{"id":101270,"date":"2026-10-01T12:48:18","date_gmt":"2026-10-01T12:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/01\/carlo-bollino-pas-shperndarjes-se-videove-intime-kultura-e-lincimit-dhe-e-urrejtjes-qe-na-mesoi-politika\/"},"modified":"2026-10-01T12:48:18","modified_gmt":"2026-10-01T12:48:18","slug":"carlo-bollino-pas-shperndarjes-se-videove-intime-kultura-e-lincimit-dhe-e-urrejtjes-qe-na-mesoi-politika","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/01\/carlo-bollino-pas-shperndarjes-se-videove-intime-kultura-e-lincimit-dhe-e-urrejtjes-qe-na-mesoi-politika\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Pas shp\u00ebrndarjes s\u00eb videove intime, kultura e lin\u00e7imit dhe e urrejtjes q\u00eb na m\u00ebsoi politika"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fund ia dol\u00ebn. P\u00ebr vite me radh\u00eb urrejtja politike ishte kufizuar n\u00eb mediat e partive. M\u00eb pas u shtri n\u00eb sall\u00ebn e Parlamentit dhe, n\u00eb fund, v\u00ebrshoi n\u00eb rrjetet sociale. Tani ajo po infekton t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Historia e tmerrshme e videove intime private, t\u00eb shp\u00ebrndara sikur t\u00eb ishin trofe t\u00eb \u201cgazetaris\u00eb investigative\u201d, tregon se urrejtja kolektive po e kalon nivelin maksimal t\u00eb alarmit.<\/p>\n<p>Ai individ q\u00eb i ka peshkuar ato n\u00eb ndonj\u00eb kanalizim t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza t\u00eb internetit dhe i ka shp\u00ebrndar\u00eb me krenari, duke u fshehur pas nj\u00eb misioni hipokrit \u201ddrejt\u00ebsie\u201d (ndoshta drejt\u00ebsie talebane) duhet denoncuar dhe \u00e7uar p\u00ebrpara nj\u00eb gjykate, sepse asgj\u00eb nga ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn e informacionit. \u00cbsht\u00eb dhun\u00eb dhe vet\u00ebm kaq.<\/p>\n<p>Para s\u00eb gjithash, ato video jan\u00eb prova t\u00eb nj\u00eb vepre penale dhe grat\u00eb q\u00eb shfaqen n\u00eb to jan\u00eb vet\u00ebm viktima. Ato skena intime jan\u00eb regjistruar me siguri pa dijenin\u00eb e protagonisteve t\u00eb tyre, dhe vet\u00ebm kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb krim. N\u00ebse k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb q\u00ebllimisht protagonisti mashkull (i cili, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb minimum ndjenje estetike, do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb mir\u00eb ta shmangte), apo n\u00ebse edhe ai \u00ebsht\u00eb regjistruar pa dijenin\u00eb e tij, k\u00ebt\u00eb do ta p\u00ebrcaktojn\u00eb policia dhe drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>M\u00eb pas duhet zbuluar se si ato pamje p\u00ebrfunduan n\u00eb treg, ku qarkullonin prej t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb viti, nd\u00ebrsa q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb e dukshme p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e atij q\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb zinxhirit, i shp\u00ebrndau ato kudo, duke kryer nga ana e tij nj\u00eb seri t\u00eb gjat\u00eb veprash penale.<\/p>\n<p>Por pjesa m\u00eb e turpshme e k\u00ebsaj historie t\u00eb tmerrshme jan\u00eb reagimet e publikut. I etur p\u00ebr hakmarrje dhe i ushqyer nga nj\u00eb urrejtje e pap\u00ebrshkrueshme, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e opinionit publik u rreshtua n\u00eb krah t\u00eb atij q\u00eb shp\u00ebrndau pamjet, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb an\u00ebn e grave, t\u00eb cilat fillimisht u mashtruan n\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e tyre dhe m\u00eb pas u posht\u00ebruan moralisht n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Moralist\u00eb t\u00eb mjer\u00eb filluan t\u2019i d\u00ebnonin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb b\u00ebnin n\u00eb ushtrimin e lirive t\u00eb tyre individuale. Shum\u00eb madje duartrokit\u00ebn \u201cguximin\u201d p\u00ebr publikimin e videove, sikur lin\u00e7imi publik t\u00eb ishte nd\u00ebshkimi i drejt\u00eb p\u00ebr sjelljen \u201cimorale\u201d t\u00eb protagonist\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Jemi t\u00eb gjith\u00eb shenjtor\u00eb kur pretendojm\u00eb t\u00eb gjykojm\u00eb m\u00ebkatet e t\u00eb tjer\u00ebve. Por kur morali p\u00ebrdoret si argument i drejt\u00ebsis\u00eb publike, at\u00ebher\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb territorin e integralizmit, t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit integraliz\u00ebm me t\u00eb cilin ushqehet shpesh edhe terrorizmi.<\/p>\n<p>Por gjith\u00eb kjo urrejtje, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme. Politika e kultivon prej vitesh dhe ne, mediat, bashk\u00eb me politik\u00ebn, jemi po aq fajtor\u00eb. \u00cbsht\u00eb urrejtja q\u00eb deri tani ka gjetur te rrjetet sociale altoparlantin e saj dhe q\u00eb, prej disa muajsh, ka v\u00ebrshuar edhe n\u00eb rrug\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb aq e madhe sa as interneti nuk mjafton m\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmbajtur.<\/p>\n<p>Lin\u00e7imet n\u00eb rrug\u00eb, t\u00eb kryera nga djem e vajza histerike q\u00eb ndjekin deputet\u00ebt dhe familjar\u00ebt e tyre me vez\u00eb dhe sharje, jan\u00eb skena t\u00eb pacivilizuara, t\u00eb padenja p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb e ka p\u00ebrjetuar k\u00ebt\u00eb lloj persekutimi gjat\u00eb 45 viteve t\u00eb regjimit. At\u00ebher\u00eb nuk kishte celular\u00eb q\u00eb t\u00eb filmonin skenat dhe gjith\u00e7ka ndodhte brenda mureve t\u00eb dhomave t\u00eb hetuesis\u00eb, por origjina e urrejtjes nuk ishte shum\u00eb e ndryshme nga ajo e sotmja.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb sikur t\u00eb kishte shp\u00ebrthyer p\u00ebrs\u00ebri lufta e klasave.<\/p>\n<p>Jan\u00eb skena fashiste ato q\u00eb shohim n\u00eb rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. Identike me skenat e skuadrist\u00ebve t\u00eb Mussolinit apo t\u00eb nazist\u00ebve t\u00eb Hitlerit p\u00ebrpara se t\u00eb merrnin pushtetin, kur endeshin n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e qyteteve italiane apo gjermane n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb armiqve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kultura e gjyqit popullor, q\u00eb nuk kalon p\u00ebrmes institucioneve, por zhvillohet posht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb dikujt dhe ku, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar nj\u00eb njeri, nuk nevojiten prova dhe faj\u00ebsi reale: mjafton perceptimi se ai \u00ebsht\u00eb fajtor. Pik\u00ebrisht si\u00e7 b\u00ebri ai q\u00eb shp\u00ebrndau videot intime: u ndie n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyr\u00ebn p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb!<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, si ndodh p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe n\u00eb disa procese ku indiciet fillojn\u00eb t\u00eb konsiderohen prova dhe, n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb dyshuarit mbahen t\u00eb mbyllur n\u00eb burg, duke u trajtuar n\u00eb realitet si t\u00eb prezumuar fajtor\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb trajtohen si t\u00eb prezumuar t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhe ja ku gjith\u00e7ka lidhet. Urrejtja dhe shpifja, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura pafund\u00ebsisht nga politika, kan\u00eb infektuar shoq\u00ebrin\u00eb. Dhe ajo urrejtje ka prodhuar mij\u00ebra vet\u00ebgjyqtar\u00eb: njer\u00ebz t\u00eb popullit, njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb ndihen bart\u00ebs t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb lin\u00e7uar fqinjin e tyre. Ashtu si disa prokuror\u00eb, gjyqtar\u00eb, polic\u00eb e gazetar\u00eb, t\u00eb infektuar edhe ata nga kjo ndjenj\u00eb e supozuar superioriteti moral, q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb duke ushqyer t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn kultur\u00eb t\u00eb lin\u00e7imit publik.<\/p>\n<p>N\u00ebse kaq shum\u00eb urrejtje dhe intoleranc\u00eb jan\u00eb tiparet dalluese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb re, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb angazhohemi t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndryshuar. Sepse kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb keq se Shqip\u00ebria e vjet\u00ebr.\/SHQIPTARJA <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fund ia dol\u00ebn. P\u00ebr vite me radh\u00eb urrejtja politike ishte kufizuar n\u00eb mediat e partive. M\u00eb pas u shtri n\u00eb sall\u00ebn e Parlamentit dhe, n\u00eb fund, v\u00ebrshoi n\u00eb rrjetet sociale. Tani ajo po infekton t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Historia e tmerrshme e videove intime private, t\u00eb shp\u00ebrndara sikur t\u00eb ishin trofe t\u00eb \u201cgazetaris\u00eb investigative\u201d, tregon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101270","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101270","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101270"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101270\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}