{"id":101932,"date":"2026-10-10T08:48:12","date_gmt":"2026-10-10T08:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/10\/ndryshimet-e-ligjit-per-gjykaten-speciale-a-i-rrezikon-kjo-raportet-e-kosoves-me-perendimin\/"},"modified":"2026-10-10T08:48:12","modified_gmt":"2026-10-10T08:48:12","slug":"ndryshimet-e-ligjit-per-gjykaten-speciale-a-i-rrezikon-kjo-raportet-e-kosoves-me-perendimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/10\/ndryshimet-e-ligjit-per-gjykaten-speciale-a-i-rrezikon-kjo-raportet-e-kosoves-me-perendimin\/","title":{"rendered":"Ndryshimet e ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, a i rrezikon kjo raportet e Kosov\u00ebs me Per\u00ebndimin"},"content":{"rendered":"<p>Dy her\u00eb radhazi Bashkimi Evropian reagoi pas ndryshimeve t\u00eb ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosov\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se ndryshimet ligjore bien ndesh me detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb BE-s\u00eb, Christian Wigand, Dhomat e Specializuara po japin drejt\u00ebsi, bazuar n\u00eb parimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale individuale.<\/p>\n<p>\u201cNe i b\u00ebjm\u00eb thirrje Kosov\u00ebs q\u00eb t\u2019u p\u00ebrmbahet detyrimeve t\u00eb saj nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb siguruar pavar\u00ebsin\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe angazhimin p\u00ebr t\u00eb siguruar llogaridh\u00ebnie dhe p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi viktimave dhe familjeve t\u00eb tyre nga t\u00eb gjitha komunitetet n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Wigand, duke shtuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u201cduhet t\u00eb sigurohet mbrojtja dhe siguria e d\u00ebshmitar\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p><em><strong>Pavar\u00ebsia e Dhomave t\u00eb Specializuara nuk duhet t\u00eb c\u00ebnohet<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Reagime pati edhe nga ambasada gjermane n\u00eb Prishtin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shprehur e shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndryshimet q\u00eb Kuvendi i Kosov\u00ebs b\u00ebri t\u00eb mart\u00ebn mbr\u00ebma n\u00eb Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, me seli n\u00eb Hag\u00eb. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Ambasad\u00ebs s\u00eb Gjermanis\u00eb, Catalina Heine, tha p\u00ebr mediet n\u00eb Prishtin\u00eb se \u201cDhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb institucion i pavarur gjyq\u00ebsor dhe se pavar\u00ebsia e tyre nuk duhet t\u00eb cenohet\u201d. \u201cDhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb nj\u00eb institucion gjyq\u00ebsor i pavarur dhe u themeluan n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe mb\u00ebshteten n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. Q\u00ebllimi i tyre \u00ebsht\u00eb t\u00eb sigurojn\u00eb llogaridh\u00ebnie dhe drejt\u00ebsi p\u00ebr viktimat nga t\u00eb gjitha komunitetet n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb synim, pavar\u00ebsia e tyre duhet t\u00eb respektohet plot\u00ebsisht\u201d, citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja Heine, duke shtuar se ambasada gjithashtu e mb\u00ebshtet edhe q\u00ebndrimin e BE-s\u00eb kund\u00ebr ndryshimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj.<\/p>\n<p><em><strong>PDK: Ligji \u201cnuk i shkel\u201d detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare as Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Iniciator\u00ebt e ndryshimeve ligjore t\u00eb ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara ngulin k\u00ebmb\u00eb, se ligji \u201cnuk i shkel\u201d, detyrimet e veta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sikund\u00ebr nuk \u201cshkel\u201d, Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs. P\u00ebrparim Gruda, si iniciues nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, pas reagimeve t\u00eb BE-s\u00eb, u shpreh n\u00eb publik, se \u201c\u00ebsht\u00eb ngritur me t\u00eb drejt\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim se a do ta zbatoj\u00eb Gjykata Speciale k\u00ebt\u00eb ligj?\u201d, duke ngritur shqet\u00ebsimin, si\u00e7 thot\u00eb, se \u201cGjykata Speciale deri m\u00eb sot ka treguar se \u00ebsht\u00eb e gatshme ta interpretoj\u00eb ligjin dhe Kushtetut\u00ebn e Kosov\u00ebs sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb vet\u201d. Gruda pret q\u00eb Gjykata Speciale \u201ct\u00eb b\u00ebj\u00eb obstruksione edhe ndaj zbatimit t\u00eb k\u00ebtij ligji\u201d. \u201cPor pyetja \u00ebsht\u00eb: a mundemi ne, si shtet i Kosov\u00ebs, ta detyrojm\u00eb q\u00eb ta zbatoj\u00eb? Po. Absolutisht po. Jam i bindur se do ta gjejm\u00eb rrug\u00ebn juridike dhe institucionale p\u00ebr ta detyruar Gjykat\u00ebn Speciale ta zbatoj\u00eb ligjin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb na duhet vendosm\u00ebri si shtet, si institucione dhe si shoq\u00ebri. Dhe do t\u2019ia arrijm\u00eb\u201d, thot\u00eb Gruda.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb P\u00ebrparim Gruda nga PDK \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm, se \u201cky ligj mund ta sjell\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje juridike dhe institucionale me Gjykat\u00ebn Speciale\u201d. \u201cN\u00ebse kjo ndodh, Kosova duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb fuqish\u00ebm prapa ligjit t\u00eb vet. Jam i bindur se n\u00eb fund Gjykata Speciale do t\u00eb duhet ta zbatoj\u00eb at\u00eb\u201d, thot\u00eb Gruda.<\/p>\n<p><em><strong>\u00c7far\u00eb thon\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb politik\u00ebs e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike dhe ata t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkaq, thon\u00eb se rruga q\u00eb kan\u00eb ndjekur Dhomat e Specializuara ka qen\u00eb traumatike p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00eb nivele: historik, komb\u00ebtar, politik dhe emocional, q\u00eb nga themelimi i tyre dhe i gjith\u00eb procesi e deri te vendimi p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Politologu Artan Muhaxhiri thot\u00eb p\u00ebr DW se, \u201cprojektligji p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb reagim i domosdosh\u00ebm dhe i menj\u00ebhersh\u00ebm institucional p\u00ebr ta trajtuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d. \u201cNga k\u00ebndv\u00ebshtrimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb, kjo nism\u00eb mund t\u00eb interpretohet edhe si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore q\u00eb spektri politik i Kosov\u00ebs dhe ekspert\u00ebt e saj ligjor\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi, se kjo mas\u00eb nuk bie ndesh me detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj BE-s\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb ajo t\u00eb arrij\u00eb rezultatin e d\u00ebshiruar dhe t\u00eb mos prodhoj\u00eb efekt t\u00eb kund\u00ebrt\u201d, thot\u00eb Muhaxhiri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb njoh\u00ebs tjet\u00ebr i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), i tha DW-s\u00eb se ndryshimi i ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale dhe zbatimi i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces kompleks, sepse \u201cpa p\u00ebrfshirjen n\u00eb ekspertiz\u00eb t\u00eb partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, v\u00ebshtir\u00eb se ligji mund t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja juridike n\u00eb praktik\u00eb, apo t\u00eb cenoj\u00eb rastet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb proces e sip\u00ebr n\u00eb Hag\u00eb\u201d. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente duhet t\u00eb fillojn\u00eb konsultimet dhe bashk\u00ebpunimi me shtetet kryesore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto ndryshime t\u00eb ken\u00eb efekt dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zbatueshme n\u00eb praktik\u00eb, pasi q\u00eb \u00e7do plot\u00ebsim dhe ndryshim i Ligjit mbi Dhomat e Specializuara \u00ebsht\u00eb subjekt i vler\u00ebsimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb nga ana e Dhom\u00ebs s\u00eb Specializuar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Hag\u00eb\u201d, thot\u00eb Miftaraj.<\/p>\n<p>Miftaraj k\u00ebrkon q\u00eb Kosova t\u00eb ruaj\u00eb raportet me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. \u201cQeveria dhe presidentja e re do t\u00eb duhej q\u00eb, n\u00eb mir\u00ebbesim dhe bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb diskutonte p\u00ebr \u00e7do plot\u00ebsim apo ndryshim t\u00eb ligjit, gj\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur\u201d.<\/p>\n<p><em><strong>Ligji i ndryshuar pritet t\u00eb dekretohet<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ligji i ndryshuar nga parlamenti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, q\u00eb pritet t\u00eb dekretohet nga presidentja e sapozgjedhur e Kosov\u00ebs, Justina Pula-Shiroka, nuk e kufizon angazhimin e Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb vazhduar hetimet p\u00ebr trafikim organesh gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb pretenduara nga raporti i Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, p\u00ebr \u00e7ka edhe ishte themeluar Gjykata Speciale.<\/p>\n<p>Por ligji tashm\u00eb i ndryshuar parasheh ngushtimin n\u00eb disa fusha t\u00eb mandatit t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale, q\u00eb p\u00ebrfshin periudh\u00ebn kohore q\u00eb mbulon Gjykata, nga periudha e ligjit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, janar 1998-dhjetor 2000, n\u00eb 1 korrik 1999-31 dhjetor 2000. N\u00eb ligj parashihet po ashtu kufizimi i d\u00ebnimit maksimal me burgim n\u00eb 15 vjet, mbajtja e d\u00ebnimeve n\u00eb Kosov\u00eb dhe mund\u00ebsia e faljes presidenciale p\u00ebr personat e d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto pika nd\u00ebr kryesoret t\u00eb ligjit, politologu Artan Muhaxhiri thot\u00eb se \u201c\u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me juridiksionin, kufijt\u00eb maksimal\u00eb t\u00eb d\u00ebnimeve t\u00eb parashikuara me ligj dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme duhet t\u00eb argumentohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale dhe rigoroze, duke d\u00ebshmuar se ato garantojn\u00eb plot\u00ebsisht pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit dhe se jan\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura fort n\u00eb sistemin juridik t\u00eb Kosov\u00ebs, pra n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin sistem juridik q\u00eb i themeloi Dhomat e Specializuara\u201d.\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kosove-perendim\/\">Ndryshimet e ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, a i rrezikon kjo raportet e Kosov\u00ebs me Per\u00ebndimin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy her\u00eb radhazi Bashkimi Evropian reagoi pas ndryshimeve t\u00eb ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara nga Kuvendi i Kosov\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se ndryshimet ligjore bien ndesh me detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb BE-s\u00eb, Christian Wigand, Dhomat e Specializuara po japin drejt\u00ebsi, bazuar n\u00eb parimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale individuale. \u201cNe i b\u00ebjm\u00eb thirrje Kosov\u00ebs q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101932","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101932"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101932\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}