{"id":101303,"date":"2026-10-01T18:48:32","date_gmt":"2026-10-01T18:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/01\/pse-u-terbuan-berisha-dhe-aksioneret-e-revolucionit-me-be-e-shba\/"},"modified":"2026-10-01T18:48:32","modified_gmt":"2026-10-01T18:48:32","slug":"pse-u-terbuan-berisha-dhe-aksioneret-e-revolucionit-me-be-e-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/01\/pse-u-terbuan-berisha-dhe-aksioneret-e-revolucionit-me-be-e-shba\/","title":{"rendered":"Pse u t\u00ebrbuan Berisha dhe \u2018aksioner\u00ebt\u2019 e revolucionit me BE e SHBA?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\/<\/p>\n<p>Vizita e presidentes s\u00eb Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen n\u00eb Tiran\u00eb e turi i takimeve t\u00eb ambasadorit t\u00eb ri amerikan, Erik Wendt, me kryeministrin Rama, ka shkaktuar \u2018t\u00ebrmet\u2019 jo vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e opozit\u00ebs, por dhe te k\u00ebta revolucionar\u00ebt apo m\u00eb sakt\u00eb \u2018aksioner\u00ebt\u2019 e revolucionit q\u00eb b\u00ebjn\u00eb xhiron e dark\u00ebs prej m\u00eb shum\u00eb se tre muajsh, n\u00eb bulevardin q\u00ebndror t\u00eb kryeqytetit!<br \/>\nKishin muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb q\u00eb e kishin \u2018st\u00ebrvitur\u2019 veten me iden\u00eb se Rama \u00ebsht\u00eb i izoluar nga partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht SHBA-t\u00eb dhe vendet an\u00ebtare t\u00eb BE, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishin nisur t\u00eb num\u00ebronin me gishta dit\u00ebt kur kryeministri socialist do t\u00eb rr\u00ebzohej nga pushteti, si do ta ndanin pushtetin, \u00e7far\u00eb postesh do t\u00eb merrnin, cilin nivel t\u00eb parapolitik\u00ebs do t\u00eb arrinin!<br \/>\nPor n\u00eb mes t\u00eb Tiran\u00ebs, k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb ka q\u00ebn\u00eb presidentja e Komisionit Evropian ajo q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike, jo vet\u00ebm q\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr mediat p\u00ebrkrah kryeministrit Rama, por dhe ka dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsimet maksimale p\u00ebr pun\u00ebn e qeveris\u00eb, duke paralajm\u00ebruar se tashm\u00eb BE \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb mir\u00ebpres\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb gjirin e saj!<\/p>\n<p>Von Der Leyen ka deklaruar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb kan\u00eb shpresuar k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb \u2018kangjellat\u2019 p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb k\u00ebta revolucionar\u00ebt e mbetur t\u00eb atij q\u00eb dikur quhej \u201cRevolucioni Flaming\u201d, jan\u00eb p\u00ebrplasur me policin\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy presidentes s\u00eb KE, p\u00ebr ta \u2018informuar\u2019 at\u00eb q\u00eb Rama duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb burg! Megjith\u00ebse pa sukses.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, kreu i opozit\u00ebs Sali Berisha ka marr\u00eb rrug\u00ebt e Evrop\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij t\u00eb ethshme p\u00ebr t\u00eb nxir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ku si\u00e7 tha dhe ai vet\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb videomesazhi t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik e kishte akuzuar n\u00eb mes t\u00eb Strasburgut vendin e vet, duke e cil\u00ebsuar \u2018si t\u00eb vetmin narko-shtet n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs\u2019. Akuza t\u00eb cilat as armiqt\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebt, nuk kan\u00eb arritur apo guxuar q\u00eb t\u2019i artikulojn\u00eb kund\u00ebr vendit ton\u00eb!<br \/>\nBerisha e ka b\u00ebr\u00eb dhe po e b\u00ebn \u2018non stop\u2019 k\u00ebt\u00eb \u2018nxirjen\u2019 e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs, sa her\u00eb q\u00eb udh\u00ebton si z\u00ebvend\u00ebs i Alban\u00ebs n\u00eb Strasburg apo Bruksel! K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, madje duke \u2018d\u00ebrguar\u2019 n\u00eb Strasburg edhe Agasin por dhe akuz\u00ebn se sekretet e NATO-s kan\u00eb rrjedhur rrug\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb dekonspirimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga ana e ish kreut t\u00eb SHISH! Pavar\u00ebsisht se n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn dit\u00eb, presidentja e KE deklaroi publikisht se jav\u00ebn e ardhshme \u2018rishikojm\u00eb politik\u00ebn e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb! Udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb \u00e7far\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb dhe afatet\u2019. Por edhe ka konfirmuar faktin se Shqip\u00ebria ka p\u00ebrmbushur 80% t\u00eb reformave t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes, ka marr\u00eb 213 mln euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pagesa t\u00eb tjera do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim! Nuk ka gjasa q\u00eb BE t\u00eb \u2018zgjidh\u00eb qesen\u2019 p\u00ebr nj\u00eb qeveri t\u00eb korruptuar apo p\u00ebr narkoshtet!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Von der Leyen e quan t\u00eb kryer integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb pasi \u2018qeveria shqiptare ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb fantastike\u2019, teksa n\u00ebnvizon se an\u00ebtar\u00ebsimi nuk do ta b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por edhe BE-n\u00eb. Por vler\u00ebsoi edhe progresin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit, duke theksuar se kjo mbetet nj\u00eb nga shtyllat kryesore t\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian. Kur u pyet nga gazetar\u00ebt p\u00ebr korrupsionin te zyrtar\u00ebt e lart\u00eb, Von der Leyen tha se \u00ebsht\u00eb tregues se drejt\u00ebsia po funksionon. Dhe ajo q\u00eb ka idhnuar m\u00eb tep\u00ebr Berish\u00ebn, opozit\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi por dhe revolucionar\u00ebt e bulevardit, ka q\u00ebn\u00eb deklarata e presidentes s\u00eb KE, e cila n\u00ebnvizoi se vler\u00ebson Ram\u00ebn p\u00ebr reformat drejt BE dhe se po punon fort p\u00ebr t\u2019a kthyer \u00ebndrr\u00ebn europiane n\u00eb realitet!<br \/>\nIshin k\u00ebto vler\u00ebsime t\u00eb forta e publike p\u00ebr qeverisjen e socialist\u00ebve e mbi t\u00eb gjitha kryeministrin Rama nga kreu i Komisionit Evropian, ato q\u00eb kan\u00eb t\u00ebrbuar Berish\u00ebn dhe opozit\u00ebn, si dhe grupin organizator t\u00eb protest\u00ebs n\u00eb bulevard, bashk\u00eb me Gonen, Qorin e Lapajn brenda! E mbi t\u00eb gjitha lajmi se BE po shqyrton planin, q\u00eb Shqip\u00ebria dhe vendet kandidate t\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb komisioner\u00eb n\u00eb Bruksel para an\u00ebtar\u00ebsimit teksa \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb strategjia e re prezantohet m\u00eb 6 tetor t\u00eb k\u00ebtij viti, ishte dhe arritja q\u00eb i destabilizoi dhe i nxori t\u00ebr\u00ebsisht nga \u2018binar\u00ebt\u2019!<\/p>\n<p>P\u00ebrpos Berish\u00ebs, i cili e ka shtuar doz\u00ebn e \u2018nxirjes\u2019 s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke e cil\u00ebsuar si \u2018narkoshtetin e vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, teksa \u00ebsht\u00eb marr\u00eb madje dhe me emra personal\u00eb si n\u00eb rastin e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u2019ju shpjeguar eurodeputet\u00ebve se kush \u00ebsht\u00eb Ergys Agasi nga Durr\u00ebsi, n\u00eb Tiran\u00eb ka reguar k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte edhe kreu i grupit t\u00eb PD. Bardhi, komentoi deklarat\u00ebn e presidentes s\u00eb KE, Von der Leyen, e cila nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb tha se hetimet p\u00ebr korrupsionin ndaj zyrtar\u00ebve tregojn\u00eb qart\u00eb se sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb po funksionon. Numri dy i PD ka deklaruar se vler\u00ebsimet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve \u201cnuk jan\u00eb gjithmon\u00eb objektive\u201d, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb shprehur shum\u00eb i zhg\u00ebnjyer teksa n\u00ebnvizoi se nuk mund t\u00eb hesht\u00eb Von der Leyen kur Rama thot\u00eb se nuk e ka penguar drejt\u00ebsin\u00eb.<br \/>\n\u201cNuk pres q\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb thot\u00eb: kjo q\u00eb ti thua nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. K\u00ebshtu m\u00eb than\u00eb edhe p\u00ebr Hysenin. Kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtare e Agasit. Von der Leyen do t\u00eb thoshte, ajo \u00ebsht\u00eb modeli i shk\u00eblqyer i zyrtares s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend kandidat p\u00ebr BE. E v\u00ebrteta shpesh vonon, por del. Ne k\u00ebtu do t\u00eb jemi dhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera do t\u00eb turp\u00ebrojn\u00eb cilindo q\u00eb del n\u00eb krah t\u00eb Ram\u00ebs. Shteti shqiptar nuk funksionon. N\u00ebse do t\u00eb funksiononte, nj\u00eb kryeminist\u00ebr i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, kur del nj\u00eb deputet dhe thot\u00eb q\u00eb Vlora Hyseni po i sh\u00ebrben Ergys Agasit, ngre shtetin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00ebse kjo akuz\u00eb q\u00ebndron apo jo.<br \/>\nStandardet europiane e b\u00ebjn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb europiane; nuk e b\u00ebn Gysi, Shqip\u00ebrin\u00eb europiane. Si mund t\u00eb pranosh t\u00eb t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr n\u00eb sy dhe ti t\u00eb ul\u00ebsh kok\u00ebn? Tregon se nuk u thua shqiptar\u00ebve, por edhe europian\u00ebve, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ne do t\u00eb themi gjithmon\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. D\u00ebgjohemi nga partner\u00ebt apo jo, kjo ka zero r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr mua. P\u00ebr mua ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb mbrojm\u00eb interesin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. K\u00ebta, e vetmja pik\u00eb takimi q\u00eb i lidh \u00ebsht\u00eb zyra e Ram\u00ebs\u201d, akuzoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb krei i grupit t\u00eb PD, Presidenten e Komisionit Europian, vet\u00ebm e vet\u00ebm pse vler\u00ebsoi pun\u00ebn e qeveris\u00eb Rama dhe deklaroi se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i sigurt\u00eb!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb rrjetet sociale, por edhe dje n\u00eb protest\u00ebn para kryeministris\u00eb gjat\u00eb takimit Rama-Von der Leyen dhe konferenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr mediat, edhe \u2018aksioner\u00ebt\u2019 e revolucionit nuk kan\u00eb munguar t\u00eb shprehin zhg\u00ebnjimin p\u00ebr k\u00ebto takime, e mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr vler\u00ebsimet maksimale t\u00eb KE p\u00ebr Ram\u00ebn e pun\u00ebn e qeveris\u00eb shqiptare, n\u00eb funksion t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, ku tashm\u00eb Shqip\u00ebria renditet n\u00eb krye t\u00eb vendeve prioritare! Madje \u2018revolucionar\u00ebt\u2019 si rast\u00ebsisht kan\u00eb hedhur n\u00eb publik edhe akuz\u00ebn se Europa duhet ta ndaj\u00eb mendjen, \u00ebsht\u00eb m\u00eb popullin shqiptar apo me diktator\u00ebt, pasi Europ\u00ebn, sipas \u2018revolucionar\u00ebve\u2019, shqiptar\u00ebt nuk e duan vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr!<br \/>\nPor q\u00eb nga Berisha \u2018non grata\u2019 n\u00eb SHBA e deri te \u201cRevolucioni\u2019, kan\u00eb mbetur t\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe nga ambasadori amerikan Erik Wendt, i cili takoi n\u00eb zyr\u00ebn kryeministrore Edi Ram\u00ebn, duke p\u00ebrcjell\u00eb mesazhin e qeveris\u00eb s\u00eb Trump se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend partner shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm! Ishte Ambasada amerikane n\u00eb Tiran\u00eb ajo q\u00eb b\u00ebri me dije se gjat\u00eb takimin u diskutua p\u00ebr thellimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe forcimin e luft\u00ebs kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb partneritet i fort\u00eb matet nga ajo q\u00eb dy kombe arrijn\u00eb s\u00eb bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama p\u00ebr t\u00eb diskutuar thellimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, zgjerimin e tregtis\u00eb dhe investimeve, si dhe forcimin e luft\u00ebs kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar\u201d, shkroi ambasada. E cila ka pasqyruar dhe takimin me ministrin e Jasht\u00ebm, Ferit Hoxha, duke n\u00ebnvizuar se \u201cq\u00eb nga mb\u00ebshtetja e Presidentit Wilson p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb pavarur, te bashk\u00ebpunimi yn\u00eb i sot\u00ebm, si aleat\u00eb t\u00eb NATO-s, ne vazhdojm\u00eb t\u00eb zgjerojm\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb tregti, sigurin\u00eb energjetike dhe lidhjet mes njer\u00ebzve, duke forcuar paqen e stabilitetin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor\u201d. Nj\u00eb vler\u00ebsim maksimal ky nga SHBA, nd\u00ebrsa Berisha ndjehet i refuzuar!<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, opozita n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ndjehet e zhg\u00ebnjyer me partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, SHBA, BE dhe Britania e Madhe edhe p\u00ebr faktin se n\u00eb rastin e shkarkimit dhe arrestimit t\u00eb kreut t\u00eb SHISH, Vlora Hyseni, asnj\u00eb prej tyre nuk ka dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb deklarat\u00eb publike, qoft\u00eb dhe rutin\u00eb, t\u00eb tipit \u2018mb\u00ebshtesim SPAK n\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar dhe dh\u00ebnien fund t\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb\u2019! Madje as sh\u00ebrbimet partnere, \u00e7ka tregon se institucioni i sh\u00ebrbimit inteligjent nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar nga ngjarjet e fundit!<\/p>\n<p>Jan\u00eb zhg\u00ebnjime t\u00eb m\u00ebdha me partner\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj k\u00ebto, deri n\u00eb t\u00ebrbim nga ana e Berish\u00ebs, opozit\u00ebs dhe revolucionar\u00ebve marksist\u00eb, t\u00eb miksuar me islamin politik radikal, kuptohet i \u2018aliazhuar\u2019 edhe me Gonen, Qorin e Lapajn brenda. Pasi ishin p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb post qeveris\u00ebs, me shpres\u00ebn se Rama do t\u00eb rr\u00ebzohej nga SHBA, BE e Britania dhe do t\u00eb vinin dit\u00eb \u2018t\u00eb bardha\u2019 dhe p\u00ebr ata, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb mbi 13 vite q\u00eb presin \u2018thumba\u2019 n\u00eb opozit\u00eb!<br \/>\nMadje Gonja ka koh\u00eb q\u00eb vijon \u2018st\u00ebrvitjen\u2019 para pasqyr\u00ebs e kamerave n\u00eb bulevard, duke pyetur veten dhe ata q\u00eb e rrethojn\u00eb n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhet kryeminist\u00ebr. Me vota nuk vijn\u00eb dot, prandaj rrin\u00eb me shpres\u00eb se Rama do t\u00eb rr\u00ebzohet vet\u00eb ose nga aleat\u00ebt! Edhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb aleat\u00ebt i kan\u00eb zhg\u00ebnjyer, duke e vler\u00ebsuar Ram\u00ebn, ndaj t\u00ebrbimi vazhdon t\u00eb rritet! Suksesin nuk ta fal njeri! P\u00ebrkundrazi!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena\/ Vizita e presidentes s\u00eb Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen n\u00eb Tiran\u00eb e turi i takimeve t\u00eb ambasadorit t\u00eb ri amerikan, Erik Wendt, me kryeministrin Rama, ka shkaktuar \u2018t\u00ebrmet\u2019 jo vet\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e opozit\u00ebs, por dhe te k\u00ebta revolucionar\u00ebt apo m\u00eb sakt\u00eb \u2018aksioner\u00ebt\u2019 e revolucionit q\u00eb b\u00ebjn\u00eb xhiron e dark\u00ebs prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101303","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101303","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101303"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101303\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}