore dhe p\u00ebrplasjet me policin\u00eb, duke k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale dhe politike nga kryeministri Edi Rama. N\u00eb reagimin e tij, Gjekmarkaj k\u00ebrkon hetim t\u00eb pavarur p\u00ebr dhun\u00ebn e pretenduar ndaj t\u00eb rinjve. Duke iu drejtuar drejtp\u00ebrdrejt kryeministrit, Gjekmarkaj argumenton se vazhdimi i situat\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-102267","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102267\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}