{"id":101521,"date":"2026-10-04T11:48:17","date_gmt":"2026-10-04T11:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/nga-balluku-te-sazani-media-spanjolle-dosjet-qe-po-tronditin-pushtetin-e-rames\/"},"modified":"2026-10-04T11:48:17","modified_gmt":"2026-10-04T11:48:17","slug":"nga-balluku-te-sazani-media-spanjolle-dosjet-qe-po-tronditin-pushtetin-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/nga-balluku-te-sazani-media-spanjolle-dosjet-qe-po-tronditin-pushtetin-e-rames\/","title":{"rendered":"Nga Balluku te Sazani\/ Media spanjolle: Dosjet q\u00eb po tronditin pushtetin e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>\u201cDominimi i Edi Ram\u00ebs po l\u00ebkundet\u201d. Me k\u00ebt\u00eb konstatim e nis media spanjolle \u201cThe Objective\u201d nj\u00eb artikull kushtuar zhvillimeve politike n\u00eb Shqip\u00ebri, duke u ndalur te protestat e opozit\u00ebs, hetimet p\u00ebr korrupsion dhe disa prej projekteve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb shkaktuar debat publik.<\/p>\n<p>Sipas medias spanjolle, protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 127-t\u00eb radhazi, nd\u00ebrsa tubimet p\u00ebrpara rezidenc\u00ebs s\u00eb kryeministrit n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb nga shenjat kryesore t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb ndaj qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cThe Objective\u201d shkruan se protestuesit akuzojn\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebr korrupsion dhe lidhje me krimin, nd\u00ebrsa gjat\u00eb tubimeve d\u00ebgjohen slogane si \u201cRama n\u00eb burg\u201d, \u201cPosht\u00eb narkoshteti\u201d dhe \u201cShqip\u00ebria k\u00ebrkon revolucion\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e artikullit i kushtohet ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ish-ministres s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, Belinda Balluku, e cila p\u00ebrmendet si nj\u00eb prej zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetime p\u00ebr kontrata publike.<\/p>\n<p>Sipas \u201cThe Objective\u201d, hetimet lidhen me kontrata p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve dhe tuneleve me vler\u00eb rreth 190 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa ndaj Ballukut jan\u00eb ngritur dyshime edhe p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash. K\u00ebto jan\u00eb pretendime t\u00eb pasqyruara nga media spanjolle n\u00eb lidhje me zhvillimet hetimore n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb panoram\u00ebn e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb, sipas artikullit, po tronditin politik\u00ebn shqiptare, p\u00ebrmendet edhe ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Media spanjolle shkruan se Hyseni ndodhet n\u00eb arrest sht\u00ebpie n\u00ebn dyshimin se ka p\u00ebrcjell\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar te nj\u00eb person n\u00eb arrati, me t\u00eb cilin kishte komunikuar 87 her\u00eb brenda gjasht\u00eb muajve.<\/p>\n<p>\u201cThe Objective\u201d i kushton v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb edhe SPAK-ut, t\u00eb cilin e p\u00ebrshkruan si struktur\u00ebn q\u00eb po p\u00ebrballet me nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb rritje hetimesh ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me korrupsionin politik, trafikun e drog\u00ebs, pastrimin e parave dhe grupet kriminale.<\/p>\n<p>Artikulli thekson gjithashtu marr\u00ebdh\u00ebniet e kryeministrit Edi Rama me homologun spanjoll, Pedro S\u00e1nchez. Sipas medias spanjolle, Rama e ka shprehur disa her\u00eb publikisht miq\u00ebsin\u00eb me S\u00e1nchez, nd\u00ebrsa kryeministri spanjoll ka vler\u00ebsuar \u201cvullnetin reformues\u201d t\u00eb homologut shqiptar. Dy lider\u00ebt, sipas artikullit, jan\u00eb takuar t\u00eb pakt\u00ebn shtat\u00eb her\u00eb gjat\u00eb gjasht\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cRevolucioni i flamingove\u201d<\/p>\n<p>Artikulli ndalet edhe te protestat e zhvilluara n\u00eb Tiran\u00eb, ku protestuesit akuzojn\u00eb qeverin\u00eb p\u00ebr korrupsion, lidhje me krimin dhe favorizim t\u00eb oligark\u00ebve. Mes emrave t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb artikull \u00ebsht\u00eb edhe familja Kastrati, e cila zot\u00ebron Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs dhe nj\u00eb rrjet pikash karburanti.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria k\u00ebrkon revolucion\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga sloganet q\u00eb, sipas \u201cThe Objective\u201d, p\u00ebrs\u00ebritet gjat\u00eb protestave.<\/p>\n<p>Media spanjolle shkruan se, pavar\u00ebsisht rritjes ekonomike dhe zhvillimit t\u00eb turizmit, kritik\u00ebt e qeveris\u00eb e akuzojn\u00eb at\u00eb p\u00ebr miratim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe krijimin e mund\u00ebsive p\u00ebr pastrimin e parave p\u00ebrmes projekteve luksoze.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, artikulli p\u00ebrmend edhe kullat e reja t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cilat protestuesit i kan\u00eb pag\u00ebzuar \u201ckullat e kokain\u00ebs\u201d. Po ashtu, citohet slogani \u201cPosht\u00eb narkoshteti\u201d, nd\u00ebrsa sipas artikullit, n\u00eb protestat e para kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb mbi 100 mij\u00eb persona.<\/p>\n<p>\u201cThe Objective\u201d shkruan gjithashtu se s\u00eb fundmi FBI-ja ka mb\u00ebrritur n\u00eb Tiran\u00eb dhe i ka dor\u00ebzuar autoriteteve shqiptare dokumentacion lidhur me trafikun e drog\u00ebs. Sipas medias spanjolle, ky zhvillim ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e qarqeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe medias n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Projekti i Sazanit, pika q\u00eb \u201cmbushi kup\u00ebn\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje e p\u00ebrmendur n\u00eb artikull \u00ebsht\u00eb projekti i zhvillimit t\u00eb ishullit t\u00eb Sazanit, i lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Sipas \u201cThe Objective\u201d, investimi parashikohet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb rreth 1.4 miliard\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Media spanjolle e p\u00ebrshkruan Sazanin si nj\u00eb zon\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi natyrore dhe strategjike, duke theksuar se ishulli \u00ebsht\u00eb i njohur edhe p\u00ebr kolonit\u00eb e flamingove. Protestuesit e kan\u00eb pag\u00ebzuar l\u00ebvizjen e tyre si \u201crevolucioni i flamingove\u201d, nd\u00ebrsa nj\u00eb prej sloganeve t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb \u201cShqip\u00ebria nuk shitet\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama ka deklaruar se qeveria nuk po u dor\u00ebzon tok\u00eb publike investitor\u00ebve t\u00eb huaj, por se toka \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga pronar\u00eb privat\u00eb. Ai ka theksuar gjithashtu se e ardhmja e projektit do t\u00eb p\u00ebrcaktohet nga vler\u00ebsimi i ndikimit n\u00eb mjedis dhe se investimi duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb k\u00ebrkesat mjedisore t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Artikulli e vendos k\u00ebt\u00eb debat n\u00eb kontekstin e synimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Europian deri n\u00eb vitin 2030, duke theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrafrimin e kuadrit ligjor me standardet europiane, p\u00ebrfshir\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe garantimin e standardeve demokratike.<\/p>\n<p>\u201cThe Objective\u201d kujton gjithashtu se Rama erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2013 dhe p\u00ebrmend protestat e vitit 2017, t\u00eb cilat sipas Fondacionit Carnegie p\u00ebr Paqen Nd\u00ebrkomb\u00ebtare u nxit\u00ebn nga akuzat p\u00ebr manipulim t\u00eb zgjedhjeve parlamentare.<\/p>\n<p>P\u00ebr zgjedhjet e vitit 2025, media spanjolle shkruan se Rama p\u00ebrmir\u00ebsoi rezultatin e Partis\u00eb Socialiste, duke siguruar m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e votave.<\/p>\n<p>Sipas artikullit, n\u00ebse pak\u00ebnaq\u00ebsia sociale dhe \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore nuk e nd\u00ebrpresin para kohe legjislatur\u00ebn, zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet t\u00eb zhvillohen n\u00eb vitin 2029.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Rama vijon aktivitetin e tij politik dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nd\u00ebrsa refuzon thirrjet p\u00ebr dor\u00ebheqje. Artikulli p\u00ebrmend edhe takimet e tij me lider\u00eb t\u00eb huaj, mes tyre Pedro S\u00e1nchez, Giorgia Meloni, Mohammed bin Salman dhe Benjamin Netanyahu.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/nga-balluku-te-sazani\/\">Nga Balluku te Sazani\/ Media spanjolle: Dosjet q\u00eb po tronditin pushtetin e Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDominimi i Edi Ram\u00ebs po l\u00ebkundet\u201d. Me k\u00ebt\u00eb konstatim e nis media spanjolle \u201cThe Objective\u201d nj\u00eb artikull kushtuar zhvillimeve politike n\u00eb Shqip\u00ebri, duke u ndalur te protestat e opozit\u00ebs, hetimet p\u00ebr korrupsion dhe disa prej projekteve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb shkaktuar debat publik. Sipas medias spanjolle, protestat kund\u00ebr qeveris\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 127-t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101521","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101521"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101521\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}