{"id":101243,"date":"2026-10-01T08:48:16","date_gmt":"2026-10-01T08:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/01\/pse-eshte-i-veshtire-ndryshimi-i-ligjit-per-specialen-dhe-cfare-ndikimi-do-te-mund-te-kishte\/"},"modified":"2026-10-01T08:48:16","modified_gmt":"2026-10-01T08:48:16","slug":"pse-eshte-i-veshtire-ndryshimi-i-ligjit-per-specialen-dhe-cfare-ndikimi-do-te-mund-te-kishte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/10\/01\/pse-eshte-i-veshtire-ndryshimi-i-ligjit-per-specialen-dhe-cfare-ndikimi-do-te-mund-te-kishte\/","title":{"rendered":"Pse \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb ndryshimi i Ligjit p\u00ebr \u201cSpecialen\u201d dhe \u00e7far\u00eb ndikimi do t\u00eb mund t\u00eb kishte"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb shtuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta ndryshuar nj\u00eb ligj, mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit Kuvendi i shtetit e themeloi para nj\u00eb dekade nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, e cila, n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, i d\u00ebnoi p\u00ebr krime lufte kat\u00ebr ish-udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K).<\/p>\n<p>Por, arritja e k\u00ebtij q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb sesa mund t\u00eb duket, paralajm\u00ebrojn\u00eb ekspert\u00eb juridik\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL). Nisma p\u00ebr ta ndryshuar Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb, t\u00eb cilat mb\u00ebshteten nga Bashkimi Evropian (BE), \u00ebsht\u00eb duke u shqyrtuar nga zyra ligjore e kryeministrit Albin Kurti.<\/p>\n<p>Derisa kalimi i k\u00ebtyre hapave mund t\u00eb jet\u00eb i leht\u00eb, m\u00ebnyra e arritjes deri tek ndryshimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, dhe ndikimi eventual i tij pastaj, jan\u00eb ato \u00e7far\u00eb e b\u00ebjn\u00eb tejet t\u00eb nd\u00ebrlikuar \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb iniciuar plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara \u2013 por, para se ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, ata duhet t\u00eb sigurohen q\u00eb nuk i shkelin zotimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD).<\/p>\n<p>Miftaraj thekson p\u00ebr REL-in se \u201cndryshimi i ligjit nuk guxon t\u2019i cenoj\u00eb obligimet q\u00eb ka marr\u00eb Kosova n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Nenit 162 t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, dhe se \u201c\u00e7do plot\u00ebsim-ndryshim i ligjit nuk mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me obligimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr Kosova\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb shk\u00ebmbimi letrash n\u00eb prillin e 2014-s mes presidentes s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb Kosov\u00ebs, Atifete Jahjaga, dhe shefes s\u00eb BE-s\u00eb, Catherine Ashton, Kosova mori nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zotimesh lidhur me Dhomat e Specializuara.<\/p>\n<p>Shk\u00ebmbimi i k\u00ebtyre letrave ishte n\u00eb thelb marr\u00ebveshja q\u00eb e krijoi at\u00eb q\u00eb sot n\u00eb Kosov\u00eb njihet si Gjykata Speciale. Nd\u00ebr zotimet q\u00eb mori Kosova asokohe ishte edhe t\u00eb konsultohej me BE-n\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo nisme p\u00ebr ndryshim t\u00eb ligjeve q\u00eb kan\u00eb ndikim n\u00eb mandatin gjykat\u00ebs, apo n\u00eb procedurat gjyq\u00ebsore q\u00eb burojn\u00eb nga hetimet e Task-Forc\u00ebs Speciale Hetuese (SITF).<\/p>\n<p>Po ashtu, Kosova u zotua p\u00ebr vazhdimin e pun\u00ebs s\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara dhe t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e hetimeve dhe procedurave p\u00ebrkat\u00ebse. Miftaraj thot\u00eb se, q\u00eb k\u00ebto ndryshime t\u00eb ken\u00eb ndikim dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zbatueshme n\u00eb praktik\u00eb, Kosova s\u00eb pari duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me shtetet kryesore t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb apo me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ambasadat e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb REL-it p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb.<\/p>\n<p>Vendet e QUINT-it dhe Departamenti amerikan i Shtetit nuk e komentuan iniciativ\u00ebn. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr REL-in, Ambasada gjermane rikonfirmoi mb\u00ebshtetjen p\u00ebr pun\u00ebn e gjykat\u00ebs dhe rolin e saj n\u00eb forcimin e sundimit t\u00eb ligjit. Nd\u00ebrkaq, BE-ja, theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e gjykat\u00ebs p\u00ebr llogaridh\u00ebnien dhe drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr viktimat dhe familjet e tyre nga t\u00eb gjitha komunitetet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, as PDK-ja, dhe as Qeveria e Kosov\u00ebs, nuk kan\u00eb treguar n\u00ebse kan\u00eb konsultuar shtetet e BE-s\u00eb, apo vet\u00eb Dhomat e Specializuara p\u00ebr ndryshimet e propozuara. Kryeministri Kurti, i pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, tha m\u00eb 30 shtator se zyra e tij ligjore e ka marr\u00eb propozimin, dhe se po e shqyrton at\u00eb, nd\u00ebrsa do t\u2019i kthej\u00eb Kuvendit p\u00ebrgjigje m\u00eb von\u00eb gjat\u00eb jav\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPrej informimeve q\u00eb i kam deri m\u00eb tani, edhe nga ministrit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, brenda k\u00ebsaj jave do ta kemi p\u00ebrgjigjen, edhe si mendim t\u00eb zyr\u00ebs ligjore t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Mandej do t\u2019ia japim p\u00ebrgjigjen Kuvendit, dhe aty do t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb tutje procedura\u201d, tha Kurti, pa dh\u00ebn\u00eb holl\u00ebsi t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse Kurti, partia e t\u00eb cilit, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, g\u00ebzon shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend, do t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebto ndryshime t\u00eb iniciuara nga PDK-ja. Grupi p\u00ebr Studime Politike dhe Juridike (GLPS) nuk deshi t\u00eb komentonte kur u pyet nga REL-i se si do t\u2019i shpjegonte n\u00eb aspektin juridik ndryshimet e synuara.<\/p>\n<p>\u201cKosova s\u2019mund ta ndryshoj\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Ismet Salihu, profesor i s\u00eb Drejt\u00ebs Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, tani n\u00eb pension, thot\u00eb p\u00ebr REL-in se Kosova nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndikim me nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb till\u00eb mbi Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb. Ai e p\u00ebrshkruan Specialen si nj\u00eb gjykat\u00eb me tiparet e nj\u00eb gjykate nd\u00ebrkomb\u00ebtare penale, nj\u00eblloj sikurse \u00e7do tribunal nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Hag\u00ebs, dhe thot\u00eb se Kosova e as ligji i saj nuk kan\u00eb autoritet mbi t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo gjykat\u00eb i ka kompetencat e nj\u00eb gjykate penale nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe i vetmi element i Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb se u themelua me ligjin e Kosov\u00ebs. Madje, edhe arkivi i k\u00ebsaj gjykate do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ruhet n\u00eb Hag\u00eb, nuk do t\u2019i jepet Kosov\u00ebs\u201d, thekson Salihu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ndryshimet e synuara \u00ebsht\u00eb edhe juridiksioni i Speciales. Pra, t\u00eb ngushtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike fusha e veprimit t\u00eb saj \u2013 ajo \u00e7far\u00eb mund t\u00eb hetoj\u00eb dhe t\u00eb gjykoj\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, k\u00ebrkohet q\u00eb rastet q\u00eb do t\u00eb konsideroheshin jasht\u00eb juridiksionit, t\u00eb barteshin te gjykatat dhe prokuroria n\u00eb Kosov\u00eb, dhe q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb mund t\u00eb ankoheshin n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb. Dhe, gjithashtu, q\u00eb d\u00ebnimi maksimal t\u00eb b\u00ebhej burgimi prej 15 vjet\u00ebsh, q\u00eb d\u00ebnimi t\u00eb vuhej n\u00eb Kosov\u00eb dhe q\u00eb presidenti t\u00eb mund t\u2019i falte t\u00eb d\u00ebnuarit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, secili nga k\u00ebto ndryshime n\u00eb Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara \u00ebsht\u00eb subjekt i vler\u00ebsimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb nga ana e Dhom\u00ebs s\u00eb Specializuar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Hag\u00eb, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tre gjyqtar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vendosin ekskluzivisht mbi referimet kushtetuese n\u00eb lidhje me Dhomat e Specializuara dhe me Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar, shpjegon Miftaraj.<\/p>\n<p>REL-i kontaktoi Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i pyetur n\u00ebse jan\u00eb konsultuar n\u00eb lidhje me ndryshimet e propozuara n\u00eb ligj, por deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij shkrimi nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Miftaraj tregon se \u00ebsht\u00eb Gjykata Kushtetuese n\u00eb Hag\u00eb, jo ajo e Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb, e cila vendos\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00ebse k\u00ebto ndryshime jan\u00eb t\u00eb pranueshme apo jo. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, thot\u00eb ai, ka garantuar Kuvendi i Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes amendamentit kushtetues 162.<\/p>\n<p>Shembulli m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti i vitit 2020. Asokohe ishin propozuar ndryshime n\u00eb Nenin 162 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, dhe kryetarja e at\u00ebhershme e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk ia d\u00ebrgoi ato Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Prishtin\u00eb, por Dhom\u00ebs s\u00eb Specializuar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtetuesja n\u00eb Hag\u00eb kishte ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se, sipas Nenit 162(3), vet\u00eb ajo kishte juridiksion ekskluziv p\u00ebr vler\u00ebsimin e amendamenteve, sepse ato kishin t\u00eb b\u00ebnin me Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar.<\/p>\n<p>Mungesa e reagimit nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt<\/p>\n<p>D\u00ebnimi i ish-presidentit Hashim Tha\u00e7i me 25 vjet burgim, i ish-kryetarit t\u00eb Kuvendit, Jakup Krasniqi, me 25, i ish-kryetarit tjet\u00ebr t\u00eb Kuvendit, Kadri Veseli, me 18, dhe i ish-deputetit Rexhep Selimi me 13, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar gjer\u00ebsisht n\u00eb Kosov\u00eb. Q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrtit udh\u00ebhoq\u00ebn luft\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb kund\u00ebr forcave pushtuese serbe n\u00eb vitet 1998-1999, dhe shihen si heronj nga shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb, gjykata e cil\u00ebsoi U\u00c7K-n\u00eb si nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale, megjith\u00ebse vet\u00eb kryetari i trupit gjykues nguli k\u00ebmb\u00eb disa her\u00eb n\u00eb shqiptimin e aktgjykimit se Tha\u00e7i, Krasniqi, Veseli e Selimi u gjykuan dhe d\u00ebnuan p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale, dhe jo lufta e U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr liri.<\/p>\n<p>Ndryshimet e synuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj tani vijn\u00eb gati nj\u00eb dekad\u00eb pasi Kosova kishte tentuar ta zhb\u00ebnte t\u00ebr\u00ebsisht ligjin. Asokohe, ambasadat e huaja n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, kishin reaguar ashp\u00ebr ndaj asaj p\u00ebrpjekjeje.<\/p>\n<p>Miftaraj thot\u00eb se mungesa e reagimit nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt tani p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nism\u00eb nuk n\u00ebnkupton se partner\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb ndryshuar qasje p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale. Sipas tij, q\u00ebllimi i at\u00ebhersh\u00ebm ishte shum\u00eb m\u00eb radikal sesa nisma e tanishme.<\/p>\n<p>\u201cSot, gati 10 vjet pas, iniciativa e PDK-s\u00eb p\u00ebr ndryshim t\u00eb ligjit dhe kufizim t\u00eb juridiksionit t\u00eb gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00eb t\u00eb hershme, dhe me pasoja skajshm\u00ebrisht m\u00eb t\u00eb kufizuara se iniciativa e vitit 2017\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb iniciativa vinte nga partner\u00ebt e koalicionit n\u00eb qeveri, dhe me mund\u00ebsi praktike p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin p\u00ebr shfuqizimin e gjykat\u00ebs, p\u00ebrderisa sot partia n\u00eb pushtet shihet qartazi se nuk e mb\u00ebshtet nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb till\u00eb. Andaj, edhe partner\u00ebt, pa par\u00eb ndonj\u00eb efekt juridik, mund edhe t\u00eb mos reagojn\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si para 10 vjet\u00ebve\u201d, p\u00ebrfundon Miftaraj.\/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb shtuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta ndryshuar nj\u00eb ligj, mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit Kuvendi i shtetit e themeloi para nj\u00eb dekade nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Hag\u00eb, e cila, n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, i d\u00ebnoi p\u00ebr krime lufte kat\u00ebr ish-udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K). Por, arritja e k\u00ebtij q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101243","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101243","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101243"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101243\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101243"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101243"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101243"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}