{"id":101634,"date":"2026-10-05T16:48:14","date_gmt":"2026-10-05T16:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/partite-presin-me-rezerva-propozimin-e-celibashit-per-votimin-elektronik-ne-zgjedhjet-vendore-2027\/"},"modified":"2026-10-05T16:48:14","modified_gmt":"2026-10-05T16:48:14","slug":"partite-presin-me-rezerva-propozimin-e-celibashit-per-votimin-elektronik-ne-zgjedhjet-vendore-2027","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/partite-presin-me-rezerva-propozimin-e-celibashit-per-votimin-elektronik-ne-zgjedhjet-vendore-2027\/","title":{"rendered":"Partit\u00eb presin me rezerva propozimin e Celibashit p\u00ebr votimin elektronik n\u00eb zgjedhjet vendore 2027"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur t\u00eb premten Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u k\u00ebrkoi partive politike t\u00eb shprehen p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e shtrirjes s\u00eb votimit dhe num\u00ebrimit elektronik n\u00eb 3 ose 4 bashki t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>Komisioneri argumenton se shtrirja e teknologjis\u00eb n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar bashkish do t\u00eb ishte nj\u00eb qasje e arsyeshme, duke marr\u00eb parasysh aspektet teknike, logjistike dhe administrative, nd\u00ebrsa k\u00ebrkon nga partit\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrpara nisjes s\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>Sipas Celibashit nj\u00eb vendimmarrje e KQZ-s\u00eb p\u00ebr zgjerimin e votimit elektronik duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb konsoliduar politik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb zbatimi i tij t\u00eb jet\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por propozimi, i cili pritet t\u00eb diskutohet t\u00eb premten n\u00eb nj\u00eb takim konsultues mes partive dhe KQZ-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb pritur paraprakisht me rezerva nga partit\u00eb opozitare, nd\u00ebrsa Partia Socialiste n\u00eb pushtet thot\u00eb se e mb\u00ebshtet n\u00eb parim zgjerimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i tha BIRN se se kjo forc\u00eb politike \u201cka mb\u00ebshtetur dhe do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb gjithmon\u00eb \u00e7do propozim q\u00eb sjell p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb n\u00eb proceset zgjedhore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTeknologjia, e shoq\u00ebruar me garanci dhe standarde t\u00eb qarta, mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb rritjen e sakt\u00ebsis\u00eb, efikasitetit dhe besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procesit zgjedhor\u201d- shtoi ai.<\/p>\n<p>Ndryshe nga PS, Partia Demokratike si partia m\u00eb e madhe opozitare tregon skepticiz\u00ebm p\u00ebr propozimin dhe pse nuk ka nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb hapur kund\u00ebr k\u00ebtij propozimi.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i PD-s\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i, tha p\u00ebr BIRN se partia nuk ka ende nj\u00eb q\u00ebndrim politik p\u00ebrfundimtar p\u00ebr propozimin e KQZ-s\u00eb dhe se po pritet konsultimi me KQZ-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>Por duke iu referuar q\u00ebndrimit kund\u00ebr n\u00eb procesin e votimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit parlamentare, K\u00eblli\u00e7i shtoi, se \u201cpara se t\u00eb propozoj\u00eb zgjerimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb votimit elektronik KQZ duhet t\u00eb adresoj\u00eb problematikat e evidentuara gjat\u00eb proceseve t\u00eb m\u00ebparshme me k\u00ebt\u00eb sistem\u201d.<\/p>\n<p>PD ka kund\u00ebrshtuar n\u00eb 2025-\u00ebn zgjerimin e votimit elektronik, duke k\u00ebrkuar transparenc\u00eb dhe hetim t\u00eb problematikave t\u00eb konstatuara n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2023 n\u00eb Elbasan, Kam\u00ebz dhe Vor\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas PD-s\u00eb, disa nga shqet\u00ebsimet lidhen me nd\u00ebrhyrje t\u00eb operator\u00ebve teknik\u00eb n\u00eb proces dhe me raste ku, sipas saj, operator\u00ebt kan\u00eb votuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb zgjedh\u00ebsve q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr demokrat\u00ebt, zgjerimi i sistemit duhet t\u00eb paraprihet nga nj\u00eb transparenc\u00eb e plot\u00eb mbi problemet e proceseve t\u00eb m\u00ebparshme dhe nga sqarimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsive p\u00ebr shkeljet e pretenduara.<\/p>\n<p>Edhe L\u00ebvizja Bashk\u00eb, nj\u00eb parti e re parlamentare, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb parim dakord me p\u00ebrdorimin e votimit elektronik, por k\u00ebrkon garanci teknike q\u00eb p\u00ebrdorimi i k\u00ebtij votimi t\u00eb garantojn\u00eb sigurin\u00eb dhe verifikueshm\u00ebrin\u00eb e procesit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i k\u00ebsaj partie p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet zgjedhore, Oltion Fociro, tha se problematika kryesore nuk lidhet me vet\u00eb parimin e votimit elektronik, por me m\u00ebnyr\u00ebn se si administrohet infrastruktura teknologjike q\u00eb e mb\u00ebshtet at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb garanci protokollare p\u00ebr serverat ku do t\u00eb hostohen sistemet dhe kund\u00ebrshtojm\u00eb p\u00ebrdorimin e serverave t\u00eb AKSHI-t, pasi k\u00ebta servera nuk plot\u00ebsojn\u00eb standardet dhe certifikimet e nevojshme t\u00eb siguris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVaret kush e kontrollon sistemin,\u201d tha Fociro, duke argumentuar se kontrolli i plot\u00eb i infrastruktur\u00ebs teknike nga nj\u00eb institucion i vet\u00ebm krijon probleme p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e procesit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb\u00a0 e L\u00ebvizjes Bashk\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj t\u00eb ken\u00eb akses t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb log-et e serverave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb verifikojn\u00eb se kush ka hyr\u00eb n\u00eb sistem, kur ka ndodhur aksesi dhe \u00e7far\u00eb veprimesh jan\u00eb kryer.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe Partis\u00eb Mund\u00ebsia than\u00eb se nuk kishin ende nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr propozimin e KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Votimi elektronik n\u00eb Shqip\u00ebri u p\u00ebrdor p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si pilot n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb prillit 2021, n\u00eb 32 qendra votimi n\u00eb Nj\u00ebsin\u00eb Administrative nr. 10 n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet e pjesshme t\u00eb 6 marsit 2022 u shtri n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Bashkin\u00eb Vor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb 2023-it, sistemi u zgjerua n\u00eb 401 qendra votimi n\u00eb Elbasan, Kam\u00ebz dhe Vor\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb mbi 300 mij\u00eb zgjedh\u00ebs, por u shoq\u00ebrua me probleme teknike dhe vonesa n\u00eb nxjerrjen e rezultateve. \/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/votimi-elektronik\/\">Partit\u00eb presin me rezerva propozimin e Celibashit p\u00ebr votimin elektronik n\u00eb zgjedhjet vendore 2027<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur t\u00eb premten Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u k\u00ebrkoi partive politike t\u00eb shprehen p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e shtrirjes s\u00eb votimit dhe num\u00ebrimit elektronik n\u00eb 3 ose 4 bashki t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2027. Komisioneri argumenton se shtrirja e teknologjis\u00eb n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar bashkish do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101634","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101634"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101634\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}