{"id":101647,"date":"2026-10-05T17:48:21","date_gmt":"2026-10-05T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/ambasadori-i-ri-ia-zeroi-berishes-lobimin-miliona-dollaresh-ne-shba\/"},"modified":"2026-10-05T17:48:21","modified_gmt":"2026-10-05T17:48:21","slug":"ambasadori-i-ri-ia-zeroi-berishes-lobimin-miliona-dollaresh-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/ambasadori-i-ri-ia-zeroi-berishes-lobimin-miliona-dollaresh-ne-shba\/","title":{"rendered":"Ambasadori i ri ia zeroi Berish\u00ebs lobimin miliona dollar\u00ebsh n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Jakin Marena<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Kreu i PD dhe i opozit\u00ebs, Sali Berisha nuk po flet m\u00eb p\u00ebr \u2018vizit\u00ebn e suksesshme n\u00eb SHBA\u2019, dhe mbi t\u00eb gjitha nuk po deklarohet m\u00eb se ai nuk ka q\u00ebn\u00eb non grata, por vet\u00ebm i \u00ebsht\u00eb refuzuar viza p\u00ebr disa koh\u00eb! P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje proceduriale, si\u00e7 ka deklaruar menj\u00ebher\u00eb pas kthimit nga Amerika!<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me Berish\u00ebn kan\u00eb heshtur edhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij n\u00eb kupol\u00ebn e PD, por dhe panelist\u00ebt q\u00eb nuk rreshtnin s\u00eb deklaruari se Berisha nuk \u00ebsht\u00eb non grata dhe se vizita n\u00eb SHBA kishte hapur rrug\u00ebn p\u00ebr ardhjen e PD dhe opozit\u00ebs n\u00eb pushtet, pasi sipas tyre, ishte hapur \u2018kodi\u2019 i mb\u00ebshtetjes amerikane p\u00ebr kreun demokrat. Pavar\u00ebsisht se Berisha, q\u00eb nga viti 2021 vijon t\u00eb jet\u00eb non grata!<\/p>\n<p>Berisha dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij tashm\u00eb kan\u00eb nisur t\u00eb hallakat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr kauza t\u00eb tjera, duke filluar nga nxirja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb kryeqendrat evropiane, teksa e ka cil\u00ebsuar \u2018narkoshtet\u2019 dhe q\u00eb nuk plot\u00ebson kushtet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, tek sulmet \u2018posht\u00eb brezit\u2019 ndaj deputet\u00ebve t\u00eb PS, e deri tek ish kreu i SPAK, Altin Dumani, \u2018targeti\u2019 tashm\u00eb i konsoliduar i tij pas \u2018armikut\u2019 Edi Rama, i cili paradite \u2018kryq\u00ebzohet\u2019 nga Berisha nd\u00ebrsa pasdite vler\u00ebsohet nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij p\u00ebr hetimet ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb! Diaboliz\u00ebm i gjall\u00eb ky, por gjith\u00e7ka pritet nga Berisha!<\/p>\n<p>Heshtja q\u00eb ka mbuluar PD n\u00eb lidhje me mb\u00ebshtetjen amerikane t\u00eb marr\u00eb gjat\u00eb vit\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb SHBA, p\u00ebrmes nj\u00eb vize t\u00eb kufizuar 7 ditore p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe n\u00eb konvent\u00ebn republikane, ka ardhur pik\u00ebrisht n\u00eb momentin e mb\u00ebrritjes s\u00eb ambasadorit t\u00eb ri amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, Erik Wendt, dhe m\u00eb konkretisht n\u00eb momentin kur lideri demokrat ka m\u00ebsuar faktin se nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e axhend\u00ebs s\u00eb takimeve t\u00eb kortezis\u00eb q\u00eb ambasadori zhvilloi me zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe politik\u00ebn n\u00eb vend. Mbi t\u00eb gjitha, heshtja ka q\u00ebn\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb akoma n\u00eb radh\u00ebt e PD,\u00a0 pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur Berisha ka m\u00ebsuar dhe e ka pranuar publikisht se, nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb ftuarve n\u00eb ceremonin\u00eb q\u00eb organizohej n\u00eb ambasad\u00eb p\u00ebr fillimin e mandatit t\u00eb ambasadorit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Kreu i PD ka shpenzuar mbi 10 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb lobuar n\u00eb SHBA q\u00eb t\u2019i hiqej \u2018non grata\u2019 atij dhe familjes biologjike, shpallja e t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga DASH q\u00eb n\u00eb vitin 2021 dhe q\u00eb vijon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pa l\u00ebvizur asnj\u00eb \u2018milimet\u00ebr\u2019 n\u00eb faqen e DASH edhe sot e k\u00ebsaj dite! Nuk po hyjm\u00eb n\u00eb detaje p\u00ebr t\u00eb pyetur s\u00ebrish se ku i gjeti Berisha k\u00ebto miliona dollar\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lobim, me k\u00ebto \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e SPAK t\u00eb merret. N\u00ebse ka koh\u00eb dhe n\u00ebse ka k\u00ebllqe, t\u00eb kuptohemi!<\/p>\n<p>Ne po flasim p\u00ebr miliona dollar\u00eb t\u00eb hedhura nga Berisha p\u00ebr lobim, para t\u00eb shkuara d\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs! Pasi, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb ndikuar sadopak tek administrata amerikane q\u00eb t\u00eb hiqej sanksionimi familjarisht, pavar\u00ebsisht vajtje-ardhjeve n\u00eb SHBA t\u00eb emisar\u00ebve t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, deri m\u00eb tani nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb efekt!<\/p>\n<p>Dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e \u2018dhimbshme\u2019, \u00ebsht\u00eb se miliona dollar\u00ebt e hedhur p\u00ebr t\u00eb hequr \u2018non grat\u00ebn\u2019 nga SHBA u katandis\u00ebn n\u00eb nj\u00eb viz\u00eb vajtje-ardhje t\u00eb kufizuar n\u00eb Amerik\u00eb. Pra nj\u00eb \u2018bilet\u00eb e florinjt\u00eb\u2019 p\u00ebr Berish\u00ebn, i cili v\u00ebrtet\u00eb shkeli tok\u00ebn amerikane pas pes\u00eb vitesh bllokim, por vijon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb s\u00ebrish non grata, pavar\u00ebsisht milionave t\u00eb hedhura andej k\u00ebndej!<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse u mundua ta \u2018shes\u00eb\u2019 si nj\u00eb arritje k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim \u2018inkonjito\u2019 p\u00ebrtej Atlantikut, madje guxoi t\u00eb deklaronte pas kthimit p\u00ebr publikun shqiptar se, n\u00eb SHBA kishte marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e qeveris\u00eb amerikane p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Ram\u00ebn nga pushteti, ishte ambasadori i ri, Eric Wendt ai q\u00eb me nj\u00eb \u2018l\u00ebvizje\u2019 ia zeroi lobimin miliona dollar\u00ebsh n\u00eb SHBA, por dhe t\u00eb gjith\u00eb skem\u00ebn e ngritur p\u00ebr t\u00eb treguar se ishte hapur rruga nga SHBA p\u00ebr PD dhe opozit\u00ebn drejt pushtetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb l\u00ebvizje b\u00ebri ambasadori i ri p\u00ebr t\u00eb treguar se Berisha vijon t\u00eb mbetet i pad\u00ebshiruesh\u00ebm n\u00eb SHBA familjarisht, pra non grata funksional, pasi nuk e takoi fare n\u00eb turin njoh\u00ebs me lider\u00ebt zyrtar\u00eb dhe politik\u00eb n\u00eb vend, dhe mbi t\u00eb gjitha nuk e ftoi as n\u00eb ceremonin\u00eb e organizuar nga ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb nder t\u00eb tij! Refuzimi ishte i qart\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn, si lider i opozit\u00ebs, i cili zgjodhi q\u00eb dit\u00ebn e ceremonis\u00eb t\u00eb sajonte nj\u00eb takim n\u00eb Kor\u00e7\u00eb! P\u00ebr t\u2019u arratisur\u2019 sa m\u00eb larg Tiran\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb mos q\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb medias!<\/p>\n<p>Pas refuzimit t\u00eb ambasadorit p\u00ebr ta ftuar n\u00eb ceremonin\u00eb e organizuar n\u00eb ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb se si do ta justifikoj\u00eb Berisha para mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb vet deklarat\u00ebn pas kthimit nga vizita n\u00eb SHBA se ai nuk ka q\u00ebn\u00eb kurr\u00eb \u2018non grata\u2019 por thjesht\u00eb i \u00ebsht\u00eb ndaluar p\u00ebrkoh\u00ebsisht viza! Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb non grata vijon t\u00eb jet\u00eb prezente n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike n\u00eb faqen e DASH dhe gjithkush q\u00eb \u00ebsht\u00eb i interesuar ta shoh\u00eb, mund ta gjej\u00eb!<\/p>\n<p>Me sa duket Berisha po tenton t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb shmangur debatin p\u00ebr vijimin e \u2018non grat\u00ebs\u2019 edhe n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, ku ambasadori i ri vazhdon ta trajtoj\u00eb si t\u00eb pad\u00ebshiruesh\u00ebm dhe non grata funksional kreun e PD, p\u00ebrmes shmangies s\u00eb kontakteve me t\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, t\u00eb enjten e k\u00ebsaj jave, m\u00eb 8 tetor, Berisha ka paralajm\u00ebruar nj\u00eb protes\u00eb, sipas tij, komb\u00ebtare, pik\u00ebrisht dit\u00ebn e seanc\u00ebs parlamentare, ku pritet t\u00eb miratohen ndryshimet e reja n\u00eb hart\u00ebn e bashkive n\u00eb vend, teksa drafti p\u00ebrmban shkrirjen e 15 bashkive!<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb protest\u00eb, Berisha tenton fillimisht t\u00eb tejkaloj\u00eb situat\u00ebn e refuzimit t\u00eb ambasadorit t\u00eb ri p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb ceremonin\u00eb e organizuar n\u00eb ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, dhe n\u00eb radh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb tenton verifikimin e mb\u00ebshtetjes q\u00eb i ka mbetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn!<\/p>\n<p>Jo se detyrimisht \u00e7do lloj mb\u00ebshtetjeje n\u00eb protest\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrkthehet opozit\u00ebs n\u00eb bilanc fitoreje elektorale, por ama, Berisha me k\u00ebt\u00eb rast \u2018me nj\u00eb gur vret dy zogj\u2019, edhe tregon se opozita, me kutin e tij, \u00ebsht\u00eb \u2018gjall\u00eb\u2019, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb tejkalimi n\u00eb numra, nxjerr jasht\u00eb loje k\u00ebt\u00eb protest\u00ebn q\u00eb ka mbi tre muaj q\u00eb zhvillohet n\u00eb bulevardin kryesor t\u00eb Tiran\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb katandisur tashm\u00eb cop\u00eb cop\u00eb pasi mungon axhenda dhe lidershipi, si dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb dhunsh\u00ebm!<\/p>\n<p>Kreu i PD do t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb para mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb vet sidomos se, edhe protest\u00ebn e mban ai gjall\u00eb, n\u00ebse m\u00eb 8 tetor numrat tregojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishi i \u2018revolucionit\u2019 t\u00eb p\u00ebrnatsh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb nuk e quan ofez\u00eb as faktin se mund t\u00eb krahasohet kjo protest\u00eb me foltoret e tij, sikurse \u00ebsht\u00eb katandisur! Mjafton t\u00eb quhet e tija dhe kaq!<\/p>\n<p>Gjithsesi Berisha \u00ebsht\u00eb m\u00eb i qart\u00eb se kurr\u00eb se zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr pushtetin vendor q\u00eb zhvillohen n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm i ka t\u00eb humbura thell\u00eb! Me Reform\u00eb t\u00eb re territoriale apo pa reform\u00eb, me 61 bashki apo me 46 bashki, rezultatin e di q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb i njejt\u00eb! T\u00eb gjitha k\u00ebto \u2018piruetat\u2019, n\u00eb vend apo dhe gjat\u00eb l\u00ebvizjeve t\u00eb tij n\u00eb Bruksel, Strasburg e gjetk\u00eb p\u00ebr t\u00eb nxir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs, i b\u00ebn thjesht\u00eb e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ngritur alibin\u00eb e humbjes s\u00eb radh\u00ebs p\u00ebrball\u00eb Edi Ram\u00ebs! Zgjedhjet erdh\u00ebn, pavar\u00ebsisht se Berisha b\u00ebn sikur nuk e ka mendjen!<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb larg as zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2029, ku fal\u00eb dhe integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, PS dhe Edi Rama e kan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb mandatin e pest\u00eb qeveris\u00ebs radhazi! Duke thyer t\u00eb gjitha rekordet! Por dhe Berisha \u2018thyen\u2019 rekorde nga ana e tij, at\u00eb t\u00eb humbjes s\u00eb t\u00eb gjitha garave elektorale q\u00eb nga viti 2013 p\u00ebrball\u00eb Ram\u00ebs! Pasi me t\u00eb kryetar PD, opozita jo vet\u00ebm nuk vjen kurr\u00eb n\u00eb pushtet, por humbet m\u00eb thell\u00eb se zgjedhjet paraardh\u00ebse! Ka dh\u00ebn\u00eb prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, \u00e7do pal\u00eb zgjedhje, opozita del me 250-300 mij\u00eb vota minus,. K\u00ebtu do jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb gjith\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Kreu i PD dhe i opozit\u00ebs, Sali Berisha nuk po flet m\u00eb p\u00ebr \u2018vizit\u00ebn e suksesshme n\u00eb SHBA\u2019, dhe mbi t\u00eb gjitha nuk po deklarohet m\u00eb se ai nuk ka q\u00ebn\u00eb non grata, por vet\u00ebm i \u00ebsht\u00eb refuzuar viza p\u00ebr disa koh\u00eb! P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje proceduriale, si\u00e7 ka deklaruar menj\u00ebher\u00eb pas kthimit nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101647","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101647","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101647"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101647\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101647"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101647"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101647"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}