{"id":101604,"date":"2026-10-05T10:48:23","date_gmt":"2026-10-05T10:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/miku-gjerman-qe-erdhi-tu-diktonte-shqiptareve-demokracine-tjeter\/"},"modified":"2026-10-05T10:48:23","modified_gmt":"2026-10-05T10:48:23","slug":"miku-gjerman-qe-erdhi-tu-diktonte-shqiptareve-demokracine-tjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/05\/miku-gjerman-qe-erdhi-tu-diktonte-shqiptareve-demokracine-tjeter\/","title":{"rendered":"Miku gjerman q\u00eb erdhi t\u2019u diktonte shqiptar\u00ebve demokracin\u00eb tjet\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada<\/p>\n<p>Nj\u00eb politikan gjerman erdhi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe u shpjegoi shqiptar\u00ebve Shqip\u00ebrin\u00eb. Anton Hofreiter drejton Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane t\u00eb Bundestagut. Ai i tha Deutsche Welle-s se qeveria dhe parlamenti yn\u00eb kan\u00eb ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe se politikan\u00ebt tan\u00eb nuk duhet t\u2019u japin argumente atyre q\u00eb duan ta mbajn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jasht\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Pastaj radha i erdhi SPAK-ut. Askush nga politika nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb tek ai, citon edicioni shqip i DW-s\u00eb, \u201cmadje as verbalisht\u201d.<\/p>\n<p>Nw fakt ka nj\u00eb politikan q\u00eb ka nd\u00ebrhyr\u00eb verbalisht tek pun\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb: M\u00eb 31 korrik t\u00eb vitit 2015, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Federal i Gjermanis\u00eb po hetonte p\u00ebr tradhti ndaj shtetit dy gazetar\u00eb t\u00eb blogut Netzpolitik. Hetimi ishte n\u00eb zhvillim. Kreu i grupit parlamentar t\u00eb t\u00eb Gjelb\u00ebrve n\u00eb Bundestag e quajti at\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn Rheinische Post, \u201ct\u00eb pabesuesh\u00ebm, cinik dhe t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb\u201d. Kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb e nxori prokurorin n\u00eb pension. Gjasht\u00eb dit\u00eb pas k\u00ebsaj, \u00e7\u00ebshtja u mbyll. Ai politikan ishte pik\u00ebrisht Anton Hofreiter. Dhe kishte t\u00eb drejt\u00eb.  Nj\u00eb prokuror mund t\u2019ia shkat\u00ebrroj\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb njeriu pa folur ende asnj\u00eb gjyqtar. Dhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i zgjedhur, fjala bie nj\u00eb deputet apo kyrebashkiak, duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb ta thot\u00eb k\u00ebt\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb ndryshoi nga Berlini n\u00eb Tiran\u00eb? Parimi apo vendi? Me siguri vendi. Ligji gjerman madje ia lejon ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u2019u jap\u00eb udh\u00ebzime prokuror\u00ebve. N\u00eb vitin 2019, vet\u00eb Gjykata e Bashkimit Europian vendosi se prokuror\u00ebt gjerman\u00eb jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb varur nga ministrat p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebrarrest europian. Nj\u00eb minist\u00ebr gjerman mund t\u2019i jap\u00eb urdhra nj\u00eb prokurori. Nj\u00eb deputet shqiptar nuk mund t\u2019i shpreh\u00eb as nj\u00eb mendim se p\u00ebrndryshe quhet nd\u00ebrhyrje n\u00eb drejt\u00ebsi\u2026<\/p>\n<p>\u00c7do shqiptar e njeh k\u00ebt\u00eb sken\u00eb: Nj\u00eb mik t\u00eb vjen n\u00eb sht\u00ebpi dhe t\u00eb jep mend, derisa t\u00eb gjykon edhe familjen. Madje t\u00eb thot\u00eb se e gjith\u00eb sht\u00ebpia ka nevoj\u00eb t\u00eb ndreqet. Pastaj tregon me gisht roj\u00ebn te dera dhe thot\u00eb se askush n\u00eb sht\u00ebpi nuk duhet t\u00eb thot\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb fshihet pas togfjal\u00ebshit \u201cmadje as verbalisht\u201d. Qeveria \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrlyer. Parlamenti \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrlyer. Po ashtu partit\u00eb, ministrit\u00eb, shtypi dhe, kushedi, edhe ai q\u00eb shet misra p\u00ebrpara Parlamentit. Vet\u00ebm nj\u00eb institucion \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr dhe q\u00ebllon t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht ai q\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur miqt\u00eb tan\u00eb. I pastri duhet mbrojtur nga t\u00eb p\u00ebrlyerit, madje edhe nga z\u00ebri i tyre.<\/p>\n<p>SPAK-u mund t\u00eb kontrolloj\u00eb nj\u00eb ministri, t\u00eb sekuestroj\u00eb nj\u00eb telefon dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb burgoset pa nisur ende gjyqi. N\u00eb shkurt 2025, nj\u00eb gjyqtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese u mbajt n\u00ebn v\u00ebzhgim p\u00ebr pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb, vet\u00ebm me firm\u00ebn e nj\u00eb prokurori, pa iu k\u00ebrkuar autorizim asnj\u00eb gjykate. K\u00ebt\u00eb pushtet ia dham\u00eb ne, shqiptarwt. Parlamenti e p\u00ebrfshiu SPAK-un n\u00eb Kushtetut\u00eb n\u00eb vitin 2016, me unanimitetin e 140 votave. Dhe Po! T\u00eb huajt ndihmuan dhe e dim\u00eb. K\u00ebtu ishim.<\/p>\n<p>Tani parlamentit q\u00eb e krijoi i thuhet t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Edhe qeveris\u00eb. Pushtet mbi t\u00eb gjith\u00eb dhe kritika nga askush. Kjo m\u00ebnyr\u00eb ushtrimi pushteti ka njw emwr nw teoritw e sistemeve politike dhe quhet tirani. Zoti Hofreiter po i k\u00ebrkon nj\u00eb vendi t\u00eb dor\u00ebzohet p\u00ebrpara nj\u00ebrit prej institucioneve t\u00eb veta.<\/p>\n<p>Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar. N\u00eb korrik i d\u00ebrgoi SPAK-ut 32 rekomandime. Nj\u00ebri prej tyre, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e em\u00ebrimit t\u00eb drejtuesit t\u00eb hetimit, ishte b\u00ebr\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb vet\u00eb Bashkimit Europian. Mir\u00ebpo sipas rregullave t\u00eb zotit Hofreiter, kjo ishte nd\u00ebrhyrje.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se Shqip\u00ebria mund t\u2019i mbyll\u00eb kapitujt e negociatave n\u00eb vitin 2027. K\u00ebt\u00eb do t\u00eb duhet ta b\u00ebjn\u00eb parlamenti dhe qeveria \u201ce p\u00ebrlyer\u201d, sepse nj\u00eb prokurori nuk mund t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb traktatin e an\u00ebtar\u00ebsimit. Nd\u00ebrsa populist\u00ebt thon\u00eb se institucioneve shqiptare nuk mund t\u2019u besohet. Edhe miku gjerman n\u00eb fakt thot\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, por me nj\u00eb p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj e kemi merituar. P\u00ebr 30 e kusur vite, politikan\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb shkuar nga nj\u00ebra ambasad\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn duke e quajtur nj\u00ebri-tjetrin hajdut. Miqt\u00eb e huaj i besuan. Tani i besojn\u00eb institucionit q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn m\u00eb shum\u00eb sesa vendit q\u00eb e rrethon.<\/p>\n<p>Kur e pyet\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb protest\u00eb, Hofreiter u p\u00ebrgjigj me nj\u00eb lutje: \u201cJu lutem, respektoni shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs\u201d. P\u00ebr \u201ct\u00eb gjith\u00eb politikan\u00ebt\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri kishte nj\u00eb porosi: ta b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn sa m\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb munden. Ai e quan veten mik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe miqt\u00eb e k\u00ebtij lloji gjithmon\u00eb i din\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb mir\u00eb. Vijn\u00eb me avion, marrin nj\u00eb informacion p\u00ebr gjendjen dhe largohen pasi i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb not\u00ebn nj\u00eb vendi, si t\u00eb ishte nj\u00eb detyr\u00eb shkolle. N\u00eb vendin e vet, zoti Hofreiter \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deputet opozitar mes 630 deputet\u00ebsh. N\u00eb Tiran\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb Europa. Ky \u00ebsht\u00eb absurditeti i nj\u00eb klase politike q\u00eb u imponon vendeve kandidate rregulla me t\u00eb cilat do t\u00eb qeshte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet.<\/p>\n<p>Ballkani e njeh k\u00ebt\u00eb ton. N\u00eb Bosnj\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb, misionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare i ndan\u00eb institucionet vendase n\u00eb ato q\u00eb u besonin, ato q\u00eb i toleronin dhe ato q\u00eb i mbik\u00ebqyrnin. Zoti Hofreiter foli n\u00eb Tiran\u00eb si nj\u00eb shef misioni. N\u00eb nj\u00eb protektorat, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra si qeveriset. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s dhe po negocion an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>SPAK-u duhet t\u00eb ndjek\u00eb penalisht \u00e7do minist\u00ebr dhe \u00e7do deputet ndaj t\u00eb cilit mund t\u00eb provoj\u00eb akuzat. Dhe asnj\u00eb qeveri nuk duhet t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i hap\u00eb apo t\u2019i mbyll\u00eb nj\u00eb dosje. Nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb. Disa nga ato q\u00eb do t\u00eb thuhen do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gabuara. P\u00ebr disa do t\u00eb vijn\u00eb nga njer\u00ebz q\u00eb i tremben burgut. Edhe ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flasin. Zoti Hofreiter e ushtroi k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet, ai praktikon demokracin\u00eb. N\u00eb ton\u00ebn, nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb na k\u00ebrkoj\u00eb t\u2019i bindemi qorrazi .<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada Nj\u00eb politikan gjerman erdhi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe u shpjegoi shqiptar\u00ebve Shqip\u00ebrin\u00eb. Anton Hofreiter drejton Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Europiane t\u00eb Bundestagut. Ai i tha Deutsche Welle-s se qeveria dhe parlamenti yn\u00eb kan\u00eb ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe se politikan\u00ebt tan\u00eb nuk duhet t\u2019u japin argumente atyre q\u00eb duan ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101604","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101604","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101604"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101604\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}