{"id":101659,"date":"2026-10-05T19:48:17","date_gmt":"2026-10-05T19:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/nuk-eshte-teknika-e-votimit-problemi-por-teknika-e-berjes-se-votes\/"},"modified":"2026-10-05T19:48:17","modified_gmt":"2026-10-05T19:48:17","slug":"nuk-eshte-teknika-e-votimit-problemi-por-teknika-e-berjes-se-votes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/nuk-eshte-teknika-e-votimit-problemi-por-teknika-e-berjes-se-votes\/","title":{"rendered":"Nuk \u00ebsht\u00eb teknika e votimit problemi, por teknika e b\u00ebrjes s\u00eb vot\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani <\/p>\n<p>PD ka risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen publike \u00e7\u00ebshtjen e rikthimit t\u00eb balotazhit n\u00eb zgjedhjen e kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive.<\/p>\n<p>PD luftoi fort dikur p\u00ebr ta hequr balotazhin nga ligji zgjedhor dhe ia arriti q\u00ebllimit. Por kjo nuk e b\u00ebn domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb gabuar propozimin e sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Vendosja e kushtit q\u00eb nj\u00eb kandidat n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb mazhoritare t\u00eb marr\u00eb shumic\u00ebn absolute, 50%+1 t\u00eb votave, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje standardi demokratik. Jo \u00e7do shtet e aplikon dhe nuk ekziston nj\u00eb model unik, por logjika \u00ebsht\u00eb e kuptueshme. Kur nj\u00eb njeri zgjidhet p\u00ebr t\u00eb drejtuar i vet\u00ebm nj\u00eb bashki, \u00ebsht\u00eb e arsyeshme t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb pas vetes shumic\u00ebn reale t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb votuar.<\/p>\n<p>Pra, si standard, balotazhi \u00ebsht\u00eb i debatuesh\u00ebm por edhe legjitim.<\/p>\n<p>Por problemi q\u00eb ka sot PD duhet k\u00ebrkuar n\u00eb dimensionin politik.<\/p>\n<p>PD dhe opozita shqiptare e duan balotazhin jo p\u00ebr standard, p\u00ebr si mjet rezerv\u00eb teknik. Opotiza tenton t\u00eb paraqitet n\u00eb zgjedhje me vot\u00ebn t\u00eb cop\u00ebzuar mes disa kandidat\u00ebve, nd\u00ebrsa PS zakonisht paraqitet e vetme. N\u00eb nj\u00eb sistem me nj\u00eb raund, kjo e favorizon natyrsh\u00ebm kandidatin e vet\u00ebm p\u00ebrball\u00eb disa kandidat\u00ebve q\u00eb konkurrojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin elektorat.<\/p>\n<p>Prandaj PD k\u00ebrkon shansin e dyt\u00eb q\u00eb ofron balotazhi.<\/p>\n<p>Shpresa \u00ebsht\u00eb q\u00eb kandidati i saj t\u00eb mbetet n\u00eb gar\u00eb n\u00eb raundin e dyt\u00eb dhe votat e kandidat\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb opozitar\u00eb t\u00eb bashkohen rreth tij.<\/p>\n<p>Teknikisht, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb krejt\u00ebsisht legjitime.<\/p>\n<p>Politikisht, ajo fsheh problemin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, q\u00eb \u00ebsht\u00eb humbja e aft\u00ebsis\u00eb elektorale p\u00ebr t\u00eb fituar.<\/p>\n<p>Prej vitesh PD ia kan\u00eb fajin vet\u00ebm rregullat e votimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problemi i tyre themelor \u00ebsht\u00eb humbja e kontaktit me realitetin elektoral t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Opozita nuk ka arritur t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb grupim social t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe n\u00eb zgjerim q\u00eb ta shoh\u00eb at\u00eb si alternativ\u00ebn e vet politike. Asaj i ka mbetur nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb tradicionale votuesish, gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u zgjeruar dhe, p\u00ebr arsye demografike e politike, gjithnj\u00eb e m\u00eb pak e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb fituar.<\/p>\n<p>Por m\u00eb problematik se ky realitet \u00ebsht\u00eb refuzimi p\u00ebr ta njohur at\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mbaj mend pothuajse asnj\u00eb sondazh serioz publik q\u00eb PD ta ket\u00eb pranuar kur rezultatet nuk i kan\u00eb p\u00eblqyer. Sondazhet jan\u00eb shar\u00eb, sulmuar, delegjitimuar e shpallur t\u00eb manipuluara. Dhe kjo ka ndodhur edhe kur m\u00eb pas zgjedhjet kan\u00eb konfirmuar, pak a shum\u00eb, tendencat q\u00eb ato kishin paralajm\u00ebruar.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht mosbesim ndaj sondazheve. \u00cbsht\u00eb refuzim p\u00ebr t\u00eb njohur shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsosh.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsosh nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb refuzon ta njoh\u00ebsh?<\/p>\n<p>Si sondazhet, ashtu edhe zgjedhjet e viteve t\u00eb fundit kan\u00eb treguar fenomenin e konsumit q\u00eb opozita duhet ta studioj\u00eb seriozisht. Konsumimi i pushtetit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer automatikisht n\u00eb rritje t\u00eb opozit\u00ebs. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb momente t\u00eb caktuara, nd\u00ebrsa PS ka humbur mb\u00ebshtetje nga konsumimi i qeverisjes, opozita ka humbur proporcionalisht edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb alarmi i v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse do t\u00eb thot\u00eb se nuk mjafton q\u00eb kund\u00ebrshtari t\u00eb konsumohet. Duhet q\u00eb dikush t\u00eb d\u00ebshiroj\u00eb t\u00eb vij\u00eb tek ti.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu PD-s\u00eb nuk i b\u00ebn m\u00eb fajde teknika e votimit, sepse ajo ka harruar teknik\u00ebn e b\u00ebrjes s\u00eb vot\u00ebs.<\/p>\n<p>Vota nuk prodhohet duke ndryshuar formul\u00ebn zgjedhore. Vota b\u00ebhet duke kuptuar shoq\u00ebrin\u00eb. Duke identifikuar interesat e saj. Duke kuptuar shtresat q\u00eb po lindin dhe ato q\u00eb po zhduken. Duke folur me njer\u00ebzit q\u00eb nuk t\u00eb votojn\u00eb, jo vet\u00ebm me ata q\u00eb t\u00eb duartrokasin. Duke kuptuar pse nj\u00eb qytetar q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebnaqur me qeverin\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nuk t\u00eb zgjedh ty.<\/p>\n<p>Pyetja q\u00eb duhet ta torturoj\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb, Pse njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur me qeverin\u00eb nuk vijn\u00eb tek ne?<\/p>\n<p>Nuk fiton dot asnj\u00eb gar\u00eb me pyetjen \u00e7far\u00eb sistemi zgjedhor na duhet q\u00eb t\u00eb fitojm\u00eb me votat q\u00eb kemi?<\/p>\n<p>Kur t\u00eb humbet teknika e b\u00ebrjes s\u00eb vot\u00ebs, nuk ka sistem elektoral q\u00eb t\u00eb shp\u00ebton.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb vendos\u00ebsh balotazh. Mund t\u00eb ndryshosh formul\u00ebn. Mund t\u00eb hap\u00ebsh apo mbyll\u00ebsh lista. Mund t\u00eb ndryshosh koalicionet, pragjet, zonat apo m\u00ebnyr\u00ebn e num\u00ebrimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, demokracia ka nj\u00eb brutalitet shum\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, duhet t\u00eb kesh vota.<\/p>\n<p>Me vota mundet kund\u00ebrshtari, jo me rregullat e offside-it. Aq m\u00eb pak duke pritur ndonj\u00eb gol qorr t\u00eb nj\u00eb qorrollepsjeje procedurale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani PD ka risjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendjen publike \u00e7\u00ebshtjen e rikthimit t\u00eb balotazhit n\u00eb zgjedhjen e kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive. PD luftoi fort dikur p\u00ebr ta hequr balotazhin nga ligji zgjedhor dhe ia arriti q\u00ebllimit. Por kjo nuk e b\u00ebn domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb gabuar propozimin e sot\u00ebm. Vendosja e kushtit q\u00eb nj\u00eb kandidat n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101659","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101659"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101659\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}