{"id":101549,"date":"2026-10-04T16:48:16","date_gmt":"2026-10-04T16:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/ndryshimet-e-propozuara-ne-ligjin-per-specialen-mblidhet-neser-kuvendi-i-kosoves\/"},"modified":"2026-10-04T16:48:16","modified_gmt":"2026-10-04T16:48:16","slug":"ndryshimet-e-propozuara-ne-ligjin-per-specialen-mblidhet-neser-kuvendi-i-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/ndryshimet-e-propozuara-ne-ligjin-per-specialen-mblidhet-neser-kuvendi-i-kosoves\/","title":{"rendered":"Ndryshimet e propozuara n\u00eb ligjin p\u00ebr Specialen, mblidhet nes\u00ebr Kuvendi i Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, ka thirrur p\u00ebr t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 5 tetor, seanc\u00eb plenare n\u00eb or\u00ebn 09:00, ku pika e par\u00eb e rendit t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb shqyrtimi i par\u00eb i Projektligjit p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar.<\/p>\n<p>Para seanc\u00ebs, n\u00eb or\u00ebn 08:00, Komisioni p\u00ebr Legjislacion, i kryesuar nga deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Vigan Qorrolli, do ta shqyrtoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Qorrolli ka njoftuar se n\u00eb mbledhjen e komisionit do t\u00eb shqyrtohen aspektet juridike t\u00eb projektligjit, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, legjislacionin n\u00eb fuqi dhe procedurat e Kuvendit.<\/p>\n<p>Accessibility options<br \/>\nKosova dhe Rajoni T\u00eb Fundit<br \/>\nNdryshimet e propozuara n\u00eb ligjin p\u00ebr Specialen, mblidhet nes\u00ebr Kuvendi i Kosov\u00ebs<br \/>\n 04\/10\/2026 17:17<\/p>\n<p>Kryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, ka thirrur p\u00ebr t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 5 tetor, seanc\u00eb plenare n\u00eb or\u00ebn 09:00, ku pika e par\u00eb e rendit t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb shqyrtimi i par\u00eb i Projektligjit p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar.<\/p>\n<p>Para seanc\u00ebs, n\u00eb or\u00ebn 08:00, Komisioni p\u00ebr Legjislacion, i kryesuar nga deputeti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Vigan Qorrolli, do ta shqyrtoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Qorrolli ka njoftuar se n\u00eb mbledhjen e komisionit do t\u00eb shqyrtohen aspektet juridike t\u00eb projektligjit, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, legjislacionin n\u00eb fuqi dhe procedurat e Kuvendit.<\/p>\n<p>Nisma p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs m\u00eb 21 shtator, pak dit\u00eb pas aktgjykimit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 shtator, Hashim Tha\u00e7i dhe Jakup Krasniqi u d\u00ebnuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet, p\u00ebr krime lufte. T\u00eb kat\u00ebr u shpall\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Ekipet mbrojt\u00ebse kan\u00eb paralajm\u00ebruar se do ta apelojn\u00eb verdiktin p\u00ebr akuzat p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>Projektligji, sipas nism\u00ebs s\u00eb PDK-s\u00eb, parasheh ndryshime n\u00eb juridiksionin e Dhomave t\u00eb Specializuara, p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb rastet q\u00eb konsiderohen jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb tyre t\u00eb procedohen n\u00eb Kosov\u00eb. Ai parasheh po ashtu mund\u00ebsin\u00eb e ankes\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs, kufizimin e d\u00ebnimit maksimal n\u00eb 15 vjet dhe vuajtjen e d\u00ebnimeve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga ndryshimet e propozuara \u00ebsht\u00eb edhe mund\u00ebsia q\u00eb personat e d\u00ebnuar nga Dhomat e Specializuara t\u00eb jen\u00eb subjekt i faljes presidenciale.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Qeveria e Kosov\u00ebs dha mendimin e saj p\u00ebr nism\u00ebn, duke vler\u00ebsuar se nuk ka pengesa ligjore p\u00ebr procedimin e saj.<\/p>\n<p>Sipas Qeveris\u00eb, vler\u00ebsimi p\u00ebrfshiu p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me legjislacionin e Bashkimit Evropian, ndikimin buxhetor dhe \u00e7\u00ebshtjet juridike t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb projektligjit.<\/p>\n<p>Shqyrtimi i projektligjit po zhvillohet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Kuvendi po i afrohet fundit t\u00eb afatit kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ka p\u00ebrcaktuar se afati 60-ditor p\u00ebr zgjedhjen e presidentit ka nisur m\u00eb 8 gusht, pas konstituimit t\u00eb Kuvendit, dhe p\u00ebrfundon m\u00eb 6 tetor. N\u00ebse presidenti nuk zgjidhet deri at\u00ebher\u00eb, Kuvendi shp\u00ebrndahet dhe vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja parlamentare.<\/p>\n<p>PDK-ja e ka lidhur mb\u00ebshtetjen e saj p\u00ebr zgjedhjen e presidentit me miratimin e ndryshimeve n\u00eb Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara.<\/p>\n<p>Kryetari i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, tha m\u00eb 3 tetor se partia e tij \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb diskutoj\u00eb p\u00ebr presidentin dhe t\u00eb jap\u00eb votat e saj menj\u00ebher\u00eb pas miratimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>\u201cVazhdimisht po e them, k\u00ebrkesa e PDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja \u00ebsht\u00eb e gatshme n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, n\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs t\u00eb bisedoj\u00eb e ta gjej\u00eb zgjidhjen p\u00ebr presidentin dhe t\u2019i jap\u00eb votat p\u00ebr presidentin\u201d, tha Hamza.<\/p>\n<p>P\u00ebr zgjedhjen e presidentit n\u00eb dy rundet e para nevojiten dy t\u00eb tretat e t\u00eb gjith\u00eb 120 deputet\u00ebve, pra 80 vota. N\u00ebse asnj\u00ebri kandidat nuk i merr 80 votat, n\u00eb rundin e tret\u00eb mjafton shumica e thjesht\u00eb, pra 61 vota, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb tri rundet duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm t\u00eb pakt\u00ebn 80 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>LVV-ja, me 53 deputet\u00eb, tet\u00eb deputet\u00eb t\u00eb komuniteteve joserbe dhe deputetin Nenad Rashiq, kishte 62 vota p\u00ebr formim t\u00eb qeveris\u00eb. N\u00ebse k\u00ebsaj shifre do t\u2019i bashkoheshin edhe 22 deputet\u00ebt e PDK-s\u00eb, numri do t\u00eb shkonte n\u00eb 84 vota, duke kaluar pragun prej 80 votash.<\/p>\n<p>Ndryshimet ligjore jan\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb Kosov\u00eb po zhvillohen protesta t\u00eb p\u00ebrnatshme kund\u00ebr aktgjykimit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb 16 shtatorit.<\/p>\n<p>Protestuesit, p\u00ebrmes thirrjes \u201cJo n\u00eb emrin tim\u201d, kan\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara.\/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, ka thirrur p\u00ebr t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 5 tetor, seanc\u00eb plenare n\u00eb or\u00ebn 09:00, ku pika e par\u00eb e rendit t\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb shqyrtimi i par\u00eb i Projektligjit p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar. Para seanc\u00ebs, n\u00eb or\u00ebn 08:00, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101549","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101549","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101549"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101549\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101549"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101549"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101549"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}