{"id":101652,"date":"2026-10-05T18:48:24","date_gmt":"2026-10-05T18:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/brace-shpjegon-voten-kunder-territoriales-e-pakonsultuar-me-grupin-na-mblodhen-3-dite-para-votimit-pergjigje-balles-sme-perjashtojne-dot-nga-ps-ata-qe-me-gjeten-aty\/"},"modified":"2026-10-05T18:48:24","modified_gmt":"2026-10-05T18:48:24","slug":"brace-shpjegon-voten-kunder-territoriales-e-pakonsultuar-me-grupin-na-mblodhen-3-dite-para-votimit-pergjigje-balles-sme-perjashtojne-dot-nga-ps-ata-qe-me-gjeten-aty","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/brace-shpjegon-voten-kunder-territoriales-e-pakonsultuar-me-grupin-na-mblodhen-3-dite-para-votimit-pergjigje-balles-sme-perjashtojne-dot-nga-ps-ata-qe-me-gjeten-aty\/","title":{"rendered":"Bra\u00e7e shpjegon vot\u00ebn kund\u00ebr \u2018Territoriales\u2019: E pakonsultuar me grupin, na mblodh\u00ebn 3 dit\u00eb para votimit! P\u00ebrgjigje Ball\u00ebs: S\u2019m\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb dot nga PS ata q\u00eb m\u00eb gjet\u00ebn aty"},"content":{"rendered":"<p>Mbledhja e sotme e grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste ka sh\u00ebnuar her\u00ebn e par\u00eb t\u00eb diskutimit t\u00eb reform\u00ebs territoriale. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb \u2018Studio Live\u2019 n\u00eb Report Tv, Erion Bra\u00e7e zbulon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb detaj, duke theksuar se po ndodh vet\u00ebm 3 dit\u00eb para votimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb Kuvend, q\u00eb nuk e g\u00ebzon mb\u00ebshtetjen e tij.<\/p>\n<p>Ai shprehet se pavar\u00ebsisht takimeve t\u00eb her\u00ebpashershme t\u00eb grupit, asnj\u00ebher\u00eb s\u2019kan\u00eb marr\u00eb informacione lidhur me ndarjen e re territoriale, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn sipas tij, s\u2019ka pasur seriozitetin e duhur.<\/p>\n<p>\u201cMbledhja e par\u00eb e grupit parlamentar dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb von\u00eb, 3 dit\u00eb para se t\u00eb votohet, q\u00eb kur ka filluar t\u00eb diskutohet p\u00ebr reform\u00ebn, hera e par\u00eb q\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb diskutim me grupin e PS. Jemi mbledhur disa her\u00eb dhe s\u2019kemi marr\u00eb asnj\u00eb rresht informacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reform\u00eb. M\u00eb vjen keq, por m\u00ebnyra si \u00ebsht\u00eb organizuar ky diskutim l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar. Kjo \u00ebsht\u00eb reforma, n\u00eb thonj\u00ebza, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebr gjith\u00eb mandatin dhe duhet t\u00eb merrte seriozitetin, transparenc\u00ebn, pyetjet dhe p\u00ebrgjigjet e duhura e mos t\u00eb liheshin n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb vetme. Un\u00eb n\u00eb grupin parlamentar s\u2019kam mbajtur q\u00ebndrim timin personal. Un\u00eb jam deputet i Tiran\u00ebs dhe prekem si qytetar dhe deputet, pavar\u00ebsisht se nuk merret nj\u00eb bashki dhe t\u00eb bashkohet, kur Tirana \u00ebsht\u00eb e pacenueshme. S\u2019kam asnj\u00eb interes personal, q\u00ebndrimet jan\u00eb parimore. S\u2019mundet t\u00eb trajtohet n\u00eb form\u00eb t\u00eb till\u00eb reforma m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e mandatit. S\u2019mundet q\u00eb 3 dit\u00eb para se t\u00eb votohet n\u00eb parlament, t\u00eb ngrihet grupi parlamentar dhe ta diskutoj\u00eb dhe n\u00eb mbledhje t\u00eb flasin vet\u00ebm 4 njer\u00ebz\u201d, tha Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Deputeti shpjegon se nuk ka pasur studim mbi projektligjin nga Komisioni i Ekonomis\u00eb, informim t\u00eb deputet\u00ebve si dhe jan\u00eb shkelur parimet mbi t\u00eb cilat q\u00ebndron reforma.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebrejtja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb, reform\u00ebn e mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb parimet, jo votat. Parimet lidhen drejtp\u00ebrdrejt me interesat e njer\u00ebzve. pse jan\u00eb shkelur? Pse nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti parim i zbatuar nj\u00ebsoj? Si mund t\u00eb anashkalohet shkelja e parimeve t\u00eb miratuara? Po mbajt\u00ebm ato do t\u00eb mbajm\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb. S\u2019\u00ebsht\u00eb alibi kjo. As nevoja politike, as nevoja p\u00ebr vota. N\u00ebse reforma \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe u q\u00ebndron parimeve, i ka votat aty. Kur parimet shkelen p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb qoka politike\u2026 \u00e7\u2019kuptim ka? Mbi \u00e7\u2019parim t\u00eb k\u00ebsaj reforme q\u00ebndron bashkia e Roskovecit n\u00eb kufijt\u00eb q\u00eb ka pasur? Un\u00eb kuptova q\u00eb s\u2019qenka p\u00ebrfundimtare, pas disa vitesh do t\u00eb hyjm\u00eb po prap\u00eb\u201d, shprehet Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb e pati p\u00ebr Taulant Ball\u00ebn dhe fjal\u00ebt e tij se kushdo q\u00eb nuk e mb\u00ebshtet reform\u00ebn, \u201cduhet t\u00eb shoh\u00eb rregulloren.\u201d<\/p>\n<p>\u201cMua nuk m\u00eb p\u00ebrjashton dot nga PS ky djali apo cilido tjet\u00ebr q\u00eb m\u00eb ka gjetur n\u00eb PS! Kam qen\u00eb atje kur kan\u00eb ardhur n\u00eb PS! I kam mb\u00ebshtetur sa s\u2019ka ku t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ministra dhe m\u00eb tregojn\u00eb mua rregulloren!\u201d, tha Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Ndarja e re territoriale bie ndesh me disa ligje, vijon Bra\u00e7e, pa e braktisur iden\u00eb e nj\u00eb reforme p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur nevojave. Reforma duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb qeverisjen dhe t\u00eb delegoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb kompetenca nga pushteti qendror te ai vendor. <\/p>\n<p>\u201cKur kalon funksioni apo kompetenca te bashkia, por nuk i buxheton, nuk delegon parat\u00eb e buxhetit t\u00eb shtetit, si do t\u00eb b\u00ebhen? Vet\u00ebm p\u00ebr rrug\u00ebt rurale, vlera q\u00eb k\u00ebta kan\u00eb transferuar nga qeveria qendrore, nuk shkon as sa 40% nga manuali q\u00eb p\u00ebrllogaritet nga mir\u00ebmbajtja. N\u00ebse transferon funksione pa buxhete respektive, si do t\u00eb funksionojn\u00eb? Jemi n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb rregullohen funksionet me t\u00eb cilat duhet t\u00eb merren bashkit\u00eb dhe kjo b\u00ebrja m\u00eb e madhe e disa bashkive, e b\u00ebn t\u00eb vlej\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Un\u00eb kisha nj\u00eb pyetje dhe e b\u00ebra n\u00eb grup se sot mungonte kryeministri, zv\/kryeministri, 1\/3 e deputet\u00ebve. I gjith\u00eb ky proces ka nevoj\u00eb p\u00ebr qet\u00ebsi, jo p\u00ebr hak\u00ebrrime. Shikojeni te rregullorja se \u00e7\u2019do p\u00ebsojn\u00eb k\u00ebta! \u00c7\u2019do p\u00ebsoj un\u00eb? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i mbetet k\u00ebtij vendi dhe p\u00ebrmir\u00ebson qeverisjen. A \u00ebsht\u00eb e gatshme qeveria t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb pushtet nga pushteti q\u00eb mban p\u00ebr ta l\u00ebshuar te pushteti vendor? A \u00ebsht\u00eb gati ta l\u00ebshoj\u00eb arsimin, burimet njer\u00ebzore, sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor, bujq\u00ebsin\u00eb te pushteti vendor?\u201d, tha Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Reforma territoriale k\u00ebrkon t\u00eb pakt\u00ebn 84 vota q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb miratohet. Pas largimit nga grupi i Marjana Ko\u00e7ekut, socialist\u00ebt num\u00ebrojn\u00eb 82 vota, t\u00eb cilave pritet t\u2019u bashk\u00ebngjiten dhe 3 t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb partis\u00eb s\u00eb Tom Doshit, por me k\u00ebto numra, votat e Bra\u00e7es dhe deputetit tjet\u00ebr socialist, Vullnet Sinaj, i cili po ashtu e ka kund\u00ebrshtuar reform\u00ebn, b\u00ebhen vendimtare.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbledhja e sotme e grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste ka sh\u00ebnuar her\u00ebn e par\u00eb t\u00eb diskutimit t\u00eb reform\u00ebs territoriale. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb \u2018Studio Live\u2019 n\u00eb Report Tv, Erion Bra\u00e7e zbulon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb detaj, duke theksuar se po ndodh vet\u00ebm 3 dit\u00eb para votimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb Kuvend, q\u00eb nuk e g\u00ebzon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101652","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101652\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}