{"id":101066,"date":"2026-09-29T09:48:18","date_gmt":"2026-09-29T09:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/29\/salianji-i-paraprin-kushtetueses-vendimi-eshte-marre-duan-te-me-mbajne-larg-zgjedhjeve\/"},"modified":"2026-09-29T09:48:18","modified_gmt":"2026-09-29T09:48:18","slug":"salianji-i-paraprin-kushtetueses-vendimi-eshte-marre-duan-te-me-mbajne-larg-zgjedhjeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/29\/salianji-i-paraprin-kushtetueses-vendimi-eshte-marre-duan-te-me-mbajne-larg-zgjedhjeve\/","title":{"rendered":"Salianji i paraprin Kushtetueses: Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb, duan t\u00eb m\u00eb mbajn\u00eb larg zgjedhjeve!"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Ervin Salianji, i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke kund\u00ebrshtuar vendimin q\u00eb e d\u00ebnoi me nj\u00eb vit burg. Salianji pretendon se vendimmarrja p\u00ebr ankimin e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar tashm\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se pret rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>Ish-deputeti shprehet se synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbahet larg zgjedhjeve lokale. Ai paralajm\u00ebroi se, n\u00ebse nuk gjen zgjidhje n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, do ta \u00e7oj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p><em>\u201cSot nuk duhet t\u00eb ishte thjesht nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje timen. Do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb moment prove p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Do t\u00eb duhej t\u00eb ishte dita kur Kushtetuta t\u00eb fliste m\u00eb fort se pushteti i regjimit autokratik\u201d, <\/em>deklaroi Salianji.<\/p>\n<p>Ish-deputeti demokrat ngriti gjithashtu akuza t\u00eb forta p\u00ebr ndikim politik mbi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. K\u00ebto deklarata p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pretendime politike t\u00eb Salianjit dhe, n\u00eb materialin e disponuesh\u00ebm, nuk shoq\u00ebrohen me prova apo reagime nga institucionet dhe personat e p\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>Salianji tha se procesi nuk p\u00ebrfundon me vendimmarrjen e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe paralajm\u00ebroi ndjekjen e rrug\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cPor sot nuk mbyllet beteja. Sot hapet rruga p\u00ebr betej\u00ebn n\u00eb Strasburg. Atje do t\u00eb \u00e7ojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i Salianjit:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese nuk ngjitet dot n\u00eb nivelin kushtetues! Nuk b\u00ebj dot teat\u00ebr si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb! Vendimet n\u00eb GJK merren shum\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb mblidhen formalisht, me solemnitetin e rrem\u00eb t\u00eb nj\u00eb procedure q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb si p\u00ebrfundon. Edhe vendimi i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb marr\u00eb. Po jua komunikoj p\u00ebrpara. Gjyqtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj Gjykate e kan\u00eb mbajtur peng prej thuajse dy vitesh k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebr t\u00eb zvarritur ankimin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Strasburgut e sot erdhi dita q\u00eb nuk mban m\u00eb! Un\u00eb nuk jam d\u00ebnuar si kriminel, por si kund\u00ebrshtar i regjimit, si denoncues i grupeve m\u00eb t\u00eb fuqishme kriminale dhe p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shmangur nga betejat elektorale. Gjyqi i caktuar sot \u00ebsht\u00eb po me k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim: t\u00eb m\u00eb mbaj\u00eb larg zgjedhjeve lokale.<\/p>\n<p>Sot nuk duhet t\u00eb ishte thjesht nj\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje timen. Do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb moment prove p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Do t\u00eb duhej t\u00eb ishte dita kur Kushtetuta t\u00eb fliste m\u00eb fort se pushteti i regjimit autokratik. Por, fatkeq\u00ebsisht, dikush mbahet peng me dosje korrupsioni, dikush shantazhohet me regjistrime, dikush p\u00ebrballet me dosje si bashk\u00ebpun\u00ebtor i sh\u00ebrbimit dhe dikush me lidhje me grupe kriminale, si Xhafajt.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb ngrihet mbi politik\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb mbetet peng i politik\u00ebs.<br \/>\nUn\u00eb nuk k\u00ebrkoj dhe nuk kam k\u00ebrkuar privilegj. Nuk k\u00ebrkoj trajtim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nKam k\u00ebrkuar vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb themeli i \u00e7do shteti demokratik: nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb pavarur dhe larg \u00e7do ndikimi politik.<\/p>\n<p>Por dua ta them shum\u00eb qart\u00eb: un\u00eb nuk trembem e frik\u00ebsohem, sepse nuk kam luftuar dhe nuk luftoj p\u00ebr privilegje. Luftoj p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb. Luftoj q\u00eb ligji t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se pushteti, q\u00eb qytetari t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se banda dhe q\u00eb shteti t\u00eb mos jet\u00eb pron\u00eb e askujt.<\/p>\n<p>Luftoj p\u00ebr lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e \u00e7do shqiptari. P\u00ebr nj\u00eb vend ku askush t\u00eb mos d\u00ebnohet sepse \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtar politik, ku askush t\u00eb mos shantazhohet p\u00ebr t\u00eb heshtur dhe ku askush t\u00eb mos ket\u00eb pushtetin t\u00eb blej\u00eb, frik\u00ebsoj\u00eb apo p\u00ebrdor\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb ndalem! As burgu, as presioni, as ndalimi i kandidimit, as k\u00ebrc\u00ebnimet dhe as goditjet politike nuk m\u00eb kan\u00eb ndalur. Nuk do t\u00eb m\u00eb ndalin as sot, sepse beteja ime nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb karrige. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb privilegj por p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar sistemin q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb pushtet bandave kriminale mbi shtetin, p\u00ebr t\u2019i kthyer institucionet qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri ku drejt\u00ebsia nuk u sh\u00ebrben t\u00eb fort\u00ebve, por mbron t\u00eb drejt\u00ebt.<\/p>\n<p>Kam p\u00ebrballuar presionin, burgun dhe \u00e7do goditje q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb mia politike.<br \/>\nNuk jam t\u00ebrhequr dhe nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqem.<br \/>\nPor sot nuk gjykohem vet\u00ebm un\u00eb e prandaj po reagoj paraprakisht.<\/p>\n<p>Gjykohet n\u00ebse n\u00eb Shqip\u00ebri Gjykata Kushtetuese mund t\u00eb kishte guximin minimal t\u00eb ishte mbi autokracine, por jo, regjimi dikton k\u00ebta p\u00ebrulen. Interesat e regjimit jan\u00eb mbi kushtetut\u00ebn dhe ligjin.<\/p>\n<p>Un\u00eb e di se \u00e7far\u00eb vendimi do t\u00eb merret. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb po e them p\u00ebrpara se t\u00eb hapen dosjet, t\u00eb mbyllen dyert dhe t\u00eb lexohen disa rreshta q\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb ishte ndryshe, do t\u00eb duhej t\u00eb lindnin nga nd\u00ebrgjegjja e gjyqtar\u00ebve dhe jo nga pazaret e pushtetit.<\/p>\n<p>Por sot nuk mbyllet beteja. Sot hapet rruga p\u00ebr betej\u00ebn n\u00eb Strasburg. Atje do t\u00eb \u00e7ojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>Nuk kam frik\u00eb dhe asnje emocion personal nga vendimi. Kam p\u00ebrballuar burgun dhe presionin politik. Nuk m\u00eb tremb nj\u00eb tjet\u00ebr goditje nga nj\u00eb sistem q\u00eb prej koh\u00ebsh ka treguar se sa larg \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb goditur kund\u00ebrshtar\u00ebt. Do t\u00eb vazhdoj t\u00eb luftoj. P\u00ebr liri. P\u00ebr t\u00eb drejta. P\u00ebr drejt\u00ebsi. P\u00ebr nj\u00eb shtet q\u00eb nuk ulet n\u00eb gjunj\u00eb para krimit. P\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri ku bandat nuk b\u00ebjn\u00eb ligjin dhe pushteti nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin.<\/p>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb akti i radh\u00ebs ku Gjykata Kushtetuese tregon q\u00eb \u00ebsht\u00eb garanci e regjimit!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/salianji-kushtetuese\/\">Salianji i paraprin Kushtetueses: Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb, duan t\u00eb m\u00eb mbajn\u00eb larg zgjedhjeve!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Ervin Salianji, i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese, duke kund\u00ebrshtuar vendimin q\u00eb e d\u00ebnoi me nj\u00eb vit burg. Salianji pretendon se vendimmarrja p\u00ebr ankimin e tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar tashm\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se pret rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs. Ish-deputeti shprehet se synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mbahet larg zgjedhjeve lokale. Ai paralajm\u00ebroi se, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101066","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101066"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101066\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}