{"id":101673,"date":"2026-10-06T06:48:16","date_gmt":"2026-10-06T06:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/06\/aktori-richard-gere-kritikon-paktin-rama-meloni-per-emigrantet-mos-i-ktheni-njerezit-ne-numra\/"},"modified":"2026-10-06T06:48:16","modified_gmt":"2026-10-06T06:48:16","slug":"aktori-richard-gere-kritikon-paktin-rama-meloni-per-emigrantet-mos-i-ktheni-njerezit-ne-numra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/06\/aktori-richard-gere-kritikon-paktin-rama-meloni-per-emigrantet-mos-i-ktheni-njerezit-ne-numra\/","title":{"rendered":"Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni p\u00ebr emigrant\u00ebt: Mos i ktheni njer\u00ebzit n\u00eb numra"},"content":{"rendered":"<p>Aktori amerikan Richard Gere, i angazhuar prej koh\u00ebsh personalisht me \u00e7\u00ebshtjen e emigracionit, ka publikuar nj\u00eb video-apel n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ActionAid, ku k\u00ebrkon respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb emigrant\u00ebve dhe kund\u00ebrshton normalizimin e ndalimit, d\u00ebbimit dhe transferimit t\u00eb tyre jasht\u00eb kufijve evropian\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cAta e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dinjitetit dhe siguris\u00eb\u201d,<\/em> thot\u00eb aktori p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb largohen nga vendet e tyre, duke theksuar se \u201ct\u00eb gjith\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb drejta\u201d.<\/p>\n<p>Gere shpreh shqet\u00ebsim edhe p\u00ebr ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs se si emigrant\u00ebt po paraqiten n\u00eb debatin publik.<\/p>\n<p><em>\u201cFrika po z\u00ebvend\u00ebson dhembshurin\u00eb. Njer\u00ebzit po reduktohen n\u00eb numra, probleme ose k\u00ebrc\u00ebnime\u201d<\/em>, deklaron aktori.<\/p>\n<p>Sipas Gere, migracioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e koh\u00ebs son\u00eb, por menaxhimi i tij nuk duhet t\u00eb cenoj\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p><em>\u201cMigrimi mund t\u00eb menaxhohet pa kushte \u00e7njer\u00ebzore, pa dob\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar azil dhe pa i trajtuar t\u00eb drejtat e njeriut si pengesa\u201d<\/em>, shprehet ai.<\/p>\n<p>Aktori ndalet m\u00eb pas te politikat e ndalimit dhe d\u00ebbimit t\u00eb emigrant\u00ebve, duke ngritur shqet\u00ebsimin se masa t\u00eb tilla po paraqiten gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si zgjidhje t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p><em>\u201cNdalimi, deportimi dhe d\u00ebrgimi i njer\u00ebzve p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Evrop\u00ebs po paraqiten gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si zgjidhje normale<\/em>\u201d, thot\u00eb Gere.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, aktori p\u00ebrmend konkretisht modelin e krijuar nga Italia me Shqip\u00ebrin\u00eb, i cili, sipas tij, \u201ce zhvendos kontrollin e migracionit jasht\u00eb kufijve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe larg v\u00ebmendjes s\u00eb publikut\u201d.<\/p>\n<p>Gere paralajm\u00ebron se r\u00ebnd\u00ebsia e asaj q\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri shkon p\u00ebrtej marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Tiran\u00ebs dhe Rom\u00ebs, pasi modeli mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb nivel evropian.<\/p>\n<p><em>\u201cAjo q\u00eb po ndodh atje mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb model p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Evropa do ta menaxhoj\u00eb migracionin n\u00eb t\u00eb ardhmen\u201d<\/em>, deklaron aktori.<\/p>\n<p>Video-apeli i Richard Gere vjen n\u00eb lidhje me publikimin e \u201cTrattenuti\u201d (\u201cT\u00eb ndaluar\u201d), raportit t\u00eb hartuar nga ActionAid dhe Universiteti i Barit, i cili analizon sistemin e Qendrave t\u00eb Riatdhesimit (CPR) dhe politikat italiane p\u00ebr d\u00ebbimin e shtetasve t\u00eb huaj pa leje q\u00ebndrimi.<\/p>\n<p>Sipas raportit, n\u00eb vitin 2025 Italia kreu 4,784 kthime t\u00eb detyruara. Prej tyre, vet\u00ebm 1,732 erdh\u00ebn nga nj\u00eb qend\u00ebr CPR, nd\u00ebrsa 3,052 p\u00ebrfshinin persona q\u00eb nuk kishin hyr\u00eb kurr\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto qendra. Gjat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit, pranimet n\u00eb qendrat CPR arrit\u00ebn nivelin rekord prej 6,835 personash, por vet\u00ebm 25.3 p\u00ebr qind e tyre u riatdhesuan realisht.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e raportit tregojn\u00eb gjithashtu se riatdhesimet nga qendrat CPR ran\u00eb me 45.1 p\u00ebr qind krahasuar me vitin 2022, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i kthimeve me forc\u00eb u rrit.<\/p>\n<p>Sipas analiz\u00ebs s\u00eb ActionAid dhe Universitetit t\u00eb Barit, k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna tregojn\u00eb se shtimi i ndalimeve nuk sjell automatikisht shtimin e riatdhesimeve. Raporti argumenton se, p\u00ebrkundrazi, mij\u00ebra persona privohen nga liria personale brenda nj\u00eb sistemi q\u00eb nuk garanton transparenc\u00eb dhe efektivitet dhe q\u00eb mund ta zgjas\u00eb ndalimin edhe kur riatdhesimi nuk realizohet.<\/p>\n<p>Sipas autor\u00ebve t\u00eb raportit, ndalimi administrativ p\u00ebrkthehet k\u00ebshtu n\u00eb kufizim t\u00eb t\u00eb drejtave themelore, pa p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb zgjidhje efektive p\u00ebr menaxhimin e migracionit.<\/p>\n<p>N\u00eb apelin e tij, aktori Richard Gere e lidh k\u00ebt\u00eb debat me drejtimin q\u00eb mund t\u00eb marrin politikat evropiane t\u00eb migracionit, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se migracioni mund t\u00eb menaxhohet pa kushte \u00e7njer\u00ebzore, pa dob\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr azil dhe pa i trajtuar t\u00eb drejtat e njeriut si penges\u00eb.<\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/richard-gere\/\">Aktori Richard Gere kritikon paktin Rama-Meloni p\u00ebr emigrant\u00ebt: Mos i ktheni njer\u00ebzit n\u00eb numra<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktori amerikan Richard Gere, i angazhuar prej koh\u00ebsh personalisht me \u00e7\u00ebshtjen e emigracionit, ka publikuar nj\u00eb video-apel n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ActionAid, ku k\u00ebrkon respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb emigrant\u00ebve dhe kund\u00ebrshton normalizimin e ndalimit, d\u00ebbimit dhe transferimit t\u00eb tyre jasht\u00eb kufijve evropian\u00eb. \u201cAta e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb dinjitetit dhe siguris\u00eb\u201d, thot\u00eb aktori p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101673","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101673"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101673\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}