{"id":101608,"date":"2026-10-05T11:48:14","date_gmt":"2026-10-05T11:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/hetimi-i-personave-me-pushtet-nuk-eshte-me-i-pamundur-presidenti-begaj-para-magjistrateve-te-rinj-keni-nje-pergjegjesi-historike\/"},"modified":"2026-10-05T11:48:14","modified_gmt":"2026-10-05T11:48:14","slug":"hetimi-i-personave-me-pushtet-nuk-eshte-me-i-pamundur-presidenti-begaj-para-magjistrateve-te-rinj-keni-nje-pergjegjesi-historike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/hetimi-i-personave-me-pushtet-nuk-eshte-me-i-pamundur-presidenti-begaj-para-magjistrateve-te-rinj-keni-nje-pergjegjesi-historike\/","title":{"rendered":"\u201cHetimi i personave me pushtet nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i pamundur\u201d, presidenti Begaj para magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj: Keni nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi historike"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj, k\u00ebrkoi integritet, profesionaliz\u00ebm dhe pavar\u00ebsi nga brezi i ri i magjistrat\u00ebve, n\u00eb ceremonin\u00eb e hapjes s\u00eb vitit t\u00eb ri akademik n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kreu i Shtetit e cil\u00ebsoi besimin e publikut si themelin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe theksoi se sistemi i reformuar tashm\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re, ku sfida kryesore mbetet shnd\u00ebrrimi i reform\u00ebs n\u00eb rezultate konkrete dhe nj\u00eb drejt\u00ebsi m\u00eb efektive, t\u00eb pavarur dhe n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Begaj vler\u00ebsoi se integriteti dhe profesionalizmi i tyre do t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb suksesin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb reformuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb vendimtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201cBrezi juaj ka nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi historike: ju po hyni n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb reforma nd\u00ebrtoi. Kjo vjen edhe me nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb shtuar: ju, me integritetin dhe profesionalizmin tuaj, do t\u00eb b\u00ebni q\u00eb ky sistem t\u00eb funksionoj\u00eb me efektivitet\u201d, u shpreh Presidenti Begaj gjat\u00eb fjal\u00ebs p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs theksoi se Shkolla e Magjistratur\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebson nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb formimit juridik, nd\u00ebrsa n\u00ebnvizoi se besimi i publikut mbetet themeli mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrtohet dhe funksionon sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAseti m\u00eb i \u00e7muar i drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb duhet fituar, \u00ebsht\u00eb besimi: besimi se \u00e7do individ do t\u00eb d\u00ebgjohet; se \u00e7do pretendim do t\u00eb shqyrtohet me paanshm\u00ebri; se ligji do t\u00eb zbatohet nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb; se pushteti i drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb ushtrohet me p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon shteti i s\u00eb drejt\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Duke u ndalur tek ecuria e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, Presidenti Begaj vler\u00ebsoi konsolidimin e institucioneve, duke theksuar se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e rezultateve t\u00eb prekshme.<\/p>\n<p>\u201cProcesi i vetingut ka p\u00ebrfunduar, institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb formuar, nd\u00ebrsa Struktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, bashk\u00eb me gjykatat e posa\u00e7me, kan\u00eb krijuar nj\u00eb realitet t\u00eb ri n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb. Hetimi dhe gjykimi i personave me pushtet politik, ekonomik apo shoq\u00ebror nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb di\u00e7ka e pamundur. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje ky\u00e7e, nj\u00eb arritje ky\u00e7e p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Drejt\u00ebsia shqiptare ka hyr\u00eb tashm\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re: nga reforma, te konsolidimi; nga ngritja e institucioneve, te funksionimi i tyre; nga pritshm\u00ebrit\u00eb, te rezultatet\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i Shtetit theksoi, gjithashtu, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit si nj\u00eb nga kolonat themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs: \u201cPavar\u00ebsia e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb pushtet t\u00eb pavarur nga pushtetet e tjera, nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pandikuar nga \u00e7do interes, nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb i n\u00ebnshtrohet vet\u00ebm ligjit dhe askujt tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb integrimit evropian, Presidenti Begaj theksoi se drejt\u00ebsia mbetet nj\u00eb nga fushat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e standardeve. \u201cNj\u00eb prej  tyre mbetet nevoja p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb drejt\u00ebsi jo vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00eb, por edhe n\u00eb koh\u00eb. Sfida jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb cil\u00ebsia e vendimmarrjes dhe efektiviteti t\u00eb mos shihen si objektiva konkurruese, por si vlera q\u00eb ecin s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>Gjithashtu, pavar\u00ebsia e sistemit gjyq\u00ebsor k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrtohen nj\u00ebkoh\u00ebsisht marr\u00ebdh\u00ebnie institucionale t\u00eb sh\u00ebndetshme me pushtetet e tjera. N\u00eb nj\u00eb demokraci moderne, institucionet nuk jan\u00eb t\u00eb izoluara nga nj\u00ebra-tjetra. Ato bashk\u00ebpunojn\u00eb, secila brenda kompetencave t\u00eb veta, duke respektuar ndarjen dhe balanc\u00ebn e pushteteve. Pik\u00ebrisht ky ekuilib\u00ebr k\u00ebrkon profesionaliz\u00ebm, maturi dhe kultur\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb fort\u00eb kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i Shtetit  shtoi se k\u00ebto standarde duhet t\u00eb konsideron n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb  si \u201cdetyrimi q\u00eb kemi ndaj qytetar\u00ebve tan\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mesazhin p\u00ebrmbyll\u00ebs drejtuar magjistrat\u00ebve t\u00eb rinj, Presidenti i Republik\u00ebs i ftoi t\u00eb ushtrojn\u00eb misionin e tyre me integritet, kuraj\u00eb dhe p\u00ebrkushtim, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe qytetar\u00ebve, duke i ftuar: \u201cBetimi publik q\u00eb do t\u00eb b\u00ebni sot \u00ebsht\u00eb akt ceremonial dhe ligjor, por edhe i faktit q\u00eb, nuk e kam zakon t\u00eb citoj, por do t\u00eb citoj Lord Chief Justice Hewart, i cili ka th\u00ebn\u00eb: \u201cDrejt\u00ebsia jo vet\u00ebm q\u00eb duhet t\u00eb vihet n\u00eb vend, por duhet edhe t\u00eb jet\u00eb qart\u00ebsisht e perceptueshme dhe e dukshme si e till\u00eb, pa l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr asnj\u00eb dyshim\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj, k\u00ebrkoi integritet, profesionaliz\u00ebm dhe pavar\u00ebsi nga brezi i ri i magjistrat\u00ebve, n\u00eb ceremonin\u00eb e hapjes s\u00eb vitit t\u00eb ri akademik n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Kreu i Shtetit e cil\u00ebsoi besimin e publikut si themelin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe theksoi se sistemi i reformuar tashm\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101608","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101608","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101608"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101608\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101608"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101608"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101608"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}