{"id":101514,"date":"2026-10-04T10:48:16","date_gmt":"2026-10-04T10:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/videot-intime-dhe-paralajmerimi-per-politikanet-kush-i-nxori-nga-erresira-e-telegramit-dhe-pse-tani\/"},"modified":"2026-10-04T10:48:16","modified_gmt":"2026-10-04T10:48:16","slug":"videot-intime-dhe-paralajmerimi-per-politikanet-kush-i-nxori-nga-erresira-e-telegramit-dhe-pse-tani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/videot-intime-dhe-paralajmerimi-per-politikanet-kush-i-nxori-nga-erresira-e-telegramit-dhe-pse-tani\/","title":{"rendered":"Videot intime dhe paralajm\u00ebrimi p\u00ebr politikan\u00ebt: Kush i nxori nga err\u00ebsira e Telegramit dhe pse tani?"},"content":{"rendered":"<p>Videot e marr\u00ebdh\u00ebnieve intime t\u00eb disa artist\u00ebve shqiptar\u00eb trullos\u00ebn publikun brenda pak or\u00ebsh. Kaluan nga nj\u00eb telefon n\u00eb tjetrin, pushtuan grupet e WhatsApp-it dhe Telegram-it, rrjetet sociale dhe bisedat e dit\u00ebs, duke e kthyer jet\u00ebn private t\u00eb disa personazheve publik\u00eb n\u00eb spektaklin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb momentit.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrsa ende diskutohej p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ishte par\u00eb, filloi t\u00eb nd\u00ebrtohej pritshm\u00ebria p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk ishte par\u00eb ende: do t\u00eb dalin video t\u00eb tjera. Ka emra t\u00eb tjer\u00eb. Ka edhe politikan\u00eb.<\/p>\n<p>Por tani q\u00eb efekti i par\u00eb i surpriz\u00ebs po fashitet, historia meriton t\u00eb shihet p\u00ebrtej p\u00ebrmbajtjes s\u00eb videove.<\/p>\n<p>K\u00ebto video nuk dol\u00ebn n\u00eb nj\u00eb moment \u00e7far\u00ebdo. Ato shp\u00ebrthyen nd\u00ebrsa n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes ishte nj\u00eb histori shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr shtetin shqiptar: skandali q\u00eb p\u00ebrfshiu ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, dhe pik\u00ebpyetjet q\u00eb ai ngriti mbi sekretet, informacionet sensitive dhe funksionimin e institucionit q\u00eb duhet t\u2019i ruaj\u00eb ato.<\/p>\n<p>Pastaj, thuajse papritur, Shqip\u00ebria kaloi nga sekretet e shtetit te sekretet e dhom\u00ebs s\u00eb gjumit t\u00eb disa artist\u00ebve.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb rast\u00ebsi. Por kronologjia dhe sidomos paralajm\u00ebrimet p\u00ebr publikime t\u00eb tjera e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nevojshme t\u00eb ndiqet nj\u00eb gjurm\u00eb tjet\u00ebr: ku kan\u00eb qarkulluar k\u00ebto video p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebheshin publike, kush mund t\u2019i ket\u00eb identifikuar dhe ku mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar informacioni p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Sepse videot nuk u shfaq\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dit\u00ebn kur mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb telefonat e shqiptar\u00ebve. Ato kishin qarkulluar m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb kanal n\u00eb Telegram.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detaj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si funksionon monitorimi i materialeve q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira.<\/p>\n<p>Strukturat e specializuara policore nuk monitorojn\u00eb jet\u00ebn private t\u00eb njer\u00ebzve dhe as \u00e7do video q\u00eb hidhet n\u00eb Telegram. Por kanale, grupe dhe hap\u00ebsira online q\u00eb dalin gjat\u00eb hetimeve ose q\u00eb lidhen me shp\u00ebrndarjen e materialeve t\u00eb dyshimta mund t\u00eb monitorohen nga nj\u00ebsit\u00eb e specializuara.<\/p>\n<p>Kur gjat\u00eb k\u00ebtij monitorimi haset nj\u00eb video, ajo mund t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces verifikimi. Analizohet n\u00ebse personat q\u00eb shfaqen jan\u00eb t\u00eb mitur, n\u00ebse ka shenja dhune apo shfryt\u00ebzimi, n\u00ebse materiali mund t\u00eb lidhet me trafikim, shantazh, abuzim seksual ose nj\u00eb tjet\u00ebr vep\u00ebr penale. Mund t\u00eb k\u00ebrkohet gjithashtu identifikimi i personave dhe i vendit me t\u00eb cilin lidhet materiali.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dallim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: INTERPOL nuk kryen vet\u00eb hetime penale n\u00eb vend t\u00eb policive komb\u00ebtare. Hetimet zhvillohen nga autoritetet kompetente t\u00eb shteteve.<\/p>\n<p>INTERPOL sh\u00ebrben si nyje e bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke administruar rrjete t\u00eb sigurta komunikimi dhe databaza p\u00ebrmes t\u00eb cilave strukturat policore t\u00eb vendeve an\u00ebtare shk\u00ebmbejn\u00eb informacion, t\u00eb dh\u00ebna dhe indicie. N\u00eb rastin e materialeve t\u00eb abuzimit seksual t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, databaza ICSE e INTERPOL-it u mund\u00ebson hetuesve t\u00eb specializuar t\u00eb vendeve an\u00ebtare t\u00eb krahasojn\u00eb imazhe dhe video, t\u00eb lidhin raste mes tyre dhe t\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb informacion p\u00ebr viktima, autor\u00eb dhe vendndodhje.<\/p>\n<p>Pra, INTERPOL \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hallk\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb ur\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e informacionit policor sesa struktura q\u00eb zhvillon vet\u00eb hetimin.<\/p>\n<p>Prej k\u00ebtej rruga ndahet.<\/p>\n<p>N\u00ebse materiali p\u00ebrmban elemente q\u00eb tregojn\u00eb nj\u00eb krim apo nj\u00eb rrezik konkret, aktivizohet hetimi dhe njoftohen strukturat q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb. N\u00ebse personat e identifikuar ndodhen ose lidhen me nj\u00eb shtet tjet\u00ebr, informacioni mund t\u2019u p\u00ebrcillet autoriteteve t\u00eb atij shteti p\u00ebrmes kanaleve t\u00eb bashk\u00ebpunimit policor nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Pra, fakti q\u00eb nj\u00eb video qarkullon n\u00eb Telegram nuk do t\u00eb thot\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb par\u00eb vet\u00ebm nga njer\u00ebzit q\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb kanal. N\u00ebse kanali ka qen\u00eb n\u00eb monitorim ose materiali \u00ebsht\u00eb hasur gjat\u00eb nj\u00eb hetimi, videoja mund t\u00eb jet\u00eb identifikuar dhe analizuar shum\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhej virale.<\/p>\n<p>K\u00ebtu fillon edhe \u00e7\u00ebshtja q\u00eb duhet sqaruar p\u00ebr videot shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00ebse ato kan\u00eb qen\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb kanal Telegram-i, duhet t\u00eb verifikohet n\u00ebse ai kanal ka qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb objekt monitorimi nga struktura t\u00eb huaja dhe n\u00ebse personat shqiptar\u00eb q\u00eb shfaqen n\u00eb materiale jan\u00eb identifikuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo ka ndodhur, hallka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria: a \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb informacion p\u00ebr k\u00ebto materiale te strukturat shqiptare dhe, n\u00ebse po, te cila struktur\u00eb<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sesa p\u00ebrmbajtja intime q\u00eb pushtoi rrjetet sociale. Sepse n\u00ebse nj\u00eb struktur\u00eb shqiptare kishte dijeni m\u00eb par\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e videove, at\u00ebher\u00eb duhet p\u00ebrcaktuar se prej kur e kishte k\u00ebt\u00eb informacion dhe si \u00ebsht\u00eb administruar ai.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu koha e publikimit merr r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Videot u kthyen n\u00eb spektaklin kryesor publik nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria po diskutonte skandalin q\u00eb p\u00ebrfshiu ish-drejtuesen e SHISH-it, Vlora Hyseni. Brenda nj\u00eb kohe shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, debati u zhvendos nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prekte sh\u00ebrbimin sekret dhe administrimin e informacionit sensitiv te jeta intime e disa artist\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk ka deri tani nj\u00eb prov\u00eb publike q\u00eb lidh k\u00ebto dy zhvillime. Por ka nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb k\u00ebrkon v\u00ebmendje: bashk\u00eb me videot nis\u00ebn edhe paralajm\u00ebrimet se do t\u00eb dalin materiale t\u00eb tjera dhe se mes personave q\u00eb shfaqen n\u00eb to mund t\u00eb ket\u00eb edhe politikan\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se dikush pretendon se di m\u00eb shum\u00eb nga sa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike deri tani.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet investigimi: te historia e k\u00ebtyre materialeve p\u00ebrpara publikimit t\u00eb tyre. N\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb Telegram prej koh\u00ebsh, n\u00ebse jan\u00eb identifikuar gjat\u00eb monitorimeve t\u00eb huaja dhe n\u00ebse informacioni p\u00ebr to ka mb\u00ebrritur n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sepse vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje edhe pyetja q\u00eb mbetet pas gjith\u00eb spektaklit t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve: kush dinte p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e videove p\u00ebrpara publikut dhe pse ato dol\u00ebn pik\u00ebrisht tani?\/Vna<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/videot-intime-4\/\">Videot intime dhe paralajm\u00ebrimi p\u00ebr politikan\u00ebt: Kush i nxori nga err\u00ebsira e Telegramit dhe pse tani?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Videot e marr\u00ebdh\u00ebnieve intime t\u00eb disa artist\u00ebve shqiptar\u00eb trullos\u00ebn publikun brenda pak or\u00ebsh. Kaluan nga nj\u00eb telefon n\u00eb tjetrin, pushtuan grupet e WhatsApp-it dhe Telegram-it, rrjetet sociale dhe bisedat e dit\u00ebs, duke e kthyer jet\u00ebn private t\u00eb disa personazheve publik\u00eb n\u00eb spektaklin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb momentit. Dhe nd\u00ebrsa ende diskutohej p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101514","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101514","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101514"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101514\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101514"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101514"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101514"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}