{"id":101781,"date":"2026-10-07T19:48:13","date_gmt":"2026-10-07T19:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/07\/spak-arkivoi-dosjen-tropoja-ajshe-haklaj-skishin-guxim-te-hetonin-saliu-vrau-7-anetare-te-familjes-sone\/"},"modified":"2026-10-07T19:48:13","modified_gmt":"2026-10-07T19:48:13","slug":"spak-arkivoi-dosjen-tropoja-ajshe-haklaj-skishin-guxim-te-hetonin-saliu-vrau-7-anetare-te-familjes-sone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/07\/spak-arkivoi-dosjen-tropoja-ajshe-haklaj-skishin-guxim-te-hetonin-saliu-vrau-7-anetare-te-familjes-sone\/","title":{"rendered":"SPAK \u2018arkivoi\u2019 dosjen \u2018Tropoja\u2019, Ajshe Haklaj: S\u2019kishin guxim t\u00eb hetonin, Saliu vrau 7 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes son\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ajshe Haklaj, motra e v\u00ebllez\u00ebrve Haklaj, ka deklaruar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb per Report Tv se familja e saj jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga SPAK.<\/p>\n<p>Haklaj tha se prisnin q\u00eb SPAK t\u00eb zbardhte vrasjet q\u00eb sipas saj kryedemokrati Sali Berisha ka kryer nd\u00ebr vite, por shtoi se Prokuroria e Posa\u00e7me nuk pati as guximin e as d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka pezulluar kall\u00ebzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave t\u00eb tjer\u00eb, lidhur me vrasjet e kat\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrve Halil, Shk\u00eblqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ajo tha se n\u00eb familjen e saj Berisha ka vrar\u00eb 7 an\u00ebtar\u00eb, si dhe 7 persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb familjes Haklaj.<\/p>\n<p>\u201cNe prisnim shum\u00eb nga SPAK dhe menduam se kjo drejt\u00ebsi dhe SPAK do t\u00eb vendoste drejt\u00ebsi kund\u00ebr krimeve t\u00eb r\u00ebnda politike me vrasje masive t\u00eb shqiptar\u00ebve prej Berish\u00ebs dhe organizat\u00ebs s\u00eb tij kriminale. Ndaj jemi shum\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga SPAK, i cili nuk pati guximin p\u00ebr t\u00eb hetuar vrasjet kriminale t\u00eb Sali Berish\u00ebs ndaj pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes son\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb 7 vet\u00ebm nga familja dhe 7 t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb familjes. Ne mendojm\u00eb se jo vet\u00ebm nuk pati guxim, por nuk e kan\u00eb edhe d\u00ebshir\u00ebn\u201d, tha mes t\u00eb tjerash Ajshe Haklaj.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Haklaj shtoi se krimet politike t\u00eb Berish\u00ebs jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr \u00e7do shqiptar. Sipas saj, ish-kryeministri ka pasur si mision shkat\u00ebrrimin e shtetit shqiptar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb Haklaj tha se Berisha \u00ebsht\u00eb paguar nga shtetet armike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKrimet e Berish\u00ebs jan\u00eb t\u00eb dukshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Nuk ka shqiptar q\u00eb nuk i ka prekur krimet e Sali Berish\u00ebs, krimet politike t\u00eb Berish\u00ebs. Por nuk e kan\u00eb as d\u00ebshir\u00ebn dhe as guximin sepse mund t\u00eb p\u00ebrballen me krime t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb shtetit kriminal t\u00eb Berish\u00ebs. Ne e dinim se Saliu kishte nj\u00eb mision q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrronte shtetin shqiptar dhe t\u00eb krijonte nj\u00eb shtet tjet\u00ebr kriminal i cili u financua nga armiqt\u00eb tan\u00eb shekullor\u00eb. E dinim se Saliu e kishte shkat\u00ebrruar drejt\u00ebsin\u00eb dhe e kishte vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb shtetit t\u00eb tij kriminal totalisht. Por me vendosjen e SPAK menduam se SPAK do t\u00eb jepte drejt\u00ebsi p\u00ebr krimet politike t\u00eb Berish\u00ebs, q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb popullit shqiptar\u201d, shtoi Haklaj.<\/p>\n<p>Ajo p\u00ebrmendi gjithashtu \u201921 Janarin\u2019 dhe tragjedin\u00eb e Otrantos, si krime q\u00eb jan\u00eb kryer nga kryedemokrati Sali Berisha. Duke u rikthyer te vrasjet brenda familjes s\u00eb saj, ajo shtoi se shteti kriminal i Berish\u00ebs ve\u00e7 ekzekutimit t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, i ka d\u00ebmtuar dhe sht\u00ebpit\u00eb e varret.<\/p>\n<p>\u201cSepse nuk jan\u00eb vet\u00ebm krimet ndaj familjes son\u00eb, por edhe krime t\u00eb tjera politike si 21 janari e Otranto. Ato jan\u00eb financuar dhe realizuar nga bandat kriminale t\u00eb Berish\u00ebs. Un\u00eb prisja q\u00eb t\u00eb thirresha edhe her\u00eb t\u00eb tjera, por nuk u thirra m\u00eb. Kjo tregon se nuk e kan\u00eb patur predispozicionin dhe s\u2019kan\u00eb guxuar t\u2019i \u00e7ojn\u00eb hetimet deri n\u00eb fund. Jan\u00eb vrar\u00eb 7 persona n\u00eb nj\u00eb familje, jan\u00eb shkat\u00ebrruar banesat dhe varret. Un\u00eb i kam par\u00eb polic\u00ebt e Berish\u00ebs q\u00eb i kan\u00eb kryer k\u00ebto krime\u201d, vijoi m\u00eb tej Haklaj.<\/p>\n<p>Ajshe Haklaj tha se nuk do t\u00eb heqin dor\u00eb nga beteja juridike, me shpres\u00ebn s\u00eb nj\u00eb prej strukturave t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare do e marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb dhe do e zbardh\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Pezullimin e kall\u00ebzimit nga SPAK ajo e cil\u00ebsoi si vrasje p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb saj, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe s\u2019do ta pushojm\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb juridike, por me ndihm\u00ebn e avokatit ton\u00eb t\u00eb nderuar, Idajet Beqiri, do ta vijojm\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb juridike edhe m\u00eb tutje dhe shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha strukturat e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, nj\u00ebra prej tyre do t\u00eb guxoj\u00eb t\u2019i \u00e7oj\u00eb hetimet m\u00eb tej. Ne jemi t\u00eb bindur totalisht se ngjarjet kan\u00eb ndodhur si rezultat i munges\u00ebs s\u00eb shtetit. Tani po vritemi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb si rezultat i munges\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Shteti shqiptar nuk diti t\u00eb gjente kurr\u00eb nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonte q\u00eb k\u00ebto jan\u00eb tamam krime politike e shtet\u00ebrore. Prova e fakte kan\u00eb sa t\u00eb duash\u201d, tha Ajshe Haklaj.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>P\u00ebr Ajshe Haklajn, Berisha p\u00ebrpiqet p\u00ebrdit\u00eb t\u00eb ul\u00eb reputacionin e shtetit dhe institucioneve shqiptare, pasi sipas saj, ky \u00ebsht\u00eb misioni p\u00ebr t\u00eb cilin paguhet nga Serbia.<\/p>\n<p>Ajo tha se Berisha para demokracis\u00eb ka qen\u00eb agjent i UDB-s\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb pas, sipas Haklajt, ai nisi t\u2019i sh\u00ebrbente me devotshm\u00ebri interesave serbe, duke kryer krime dhe duke p\u00ebrdorur gjuh\u00eb urrejtjeje dhe p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cBerisha p\u00ebrpiqet \u00e7do dit\u00eb t\u00eb ul\u00eb reputacionin e shtetit shqiptar dhe institucioneve tona. Ai e ka mision sepse paguhet nga armiqt\u00eb e shtetit shqiptar. Sa t\u00eb jetoj\u00eb at\u00eb pun\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Berisha ka krijuar nj\u00eb shtet kriminal brenda shtetit. Q\u00eb nga fillimi e deri sot Berisha \u00ebsht\u00eb i financuar nga Serbia. Ka lidhje miq\u00ebsore me ta dhe i ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebto 30 vite me devotshm\u00ebri. Ai ka qen\u00eb agjent i UDB-s\u00eb edhe para hyrjes s\u00eb demokracis\u00eb, por me hyrjen e demokracis\u00eb ai i ka sh\u00ebrbyer me devotshm\u00ebri duke p\u00ebrdorur gjuh\u00eb urrejtje e p\u00ebr\u00e7arje, duke investuar p\u00ebr krime t\u00eb ndryshme dhe duke shkat\u00ebrruar drejt\u00ebsin\u00eb e gjith\u00e7ka\u201d, theksoi Haklaj.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim ajo fal\u00ebnderoi mediat p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb folur mbi dram\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb saj, teksa i b\u00ebri edhe nj\u00eb thirrje drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb sa m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb zbardh\u00eb krimet e kryera sipas saj nga Sali Berisha.\/ Report TV<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/reagimi-47\/\">SPAK \u2018arkivoi\u2019 dosjen \u2018Tropoja\u2019, Ajshe Haklaj: S\u2019kishin guxim t\u00eb hetonin, Saliu vrau 7 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes son\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajshe Haklaj, motra e v\u00ebllez\u00ebrve Haklaj, ka deklaruar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb per Report Tv se familja e saj jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga SPAK. Haklaj tha se prisnin q\u00eb SPAK t\u00eb zbardhte vrasjet q\u00eb sipas saj kryedemokrati Sali Berisha ka kryer nd\u00ebr vite, por shtoi se Prokuroria e Posa\u00e7me nuk pati as guximin e as d\u00ebshir\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101781","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101781","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101781"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101781\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101781"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101781"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101781"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}