{"id":101120,"date":"2026-09-29T17:48:18","date_gmt":"2026-09-29T17:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/29\/ambasadori-i-ri-i-shba-non-grata-e-berishes-dhe-keqkuptimi-i-madh\/"},"modified":"2026-09-29T17:48:18","modified_gmt":"2026-09-29T17:48:18","slug":"ambasadori-i-ri-i-shba-non-grata-e-berishes-dhe-keqkuptimi-i-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/29\/ambasadori-i-ri-i-shba-non-grata-e-berishes-dhe-keqkuptimi-i-madh\/","title":{"rendered":"Ambasadori i ri i SHBA, non grata e Berish\u00ebs dhe keqkuptimi i madh"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Ardhja e ambasadorit t\u00eb ri amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, gjeneralit n\u00eb pension Eric Wendt k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb, dhe nisja zyrtare e misionit t\u00eb tij diplomatik, ka shtuar s\u00eb tep\u00ebrmi ankthin n\u00eb ambientin politik shqiptar!<br \/>\nSecila pal\u00eb politike ka pritshm\u00ebrit\u00eb e veta, dhe n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo tjet\u00ebr e mendon ambasadorin e ri t\u00eb SHBA, si nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr q\u00ebllimet e saj afatshkurt\u00ebra dhe afatgjata! Themi mb\u00ebshtetje, jo n\u00eb kuptimin e p\u00ebrdorimit, por p\u00ebr vet\u00eb faktin se tashm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri ekziston bindja se, n\u00ebse nuk t\u00eb mb\u00ebshtet SHBA, shtuar k\u00ebtu dhe vendet an\u00ebtare t\u00eb BE, duhet ta harrosh pushtetin n\u00eb Shqip\u00ebri! Kaq jemi ne, jemi nj\u00eb vend i vog\u00ebl dhe nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e madhe gjeopolitike, ku p\u00ebrplasen interesat e t\u00eb m\u00ebdhenjve! Me nj\u00eb fjal\u00eb, kaq e kemi takatin!<\/p>\n<p>Vet\u00eb fakti q\u00eb, qeveria amerikane e Donald Trump em\u00ebroi n\u00eb Tiran\u00eb si ambasador, nj\u00eb gjeneral n\u00eb pension, tregon nj\u00ebher\u00ebsh edhe nivelin e lart\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si nj\u00eb vend mik dhe partner i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rajonin e trazuar t\u00eb Ballkanit, dhe si i vetmi vend q\u00eb ka pasur e ka nj\u00eb stabilitet t\u00eb vazhduesh\u00ebm, pa ceduar n\u00eb asnj\u00eb moment, n\u00eb partneritetin e fort\u00eb me SHBA! Pra Shqip\u00ebria vijon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend lider n\u00eb rajon, aleat i sigurt\u00eb dhe i besuesh\u00ebm p\u00ebr Amerik\u00ebn!<br \/>\nE th\u00ebn\u00eb me fjal\u00eb m\u00eb t\u00eb thjeshta, ambasadori i ri nuk vjen n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me pun\u00eb t\u00eb vogla dhe me cic-mice ballkanike, p\u00ebr vet\u00eb statur\u00ebn e tij prej gjenerali me shum\u00eb yje, pavar\u00ebsisht se opozita shqiptare e drejtuar nga Berisha ka b\u00ebr\u00eb publike pritshm\u00ebrit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb ka ndaj gjeneralit n\u00eb pension Eric Wendt!<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, opozita shqiptare ka nj\u00eb keqkuptim t\u00eb madh, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me veten, pastaj me aleatin ton\u00eb t\u00eb madh, SHBA, q\u00eb e ka mb\u00ebshtetur, e mb\u00ebshtet dhe do t\u2019a mb\u00ebshtes\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen Shqip\u00ebrin\u00eb, e mbi t\u00eb gjitha popullin shqiptar!<br \/>\nKeqkuptimi i opozit\u00ebs filloi q\u00eb n\u00eb momentin kur emri i ambasadorit t\u00eb ri kaloi testet e para n\u00eb organet ligjv\u00ebn\u00ebse amerikane, p\u00ebr t\u00eb startuar m\u00eb pas me em\u00ebrimin e tij p\u00ebrfundimtar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mb\u00ebrritjen e tij p\u00ebr miratimin e kredecialeve k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb q\u00eb iku, tek presidenti Begaj!<br \/>\nQ\u00eb at\u00ebher\u00eb, Berisha p\u00ebrmes njer\u00ebzve m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij filloi t\u00eb jepte \u2018recetat\u2019 e sjelljes dhe t\u00eb radh\u00ebve t\u00eb pun\u00ebve q\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte ambasadori i ri amerikan sapo t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb Tiran\u00eb, duke e drejtuar \u2018tehun\u2019 sipas k\u00ebtyre \u2018porosive\u2019 t\u00eb pak\u00ebrkuara, te \u2018goditja e narkoshtetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs\u201d, rr\u00ebzimin e tij nga qeverisja dhe hapjen e rrug\u00ebs s\u00eb ardhjes s\u00eb PD dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb pushtet!<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u2018film\u2019 i par\u00eb shum\u00eb her\u00eb ky, pasi fantazia e njer\u00ebzve t\u00eb PD e t\u00eb vet\u00eb Berish\u00ebs kishte shkuar shum\u00eb larg koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, deri atje sa hidhnin n\u00eb media lajme, sikur Rama do t\u00eb arrestohej n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Surrel, do t\u00eb vinin komandot amerikan\u00eb me helikopter\u00eb \u2018Apash\u00eb\u201d p\u00ebr ta marr\u00eb direkt me pranga n\u00eb duar dhe \u00ebndrra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji, p\u00ebrmes t\u00eb cilave lidershipi i PD \u2018ushqente\u2019 dit\u00eb pas dite e muaj pas muaji mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, me iden\u00eb se SHBA do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb Ram\u00ebn dhe do t\u00eb sjell\u00eb opozit\u00ebn n\u00eb pushtet! Pa u lodhur fare kjo opozit\u00eb, q\u00eb po konsumon vet\u00ebveten k\u00ebtu e 13 vite me radh\u00eb, pa futuar asnj\u00eb gar\u00eb elektorale p\u00ebrball\u00eb rivalit politik, PS-s\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe teksa fantazia nuk ndiqte \u2018kursin\u2019 e nd\u00ebrrimit t\u00eb \u2018gjakut\u2019 n\u00eb pranver\u00eb e n\u00eb vjesht\u00eb por ndiqte nevojat e Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur af\u00ebr vetes, si peng, ata pak demokrat\u00eb t\u00eb pashpres\u00eb, amplituda e spekulimeve me ndihm\u00ebn amerikane p\u00ebr rr\u00ebzimin e Ram\u00ebs nga pushteti p\u00ebsoi nj\u00eb ngritje shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, sidomos gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb SHBA, p\u00ebrmes nj\u00eb vize t\u00eb \u2018art\u00eb\u2019, t\u00eb paguar nuk dihet se nga kush, me miliona dollar\u00eb vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb shkelte tok\u00ebn amerikane, tok\u00eb e mohuar p\u00ebr shkak se lideri i PD \u00ebsht\u00eb nj\u00eb non grata funksional familjarisht n\u00eb SHBA, q\u00eb nga viti 2021!<br \/>\nK\u00ebt\u00eb vizit\u00eb p\u00ebr ar\u00ebsye sh\u00ebndet\u00ebsore apo p\u00ebr takime politike, e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb klauzol\u00eb n\u00eb ligjin amerikan para Berish\u00ebs dhe lideri kuban Fidel Kastro e t\u00eb nominuar t\u00eb tjer\u00eb non grata nga SHBA, kreu i PD e paraqiti si nj\u00eb dritare e hapur nga SHBA p\u00ebr opozit\u00ebn drejt pushtetit! Teksa b\u00ebri at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb r\u00ebndom n\u00eb SHBA, shtr\u00ebngimet e duarve koridoreve me kongresmen\u00eb, senator\u00eb e delegat\u00eb t\u00eb Konvent\u00ebs Republikane, si dhe takimet n\u00ebp\u00ebr restorante e gjelltore me emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb, kryesisht nga vendlindja e tij, Tropoja, Berisha deklaroi pas rikthimit n\u00eb Tiran\u00eb se kishte marr\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb amerikane p\u00ebr rr\u00ebzimin e \u2018narkoshtetit t\u00eb Ram\u00ebs\u2019!<br \/>\nMadje Berisha arriti deri atje sa t\u00eb thot\u00eb se nuk ka pasur shpallje non grata nga SHBA p\u00ebr t\u00eb, vet\u00ebm bllokim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm vize, pavar\u00ebsisht se n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb DASH, kreu i PD rezulton zyrtarisht person i shpallur \u2018non grata\u2019 me gjith\u00eb motivacionin e zgjeruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim, pra p\u00ebr korrupsion t\u00eb lart\u00eb, minim t\u00eb demokracis\u00eb dhe shantazhim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb vet\u00eb Berisha, ai q\u00eb, teksa \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i ftuar n\u00eb ceremonin\u00eb q\u00eb Ambasada e SHBA-s\u00eb do t\u00eb organizoj\u00eb m\u00eb 2 tetor p\u00ebr prezantimin e ambasadorit t\u00eb ri, pranoi se nuk ka dijeni p\u00ebr eventin, kur deklaroi se \u201ci uroj mir\u00ebseardhjen ambasadorit, nuk kam asnj\u00eb dijeni p\u00ebr ceremonin\u00eb\u201d. Pra nuk ka ftes\u00eb, as si kreu i opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni zyrtare!<br \/>\nKy ishte nj\u00eb \u2018test\u2019 t\u00eb cilin kreu i PD nuk e kaloi n\u00eb raport me SHBA-n\u00eb, ambasadori i t\u00eb cilit pritet ta trajtoj\u00eb si paraardh\u00ebsit e tij, si nj\u00eb person non grata familjarisht! Dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb shtr\u00ebngim duarsh madje, as takime ceremoniale dhe asgj\u00eb! Mbetet \u2018non grata\u2019, pavar\u00ebsisht keqkuptimit shokues q\u00eb ka krijuar tek mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, t\u00eb cil\u00ebve ua hapi kok\u00ebn me deklaratat se s\u2019ka q\u00ebn\u00eb kurr\u00eb non grata n\u00eb SHBA dhe se ka marr\u00eb mb\u00ebshtetje amerikane p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Ram\u00ebn!<br \/>\nPor dhe Rama kontribuon fort n\u00eb k\u00ebt\u00eb keqkuptim t\u00eb madh t\u00eb Berish\u00ebs e t\u00eb opozit\u00ebs, duke ua rritur pritshm\u00ebrit\u00eb irreale p\u00ebr rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb PS dhe hapjen e rrug\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet t\u00eb Berish\u00ebs e PD! K\u00ebshtu u veprua dhe k\u00ebto dit\u00ebt e fundit, teksa Rama b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb SHBA, mori pjes\u00eb n\u00eb punimet e OKB, nd\u00ebrsa lajm\u00ebroi se do t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb urgjente shtypi n\u00eb Rinas, duke krijuar iden\u00eb e rrejshme se mund t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen, a thua nuk donte t\u00eb hynte n\u00eb kryeqytet si kryeminist\u00ebr! N\u00eb Tiran\u00eb kishte shp\u00ebrthyer edhe debati p\u00ebr arrestimin e ish kreut t\u00eb SHISH, Vlora Hyseni dhe shkarkimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb saj, nga kryeministri Edi Rama!<\/p>\n<p>Berisha ishte n\u00eb delir, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb PD shp\u00ebrthyen llogarit\u00eb si dhe shpenzimet p\u00ebr kostume e kravata, dhe secili kishte marr\u00eb n\u00eb \u2018dor\u00ebzim\u2019 postin ministror q\u00eb do t\u00eb \u2018merrte\u2019 menj\u00ebher\u00eb pas \u2018rr\u00ebzimit\u2019 t\u00eb Ram\u00ebs! E mb\u00ebshtesnin k\u00ebt\u00eb keqkuptim dhe mbi faktin se n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn dit\u00eb kishte mb\u00ebrritur n\u00eb Tiran\u00eb edhe ambasadori i ri amerikan, i cili kishte sjell\u00eb sipas tyre, n\u00eb \u2018valixhen\u2019 diplomatike, \u2018fermanin\u2019 e rr\u00ebzimit t\u00eb Ram\u00ebs por dhe \u2018pag\u00ebzimin\u2019 e Berish\u00ebs kryeminist\u00ebr! Por q\u00eb u zhg\u00ebnjyen keq, teksa Rama u dha fund shpresave p\u00ebr nj\u00eb dor\u00ebheqje t\u00eb mundshme teksa deklaroi n\u00eb fund, se \u2018sot un\u00eb jam kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, po Shqip\u00ebria nuk kthehet pas.Askush dhe asgj\u00eb nuk do ta ndal\u00eb, nuk do t\u00eb na ndal\u00eb, nuk do t\u00eb m\u00eb ndal\u00eb\u2019.<br \/>\nK\u00ebto \u00ebndrra, p\u00ebr fat t\u00eb keq \u00ebndrra vjeshte n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs, ka 13 vite me radh\u00eb q\u00eb shihen nga ana e Berish\u00ebs dhe e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij, \u00ebndrra me karrige pushteti dhe poste t\u00eb tjera t\u00eb ardhura \u2018llokum\u2019 pa mund e djers\u00eb dhe pa vota n\u00eb ballafaqimet elektorale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb zgjimi i gjen gjithnj\u00eb me nj\u00eb qeverisje t\u00eb PS dhe me Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr! Dhe me sa duket k\u00ebshtu do t\u00eb vijoj\u00eb gjat\u00eb, shum\u00eb gjat\u00eb!<br \/>\nPasi k\u00ebshtu pritet t\u00eb ndodh\u00eb dhe n\u00eb zgjedhjet e radh\u00ebs vitin e ardhsh\u00ebm p\u00ebr pushtetin vendor, ku opozita ende vijon t\u00eb besoj\u00eb ato q\u00eb hedh Berisha p\u00ebr nevojat personale, i cili, i gjendur p\u00ebrball\u00eb vijimit t\u00eb non gratas n\u00eb SHBA dhe drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr akuzat e shumta q\u00eb ka n\u00eb kurriz, vazhdon t\u2019i mbaj\u00eb me gajret ata, se pushteti \u00ebsht\u00eb af\u00ebr. N\u00eb kilometrin e fundit me nj\u00eb fjal\u00eb, pavar\u00ebsisht se ka vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb stopuar n\u00eb \u2018kilometrin e fundit\u2019! Pritet t\u00eb ndodh\u00eb dhe n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme parlamentare n\u00eb ver\u00ebn e 2029, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar humbjen e radh\u00ebs p\u00ebrball\u00eb PS dhe Ram\u00ebs!<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, realiteti \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr, madje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet aspak bujar p\u00ebr PD dhe opozit\u00ebn! P\u00ebr Berish\u00ebn jo e jo, pasi me t\u00eb kryetar, PD jo vet\u00ebm q\u00eb nuk vjen kurr\u00eb n\u00eb pushtet por do t\u00eb shkoj\u00eb me shpejt\u00ebsi n\u00eb am\u00ebshim, bashk\u00eb me liderin e saj 82 vje\u00e7ar! Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rama, pret n\u00eb Tiran\u00eb presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, teksa Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga KE, n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs s\u00eb vendeve prioritare p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb, sepse ambasadori i ri amerikan, gjenerali n\u00eb pension Eric \u00cbendt, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i shtetit amerikan dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebrfaq\u00ebson qeverin\u00eb amerikane t\u00eb drejtuar nga Trump! Axhenda diplomatike e ambasadorit t\u00eb ri ka prioritet interesat amerikane n\u00eb rajon, kontributin p\u00ebr t\u00eb bllokuar shtrirjen e indikimit rus n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rajon, p\u00ebrkrahjen e biznesit amerikan n\u00eb Shqip\u00ebri,  p\u00ebrmes asaj q\u00eb ai n\u00eb prirotetet e tij e quan diplomaci ekonomike, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr pasoj\u00eb edhe investimin madhor amerikan ku \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb edhe dh\u00ebndri e vajza e Trump, n\u00eb Sazan e Zv\u00ebrnec, dhe mbi t\u00eb gjitha forcimin e krahut lindor t\u00eb NATO-s, p\u00ebrball\u00eb agresionit rus!<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ambasadori i ri, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe me institucionet shqiptare, si prioritet t\u00eb prioriteteve ka p\u00ebrgatitjet p\u00ebr samitin e NATO-s q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Shqip\u00ebri vitin e ardhsh\u00ebm, u konfirmua kjo dhe n\u00eb samitin e Ankaras\u00eb, ku pritet t\u00eb jet\u00eb prezent dhe vet\u00eb presidenti amerikan, Donald Trump! E kjo k\u00ebrkon nj\u00eb impenjim tep\u00ebr t\u00eb madh, n\u00eb bashk\u00ebpunim me strukturat shqiptare t\u00eb siguris\u00eb dhe qeverin\u00eb Rama, duke mos l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr Berish\u00ebn dhe opozit\u00ebn n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb ardhur \u2018qyl\u2019 pa vota n\u00eb pushtet, p\u00ebrmes \u2018zbarkimit aleat\u2019! Megjithat\u00eb, askush nuk e ndalon Berish\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb. Pavar\u00ebsisht se, n\u00eb ndryshim nga gjith\u00eb frymor\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb endrrat i kan\u00eb pa lek\u00eb, Berisha i ka \u00ebndrrat miliona dollarshe!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Ardhja e ambasadorit t\u00eb ri amerikan n\u00eb Tiran\u00eb, gjeneralit n\u00eb pension Eric Wendt k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb, dhe nisja zyrtare e misionit t\u00eb tij diplomatik, ka shtuar s\u00eb tep\u00ebrmi ankthin n\u00eb ambientin politik shqiptar! Secila pal\u00eb politike ka pritshm\u00ebrit\u00eb e veta, dhe n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo tjet\u00ebr e mendon ambasadorin e ri t\u00eb SHBA, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101120","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101120"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101120\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}