{"id":101533,"date":"2026-10-04T13:48:16","date_gmt":"2026-10-04T13:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/gazetaria-e-masivizuar-profesion-i-shperdoruar\/"},"modified":"2026-10-04T13:48:16","modified_gmt":"2026-10-04T13:48:16","slug":"gazetaria-e-masivizuar-profesion-i-shperdoruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/gazetaria-e-masivizuar-profesion-i-shperdoruar\/","title":{"rendered":"Gazetaria e masivizuar, profesion i shp\u00ebrdoruar"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Shp\u00ebtim Luku\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\nDikur t\u00eb botohej nj\u00eb shkrim ishte nj\u00eb emocion i madh, pasi shkrimi kishte kaluar disa hallka verifikimi derisa t\u00eb quhej i vlefsh\u00ebm. Sot mund t\u00eb shkruash e hedh\u00ebsh \u00e7do gj\u00eb pa asnj\u00eb filt\u00ebr.<\/p>\n<p>Por problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se jan\u00eb zhdukur filtrat. Problemi \u00ebsht\u00eb se bashk\u00eb me ta duket se jan\u00eb zhdukur edhe kufijt\u00eb mes gazetaris\u00eb dhe propagand\u00ebs, mes informacionit dhe opinionit, mes gazetarit dhe atij q\u00eb thjesht ka di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kam asgj\u00eb kund\u00ebr masivizimit t\u00eb informacionit. P\u00ebrkundrazi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb prej arritjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb q\u00eb secili mund t\u00eb shpreh\u00eb mendimin e vet, t\u00eb publikoj\u00eb nj\u00eb video, t\u00eb denoncoj\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi apo t\u00eb ndaj\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt nj\u00eb informacion. Por t\u00eb kesh mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb publikosh nuk do t\u00eb thot\u00eb se je gazetar. Ashtu si\u00e7 t\u00eb kesh nj\u00eb aparat fotografik nuk t\u00eb b\u00ebn fotograf, t\u00eb kesh nj\u00eb tastier\u00eb dhe nj\u00eb faqe n\u00eb internet nuk t\u00eb b\u00ebn gazetar.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron keqkuptimi yn\u00eb m\u00eb i madh: kemi ngat\u00ebrruar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shprehur nj\u00eb mendim me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u konsideruar profesionist i gazetaris\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetaria nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb shkruash bukur, t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb pyetje provokuese, t\u00eb publikosh nj\u00eb video apo t\u00eb zbulosh nj\u00eb informacion q\u00eb dikush tjet\u00ebr nuk e ka publikuar. Ajo \u00ebsht\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb metod\u00eb pune. Nj\u00eb proces q\u00eb nis me dyshimin, vazhdon me verifikimin, p\u00ebrballjen e burimeve, ndarjen e faktit nga interpretimi dhe p\u00ebrfundon me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb publikon.<\/p>\n<p>Gazetari nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka gjithmon\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje. \u00cbsht\u00eb ai q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb pyetjen e duhur dhe ka durimin, k\u00ebmb\u00ebnguljen e ndershm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigjen e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb medias shqiptare, duket se kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb tjet\u00ebr. N\u00eb t\u00eb, zhurma z\u00eb vendin e informacionit, sulmi personal z\u00eb vendin e investigimit, nd\u00ebrsa bindja politike z\u00eb vendin e paan\u00ebsis\u00eb profesionale. Ka njer\u00ebz q\u00eb nuk raportojn\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodh, por at\u00eb q\u00eb u k\u00ebrkohet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb mendjen e publikut. Nuk k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb zbulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por t\u00eb imponojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb shqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb se kjo dukuri nuk kufizohet vet\u00ebm te mediat q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb pronar apo nj\u00eb interes t\u00eb duksh\u00ebm politik e ekonomik. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e pafundme t\u00eb portaleve, faqeve anonime dhe profileve q\u00eb nuk kan\u00eb as adres\u00eb, as autor\u00ebsi, as p\u00ebrgjegj\u00ebsi editoriale. Nj\u00eb tekst pa autor, pa burime dhe pa prova mund t\u00eb marr\u00eb brenda pak minutash mij\u00ebra shp\u00ebrndarje dhe t\u00eb trajtohet si lajm. Nd\u00ebrsa nj\u00eb gazetari q\u00eb ka kaluar dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra duke verifikuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje i duhet t\u00eb konkurroj\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb gazetaria investigative, e cila k\u00ebrkon koh\u00eb, dije, guxim dhe burime, po ngat\u00ebrrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh me nj\u00eb tekst k\u00ebrc\u00ebnues, me nj\u00eb denoncim t\u00eb porositur apo me nj\u00eb fatur\u00eb q\u00eb dikush ia ka v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb subjekti p\u00ebr ta detyruar t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb \u00e7mim.<\/p>\n<p>Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb gazetari investigative. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrdorim i emrit t\u00eb gazetaris\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime q\u00eb me gazetarin\u00eb nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Por, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb faj me shum\u00eb autor\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb e kan\u00eb edhe ata q\u00eb e kan\u00eb kthyer gazetarin\u00eb n\u00eb nj\u00eb aktivitet pa kritere, ku r\u00ebnd\u00ebsi ka vet\u00ebm numri i klikimeve, shikueshm\u00ebria, audienca apo aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb skandal t\u00eb radh\u00ebs. E kan\u00eb edhe pronar\u00ebt e mediave q\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb gazetar\u00ebve, k\u00ebrkojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb nj\u00eb platform\u00eb. E kan\u00eb edhe ata q\u00eb, p\u00ebr arsye politike, ekonomike apo personale, e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb blejn\u00eb nj\u00eb sulm mediatik sesa t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb debat publik.<\/p>\n<p>Dhe, natyrisht, e ka edhe publiku. Sepse duke shp\u00ebrndar\u00eb pa menduar, duke besuar pa verifikuar dhe duke shp\u00ebrblyer me v\u00ebmendje \u00e7do p\u00ebrmbajtje q\u00eb na ushqen paragjykimet, kontribuojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb degradim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk besoj se gazetaria ka humbur vler\u00ebn e saj. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur informacioni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i bollsh\u00ebm dhe e v\u00ebrteta gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u dalluar, gazetaria e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e nevojshme se kurr\u00eb. Ajo q\u00eb ka humbur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e autoritetit t\u00eb saj publik, sepse emri i gazetarit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq i leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb, saq\u00eb nuk garanton m\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu m\u00eb kthehet nd\u00ebrmend ai dialog i para shum\u00eb viteve me nj\u00eb kolegun tim. Ai mendonte se sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb hynin n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion, aq m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte p\u00ebr ne. Un\u00eb kisha frik\u00eb se masivizimi do ta kthente gazetarin\u00eb nga nj\u00eb profesion elitar n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, pas gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, mendoj se t\u00eb dy kishim pjes\u00ebrisht t\u00eb drejt\u00eb. Ai kishte t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ofronte zgjerimi i medias. Un\u00eb kisha t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr rrezikun q\u00eb mbartte humbja e standardeve.<\/p>\n<p>Gazetaria nuk u zhvler\u00ebsua ngaq\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz filluan t\u00eb shkruajn\u00eb. U zhvler\u00ebsua ngaq\u00eb shum\u00eb prej atyre q\u00eb shkruajn\u00eb filluan t\u00eb pretendojn\u00eb se po b\u00ebjn\u00eb gazetari, pa pranuar asnj\u00eb nga detyrimet q\u00eb ky profesion mbart.<\/p>\n<p>Pasi gazetaria nuk \u00ebsht\u00eb privilegji i atyre q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb mikrofon, nj\u00eb kamer\u00eb apo nj\u00eb portal. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e atyre q\u00eb e din\u00eb se fjala publike nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr t\u2019u ushtruar, por edhe nj\u00eb detyrim p\u00ebr t\u2019u respektuar.<\/p>\n<p>Ndoshta sot, m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr t\u00eb mbrojtur gazetarin\u00eb nga censura, duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr ta mbrojtur at\u00eb nga ata q\u00eb e kan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb em\u00ebr pa vler\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Shp\u00ebtim Luku\/ Dikur t\u00eb botohej nj\u00eb shkrim ishte nj\u00eb emocion i madh, pasi shkrimi kishte kaluar disa hallka verifikimi derisa t\u00eb quhej i vlefsh\u00ebm. Sot mund t\u00eb shkruash e hedh\u00ebsh \u00e7do gj\u00eb pa asnj\u00eb filt\u00ebr. Por problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se jan\u00eb zhdukur filtrat. Problemi \u00ebsht\u00eb se bashk\u00eb me ta duket se jan\u00eb zhdukur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101533","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101533"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101533\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}