{"id":101206,"date":"2026-09-30T18:48:20","date_gmt":"2026-09-30T18:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/30\/hetimet-per-ish-shefen-e-shish-rama-shume-ketu-e-quajne-regres-nga-be-dhe-ke-shihet-si-progres\/"},"modified":"2026-09-30T18:48:20","modified_gmt":"2026-09-30T18:48:20","slug":"hetimet-per-ish-shefen-e-shish-rama-shume-ketu-e-quajne-regres-nga-be-dhe-ke-shihet-si-progres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/30\/hetimet-per-ish-shefen-e-shish-rama-shume-ketu-e-quajne-regres-nga-be-dhe-ke-shihet-si-progres\/","title":{"rendered":"Hetimet p\u00ebr ish-shefen e SHISH, Rama: Shum\u00eb k\u00ebtu e quajn\u00eb regres, nga BE dhe KE shihet si progres"},"content":{"rendered":"<p>Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb vizit\u00ebn e saj n\u00eb Tiran\u00eb, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe zhvilloi nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp<\/p>\n<p>N\u00eb fokus t\u00eb diskutimeve ishte procesi i integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, p\u00ebrshpejtimi i negociatave dhe reformat, por edhe \u00e7\u00ebshtjet e fundit q\u00eb kan\u00eb shkaktuar debat publik n\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb hetimet dhe mas\u00ebn e arrestit ndaj ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb SHISH.<\/p>\n<p>Rama konfirmoi angazhimin e qeveris\u00eb p\u00ebr vijimin e procesit t\u00eb integrimit dhe mbylljen e kapitujve t\u00eb negociatave, nd\u00ebrsa vler\u00ebsoi mb\u00ebshtetjen e BE-s\u00eb p\u00ebrmes Planit t\u00eb Rritjes. Ai foli gjithashtu p\u00ebr transparenc\u00ebn e projekteve, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>\u201cPrivilegj i ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb ta presim presidenten n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb tur tradicional t\u00eb rajonit. Nuk e di ekzakt\u00ebsisht arsyen p\u00ebrse turi nis gjithnj\u00eb nga Tirana, por dua t\u00eb besoj se nis nga \u201cA\u201d. Besoj po ashtu se p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vizit\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb presidentes dhe delegacionit t\u00eb saj ka shum\u00eb p\u00ebrmbajtje pozitive n\u00eb raport me objektivat e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb kemi.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb konfirmoj edhe nj\u00eb her\u00eb edhe publikisht vullnetin ton\u00eb t\u00eb hekurt p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara t\u00eb gjitha pun\u00ebt e nj\u00eb procesi q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e mbylljes s\u00eb kapitujve. P\u00ebrgatitemi q\u00eb para fundit t\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb nisim me mbylljen e kapitujve, p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb kapitujve n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb programin e Planit t\u00eb Rritjes ne kemi arritur t\u00eb kapim disa objektiva ambicioz\u00eb dhe, si\u00e7 thash\u00eb, me siguri presidentja do ta prek\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, sepse ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga risit\u00eb e mandatit t\u00eb saj t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rajonin ka ardhur si mb\u00ebshtetje e madhe jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin financiar, por mbi t\u00eb gjitha n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet tashm\u00eb si nj\u00eb integrim gradual, pa pritur q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb vij\u00eb n\u00eb fund t\u00eb procesit. E kam informuar presidenten e Komisionit qoft\u00eb p\u00ebr ecurin\u00eb e projektit t\u00eb madh q\u00eb ka shkaktuar aq shum\u00eb interes, po e quaj, ku tani jemi n\u00eb faz\u00ebn q\u00eb presim s\u00eb shpejti studimin e thelluar mjedisor.<\/p>\n<p>E kemi informuar edhe p\u00ebr hapat q\u00eb kemi hedhur p\u00ebr transparenc\u00ebn dhe nd\u00ebrveprimin me publikun me mjetet e reja teknologjike. N\u00eb dit\u00ebt e ardhshme do t\u00eb ndezim pasqyr\u00ebn me transparenc\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha dokumenteve dhe procesin p\u00ebr projektin e shum\u00ebdiskutuar (Zv\u00ebrnecin).<\/p>\n<p>N\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00eb e pal\u00ebvizshme p\u00ebr ne dhe BE-n\u00eb, kemi konstatuar faktin se tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se, n\u00ebse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin. Faleminderit, Ursula, q\u00eb je n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs, Rama iu p\u00ebrgjigj edhe pyetjeve lidhur me zhvillimet e fundit n\u00eb drejt\u00ebsi dhe hetimet ndaj ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb SHISH. Kryeministri tha se k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhet t\u2019u lihen institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe se materialet hetimore nuk duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si baz\u00eb p\u00ebr gjykime publike p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Ai tha se \u201cajo q\u00eb nga shum\u00eb k\u00ebtu shihet si Regres, Nga BE dhe KE shihet si progres\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u2019ju b\u00ebni pyetje vetes pse BE-ja dhe KE-ja ngjarje q\u00eb k\u00ebtu trajtohen si arsye p\u00ebr t\u00eb goditur dhe p\u00ebrhapur val\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi, i shikojn\u00eb si arsye p\u00ebr ta konsideruar Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb partner shum\u00eb serioz dhe nj\u00eb vend q\u00eb aspiratat e veta i ka t\u00eb lidhura me faktet e nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb un\u00eb mendoj se i duhet l\u00ebn\u00eb gjykat\u00ebs, jo leximit sporadik t\u00eb materialeve hetimore q\u00eb nxirren p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7orap opinionin publik. Procesi do t\u00eb tregoj\u00eb n\u00ebse ka apo jo gj\u00ebra q\u00eb kan\u00eb cenuar \u00e7far\u00ebdoqoft\u00eb n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb komb\u00ebtare apo n\u00eb lidhje me partner\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shqet\u00ebsim i till\u00eb, q\u00eb na vjen nga shp\u00ebrndar\u00ebsit e materialeve t\u00eb nxjerra rrug\u00ebve, nuk na ka ardhur nga asnj\u00eb partner nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Pres q\u00eb prokuroria dhe gjykata t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e vet dhe, n\u00eb fund, t\u00eb dal\u00eb edhe rezultati\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Rama, nga ana tjet\u00ebr, e vendosi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij politike te vijimi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia ime politike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori, avaz, i p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb pafund\u00ebsi n\u00eb mjedisin e diskutimit publik k\u00ebtu dhe un\u00eb nuk pretendoj q\u00eb t\u2019ju b\u00ebj t\u00eb ndryshoni. P\u00ebrgjegj\u00ebsia ime politike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb: reforma n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb mos ndalet, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb zhvillohet si nj\u00eb mision i sistemit.<\/p>\n<p>Sepse kemi qen\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, n\u00eb mosh\u00ebn e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb gjykuar individualisht, ku gj\u00ebrat q\u00eb shohim sot dhe ndodhin sot as nuk mund t\u00eb imagjinoheshin.<\/p>\n<p>Gj\u00ebrat q\u00eb ndodhin sot dikur nuk mund t\u00eb imagjinoheshin. Ky vendi q\u00eb po flas nuk ka qen\u00eb n\u00eb shekullin e kaluar, por deri para reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. N\u00ebse pyetja juaj n\u00ebnkupton q\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb individuale t\u00eb nj\u00ebrit apo tjetrit duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjemi si n\u00eb komuniz\u00ebm, at\u00eb sistem e kemi ndryshuar. N\u00ebse ju mendoni se kur nj\u00eb em\u00ebrim b\u00ebhet, i lind p\u00ebrgjegj\u00ebsia atij q\u00eb em\u00ebron si rezultat i faktit q\u00eb i em\u00ebruari mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gabime rrug\u00ebs, \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb parit si n\u00eb komuniz\u00ebm.<\/p>\n<p>Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb japim llogari p\u00ebr gjith\u00e7ka \u00e7far\u00eb po b\u00ebjm\u00eb dhe kushdo q\u00eb tradhton, duhet t\u00eb p\u00ebrballet me an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb pushtetit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia. Kjo \u00ebsht\u00eb demokracia. N\u00eb Franc\u00eb, ministri i drejt\u00ebsis\u00eb u akuzua p\u00ebr pedofili, nuk u largua nga detyra. Presidenti vet\u00ebm ia la n\u00eb dor\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe m\u00eb pas ministri doli i pafajsh\u00ebm dhe q\u00ebndroi n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>E sigurt \u00ebsht\u00eb se askush nuk merret n\u00eb mbrojtje kur vjen puna p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me pasojat e nj\u00eb veprimi q\u00eb hyn n\u00eb sfer\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb. K\u00ebtu nis dhe mbaron p\u00ebrgjegj\u00ebsia ime politike\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/qendrimi-4\/\">Hetimet p\u00ebr ish-shefen e SHISH, Rama: Shum\u00eb k\u00ebtu e quajn\u00eb regres, nga BE dhe KE shihet si progres<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb vizit\u00ebn e saj n\u00eb Tiran\u00eb, ku u takua me kryeministrin Edi Rama dhe zhvilloi nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp N\u00eb fokus t\u00eb diskutimeve ishte procesi i integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian, p\u00ebrshpejtimi i negociatave dhe reformat, por edhe \u00e7\u00ebshtjet e fundit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101206","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101206","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101206"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101206\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101206"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101206"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101206"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}