{"id":101755,"date":"2026-10-07T11:48:23","date_gmt":"2026-10-07T11:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/07\/tabaku-ngre-alarmin-per-pasurite-e-sekuestruara-si-garantohet-qe-mos-perfundojne-perseri-te-njerezit-e-krimit\/"},"modified":"2026-10-07T11:48:23","modified_gmt":"2026-10-07T11:48:23","slug":"tabaku-ngre-alarmin-per-pasurite-e-sekuestruara-si-garantohet-qe-mos-perfundojne-perseri-te-njerezit-e-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/07\/tabaku-ngre-alarmin-per-pasurite-e-sekuestruara-si-garantohet-qe-mos-perfundojne-perseri-te-njerezit-e-krimit\/","title":{"rendered":"Tabaku ngre alarmin p\u00ebr pasurit\u00eb e sekuestruara: Si garantohet q\u00eb mos p\u00ebrfundojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri te njer\u00ebzit e krimit?"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, ka k\u00ebrkuar garanci konkrete nga qeveria p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb administrohen pasurit\u00eb e sekuestruara dhe t\u00eb konfiskuara, duke ngritur shqet\u00ebsimin se asetet e p\u00ebrfituara nga aktivitetet kriminale mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb duart e personave t\u00eb lidhur me krimin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb diskutimit n\u00eb Komisionin p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Tabaku ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pik\u00ebpyetjesh mbi projektligjin e qeveris\u00eb q\u00eb synon zgjerimin e kompetencave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara.<\/p>\n<p>Sipas saj, lufta kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave nuk mund t\u00eb kufizohet vet\u00ebm te sekuestrimi apo centralizimi i administrimit t\u00eb pasurive, por duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me mekanizma t\u00eb qart\u00eb kontrolli, transparenc\u00eb dhe verifikim t\u00eb pronar\u00ebve p\u00ebrfitues.<\/p>\n<p><em>\u201cPastrimi i parave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb dhe lufta kund\u00ebr tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prioritetet e procesit t\u00eb integrimit. Shqet\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb ky: a po nd\u00ebrtoni nj\u00eb sistem t\u00eb mbyllur, q\u00eb e ndjek paran\u00eb kriminale deri n\u00eb p\u00ebrdorimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb k\u00ebtyre aseteve q\u00eb do t\u00eb nxirrni n\u00eb shitje, apo thjesht po centralizoni administrimin?<\/em><\/p>\n<p><em>Koleg\u00ebt k\u00ebtu pyet\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00ebn. \u00c7far\u00eb procedurash do t\u00eb p\u00ebrdorni? Cilat jan\u00eb procedurat e verifikimit t\u00eb duhur, \u201cdue diligence\u201d, q\u00eb k\u00ebto asete t\u00eb mos p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb duart e atyre t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb sekuestruar?\u201d<\/em> \u2013 tha deputetja e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga shqet\u00ebsimet kryesore t\u00eb ngritura prej saj lidhet me vendimin p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebn administrimin e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs agjenci edhe pasurit\u00eb e sekuestruara ose konfiskuara nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, edhe ato q\u00eb burojn\u00eb nga proceset administrative n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimeve.<\/p>\n<p><em>\u201cS\u00eb pari, Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb administrim jo vet\u00ebm pasurit\u00eb q\u00eb vijn\u00eb nga sekuestrimi dhe konfiskimi nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe ato q\u00eb vijn\u00eb nga proceset administrative n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb gabim q\u00eb po i bashkoni t\u00eb dyja pran\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs agjenci. Gjykoj se pronat q\u00eb vijn\u00eb nga hetimet e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe ato q\u00eb vijn\u00eb nga proceset administrative kan\u00eb dy histori t\u00eb ndryshme dhe duhet t\u00eb ken\u00eb dy q\u00ebllime t\u00eb ndryshme, pasi edhe procedurat jan\u00eb t\u00eb ndryshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb prezantimit ju theksuat se nuk do t\u00eb ket\u00eb fonde shtes\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, po i rrisni funksionet dhe volumin e pun\u00ebs s\u00eb agjencis\u00eb, po zgjeroni edhe gam\u00ebn e aseteve q\u00eb do t\u00eb administrohen dhe menaxhohen, por nuk do t\u00eb kemi rritje t\u00eb kapaciteteve. K\u00ebtu u p\u00ebrmend se nuk do t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00eb buxhet.\u201d<\/em>\u00a0, u shpreh deputetja e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku.<\/p>\n<p>Duke iu referuar volumit t\u00eb pasurive q\u00eb po sekuestrohen nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb, Tabaku solli si shembull dy operacionet e fundit t\u00eb SPAK-ut.<\/p>\n<p><em>\u201cS\u00eb dyti, vet\u00ebm nga dy operacionet e fundit t\u00eb SPAK-ut jan\u00eb sekuestruar 439 prona, me nj\u00eb vler\u00eb prej 289 milion\u00eb eurosh. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pasuri t\u00eb konsiderueshme dhe procesi nga sekuestrimi e regjistrimi deri te dor\u00ebzimi pran\u00eb jush k\u00ebrkon koh\u00ebn e vet.\u201d<\/em>, tha deputetja e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku.<\/p>\n<p>Sipas saj, p\u00ebrmasat e pasurive t\u00eb sekuestruara e b\u00ebjn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrtimin e nj\u00eb mekanizmi q\u00eb garanton gjurmueshm\u00ebrin\u00eb e tyre nga momenti i sekuestrimit deri te shitja ose kalimi te pronari i ri.<\/p>\n<p><em>\u201cPastrimi i parave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb dhe lufta kund\u00ebr tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga prioritetet e procesit t\u00eb integrimit. Shqet\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb ky: a po nd\u00ebrtoni nj\u00eb sistem t\u00eb mbyllur, q\u00eb e ndjek paran\u00eb kriminale deri n\u00eb p\u00ebrdorimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb k\u00ebtyre aseteve q\u00eb do t\u00eb nxirrni n\u00eb shitje, apo thjesht po centralizoni administrimin?<\/em><\/p>\n<p><em>Koleg\u00ebt k\u00ebtu pyet\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00ebn. \u00c7far\u00eb procedurash do t\u00eb p\u00ebrdorni? Cilat jan\u00eb procedurat e verifikimit t\u00eb duhur, \u201cdue diligence\u201d, q\u00eb k\u00ebto asete t\u00eb mos p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb duart e atyre t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb sekuestruar?\u201d,<\/em>\u00a0u shpreh deputetja e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Deputetja k\u00ebrkoi gjithashtu sqarime se kush do t\u00eb kontrolloj\u00eb identitetin e pronar\u00ebve p\u00ebrfitues kur nj\u00eb pasuri e konfiskuar t\u00eb dal\u00eb n\u00eb shitje.<\/p>\n<p>\u201cLegjislacioni dhe standardet e BE-s\u00eb vendosin k\u00ebrkesa t\u00eb caktuara. Kush e kontrollon pronarin p\u00ebrfitues kur ai blen nj\u00eb pasuri t\u00eb konfiskuar? Cilat jan\u00eb rregullat p\u00ebr konfiskimin e monedhave virtuale q\u00eb do t\u00eb parashikohen me ligj dhe a i keni kapacitetet p\u00ebr t\u2019i zbatuar? Si garantohet q\u00eb pasuria do t\u00eb jet\u00eb e gjurmueshme n\u00eb t\u00eb gjitha fazat, deri kur t\u00eb kaloj\u00eb nga agjencia te pronari i ri?\u201d \u2013 pyeti deputetja e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku.<\/p>\n<p>Tabaku ngriti pik\u00ebpyetje edhe mbi kapacitetet q\u00eb do t\u00eb ken\u00eb institucionet p\u00ebr t\u00eb administruar k\u00ebt\u00eb volum pasurish.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e debatit ishte p\u00ebrmbushja e detyrimeve q\u00eb Shqip\u00ebria ka n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit n\u00eb Bashkimin Europian, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb kapitujt 23 dhe 24.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb detyrimeve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr kapitujt 23 dhe 24, qeveria shqiptare ka edhe zyr\u00ebn pran\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. K\u00ebrkohet gjithashtu forcimi i kapaciteteve p\u00ebr p\u00ebrafrimin me direktiv\u00ebn e BE-s\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb relacionin e projektligjit ju thoni se nuk ka p\u00ebrafrim. Cila \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb nuk doni ta p\u00ebrafroni? P\u00ebrse nuk b\u00ebni nj\u00eb ndryshim q\u00eb e p\u00ebrafron me BE-n\u00eb?<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk ka arsye ta cop\u00ebzoni legjislacionin. Ne do t\u00eb duhet ta ndryshojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri k\u00ebt\u00eb ligj p\u00ebr ta p\u00ebrafruar. P\u00ebrse na i sillni ligjet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb tre muaj p\u00ebr p\u00ebrafrimin me BE-n\u00eb? Me k\u00ebt\u00eb projektligj, ky p\u00ebrafrim nuk ndodh.\u201d<\/em>\u00a0, deklaroi deputetja e PD-s\u00eb, Jorida Tabaku.<\/p>\n<p>Tabaku k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb procesin e identifikimit t\u00eb pronar\u00ebve p\u00ebrfitues t\u00eb ket\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Agjencin\u00eb e Inteligjenc\u00ebs Financiare.<\/p>\n<p><em>\u201cA keni nd\u00ebrveprim me Agjencin\u00eb e Inteligjenc\u00ebs Financiare p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb procesin q\u00eb kryeni, p\u00ebrfshir\u00eb identifikimin e pronar\u00ebve p\u00ebrfitues?<\/em><\/p>\n<p><em>Ne kemi nj\u00eb ligj p\u00ebr pronar\u00ebt p\u00ebrfitues, p\u00ebr t\u00eb cilin kemi debatuar. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ky ligj nuk funksionon realisht dhe nuk ka vullnet q\u00eb t\u00eb funksionoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar list\u00ebn e k\u00ebrkesave p\u00ebr daljen e vendit nga lista gri e MONEYVAL-it, por n\u00eb praktik\u00eb nuk funksionon.<\/em><\/p>\n<p><em>Si do t\u00eb ngrihen procedurat e bashk\u00ebpunimit tuaj me Agjencin\u00eb e Inteligjenc\u00ebs Financiare p\u00ebr identifikimin e pronar\u00ebve p\u00ebrfitues? Si do t\u00eb sigurohemi q\u00eb ky pronar p\u00ebrfitues nuk ka lidhje me personin q\u00eb \u00ebsht\u00eb arrestuar dhe t\u00eb cilit i jan\u00eb sekuestruar pasurit\u00eb?\u201d<\/em> \u2013 pyeti Jorida Tabaku, deputete e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Ajo argumentoi se pyetjet e ngritura nga opozita lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon n\u00eb praktik\u00eb sistemi i luft\u00ebs kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe jo vet\u00ebm me miratimin formal t\u00eb ligjeve.<\/p>\n<p><em>\u201cNe i ngrem\u00eb k\u00ebto pyetje duke par\u00eb realitetin q\u00eb po na zbulohet \u00e7do dit\u00eb, por edhe ato q\u00eb njihen si sekrete publike.<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve ka ardhur edhe ekipi i MONEYVAL-it. N\u00eb prill 2027 do t\u00eb prezantohet, n\u00eb seanc\u00ebn e fundit t\u00eb vitit, raporti p\u00ebr pastrimin e parave.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqet\u00ebsimi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm miratimi i ligjeve, por n\u00ebse realisht kemi zbatim t\u00eb ligjit dhe n\u00ebse luftohet realisht pastrimi i parave. A kemi mekanizma t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb zbatuesh\u00ebm? Kemi nxjerr\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb ka pik\u00ebpyetje p\u00ebr zbatueshm\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>A jeni takuar me ekipin e MONEYVAL-it? A keni raportuar se si mekanizmat tuaj ndikojn\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave?\u201d<\/em> \u2013 u shpreh deputetja e PD-s\u00eb..<\/p>\n<p>Tabaku k\u00ebrkoi q\u00eb ndryshimet ligjore t\u00eb shihen n\u00eb funksion t\u00eb standardeve europiane dhe detyrimeve q\u00eb Shqip\u00ebria ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit.<\/p>\n<p><em>\u201cS\u00eb fundi, kolegu Balliu ka sjell\u00eb disa propozime q\u00eb duhet t\u00eb trajtoheshin s\u00eb bashku. Nuk e di arsyen p\u00ebrse kjo nuk po ndodh.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb besoj se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb ri, q\u00eb kalon p\u00ebrmes procesit t\u00eb integrimit. Ne duhet ta kemi k\u00ebt\u00eb n\u00eb mendje, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim p\u00ebrmbyll\u00ebs q\u00eb ky Parlament e ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr. Nj\u00eb nga kriteret p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb kapitullit 24 \u00ebsht\u00eb lufta kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe kjo thuhet qart\u00eb.\u201d,<\/em>\u00a0 p\u00ebrfundoi Jorida Tabaku.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/tabaku-alarm\/\">Tabaku ngre alarmin p\u00ebr pasurit\u00eb e sekuestruara: Si garantohet q\u00eb mos p\u00ebrfundojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri te njer\u00ebzit e krimit?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Jorida Tabaku, ka k\u00ebrkuar garanci konkrete nga qeveria p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb administrohen pasurit\u00eb e sekuestruara dhe t\u00eb konfiskuara, duke ngritur shqet\u00ebsimin se asetet e p\u00ebrfituara nga aktivitetet kriminale mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb duart e personave t\u00eb lidhur me krimin. Gjat\u00eb diskutimit n\u00eb Komisionin p\u00ebr t\u00eb Drejtat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101755","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101755","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101755"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101755\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101755"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101755"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101755"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}