{"id":102102,"date":"2026-10-13T14:48:21","date_gmt":"2026-10-13T14:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/13\/kombetarja-i-dha-krenari-shqiperise-shteti-mori-1-5-milione-euro-po-futbolli-cfare-perfitoi\/"},"modified":"2026-10-13T14:48:21","modified_gmt":"2026-10-13T14:48:21","slug":"kombetarja-i-dha-krenari-shqiperise-shteti-mori-1-5-milione-euro-po-futbolli-cfare-perfitoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/13\/kombetarja-i-dha-krenari-shqiperise-shteti-mori-1-5-milione-euro-po-futbolli-cfare-perfitoi\/","title":{"rendered":"Komb\u00ebtarja i dha krenari Shqip\u00ebris\u00eb, shteti mori 1.5 milion\u00eb euro! Po futbolli \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitoi?"},"content":{"rendered":"<p>Miliona p\u00ebr projekte t\u00eb tjera, zero mb\u00ebshtetje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr klubet dhe nj\u00eb Ligj Sponsorizimi i bllokuar prej vitesh. Ministri i Financave mban peng reform\u00ebn, nd\u00ebrsa kryeministri duhet ta kthej\u00eb sportin n\u00eb prioritet.<\/p>\n<p>Futbolli n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb paradoks q\u00eb nuk mund t\u00eb fshihet m\u00eb pas justifikimeve burokratike: \u00ebsht\u00eb sporti q\u00eb mbush stadiumet, bashkon shqiptar\u00ebt dhe u dha krenari me Komb\u00ebtaren, por kur vjen puna te financimi, trajtohet si nj\u00eb barr\u00eb q\u00eb shteti nuk d\u00ebshiron ta marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr.<\/p>\n<p>Lojtar\u00ebt e Komb\u00ebtares i dhan\u00eb vendit emocione dhe krenari. Por, nga shp\u00ebrblimet e tyre p\u00ebr Europianin, shteti p\u00ebrfitoi rreth 1.5 milion\u00eb euro n\u00eb tatime. Nd\u00ebrkoh\u00eb, klubet vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje, infrastruktura mbetet problem dhe Ligji i Sponsorizimit \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb premtim i pa mbajtur.<\/p>\n<p>Zoti minist\u00ebr i Financave, p\u00ebrflitet se keni ngritur pyetjen se p\u00ebrse futbolli k\u00ebrkon para nga buxheti i shtetit. Por pse nuk b\u00ebhet e nj\u00ebjta pyetje p\u00ebr \u00e7do shpenzim tjet\u00ebr publik? Pse parat\u00eb p\u00ebr fusha, akademi dhe edukimin sportiv t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve konsiderohen problem, nd\u00ebrsa projekte t\u00eb tjera me vlera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00ebn hetimin e SPAK-ut, mes dyshimeve p\u00ebr abuzim apo keqp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve?<\/p>\n<p>Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb q\u00eb \u00e7do shpenzim publik t\u00eb jet\u00eb i pajustifikuar, as q\u00eb futbolli t\u00eb marr\u00eb para pa llogari. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr standardin dhe p\u00ebr prioritetet. Pse k\u00ebrkohet kaq shum\u00eb llogari kur investimi lidhet me sportin, nd\u00ebrsa p\u00ebr miliona t\u00eb tjer\u00eb publiku mbetet shpesh pa p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta?<\/p>\n\n<p>Dhe, mbi t\u00eb gjitha, po f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, zoti minist\u00ebr, kush i mendon? Ata q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb fush\u00eb ku t\u00eb st\u00ebrviten, nj\u00eb akademi ku t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb dhe nj\u00eb klub q\u00eb t\u2019u jap\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zhvillohen. F\u00ebmij\u00ebt e familjeve t\u00eb zakonshme, q\u00eb nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebr arsimim dhe nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb sigurt. Sepse p\u00ebr shum\u00eb prej atyre q\u00eb drejtojn\u00eb vendin, zgjidhja p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre mund t\u00eb jet\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por \u00e7far\u00eb zgjidhjeje u ofrohet f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi?<\/p>\n<p>Futbolli nuk po k\u00ebrkon l\u00ebmosh\u00eb. K\u00ebrkon nj\u00eb sistem q\u00eb funksionon: nj\u00eb Ligj Sponsorizimi q\u00eb nxit biznesin t\u00eb investoj\u00eb, procedura t\u00eb qarta dhe infrastruktur\u00eb ku t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb mund t\u00eb luajn\u00eb. N\u00eb vitin 2019 u premtua ndryshimi i ligjit brenda 100 dit\u00ebsh. Kan\u00eb kaluar vite dhe, edhe pse nj\u00eb projekt i ri \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb diskutim, ai shoq\u00ebrohet me koklavitje, v\u00ebshtir\u00ebsi dhe pik\u00ebpyetje p\u00ebr zbatimin. Pengesa kryesore p\u00ebr miratimin mbetet Ministria e Financave, nga e cila pritet t\u00eb jap\u00eb zgjidhje dhe jo ta mbaj\u00eb reform\u00ebn t\u00eb bllokuar mes procedurave e rezervave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, stadiumet e premtuara n\u00eb Durr\u00ebs, Vlor\u00eb e Kor\u00e7\u00eb kan\u00eb mbetur n\u00eb kuadrin e projekteve, nd\u00ebrsa \u201cSelman St\u00ebrmasi\u201d vazhdon t\u00eb jet\u00eb simbol i nj\u00eb infrastrukture q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet historis\u00eb s\u00eb futbollit kryeqytetas. Sa vite t\u00eb tjera duhet t\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrpara se sporti t\u00eb trajtohet si nj\u00eb investim dhe jo si nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e tep\u00ebrt p\u00ebr buxhetin?<\/p>\n<p>Ironia b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe kur sheh raportin e kryeministrit me futbollin. Ka takuar Jos\u00e9 Mourinhon, ka ftuar Carlo Ancelottin n\u00eb Kryeministri, ka vizituar Juventusin dhe ka pritur disa her\u00eb Jorge Mendesin. Edhe pse dikur ka luajtur basketboll, kryeministri shfaqet publikisht si tifoz i futbollit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb krejt normale. Por, n\u00ebse dyert hapen p\u00ebr yjet e futbollit bot\u00ebror, pse nuk hapen me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vendosm\u00ebri p\u00ebr reform\u00ebn q\u00eb mund t\u2019i jap\u00eb frym\u00ebmarrje futbollit shqiptar?<\/p>\n\n<p>N\u00ebse Ministria e Financave e sheh Ligjin e Sponsorizimit si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nd\u00ebrlikuar, pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb kryeministri. Jo p\u00ebr t\u00eb anashkaluar rregullat dhe llogaridh\u00ebnien, por p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb zgjidhje konkrete, p\u00ebr t\u00eb imponuar afate dhe p\u00ebr ta vendosur reform\u00ebn n\u00eb list\u00ebn e prioriteteve. Sepse nuk mund t\u00eb mjaftoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb ministri t\u00eb shpreh\u00eb rezerva, nd\u00ebrsa nj\u00eb sektor i t\u00ebr\u00eb t\u00eb pres\u00eb pafund\u00ebsisht. N\u00eb fund t\u00eb fundit, qeveria duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb drejtim t\u00eb qart\u00eb dhe kryeministri p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara.<\/p>\n\n<p>Pse nuk b\u00ebhet prioritet nj\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb sillte m\u00eb shum\u00eb investime private? Pse nuk nd\u00ebrtohen kushtet q\u00eb klubet t\u00eb mos mbijetojn\u00eb nga sezoni n\u00eb sezon dhe f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb mos varen vet\u00ebm nga sakrificat e familjeve t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>N\u00eb fund, \u00e7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebse futbolli duhet t\u00eb marr\u00eb para pa kushte. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse shteti ka nj\u00eb politik\u00eb serioze p\u00ebr sportin, apo kujtohet p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebm kur Komb\u00ebtarja fiton dhe flamuri shqiptar val\u00ebvitet n\u00eb stadiumet e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u00eb takosh Mourinhon, t\u00eb pres\u00ebsh Ancelottin apo edhe t\u2019i jap\u00ebsh nj\u00eb \u201cdor\u00eb\u201d v\u00ebllait, menaxher futbolli tashm\u00eb, duke ftuar e pritur nj\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb menaxhimit bot\u00ebror si Jorge Mendes. Krenaria komb\u00ebtare nuk nd\u00ebrtohet vet\u00ebm me rezultatet e Komb\u00ebtares. Ajo nd\u00ebrtohet edhe me fushat ku rriten lojtar\u00ebt e s\u00eb ardhmes, me klubet q\u00eb i formojn\u00eb dhe me nj\u00eb shtet q\u00eb e kupton se sporti dhe futbolli nuk jan\u00eb shpenzime t\u00eb panevojshme, por investime te njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kombetarja-krenari-shqiperise\/\">Komb\u00ebtarja i dha krenari Shqip\u00ebris\u00eb, shteti mori 1.5 milion\u00eb euro! Po futbolli \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitoi?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Miliona p\u00ebr projekte t\u00eb tjera, zero mb\u00ebshtetje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr klubet dhe nj\u00eb Ligj Sponsorizimi i bllokuar prej vitesh. Ministri i Financave mban peng reform\u00ebn, nd\u00ebrsa kryeministri duhet ta kthej\u00eb sportin n\u00eb prioritet. Futbolli n\u00eb Shqip\u00ebri ka nj\u00eb paradoks q\u00eb nuk mund t\u00eb fshihet m\u00eb pas justifikimeve burokratike: \u00ebsht\u00eb sporti q\u00eb mbush stadiumet, bashkon shqiptar\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-102102","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102102"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102102\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}