{"id":101882,"date":"2026-10-09T10:48:16","date_gmt":"2026-10-09T10:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/09\/reforma-territoriale-berisha-akuza-mazhorances-votuan-nje-krim-kolektiv-per-asgjesimin-e-15-bashkive\/"},"modified":"2026-10-09T10:48:16","modified_gmt":"2026-10-09T10:48:16","slug":"reforma-territoriale-berisha-akuza-mazhorances-votuan-nje-krim-kolektiv-per-asgjesimin-e-15-bashkive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/09\/reforma-territoriale-berisha-akuza-mazhorances-votuan-nje-krim-kolektiv-per-asgjesimin-e-15-bashkive\/","title":{"rendered":"Reforma territoriale, Berisha akuza mazhoranc\u00ebs: Votuan nj\u00eb krim kolektiv p\u00ebr asgj\u00ebsimin e 15 bashkive"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i PD, Sali Berisha e konsideroi votimin nga mazhoranca t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, si nj\u00eb krim kolektiv. N\u00eb nj\u00eb komunikim me gazetar\u00ebt, Berisha e ka cil\u00ebsuar votimin si nj\u00eb akt antikomb\u00ebtar dhe kund\u00ebr interesave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Lideri demokrat u shpreh se votimi i zhvilluar pas mesnate p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb goditje ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb 15 bashkive t\u00eb vendit.Sipas tij deputet\u00ebt e mazhoranc\u00ebs kan\u00eb votuar kund\u00ebr interesave t\u00eb zgjedh\u00ebsve t\u00eb tyre, duke theksuar se vendimi \u00ebsht\u00eb ndikuar nga korrupsioni dhe interesat politike.<\/p>\n<p>\u201cMbr\u00ebm\u00eb pas mesnate, n\u00eb nj\u00eb akt flagrant antikomb\u00ebtar, antiqytetar, krimi, pengmarrja dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodh\u00ebn si shigjeta kund\u00ebr qytetar\u00ebve t\u00eb 15 bashkive t\u00eb vendit, p\u00ebr asgj\u00ebsimin e tyre.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb krimit n\u00eb unison, shkelmuan interesat e zgjedh\u00ebsve t\u00eb tyre. T\u00eb marr\u00eb peng me korrupsionin e tyre, me vjedhjet dhe pla\u00e7k\u00ebn q\u00eb kan\u00eb siguruar me mandatin e tyre, ata votuan n\u00eb nj\u00eb krim kolektiv p\u00ebr asgjesimin e 15 bashkive.<\/p>\n<p>Reforma territoriale \u00ebsht\u00eb pa dyshim, n\u00eb raport me qytetarin dhe komunitetet, reforma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse kjo reform\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vet\u00eb qeverisjen e komuniteteve. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me qeverit\u00eb vendore t\u00eb tyre, t\u00eb cilat kan\u00eb misionin zhvillimin e territorit t\u00eb komunitetit. Kan\u00eb mision konservimin e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore historike t\u00eb komunitetit.<\/p>\n<p>Kan\u00eb mision mbrojtjen, zhvillimin e identiteteve t\u00eb komuniteteve. Theksoj dhe nj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb vend me nevoj\u00eb jetike p\u00ebr zhvillim, nj\u00ebsit\u00eb e qeverisjes vendore jan\u00eb investitor\u00eb kryesor\u00eb n\u00eb zonat e komuniteteve,\u201d tha Berisha.<\/p>\n<p>Historia e shkurtimit nga 410 bashki e komuna n\u00eb 61 bashki e komuna, \u00ebsht\u00eb historia e braktisjes masive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb rurale. Investimet n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb rurale, e cila ishte n\u00eb raport me infrastruktur\u00ebn n\u00eb nivele mesjetare, para k\u00ebsaj qeverie arrit\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 3.2 miliard\u00eb. U nd\u00ebrtuan dhe u rind\u00ebrtuan mbi 8500 kilometra rrug\u00eb.<\/p>\n<p>U nd\u00ebrtuan dhe u rind\u00ebrtuan qindra e qindra sisteme kanalizimi dhe uj\u00ebsjell\u00ebs. U nd\u00ebrtuan n\u00eb zonat rurale mbi 1 mij\u00eb objekte arsimore dhe qindra objekte sh\u00ebndet\u00ebsore. Ky proces, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, u nd\u00ebrpre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se marrim investimet e k\u00ebsaj qeverie n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb rurale n\u00eb 14 vite, ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pakta se sa investimi n\u00eb pllakat e gurit n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej. Edhe ato investime jan\u00eb vjedhje masive. Ndaj dhe, PD u angazhua q\u00eb n\u00eb fillim n\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb, e bindur p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj par\u00ebsore p\u00ebr interesat e qytetar\u00ebve dhe komuniteteve.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb, kur n\u00eb t\u00eb gjitha konsultat pa p\u00ebrjashtim, qytetar\u00ebt damkos\u00ebn reform\u00ebn e vitit 2014 si nj\u00eb reform\u00eb kund\u00ebr interesave t\u00eb tyre, dhe kur PD p\u00ebrgatiti projektin me s\u00eb paku 100 bashki n\u00eb mbar\u00eb vendin, Edi Rama u t\u00ebrhoq nga procesi dhe arriti n\u00eb k\u00ebt\u00eb vot\u00eb, m\u00eb e turpshmja n\u00eb historin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Dita e djeshme ishte dita e hanxhar\u00ebve t\u00eb krimit, ku deputet\u00ebt merreshin peng si lepuj, ku ata shantazhoheshin, thirreshin, k\u00ebrc\u00ebnoheshin me pasoja t\u00eb r\u00ebnda familjare dhe personale.<\/p>\n<p>A mund t\u00eb imagjinoni ju se si deputeti i Fush\u00eb-Arr\u00ebzit voton p\u00ebr shkrirjen e Fush\u00eb-Arrezit, e cila p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ka qen\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb lidhte Shqip\u00ebrin\u00eb me Kosov\u00ebn, ka qen\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr n\u00eb shekuj. Dhe Fush\u00eb-Arr\u00ebzi e banor\u00ebt e veriut ran\u00eb viktim\u00eb e tenderave t\u00eb Tom Doshit, q\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb dhe e them, se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vampir\u00ebt, bashk\u00eb me Vilma Nushin, e sh\u00ebndetit t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ai i Skrapit q\u00eb nd\u00ebrton hotele luksoze n\u00eb bregdet, po ai shet \u00e7do gj\u00eb, ata jan\u00eb tregtar\u00eb t\u00eb pamoral, t\u00eb turpsh\u00ebm. Ata mbrojn\u00eb pronat e tyre t\u00eb krimit, kan\u00eb mbrojtur pronat e tyre t\u00eb krimit. Deputeti i Maliqit, Maliqi nj\u00eb bashki me t\u00eb gjitha potencialet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e till\u00eb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr e fuqishme zhvillimi e rajonit.<\/p>\n<p>Po Divjaka me pasurit\u00eb e saj t\u00eb pafundme, m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se bashkia me t\u00eb cilat u bashkua.<\/p>\n<p>Po, potencialet e Divjak\u00ebs jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sepse Divjaka ka nj\u00eb potencial turistik t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Klosi, bashki n\u00eb territorin e t\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb depozita bot\u00ebrore kromi. P\u00ebrrenjasi, bashki n\u00eb t\u00eb cila jan\u00eb depozita bot\u00ebrore hekuri dhe nikeli.<\/p>\n<p>Pra t\u00eb gjitha k\u00ebto u shkelmuan nga individ\u00eb, nga burra dhe gra mercenar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb turpsh\u00ebm. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parlament krimi, q\u00eb nuk meriton t\u00eb ekzistoj\u00eb asnj\u00eb or\u00eb, asnj\u00eb dit\u00eb. Deputet\u00ebt ran\u00eb tek k\u00ebmb\u00ebt e Padrinos dhe t\u00eb narko-trafikantit Taulant Balla. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nder dhe dinjitet, por pa asnj\u00eb interes tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 interesave t\u00eb tyre vetjake, personale dhe familjar\u00ebve natyrisht,\u201d tha Berisha.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/reforma-berisha\/\">Reforma territoriale, Berisha akuza mazhoranc\u00ebs: Votuan nj\u00eb krim kolektiv p\u00ebr asgj\u00ebsimin e 15 bashkive<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD, Sali Berisha e konsideroi votimin nga mazhoranca t\u00eb Reform\u00ebs Territoriale, si nj\u00eb krim kolektiv. N\u00eb nj\u00eb komunikim me gazetar\u00ebt, Berisha e ka cil\u00ebsuar votimin si nj\u00eb akt antikomb\u00ebtar dhe kund\u00ebr interesave t\u00eb qytetar\u00ebve. Lideri demokrat u shpreh se votimi i zhvilluar pas mesnate p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb goditje ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb 15 bashkive t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101882","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101882","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101882"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101882\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}