{"id":101496,"date":"2026-10-04T07:48:14","date_gmt":"2026-10-04T07:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/qirate-mbi-1300-euro-muaj-500-mije-spanjolle-protestojne-me-celesa-ne-duar-perleshje-dhe-arrestime-ne-valencia-paralajmerohet-greve-e-pergjithshme\/"},"modified":"2026-10-04T07:48:14","modified_gmt":"2026-10-04T07:48:14","slug":"qirate-mbi-1300-euro-muaj-500-mije-spanjolle-protestojne-me-celesa-ne-duar-perleshje-dhe-arrestime-ne-valencia-paralajmerohet-greve-e-pergjithshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/04\/qirate-mbi-1300-euro-muaj-500-mije-spanjolle-protestojne-me-celesa-ne-duar-perleshje-dhe-arrestime-ne-valencia-paralajmerohet-greve-e-pergjithshme\/","title":{"rendered":"Qirat\u00eb mbi 1,300 euro\/muaj, 500 mij\u00eb spanjoll\u00eb protestojn\u00eb me \u00e7el\u00ebsa n\u00eb duar ! P\u00ebrleshje dhe arrestime n\u00eb Valencia, paralajm\u00ebrohet grev\u00eb e p\u00ebrgjithshme"},"content":{"rendered":"<p>Me \u00e7el\u00ebsa n\u00eb duar, mij\u00ebra spanjoll\u00eb dol\u00ebn t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb protesta kund\u00ebr qirave t\u00eb larta dhe d\u00ebbimeve nga banesat. Rreth 50 protesta u zhvilluan n\u00eb vend, nj\u00eb dit\u00eb pasi parlamenti rr\u00ebzoi masat e qeveris\u00eb s\u00eb Pedro Sanchezit p\u00ebr mbrojtjen e qiramarr\u00ebsve. Zem\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb shtuar nga rasti i Maricarmen Abascal, nj\u00eb 87-vje\u00e7are q\u00eb u nxor nga sht\u00ebpia pasi nuk p\u00ebrballonte dot qiran\u00eb e k\u00ebrkuar. Por \u00e7far\u00eb e ka shkaktuar kriz\u00ebn e strehimit dhe pse t\u00eb pasurit nj\u00eb sht\u00ebpi po b\u00ebhet gjithnj\u00eb e m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb?<\/p>\n<p>Sa kushton nj\u00eb banes\u00eb me qira n\u00eb Spanj\u00eb?<\/p>\n<p>Madridi dhe Barcelona jan\u00eb dy tregjet m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb qirave n\u00eb Spanj\u00eb. Sipas portalit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme Idealista, \u00e7mimi mesatar mujor arrin n\u00eb 22.70 euro p\u00ebr met\u00ebr katror n\u00eb Madrid dhe 23.80 euro n\u00eb Barcelon\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament prej 60 metrash katror\u00eb, k\u00ebto mesatare p\u00ebrkthehen n\u00eb rreth 1,362 euro qira n\u00eb Madrid dhe 1,428 euro n\u00eb Barcelon\u00eb, pa faturat dhe shpenzimet e tjera.<\/p>\n<p>Qirat\u00eb u rrit\u00ebn me 8.5% n\u00eb nivel komb\u00ebtar gjat\u00eb vitit 2025. N\u00eb Madrid, rritja ishte edhe m\u00eb e madhe, 9.7%.<\/p>\n<p>Krahas \u00e7mimeve t\u00eb larta, vendi p\u00ebrballet me munges\u00eb banesash. Sipas Bank\u00ebs s\u00eb Spanj\u00ebs, n\u00eb treg mungojn\u00eb rreth 700 mij\u00eb banesa, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb numri i banesave q\u00eb shtohen n\u00eb treg nuk po plot\u00ebson nevojat.<\/p>\n<p>\u00c7el\u00ebsat si simbol, paralajmwrohet grev\u00eb e p\u00ebrgjithshme<\/p>\n<p>N\u00eb protesta mor\u00ebn pjes\u00eb qiramarr\u00ebs, student\u00eb, punonj\u00ebs dhe organizata p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e strehimit. K\u00ebrkesat p\u00ebrfshijn\u00eb uljen e qirave, mbrojtje m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga d\u00ebbimet dhe kufizime p\u00ebr fondet e investimeve q\u00eb blejn\u00eb prona banimi.<\/p>\n<p>N\u00eb Madrid, protestuesit marshuan duke tundur tufat e \u00e7el\u00ebsave, simbol i banesave q\u00eb nuk p\u00ebrballojn\u00eb dot t\u00eb blejn\u00eb apo t\u00eb marrin me qira. Organizata e qiramarr\u00ebsve tha se pjes\u00ebmarrja kaloi gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz, nd\u00ebrsa delegacioni i qeveris\u00eb raportoi rreth 70 mij\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi \u00e7el\u00ebsat e gjith\u00eb qytetit, kemi \u00e7el\u00ebsat e gjith\u00eb Madridit\u201d, th\u00ebrrisnin pjes\u00ebmarr\u00ebsit. N\u00eb pankarta dhe thirrje kund\u00ebrshtoheshin qirat\u00eb e larta, fondet e investimeve n\u00eb prona dhe shtimi i apartamenteve turistike.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e organizat\u00ebs s\u00eb qiramarr\u00ebsve, Valeria Racu, tha se synimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grev\u00eb e p\u00ebrgjithshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. \u201cNuk kthehemi pas\u201d, deklaroi ajo. N\u00eb sheshin Puerta del Sol, protestuesit vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb tenda prej dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Protesta pati edhe p\u00ebrplasje. N\u00eb Valencia, pes\u00eb persona u arrestuan dhe n\u00ebnt\u00eb polic\u00eb u plagos\u00ebn gjat\u00eb p\u00ebrleshjeve mes demonstruesve dhe forcave kund\u00ebr trazirave. N\u00eb Madrid, policia p\u00ebrdori plumba gome p\u00ebr t\u00eb larguar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb N\u00facleo Nacional, t\u00eb cil\u00ebt tentuan t\u00eb shkonin drejt Puerta del Sol. U mbyll\u00ebn edhe stacionet p\u00ebrreth t\u00eb metros\u00eb.<\/p>\n<p>Kritikat iu drejtuan partive q\u00eb rr\u00ebzuan dekretet, por edhe vet\u00eb qeveris\u00eb. \u201cFaji \u00ebsht\u00eb i pronar\u00ebve, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e qeveris\u00eb\u201d, shkruhej n\u00eb disa pankarta.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb propozoi qeveria e Sanchez?<\/p>\n<p>Qeveria paraqiti dy dekrete emergjente me masa p\u00ebr kontratat e qiras\u00eb, d\u00ebbimet, apartamentet turistike dhe investimet n\u00eb banesa.<\/p>\n<p>Propozimet p\u00ebrfshinin pezullimin deri m\u00eb 31 dhjetor 2030 t\u00eb d\u00ebbimeve t\u00eb qiramarr\u00ebsve n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe zgjatjen me dy vjet t\u00eb disa kontratave. Nj\u00eb tjet\u00ebr mas\u00eb ishte rinovimi automatik i kontratave t\u00eb qiras\u00eb, nj\u00eb nga k\u00ebrkesat kryesore t\u00eb organizatave t\u00eb qiramarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Paketat parashikonin masa kund\u00ebr abuzimeve me kontratat sezonale dhe dh\u00ebnien e dhomave me qira, si dhe TVSH prej 10% p\u00ebr apartamentet turistike.<\/p>\n<p>P\u00ebr investitor\u00ebt, qeveria propozoi kufizime ndaj blerjeve t\u00eb cil\u00ebsuara spekulative dhe ndryshime n\u00eb taksimin e shoq\u00ebrive t\u00eb investimit n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme. Synimi i shpallur ishte orientimi i investimeve drejt banesave me \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme.<\/p>\n<p>Masat p\u00ebrfshinin gjithashtu leht\u00ebsi tatimore p\u00ebr qiramarr\u00ebs me t\u00eb ardhura vjetore deri n\u00eb rreth 33 mij\u00eb euro, financim me interes zero p\u00ebr blerjen e banes\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe TVSH t\u00eb reduktuar n\u00eb 4% p\u00ebr kategori t\u00eb banesave publike dhe t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>Pse masat nuk kaluan n\u00eb parlament?<\/p>\n<p>Pedro Sanchez qeveris me Partin\u00eb Socialiste dhe aleanc\u00ebn e majt\u00eb Sumar, por koalicioni nuk ka shumic\u00ebn parlamentare. P\u00ebr t\u00eb miratuar ligje, i duhen vota nga parti t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Partia Popullore konservatore, Vox i s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme dhe Junts, partia e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtet pavar\u00ebsin\u00eb e Katalonj\u00ebs, kund\u00ebrshtuan paketat.<\/p>\n<p>Dekreti i par\u00eb u rr\u00ebzua me 178 vota kund\u00ebr dhe 172 pro. I dyti mori 184 vota kund\u00ebr dhe 166 pro. Masat e miratuara nga qeveria nuk siguruan konfirmimin e nevojsh\u00ebm parlamentar.<\/p>\n<p>Humbja e dy votimeve ka shtuar presionin ndaj Sanchez dhe diskutimet p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme, megjith\u00ebse nj\u00eb vendim i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shpallur. Zgjedhjet e ardhshme t\u00eb p\u00ebrgjithshme jan\u00eb parashikuar p\u00ebr ver\u00ebn e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi me 87-vje\u00e7aren q\u00eb u b\u00eb simbol i protestave?<\/p>\n<p>Maricarmen Abascal jetonte q\u00eb prej vitit 1956 n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb lagjen Retiro t\u00eb Madridit. Kompania pronare, Urbagesti\u00f3n, i k\u00ebrkoi ta rriste qiran\u00eb nga rreth 500 n\u00eb 2,650 euro n\u00eb muaj. Pensioni i saj ishte rreth 1,350 euro, pothuajse gjysma e shum\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Pas disa p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pasuksesshme p\u00ebr d\u00ebbim, largimi u caktua p\u00ebr m\u00ebngjesin e 23 shtatorit. Banor\u00eb dhe aktivist\u00eb u mblodh\u00ebn para nd\u00ebrtes\u00ebs p\u00ebr ta penguar, disa duke q\u00ebndruar aty q\u00eb nga nata e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Policia largoi me forc\u00eb persona q\u00eb bllokonin hyrjen dhe p\u00ebrdori mjete p\u00ebr t\u00eb hapur port\u00ebn. Avokatja e Abascal deklaroi se t\u00eb moshuar\u00ebs nuk iu la koha e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbledhur sendet personale. Gruaja 87-vje\u00e7are u nxor nga banesa me barel\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 shtator, pes\u00eb dit\u00eb pas d\u00ebbimit, kompania dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj arrit\u00ebn nj\u00eb marr\u00ebveshje pas mbi kat\u00ebr or\u00ebsh negociata. N\u00eb bisedime mor\u00ebn pjes\u00eb avokatja, familjar\u00ebt, organizata e qiramarr\u00ebsve dhe nd\u00ebrmarrja bashkiake e strehimit, q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoi marr\u00ebveshjen.<\/p>\n<p>Sipas saj, Abascal do t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj me nj\u00eb kontrat\u00eb tet\u00ebvje\u00e7are dhe qiraja nuk do t\u00eb kaloj\u00eb 30% t\u00eb pensionit. N\u00eb momentin e njoftimit, ajo ndodhej n\u00eb spital dhe marr\u00ebveshja priste miratimin e saj. Organizata e qiramarr\u00ebsve njoftoi se mobilizimi do t\u00eb vazhdonte edhe pas zgjidhjes s\u00eb k\u00ebtij rasti.<\/p>\n<p>Pse protestuesit kund\u00ebrshtojn\u00eb fondet e investimeve?<\/p>\n<p>Fondet e investimeve blejn\u00eb prona p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb ardhura nga qirat\u00eb ose rishitja. N\u00eb Spanj\u00eb, disa prej tyre kan\u00eb bler\u00eb blloqe t\u00eb t\u00ebra banimi, p\u00ebrfshir\u00eb apartamente q\u00eb m\u00eb par\u00eb ishin pron\u00eb publike dhe jepeshin me qira t\u00eb mbrojtur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej tyre, Fondi amerikan Blackstone \u00ebsht\u00eb n\u00eb tregun e banesave n\u00eb Spanj\u00eb q\u00eb prej vitit 2013, kur p\u00ebrmes shoq\u00ebris\u00eb Fidere bleu 1,860 banesa t\u00eb mbrojtura nga Bashkia e Madridit. Apartamentet q\u00eb jepeshin me qira nga nd\u00ebrmarrja publike e strehimit kaluan n\u00eb pron\u00ebsi private, nj\u00eb shitje q\u00eb bashkia m\u00eb pas nisi ta kund\u00ebrshtonte.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, Blackstone njoftoi shitjen e portofolit t\u00eb Fidere-s te Brookfield p\u00ebr 1.2 miliard\u00eb euro. N\u00eb at\u00eb moment, portofoli p\u00ebrfshinte rreth 5 mij\u00eb banesa n\u00eb 47 nd\u00ebrtesa t\u00eb Madridit.<\/p>\n<p>Organizatat e qiramarr\u00ebsve akuzojn\u00eb investitor\u00ebt e m\u00ebdhenj se kontribuojn\u00eb n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve dhe se k\u00ebrkesat p\u00ebr qira t\u00eb reja mund t\u2019i detyrojn\u00eb banor\u00ebt t\u00eb largohen. P\u00ebr disa prej k\u00ebtyre investitor\u00ebve p\u00ebrdoret em\u00ebrtimi kritik \u201cfonde grabitqare\u201d.<\/p>\n\n<div class=\"inside_div_article\">\n<div class=\"image_wrapp\">\n<div class=\"video\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me \u00e7el\u00ebsa n\u00eb duar, mij\u00ebra spanjoll\u00eb dol\u00ebn t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb protesta kund\u00ebr qirave t\u00eb larta dhe d\u00ebbimeve nga banesat. Rreth 50 protesta u zhvilluan n\u00eb vend, nj\u00eb dit\u00eb pasi parlamenti rr\u00ebzoi masat e qeveris\u00eb s\u00eb Pedro Sanchezit p\u00ebr mbrojtjen e qiramarr\u00ebsve. Zem\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb shtuar nga rasti i Maricarmen Abascal, nj\u00eb 87-vje\u00e7are q\u00eb u nxor nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101496","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101496","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101496"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101496\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101496"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101496"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101496"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}