{"id":101175,"date":"2026-09-30T11:48:13","date_gmt":"2026-09-30T11:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/30\/boterori-me-shqiperine-pozicionet-ne-fushe-dhe-rikthimi-ne-seria-a-alma-hilaj-nese-kualifikohemi-ne-brazil-2027-enderra-behet-realitet\/"},"modified":"2026-09-30T11:48:13","modified_gmt":"2026-09-30T11:48:13","slug":"boterori-me-shqiperine-pozicionet-ne-fushe-dhe-rikthimi-ne-seria-a-alma-hilaj-nese-kualifikohemi-ne-brazil-2027-enderra-behet-realitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/30\/boterori-me-shqiperine-pozicionet-ne-fushe-dhe-rikthimi-ne-seria-a-alma-hilaj-nese-kualifikohemi-ne-brazil-2027-enderra-behet-realitet\/","title":{"rendered":"Bot\u00ebrori me Shqip\u00ebrin\u00eb, pozicionet n\u00eb fush\u00eb dhe rikthimi n\u00eb Seria A! Alma Hilaj: N\u00ebse kualifikohemi n\u00eb \u2018Brazil 2027\u2019 \u00ebnd\u00ebrra b\u00ebhet realitet"},"content":{"rendered":"<p>Mbrojt\u00ebsja e komb\u00ebtares shqiptare po p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb ndeshje \u201cplay-off\u201d n\u00eb qytetin e saj t\u00eb lindjes dhe \u00ebnd\u00ebrron ta \u00e7oj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bot\u00ebrorin p\u00ebr vajza.<\/p>\n<p>Alma Hilaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb futbollist\u00eb polivalente. Ajo ka lindur n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2000, i nj\u00ebjti qytet nga \u00ebsht\u00eb edhe trajneri i saj n\u00eb komb\u00ebtare, Armir Grima, dhe ku do t\u00eb luhet ndeshja e par\u00eb e gjysm\u00ebfinales s\u00eb \u201cplay-off\u201d-it kualifikues p\u00ebr Kup\u00ebn e Bot\u00ebs \u201cBrazil 2027\u201d kund\u00ebr Uellsit.<\/p>\n<p>Hilaj luan rregullisht si qend\u00ebrmbrojt\u00ebse p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb nivel klubesh, me skuadr\u00ebn e Genoa-s n\u00eb Serie B Femminile, luan n\u00eb mesfush\u00eb, pik\u00ebrisht para mbrojtjes, duke pasur lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb diktuar loj\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb kontakt me topin. Shkatht\u00ebsia e Hilajt p\u00ebr t\u00eb luajtur n\u00eb pozicione t\u00eb ndryshme i mund\u00ebson asaj ta shoh\u00eb loj\u00ebn nga k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb gj\u00ebra. Megjithat\u00eb ajo ka nj\u00eb vizion t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb arrij\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrfshin rikthimin e Genoa-s n\u00eb Serie A p\u00ebr femra dhe marrjen e maksimumit kund\u00ebr Uellsit n\u00eb p\u00ebrballjen e \u201cplay-off\u201d-it p\u00ebr \u201cBrazil 2027\u201d. Ndeshja e par\u00eb do t\u00eb luhet n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 9 tetor n\u00eb stadiumin \u201cLoro Bori\u00e7i\u201d, n\u00eb qytetin e lindjes s\u00eb Hilajt, nd\u00ebrsa ndeshja e kthimit do t\u00eb zhvillohet n\u00eb qytetin e Llanellit n\u00eb Uells m\u00eb 13 tetor. Fituesja do t\u00eb p\u00ebrballet me fituesin e \u00e7iftit Norvegji \u2013 Rumani, n\u00eb finalen e \u201cplay-off\u201d-it me dy ndeshje q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dhjetor.<\/p>\n<p>Uellsi hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrballje si favorit, pasi e ka mundur Shqip\u00ebrin\u00eb me rezultatet 4-0 dhe 1-0 n\u00eb faz\u00ebn kualifikuese t\u00eb Grupit B1 k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb prag t\u00eb k\u00ebtyre dy ndeshjeve, Hilaj u intervistua nga FIFA-n, duke prekur \u00ebndrr\u00ebn e saj p\u00ebr ta \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Kup\u00ebn e Bot\u00ebs p\u00ebr Femra p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si dhe p\u00ebr karrier\u00ebn n\u00eb futbollin italian.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb mentaliteti me t\u00eb cilin do t\u00eb hyni n\u00eb fush\u00eb n\u00eb \u201cplay-off\u201d kund\u00ebr Uellsit?<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb arritje e madhe p\u00ebr ne q\u00eb jemi k\u00ebtu. Jemi t\u00eb lumtura q\u00eb jemi pjes\u00eb e kualifikueseve dhe nuk e kemi arritur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, ndaj tani thjesht duhet ta shijojm\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim me qet\u00ebsi dhe lumturi. E kemi arritur objektivin ton\u00eb minimal dhe tani na mbetet t\u00eb japim maksimumin n\u00eb k\u00ebto dy ndeshje\u201d.<\/p>\n<p><strong>Keni mundur Malin e Zi dhe keni barazuar me Republik\u00ebn \u00c7eke gjat\u00eb kualifikueseve. Cila ishte pika juaj m\u00eb e fort\u00eb n\u00eb kualifikuese?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cJemi nj\u00eb grup v\u00ebrtet i mir\u00eb. Luajm\u00eb s\u00eb bashku prej disa vitesh dhe e njohim shum\u00eb mir\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Kemi cil\u00ebsi t\u00eb shk\u00eblqyera pavar\u00ebsisht disa dob\u00ebsive. Luajt\u00ebm futboll t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb ato dy ndeshje, ve\u00e7an\u00ebrisht kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi. Mund t\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebr Republik\u00ebs \u00c7eke sepse sigurisht nuk na mungon cil\u00ebsia, por ka edhe sfida kur nuk arrin t\u00eb shfaq\u00ebsh nivelin t\u00ebnd m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jemi nj\u00eb ekip m\u00eb i fort\u00eb se Mali i Zi, gj\u00eb q\u00eb sigurisht na ndihmon\u201d.<\/p>\n<p><strong>Jeni p\u00ebrballur tashm\u00eb dy her\u00eb me Uellsin n\u00eb kualifikueset e Europianit dhe keni humbur n\u00eb t\u00eb dyja rastet. \u00c7far\u00eb m\u00ebsime keni nxjerr\u00eb nga ato p\u00ebrballje?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh mes nesh dhe atyre, si n\u00eb nivel komb\u00ebtareje ashtu edhe si grup. Si n\u00eb let\u00ebr, ashtu edhe n\u00eb fush\u00eb, ata kan\u00eb treguar se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Ndeshja e par\u00eb n\u00eb Uells shkoi keq p\u00ebr ne. Ishte disi katastrofike, por n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn b\u00ebm\u00eb m\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb humb\u00ebm edhe at\u00eb, por na mungonin disa lojtare p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmtimeve dhe arsyeve t\u00eb tjera. Mund t\u00eb kishim b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ishim me formacion t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Uellsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekip i fort\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm nd\u00ebr vite. Kur pam\u00eb shortin nuk dinim \u00e7far\u00eb t\u00eb prisnim, pasi kishte edhe ekipe t\u00eb tjera t\u00eb forta si Portugalia. Megjithat\u00eb, mendoj se fakti q\u00eb jemi p\u00ebrballur tashm\u00eb me ta dhe e kemi testuar veten kund\u00ebr tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb favorin ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Si do ta p\u00ebrshkruanit marr\u00ebdh\u00ebnien tuaj me trajnerin Armir Grimaj, i cili drejton komb\u00ebtaren e femrave q\u00eb nga viti 2016?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNjihemi prej shum\u00eb vitesh. P\u00ebr sa i p\u00ebrket futbollit ai \u00ebsht\u00eb ndoshta personi q\u00eb m\u00eb njeh m\u00eb s\u00eb miri, q\u00eb kur isha 16 vje\u00e7e. Gjithashtu, jemi nga i nj\u00ebjti qytet. Ai gjithmon\u00eb ka pasur shum\u00eb besim te grupi dhe te un\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti. Madje edhe n\u00eb periudhat kur nuk luaja aq shum\u00eb p\u00ebr klubin tim ose kur gj\u00ebrat nuk po shkonin ve\u00e7an\u00ebrisht mir\u00eb p\u00ebr mua. Ai gjithmon\u00eb ka besuar te un\u00eb. Ajo mb\u00ebshtetje na ka ndihmuar t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb rritemi. Ai na njeh t\u00eb gjithave prej koh\u00ebsh dhe di si ta menaxhoj\u00eb grupin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundshme\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb kualifikuar kurr\u00eb n\u00eb Kup\u00ebn e Bot\u00ebs p\u00ebr femra. \u00c7far\u00eb do t\u00eb thoshte arritja atje p\u00ebr ekipin dhe vendin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e b\u00ebr\u00eb realitet. Kualifikimi n\u00eb Kup\u00ebn e Bot\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebson kulmin e karrier\u00ebs s\u00eb \u00e7do lojtareje. P\u00ebr federat\u00ebn ton\u00eb, arritja e k\u00ebtij objektivi, do t\u2019i mund\u00ebsonte gjith\u00eb sportit t\u00eb hidhte nj\u00eb hap p\u00ebrpara. E kemi par\u00eb k\u00ebt\u00eb me rritjen e futbollit t\u00eb femrave n\u00eb nivel global pas edicioneve t\u00eb fundit n\u00eb Kup\u00ebn e Bot\u00ebs dhe kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re edhe te komb\u00ebtarja italiane. Kemi ende shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bp\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar. Jemi nj\u00eb komb i vog\u00ebl n\u00eb futboll me shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, por nj\u00eb arritje e till\u00eb do t\u00eb ishte transformuese\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ti luan n\u00eb Itali prej disa vitesh. Si ka kontribuar futbolli italian n\u00eb zhvillimin t\u00ebnd si lojtare?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cNuk mendoja shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kur isha 16 vje\u00e7e. E shtyr\u00eb nga pasioni q\u00eb kam pasur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, thjesht doja t\u00eb vija k\u00ebtu dhe t\u00eb jepja maksimumin. Kam m\u00ebsuar shum\u00eb nga trajner\u00ebt dhe shoqet e ndryshme t\u00eb skuadr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Luan n\u00eb mesfush\u00eb p\u00ebr Genoan, nd\u00ebrsa me Shqip\u00ebrin\u00eb shpesh aktivizohesh n\u00eb mbrojtje. Cilat cil\u00ebsi t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb jap\u00ebsh maksimumin n\u00eb k\u00ebto pozicione?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cE kam nisur si qend\u00ebrmbrojt\u00ebse dhe ky \u00ebsht\u00eb pozicioni ku luaj rregullisht me komb\u00ebtaren, p\u00ebrve\u00e7 ndonj\u00eb rasti t\u00eb rrall\u00eb kur kam luajtur si mesfushore me detyra mbrojt\u00ebse. Kur erdha n\u00eb Itali kalova m\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb mesfush\u00eb, duke luajtur shpesh si mesfushore mbrojt\u00ebse. Nuk ka ndonj\u00eb ndryshim t\u00eb madh mes dy pozicioneve p\u00ebr sa i p\u00ebrket nd\u00ebrtimit t\u00eb loj\u00ebs, por hap\u00ebsirat dhe koha e veprimit ndryshojn\u00eb n\u00eb mesfush\u00eb pasi e prek m\u00eb shpesh topin, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>S\u00eb fundmi, si do ta p\u00ebrshkruaje Genoan k\u00ebt\u00eb sezon dhe cilat jan\u00eb objektivat tuaja si ekip?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cObjektivi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb dhe nuk e fshehim: duam ta fitojm\u00eb kampionatin dhe t\u00eb rikthehemi n\u00eb Serie A p\u00ebr femra. Edhe pse kishim nj\u00eb ekip shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb vitin e kaluar, has\u00ebm disa v\u00ebshtir\u00ebsi gjat\u00eb rrug\u00ebs. Grupi \u00ebsht\u00eb i bashkuar dhe i fort\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, dhe ne synojm\u00eb sa m\u00eb lart t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/alma-hilaj\/\">Bot\u00ebrori me Shqip\u00ebrin\u00eb, pozicionet n\u00eb fush\u00eb dhe rikthimi n\u00eb Seria A! Alma Hilaj: N\u00ebse kualifikohemi n\u00eb \u2018Brazil 2027\u2019 \u00ebnd\u00ebrra b\u00ebhet realitet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbrojt\u00ebsja e komb\u00ebtares shqiptare po p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb ndeshje \u201cplay-off\u201d n\u00eb qytetin e saj t\u00eb lindjes dhe \u00ebnd\u00ebrron ta \u00e7oj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bot\u00ebrorin p\u00ebr vajza. Alma Hilaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb futbollist\u00eb polivalente. Ajo ka lindur n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2000, i nj\u00ebjti qytet nga \u00ebsht\u00eb edhe trajneri i saj n\u00eb komb\u00ebtare, Armir Grima, dhe ku do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101175","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101175\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}