{"id":101425,"date":"2026-10-03T09:48:16","date_gmt":"2026-10-03T09:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/03\/nje-nen-i-padobishem-qe-ngaterron-prokurorin-fajtor-me-lajmesit\/"},"modified":"2026-10-03T09:48:16","modified_gmt":"2026-10-03T09:48:16","slug":"nje-nen-i-padobishem-qe-ngaterron-prokurorin-fajtor-me-lajmesit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/03\/nje-nen-i-padobishem-qe-ngaterron-prokurorin-fajtor-me-lajmesit\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb nen i padobish\u00ebm q\u00eb ngat\u00ebrron prokurorin fajtor me lajm\u00ebsit"},"content":{"rendered":"<p>Mero Baze<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb nga propozimet p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale \u00ebsht\u00eb edhe kufizimi i shtypit p\u00ebr t\u00eb botuar, pa lejen e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, materiale q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb dosjen e paraqitur n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Parimisht, kjo praktik\u00eb ka shkaktuar shum\u00eb probleme lidhur me gjykimin dhe paragjykimin e t\u00eb pandehurve, pasi, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, materialet q\u00eb \u201crrjedhin\u201d nga prokuroria synojn\u00eb b\u00ebrjen e nj\u00eb gjyqi popullor para atij n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb pandehurit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb e sh\u00ebmtuar, q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb norm\u00eb.<\/p>\n<p>Shto k\u00ebtu pastaj edhe spekulimin dhe etjen p\u00ebr klikime dhe shum\u00eb viktima d\u00ebnohen nga shtypi para se t\u2019i d\u00ebnoj\u00eb gjykata.<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i gazetar\u00ebve, por i prokuroris\u00eb. Roje t\u00eb dosjes hetimore jan\u00eb prokuror\u00ebt, jo shtypi. Ndryshimet duhet t\u00eb synojn\u00eb hetimin dhe nd\u00ebshkimin e prokuror\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb rrjedhin materialet n\u00eb shtyp dhe jo t\u00eb gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebsh betej\u00eb me gazetar\u00ebt n\u00eb vitin 2026 p\u00ebr rrjedhjen e informacionit nga dosjet e prokuror\u00ebve dhe t\u2019i detyrosh ata t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e humbur.<\/p>\n<p>Ato materiale nuk duhet t\u00eb dalin nga dosja dhe kush i nxjerr duhet t\u00eb d\u00ebnohet. Po dol\u00ebn, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse i publikon nj\u00eb gazet\u00eb, nj\u00eb televizion apo nj\u00eb portal. Jan\u00eb miliona llogari anonime n\u00eb rrjetet sociale q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebm\u00ebn shum\u00eb her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa shtypi profesional.<\/p>\n<p>Rasti m\u00eb i fundit, ai i videove intime t\u00eb disa artist\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb publikuar thuajse nga asnj\u00eb televizion apo gazet\u00eb serioze, edhe pse nuk ka ligj q\u00eb i ndalon. I ka ndalur p\u00ebrgjegjshm\u00ebria dhe distanca ndaj nj\u00eb gj\u00ebje t\u00eb p\u00ebshtir\u00eb. Por atyre u ka ndodhur gj\u00ebma. Miliona shqiptar\u00eb ia p\u00ebrcjellin nj\u00ebri-tjetrit videot dhe rrjetet sociale jan\u00eb kthyer n\u00eb gjykat\u00ebs popullor, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb morali q\u00eb vet\u00eb nuk e kan\u00eb njohur.<\/p>\n<p>Prandaj ky nen, pra pika 14 e nenit 103, q\u00eb flet p\u00ebr \u201cNdalimin e publikimit t\u00eb akteve dhe t\u00eb pamjeve t\u00eb procedimit penal\u201d, \u00ebsht\u00eb e dobishme t\u00eb fokusohet tek ata q\u00eb nxjerrin sekretin dhe jo tek ata q\u00eb e botojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb nxjerrin sekretin jan\u00eb prokuror\u00eb ose oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb kthyer k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb n\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb re penale ndaj t\u00eb pandehurve, sidomos n\u00eb rastet kur jan\u00eb politikan\u00eb apo njer\u00ebz t\u00eb njohur t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Nuk po them se neni \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm, por, m\u00eb s\u00eb paku, \u00ebsht\u00eb i padobish\u00ebm. Nuk i mbron dot duke ndaluar disa gazeta apo televizione t\u00eb regjistruara q\u00eb t\u00eb mos i botojn\u00eb. N\u00ebse dalin nga dosja, ato do t\u00eb botohen dhe d\u00ebmi do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i madh, duke u censuruar media profesionale.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb krijimi i nj\u00eb praktike hetimi dhe nd\u00ebshkimi p\u00ebr \u00e7do prokuror apo oficer t\u00eb BKH-s\u00eb, kur dosja e tij rrjedh n\u00eb publik, p\u00ebrve\u00e7 pjes\u00ebs q\u00eb shkon n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo praktika q\u00eb gazetar\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb marrin leje tek Erion Bani apo ndonj\u00eb shok i tij p\u00ebr t\u00eb botuar lajmin, kur ai t\u00eb k\u00ebrkon edhe emrin e gjyshes p\u00ebr t\u00eb t\u00eb futur n\u00eb sall\u00eb, \u00ebsht\u00eb qesharake.<\/p>\n<p>Nuk i duhet pas 40 dit\u00ebsh leja nj\u00eb medieje, edhe sikur t\u2019ia jap\u00eb gjykata. Lajmi ka vler\u00eb at\u00eb dit\u00eb q\u00eb ndodh. Ndaj prokuroria duhet shtr\u00ebnguar dhe duhet dh\u00ebn\u00eb shembull nd\u00ebshkimi kur rrjedhin materiale t\u00eb tilla, pasi i rrjedhin q\u00ebllimisht dhe kjo \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale e past\u00ebr.<\/p>\n<p>Po dol\u00ebn, pastaj mos prisni t\u00eb mos i marr\u00eb vesh njeri. Sot nuk jan\u00eb n\u00eb treg 10 gazeta e 20 televizione, por tre milion\u00eb shqiptar\u00eb me telefon n\u00eb dor\u00eb, q\u00eb nuk duan t\u2019ia din\u00eb fare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nen.<\/p>\n<p>Mos prodhoni lajme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pandershme. Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje. N\u00ebse i prodhoni, mos k\u00ebrkoni t\u2019i ndalni, se nuk ia dilni dot.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mero Baze N\u00eb nj\u00eb nga propozimet p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale \u00ebsht\u00eb edhe kufizimi i shtypit p\u00ebr t\u00eb botuar, pa lejen e gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, materiale q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb dosjen e paraqitur n\u00eb gjykat\u00eb. Parimisht, kjo praktik\u00eb ka shkaktuar shum\u00eb probleme lidhur me gjykimin dhe paragjykimin e t\u00eb pandehurve, pasi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101425","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101425\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}