{"id":101562,"date":"2026-10-04T18:48:16","date_gmt":"2026-10-04T18:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/pse-shqiperise-i-duhet-shteti-i-institucioneve-jo-i-individit\/"},"modified":"2026-10-04T18:48:16","modified_gmt":"2026-10-04T18:48:16","slug":"pse-shqiperise-i-duhet-shteti-i-institucioneve-jo-i-individit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/pse-shqiperise-i-duhet-shteti-i-institucioneve-jo-i-individit\/","title":{"rendered":"Pse Shqip\u00ebris\u00eb i duhet shteti i institucioneve, jo i individit"},"content":{"rendered":"<p>EDITORIAL | SENADA MEHMETI<\/p>\n<p>P\u00cbRTEJ ROTACIONIT: SFIDA E SHTETFORMIMIT. Pse Shqip\u00ebris\u00eb i duhet shteti i institucioneve, jo i individit<\/p>\n<p>Problemi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm performanca e nj\u00eb qeverie. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb e thell\u00eb: sa t\u00eb forta jan\u00eb institucionet p\u00ebrball\u00eb personalizimit t\u00eb pushtetit, sa funksionojn\u00eb kontrollet dhe sa besim ka ende qytetari tek institucioni si garant i tij?<\/p>\n<p>Edhe sa duhet t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se problemi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm performanca e nj\u00eb qeverie, por vet\u00eb m\u00ebnyra se si funksionon shteti?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr mua, pyetja themelore e k\u00ebtij momenti politik.<\/p>\n<p>Jo thjesht: Kush \u00ebsht\u00eb fajtor?<br \/>\nPor: \u00c7far\u00eb po ndodh me institucionet?<\/p>\n<p>Nj\u00eb demokraci nuk matet vet\u00ebm me ekzistenc\u00ebn formale t\u00eb Parlamentit, Qeveris\u00eb, Policis\u00eb, sh\u00ebrbimeve inteligjente, drejt\u00ebsis\u00eb dhe administrat\u00ebs por, me pavar\u00ebsin\u00eb e tyre, kontrollin reciprok, transparenc\u00ebn, llogaridh\u00ebnien dhe, mbi t\u00eb gjitha, me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb funksionuar pavar\u00ebsisht individit q\u00eb i drejton.<\/p>\n<p>Nj\u00eb institucion \u00ebsht\u00eb realisht i fort\u00eb kur vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb edhe pasi individi largohet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb prova e nj\u00eb shteti. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet ta analizojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme dhe t\u00eb projektojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e s\u00eb nes\u00ebrmes. <\/p>\n<p>KUR PROBLEMI NUK \u00cbSHT\u00cb M\u00cb INDIVIDI, POR SISTEMI<\/p>\n<p>KUSH KONTROLLON KONTROLLUESIT?<\/p>\n<p>A PO PERSONALIZOHET SHTETI?<\/p>\n<p>SIGURIA KOMB\u00cbTARE NUK \u00cbSHT\u00cb PRON\u00cb E ASKUJT<\/p>\n<p>SHTET BRENDA SHTETIT: KUR INSTITUCIONET P\u00cbRPLASEN<\/p>\n<p>KUR INDIVIDI B\u00cbHET M\u00cb I FORT\u00cb SE INSTITUCIONI<\/p>\n<p>PAND\u00cbSHKUESHM\u00cbRIA E G\u00cbRRYEN SHTETIN NGA BRENDA<\/p>\n<p>NUK NA DUHET VET\u00cbM ROTACIONI. NA DUHET SHTETI.<\/p>\n<p>VIZIONI DHE SFIDA IME: SHTETFORMIMI. POLITIKA DUHET T\u00cb JET\u00cb EDHE SHKENC\u00cb E ND\u00cbRTIMIT T\u00cb SHTETIT<\/p>\n<p>PYETJA Q\u00cb DUHET T\u2019I B\u00cbJM\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb<\/p>\n<p>Nga individi te institucioni.<br \/>\nNga patronazhizmi te meritokracia.<br \/>\nNga arbitrariteti te ligji.<br \/>\nNga pand\u00ebshkueshm\u00ebria te llogaridh\u00ebnia.<br \/>\nNga frika te besimi.<\/p>\n<p>Sepse shteti nuk duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb. Duhet t\u00eb ket\u00eb institucione.<\/p>\n<p>Senada Mehmeti<br \/>\nEditorial<\/p>\n<p>Kur ish-drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni, vendoset n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d dhe hetohet p\u00ebr vepra penale q\u00eb lidhen me p\u00ebrkrahjen e autorit t\u00eb krimit dhe zbulimin e akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete, \u00e7\u00ebshtja nuk mund t\u00eb shihet vet\u00ebm p\u00ebrmes fatit juridik t\u00eb nj\u00eb individi. P\u00ebrgjegj\u00ebsia penale i takon drejt\u00ebsis\u00eb dhe prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb duhet respektuar deri n\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. <\/p>\n<p>Pyetja politike dhe institucionale \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr: a funksionojn\u00eb mekanizmat e kontrollit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb problemet t\u00eb identifikohen p\u00ebrpara se t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb kriza institucionale?<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00e7do kriz\u00eb shpjegohet vet\u00ebm me \u201cnj\u00eb person t\u00eb gabuar\u201d, at\u00ebher\u00eb nuk po analizojm\u00eb shtetin. Po analizojm\u00eb individin.<\/p>\n<p>Shteti modern nuk nd\u00ebrtohet mbi besimin tek individi. Nd\u00ebrtohet mbi sistemin: procedur\u00ebn, kontrollin, gjurmueshm\u00ebrin\u00eb e vendimmarrjes dhe nj\u00eb zinxhir p\u00ebrgjegj\u00ebsie q\u00eb nuk zhduket sapo ndryshon nj\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n<p>KUSH KONTROLLON KONTROLLUESIT?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pyetjet themelore t\u00eb \u00e7do demokracie funksionale.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb drejtues largohet, a vazhdon institucioni? N\u00ebse nj\u00eb minist\u00ebr ndryshon, a vazhdon administrata me t\u00eb nj\u00ebjtin standard? N\u00ebse nj\u00eb drejtues hetohet, kush garanton integritetin e mekanizmit institucional?<\/p>\n<p>Kush kontrollon Policin\u00eb? Kush kontrollon sh\u00ebrbimet? Kush kontrollon pushtetin ekzekutiv? Dhe kur kontrollet nuk funksionojn\u00eb, kush kontrollon kontrolluesit?<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb pyetje kund\u00ebr shtetit. Jan\u00eb pyetje n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Shtet i fort\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ai ku individi ka pushtet t\u00eb pakufizuar. Shtet i fort\u00eb \u00ebsht\u00eb ai ku edhe pushteti ka kufij.<\/p>\n<p>A PO PERSONALIZOHET SHTETI?<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron shqet\u00ebsimi im politik.<\/p>\n<p>Kur institucionet varen nga individi, shteti fillon t\u00eb personalizohet. Dhe kur shteti personalizohet, mekanizmat demokratik\u00eb dob\u00ebsohen.<\/p>\n<p>SHISH-i nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e drejtorit. Policia e Shtetit nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e drejtorit. Ministria nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e ministrit. Bashkia nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e kryetarit.<\/p>\n<p>Shteti nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike.<\/p>\n<p>Institucioni \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr ti sherbyer publikut dhe jo p\u00ebr ta vendosur publikun n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb individit.<br \/>\nKur qytetari duhet t\u00eb njoh\u00eb \u201cnjeriun e duhur\u201d p\u00ebr t\u00eb zgjidhur at\u00eb q\u00eb duhet ta zgjidh\u00eb ligji, institucioni ka d\u00ebshtuar n\u00eb funksionin e tij. Kur vendi i pun\u00ebs varet nga lidhja dhe jo nga kompetenca, humbet meritokracia. Kur sh\u00ebrbimi publik varet nga nd\u00ebrhyrja dhe jo nga procedura, dob\u00ebsohet shteti.<\/p>\n<p>Dhe kur qytetari fillon t\u00eb besoj\u00eb se ligji nuk zbatohet nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, nuk kemi m\u00eb vet\u00ebm problem administrativ.<\/p>\n<p>Kemi kriz\u00eb besimi.<\/p>\n<p>SIGURIA KOMB\u00cbTARE NUK \u00cbSHT\u00cb PRON\u00cb E ASKUJT<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar t\u00eb NATO-s, siguria institucionale nuk mund t\u00eb filloj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me mandatin e nj\u00eb drejtuesi apo t\u00eb nj\u00eb qeverie.<\/p>\n<p>Institucionet e siguris\u00eb komb\u00ebtare jan\u00eb pjes\u00eb e arkitektur\u00ebs s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Prandaj, kur ngrihen dyshime penale q\u00eb prekin informacionin e klasifikuar apo funksionimin e strukturave shtet\u00ebrore, p\u00ebrgjigjja demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb:<\/p>\n<p>Hetim. Verifikim. Transparenc\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas ligjit.<\/p>\n<p>Pa paragjykuar faj\u00ebsin\u00eb e askujt, por edhe pa mbrojtje politike dhe pa relativizuar seriozitetin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Sepse askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi institucionin dhe asnj\u00eb institucion nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin. <\/p>\n<p>SHTET BRENDA SHTETIT: KUR INSTITUCIONET P\u00cbRPLASEN<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu lind nj\u00eb shqet\u00ebsim edhe m\u00eb i thell\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh kur institucionet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb mbrojtjen e shtetit nuk bashk\u00ebveprojn\u00eb mbi baz\u00ebn e nj\u00eb zinxhiri t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh kur institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb mbrojtjen e shtetit fillojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrplasen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, nd\u00ebrsa titullar\u00ebt e tyre i shnd\u00ebrrojn\u00eb konfliktet personale, interesat politike apo betejat p\u00ebr pushtet n\u00eb konflikt institucional?<\/p>\n<p>SHISH-i, Policia e Shtetit, strukturat e mbrojtjes dhe siguris\u00eb komb\u00ebtare, kontrolli kufitar dhe infrastruktura strategjike p\u00ebrfshir\u00eb Aeroportin e Rinasit, nuk jan\u00eb territore individuale t\u00eb drejtuesve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Jan\u00eb hallka t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs arkitektur\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kur konfliktet mes drejtuesve, interesat politike apo p\u00ebrplasjet personale transferohen n\u00eb funksionimin e institucioneve, lind rreziku i asaj q\u00eb mund ta quajm\u00eb \u201cshtet brenda shtetit\u201d: institucione q\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kontrollojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn sipas ligjit, p\u00ebrdorin autoritetin, informacionin dhe pushtetin institucional kund\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb rrezik serioz p\u00ebr funksionimin e shtetit. Sepse kur titullar\u00ebt harrojn\u00eb se p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb institucione dhe fillojn\u00eb t\u00eb sillen sikur institucionet u p\u00ebrkasin atyre, kufiri nd\u00ebrmjet shtetit dhe interesit personal fillon t\u00eb zhduket. Dhe pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, individi nuk i sh\u00ebrben m\u00eb institucionit; individi fillon ta p\u00ebrdor\u00eb institucionin si shtet.<\/p>\n<p>P\u00ebr ngjarjet konkrete q\u00eb lidhen me Rinasin, p\u00ebrgjigjen duhet ta japin hetimet dhe autoritetet kompetente. Un\u00eb k\u00ebrkoj di\u00e7ka tjet\u00ebr: transparenc\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve, shteti nuk duhet t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb publikut t\u00eb besoj\u00eb verb\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Duhet t\u2019i jap\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb besuar.<\/p>\n<p>KUR INDIVIDI B\u00cbHET M\u00cb I FORT\u00cb SE INSTITUCIONI<\/p>\n<p>Problemi m\u00eb i madh, megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i thell\u00eb. Kulti i individit \u00ebsht\u00eb antiteza e shtetit institucional.<br \/>\nN\u00ebse qytetari mendon se p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb problem duhet t\u00eb njoh\u00eb \u201cnjeriun e duhur\u201d, kemi humbur di\u00e7ka themelore: besimin dhe meritokracin\u00eb<br \/>\nKur administrata identifikohet me ministrin, policia me drejtorin, sh\u00ebrbimet me njer\u00ebzit q\u00eb i drejtojn\u00eb dhe vet\u00eb shteti me nj\u00eb individ t\u00eb vet\u00ebm, krijohet nj\u00eb deformim i rreziksh\u00ebm: institucioni fillon t\u00eb perceptohet si zgjatim i pushtetit, jo si garant i interesit publik.<br \/>\nSepse individi kalon. Institucioni duhet t\u00eb mbetet.<br \/>\nKjo \u00ebsht\u00eb diferenca nd\u00ebrmjet nj\u00eb administrate personale dhe nj\u00eb shteti institucional.<\/p>\n<p>PAND\u00cbSHKUESHM\u00cbRIA E G\u00cbRRYEN SHTETIN NGA BRENDA<\/p>\n<p>Korrupsioni d\u00ebmton shtetin por, pand\u00ebshkueshm\u00ebria d\u00ebmton edhe bindjen e qytetarit se shteti ka rregulla dhe se ato vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian e trajton sundimin e ligjit p\u00ebrmes kat\u00ebr shtyllave, mes tyre sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, kuadrin kund\u00ebr korrupsionit dhe kontrollet e balancat institucionale. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm monitorimi si vend i zgjerimit.* (KE) <\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, emigracionin nuk duhet ta shohim vet\u00ebm si fenomen ekonomik. Po, njer\u00ebzit largohen p\u00ebr paga m\u00eb t\u00eb mira dhe mund\u00ebsi profesionale. Por nj\u00eb pjes\u00eb k\u00ebrkon edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: parashikueshm\u00ebri.<br \/>\nDuan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem ku puna vler\u00ebsohet, kompetenca ka kuptim, ligji zbatohet nj\u00ebsoj dhe institucioni p\u00ebrgjigjet. Ku qytetari nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr lidhje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb i takon me ligj.<br \/>\nKjo quhet sundim i ligjit. Dhe nj\u00eb nga faktor\u00ebt q\u00eb e g\u00ebrryen m\u00eb shum\u00eb at\u00eb \u00ebsht\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebria.<\/p>\n<p>NUK NA DUHET VET\u00cbM ROTACIONI. NA DUHET SHTETI.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebr mua, Shqip\u00ebris\u00eb nuk i mjafton vet\u00ebm rotacioni politik.<\/p>\n<p>Rotacioni \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e demokracis\u00eb kur vendoset nga qytetar\u00ebt. Por mund t\u00eb nd\u00ebrrohen njer\u00ebzit dhe t\u00eb mbetet mekanizmi. Mund t\u00eb nd\u00ebrrohen emrat dhe t\u00eb mbetet kultura e pushtetit. Mund t\u00eb ndryshoj\u00eb qeveria dhe qytetari t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb \u201cnj\u00eb mik\u201d.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm z\u00ebvend\u00ebsim.<\/p>\n<p>Un\u00eb k\u00ebrkoj di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb thell\u00eb:<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet ku institucioni \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se drejtuesi; procedura m\u00eb e fort\u00eb se nd\u00ebrhyrja; ligji m\u00eb i fort\u00eb se telefoni; kompetenca m\u00eb e fort\u00eb se militantizmi; dhe llogaridh\u00ebnia m\u00eb e fort\u00eb se pushteti.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkon procese t\u00eb dokumentuara, vendimmarrje t\u00eb gjurmueshme, administrat\u00eb profesionale, teknologji q\u00eb zvog\u00eblon hap\u00ebsir\u00ebn e arbitraritetit dhe mekanizma kontrolli q\u00eb nuk varen nga vullneti personal.<\/p>\n<p>Nj\u00eb institucion nuk \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb sepse ka nj\u00eb drejtues t\u00eb fort\u00eb. \u00cbsht\u00eb i fort\u00eb kur mbijeton edhe pas drejtuesit.<\/p>\n<p>SHTETFORMIMI: POLITIKA DUHET T\u00cb JET\u00cb EDHE SHKENC\u00cb E ND\u00cbRTIMIT T\u00cb SHTETIT<\/p>\n<p>P\u00ebr mua, politika nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm arti i marrjes s\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb jet\u00eb edhe shkenc\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Prandaj vizioni im politik nuk mund t\u00eb kufizohet tek \u201ct\u00eb heqim k\u00ebta dhe t\u00eb vendosim t\u00eb tjer\u00eb\u201d. Kjo do t\u00eb ishte shum\u00eb pak.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb mekanizmin.<\/p>\n<p>Institucione q\u00eb nuk varen nga individi. Administrat\u00eb profesionale. Meritokraci reale. Kontroll institucional q\u00eb funksionon edhe kur pushteti p\u00ebrpiqet ta anashkaloj\u00eb. Vendimmarrje e matshme, transparente dhe e auditueshme.<\/p>\n<p>Dhe qytetari n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sistemit dhe jo n\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb radhe duke k\u00ebrkuar nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs.<\/p>\n<p>PYETJA Q\u00cb DUHET T\u2019I B\u00cbJM\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb: SFIDA E SHTETFORMIMIT<\/p>\n<p>Debati duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej pyetjes:<\/p>\n<p>\u201cKush do ta drejtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Pyetja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb lloj shteti duam t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb?\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet ku pushteti p\u00ebrqendrohet tek individi? Apo nj\u00eb shtet ku pushteti i individit kufizohet nga institucioni?<\/p>\n<p>Demokracia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb qeveri por, nd\u00ebrtimi i nj\u00eb sistemi ku asnj\u00eb qeveri nuk \u00ebsht\u00eb mbi institucionet, asnj\u00eb institucion nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin dhe asnj\u00eb individ nuk \u00ebsht\u00eb mbi shtetin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb beteja politike q\u00eb shtroj un\u00eb: SHTETFORMIM<\/p>\n<p>Nga individi te institucioni.<br \/>\nNga patronazhizmi te meritokracia.<br \/>\nNga arbitrariteti te ligji.<br \/>\nNga pand\u00ebshkueshm\u00ebria te llogaridh\u00ebnia.<br \/>\nNga frika te besimi.<\/p>\n<p>Sepse shteti nuk duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb. Duhet t\u00eb ket\u00eb institucione.<\/p>\n<p>Dhe institucionet duhet t\u00eb funksionojn\u00eb edhe kur drejtuesit e tyre flen\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb prova e nj\u00eb shteti.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb dua: jo nj\u00eb shtet q\u00eb i sh\u00ebrben pushtetit, por nj\u00eb shtet q\u00eb i sh\u00ebrben qytetarit.<\/p>\n<p>SENADA MEHMETI<br \/>\nEditorial<\/p>\n<p>#SenadaMehmeti #politik\u00eb #shtet #Meritokraci #Demokracia #rotacionpolitik #shtetformim #SundimiILigjit #Llogaridhenie<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EDITORIAL | SENADA MEHMETI P\u00cbRTEJ ROTACIONIT: SFIDA E SHTETFORMIMIT. Pse Shqip\u00ebris\u00eb i duhet shteti i institucioneve, jo i individit Problemi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm performanca e nj\u00eb qeverie. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb m\u00eb e thell\u00eb: sa t\u00eb forta jan\u00eb institucionet p\u00ebrball\u00eb personalizimit t\u00eb pushtetit, sa funksionojn\u00eb kontrollet dhe sa besim ka ende qytetari [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101562","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101562\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}