{"id":101052,"date":"2026-09-29T07:48:14","date_gmt":"2026-09-29T07:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/29\/papa-leoni-armet-vetem-sa-ushqejne-tensionet-lufterat-nuk-kane-me-kuptim\/"},"modified":"2026-09-29T07:48:14","modified_gmt":"2026-09-29T07:48:14","slug":"papa-leoni-armet-vetem-sa-ushqejne-tensionet-lufterat-nuk-kane-me-kuptim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/29\/papa-leoni-armet-vetem-sa-ushqejne-tensionet-lufterat-nuk-kane-me-kuptim\/","title":{"rendered":"Papa Leoni: Arm\u00ebt vet\u00ebm sa ushqejn\u00eb tensionet, luft\u00ebrat nuk kan\u00eb m\u00eb kuptim"},"content":{"rendered":"<p>Papa Leoni XIV sapo ishte larguar nga Metz-i kur, n\u00eb bordin e fluturimit AF4006 q\u00eb po e kthente n\u00eb Rom\u00eb, iu bashkua gazetar\u00ebve dhe iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb tyre, duke folur her\u00eb n\u00eb anglisht dhe her\u00eb n\u00eb spanjisht.<\/p>\n<p>N\u00eb Metz, qytetin e Robert Schumanit, nj\u00eb prej et\u00ebrve themelues t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb bashkuar, Papa kishte rikujtuar arsyet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb lindjen e projektit evropian pas dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 maj 1950, ministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Jasht\u00ebm francez propozoi q\u00eb Franca dhe Gjermania ta vendosnin prodhimin e qymyrit dhe \u00e7elikut, dy sektor\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb p\u00ebr industrin\u00eb e armatimeve, n\u00ebn kontrollin e nj\u00eb autoriteti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Synimi ishte q\u00eb nj\u00eb konflikt i ri mes vendeve evropiane t\u00eb b\u00ebhej jo vet\u00ebm \u201ci paimagjinuesh\u00ebm\u201d, por edhe \u201cmaterialisht i pamundur\u201d. Nism\u00ebs iu bashkuan m\u00eb pas Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu, duke krijuar b\u00ebrtham\u00ebn nga e cila do t\u00eb lindte Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Por sot, paralajm\u00ebroi Papa, lufta \u00ebsht\u00eb rikthyer edhe n\u00eb Evrop\u00eb. Ai e p\u00ebrshkroi at\u00eb si nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cmasak\u00ebr t\u00eb kot\u00eb\u201d q\u00eb shkakton \u00e7do dit\u00eb viktima t\u00eb panum\u00ebrta civile, duke p\u00ebrdorur shprehjen e Papa Benediktit XV, i cili n\u00eb vitin 1917 u p\u00ebrpoq pa sukses t\u00eb ndalte Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Papa Leoni XIV e mbylli udh\u00ebtimin e tij n\u00eb Franc\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb Metz me nj\u00eb mesazh p\u00ebr Evrop\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku, sipas tij, marr\u00ebdh\u00ebniet mes njer\u00ebzve dhe shteteve po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb brutale, e drejta nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe multilateralizmi p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mbrojtjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb kund\u00ebr vullnetit p\u00ebr dominim, t\u00eb cilin ai e konsideron n\u00eb origjin\u00ebn e \u00e7do konflikti.<\/p>\n<p>Sipas Pap\u00ebs, Evropa mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb model n\u00ebse rikthehet te rr\u00ebnj\u00ebt dhe vlerat mbi t\u00eb cilat u nd\u00ebrtua. Por ajo duhet t\u00eb ruhet nga ajo q\u00eb ai e quajti \u201ciluzioni i riarmatimit\u201d. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, sipas tij, nevojitet guxim p\u00ebr t\u00eb negociuar dhe gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb sakrifikuar disa q\u00ebndrime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb paqes.<\/p>\n<p><strong>-Shenjt\u00ebri, konflikti n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb mes Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs. \u00c7far\u00eb donit t\u00eb thoshit? Dhe si mund t\u00eb bisedohet me nj\u00eb shtet q\u00eb sulmon, bombardon dhe k\u00ebrc\u00ebnon jo vet\u00ebm Ukrain\u00ebn, por edhe vende t\u00eb tjera evropiane?<\/strong><\/p>\n<p>Para s\u00eb gjithash, parimet e doktrin\u00ebs sociale promovojn\u00eb jo dhun\u00ebn, t\u00eb drejt\u00ebn dhe \u00e7armatimin p\u00ebrball\u00eb rreziqeve q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e sotme, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb vijn\u00eb nga disa udh\u00ebheq\u00ebs shtetesh, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb filluar p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb flasin p\u00ebr arm\u00eb b\u00ebrthamore dhe p\u00ebr luft\u00ebra gjithnj\u00eb e m\u00eb shkat\u00ebrruese.<\/p>\n<p>T\u00eb vazhdosh t\u00eb armatosesh, t\u00eb vazhdosh t\u00eb shpenzosh n\u00eb at\u00eb industri t\u00eb tmerrshme ushtarake, e cila prej koh\u00ebsh pasuron jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish fal\u00eb nj\u00eb industrie q\u00eb nxit luft\u00ebn, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me k\u00ebto miliarda e miliarda euro apo dollar\u00eb mund t\u00eb zgjidheshin probleme si uria n\u00eb bot\u00eb, mungesa e strehimit apo papun\u00ebsia\u2026<\/p>\n<p>Arm\u00ebt nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ushqejn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb tensionin, i cili mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb shp\u00ebrthimin e nj\u00eb lufte tjet\u00ebr, t\u00eb nj\u00eb konflikti tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe shohim se dhuna, t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebto fuqi p\u00ebrpiqen vazhdimisht ta imponojn\u00eb me forc\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb dialogojn\u00eb dhe t\u00eb nxisin negociatat p\u00ebr dallimet q\u00eb natyrsh\u00ebm ekzistojn\u00eb, na \u00e7on gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt siguris\u00eb se do t\u00eb kemi nj\u00eb luft\u00eb ose disa luft\u00ebra, konflikte n\u00eb t\u00eb cilat po kontribuojm\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e sotme.<\/p>\n<p>Nuk e di p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt dhe nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00ebse duhet t\u00eb jemi politik\u00eb apo jo, por nevojitet nj\u00eb z\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb promovoj\u00eb vlerat e dinjitetit njer\u00ebzor, r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ndoshta t\u00eb shpenzojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe arsimin dhe m\u00eb pak p\u00ebr arm\u00ebt.<\/p>\n<p>Besoj se Kisha ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u2019i promovoj\u00eb k\u00ebto vlera, duke u b\u00ebr\u00eb vazhdimisht thirrje udh\u00ebheq\u00ebsve, si atyre t\u00eb Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs apo t\u00eb vendeve t\u00eb tjera, q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb, t\u00eb ulen, t\u00eb dialogojn\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019i zgjidhur k\u00ebto probleme pa vazhduar luft\u00ebra q\u00eb tashm\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb kuptim.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, Kisha vazhdon ta ngrej\u00eb z\u00ebrin. Ne nuk mund t\u00eb detyrojm\u00eb ask\u00ebnd. Por do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb shpallim Ungjillin.<\/p>\n<p><strong>-Sa i shqet\u00ebsuar jeni se inteligjenca artificiale mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb rrezik katastrofik p\u00ebr njer\u00ebzimin, madje deri n\u00eb shkat\u00ebrrimin e plot\u00eb t\u00eb tij? Dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shtetet, ve\u00e7an\u00ebrisht Shtetet e Bashkuara dhe Kina, p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb teknologjit\u00eb e tyre t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurta p\u00ebr njer\u00ebzimin?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse dikush do t\u00eb m\u00eb pyeste: \u2018A jeni n\u00eb panik?\u2019, do t\u2019i p\u00ebrgjigjesha: \u2018Jo, nuk jam. Nat\u00ebn fle i qet\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mendoj se shqet\u00ebsimet e ngritura nga shum\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj fushe, specialist\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, duhet t\u00eb merren seriozisht. Nuk besoj se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr lajme t\u00eb rreme, si\u00e7 kan\u00eb pretenduar disa n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrfitim, financiar apo t\u00eb nj\u00eb natyre tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesante t\u00eb v\u00ebrehet se pik\u00ebrisht sot lexova se drejtuesi i Nvidia-s pretendon se ka gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb inteligjenc\u00ebn artificiale nj\u00eb lloj barriere sigurie, n\u00ebse mund ta quajm\u00eb k\u00ebshtu, ose disa kufij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb mos dal\u00eb jasht\u00eb fushave t\u00eb saj specifike dhe t\u00eb shkaktoj\u00eb d\u00ebmet p\u00ebr t\u00eb cilat po flitet.<\/p>\n<p>Por b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin person q\u00eb thot\u00eb se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb kufizime, rregullime qeveritare e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem p\u00ebr t\u00eb cilin, sipas meje, duhet t\u00eb ulemi dhe t\u00eb diskutojm\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i ftojm\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb, drejtuesit e sektorit t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale, organizatat shoq\u00ebrore dhe shoqatat q\u00eb t\u00eb mblidhen p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar at\u00eb q\u00eb tashm\u00eb po ndodh dhe at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Thjesht t\u00eb thuash: \u2018Oh, kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb\u2019, dhe t\u00eb mbyll\u00ebsh syt\u00eb p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj, besoj se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr ta trajtuar \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Vatikani ka krijuar komisionin e tij p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale. Por q\u00eb nga publikimi i Magnifica Humanitas, kemi marr\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb shumta nga njer\u00ebz q\u00eb vijn\u00eb nga fusha dhe sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Prandaj po p\u00ebrpiqemi t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb promovojm\u00eb dialogun, studimin dhe k\u00ebrkimin, p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00ebnyra q\u00eb t\u00eb garantojm\u00eb se inteligjenca artificiale nuk do t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb pik\u00ebn ku mund t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb njer\u00ebzimin ose ta p\u00ebrjashtoj\u00eb at\u00eb nga debati.<\/p>\n<p>Jam relativisht optimist se kjo mund t\u00eb arrihet. Mendoj se ka mjaft njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb seriozisht t\u00eb interesuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta trajtojn\u00eb at\u00eb p\u00ebrtej \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb, edhe nj\u00eb her\u00eb, lidhen me pushtetin, me at\u00eb se kush arrin i pari e k\u00ebshtu me radh\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>-Sot ishim n\u00eb Metz, shum\u00eb pran\u00eb kufirit gjerman. A do t\u00eb shkoni n\u00eb Gjermani? Dy zhvillime ndoshta ju shqet\u00ebsojn\u00eb edhe ju: r\u00ebnia e vazhdueshme e Kish\u00ebs Katolike dhe rritja e habitshme e partive ekstremiste, t\u00eb cilat k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb t\u00eb thyejn\u00eb konsensusin p\u00ebr Evrop\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cilin fol\u00ebt sot n\u00eb Metz.<\/strong><\/p>\n<p>E di se shifrat jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie, por n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e nj\u00ebjta gj\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr Franc\u00ebn dhe megjithat\u00eb pam\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi gjat\u00eb kat\u00ebr dit\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00ebse rigjejm\u00eb frym\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb misionare dhe m\u00ebnyr\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb vepruar, besoj se ka ende shum\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Gjermani q\u00eb duan ta jetojn\u00eb dhe ta kremtojn\u00eb besimin e tyre t\u00eb krishter\u00eb dhe katolik.<\/p>\n<p>Prandaj jam optimist n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, megjith\u00ebse i pranoj problemet. I njoh shkaqet e ndryshme q\u00eb e kan\u00eb goditur r\u00ebnd\u00eb Kish\u00ebn, por ato kan\u00eb goditur r\u00ebnd\u00eb, n\u00ebse mund t\u00eb shprehem k\u00ebshtu, edhe Kish\u00ebn ungjillore ose protestante dhe kan\u00eb ndikuar pak a shum\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe mbi shoq\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte interesante t\u00eb studiohej dhe analizohej n\u00ebse dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb lidhje, p\u00ebr shembull, me rritjen e k\u00ebtyre grupeve t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme.<\/p>\n<p>Edhe e djathta ekstreme po fragmentohet tani, si\u00e7 mund t\u00eb shihet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb po v\u00ebrehet nj\u00eb lloj nd\u00ebrthurjeje e k\u00ebtyre pik\u00ebpamjeve t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme me nj\u00eb lloj t\u00eb caktuar feje, e cila, jo vet\u00ebm sipas meje, por edhe sipas drejtuesve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike dhe asaj Protestante n\u00eb Gjermani, nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shprehje autentike t\u00eb krishterimit.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrs\u00ebri mund t\u00eb kthehemi te vlerat e Ungjillit, t\u00eb cilat nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me urrejtjen dhe p\u00ebr\u00e7arjen, por me mir\u00ebkuptimin, dhembshurin\u00eb dhe shoq\u00ebrimin.<\/p>\n<p>Shpresoj thell\u00ebsisht, dhe shpresoj q\u00eb edhe Kisha t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj, q\u00eb t\u00eb gjenden m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb arritur te shumica e njer\u00ebzve vullnetmir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do ta kuptojn\u00eb se sa i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb angazhimi i tyre, edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket pjes\u00ebmarrjes n\u00eb proceset politike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb zgjedhje t\u00eb qarta p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe jo n\u00eb favor t\u00eb ideve ekstremiste, t\u00eb cilat ndoshta mund t\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebme shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa jemi aktualisht t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prandaj mendoj se t\u00eb gjith\u00eb do t\u00eb japim kuraj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p><strong>-Dje, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr shtyp, viktimat q\u00eb takuat na than\u00eb se ju u kishit pranuar atyre natyr\u00ebn sistematike t\u00eb abuzimeve seksuale n\u00eb Kish\u00eb. A \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebshtu? Mund ta shpjegoni q\u00ebndrimin tuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje? Mendoni se abuzimet seksuale n\u00eb Kish\u00eb kan\u00eb natyr\u00eb sistematike?<\/strong><\/p>\n<p>Personalisht preferoj ta shpreh n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. Kam folur p\u00ebr disa organizata brenda Kish\u00ebs q\u00eb, n\u00eb raste t\u00eb caktuara, si sistem, mund t\u00eb themi, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr abuzime. Por mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb dallim.<\/p>\n<p>Abuzimi seksual \u00ebsht\u00eb, para s\u00eb gjithash, nj\u00eb problem njer\u00ebzor. Kur ndodh brenda Kish\u00ebs, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb merr nj\u00eb dimension krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr, sepse jeta e besimit t\u00eb njer\u00ebzve plagoset thell\u00ebsisht dhe ndonj\u00ebher\u00eb madje shkat\u00ebrrohet.<\/p>\n<p>Prandaj Kisha ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u2019i shoq\u00ebruar k\u00ebta njer\u00ebz dhe p\u00ebr t\u2019i ndihmuar n\u00eb k\u00ebrkimin e sh\u00ebrimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim kam biseduar me ta p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si Kisha \u00ebsht\u00eb par\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebse, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb mund t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u2019i ndihmuar ata t\u00eb gjejn\u00eb sh\u00ebrim.<\/p>\n<p><strong>-N\u00eb Lourdes that\u00eb se ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ligjshme nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht morale. Ky ishte nj\u00eb referim i qart\u00eb ndaj legalizimit t\u00eb fundit t\u00eb eutanazis\u00eb n\u00eb Franc\u00eb. N\u00eb Franc\u00eb kemi gjithashtu parimin e laicitetit, pra ndarjen mes fes\u00eb dhe politik\u00ebs. Mendoni se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb kjo vij\u00eb ndar\u00ebse, ky kufi, t\u00eb kap\u00ebrcehet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrgjegjes dhe, n\u00ebse po, a e keni kap\u00ebrcyer ju k\u00ebt\u00eb kufi?<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb thosha se, sipas interpretimit q\u00eb Kisha i jep ndarjes mes Kish\u00ebs dhe politik\u00ebs ose mes Kish\u00ebs dhe shtetit, nuk e kam kap\u00ebrcyer at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, ju ftoj t\u00eb lexoni ose rilexoni Magnifica Humanitas, ku flas p\u00ebr doktrin\u00ebn sociale t\u00eb Kish\u00ebs dhe them se kur Kisha flet p\u00ebr mbrojtjen e jet\u00ebs, kur trajton \u00e7\u00ebshtje t\u00eb doktrin\u00ebs sociale, ne nuk po hyjm\u00eb n\u00eb politik\u00eb, por po e zbatojm\u00eb Ungjillin n\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Mbrojtja e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb, si\u00e7 e dini t\u00eb gjith\u00eb, Kisha e m\u00ebson dhe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn beson thell\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Natyrisht, e dija se n\u00eb Franc\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar s\u00eb fundmi nj\u00eb ligj dhe se n\u00eb vende t\u00eb tjera evropiane, ashtu si edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, po zhvillohet nj\u00eb debat i madh p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me fundin e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Por duke qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend si Lourdes, ku njer\u00ebzit jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb di\u00e7kaje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe ku kuptojn\u00eb se jeta e tyre, edhe mes s\u00ebmundjes, aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb kufizuar apo dhimbjeve t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme, ka nj\u00eb kuptim, Kisha, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vet\u00eb Jezusit, d\u00ebshiron t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pran\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve dhe t\u00eb pohoj\u00eb vlerat q\u00eb, besoj, vet\u00eb jeta mbart p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>Prandaj do t\u00eb thosha se, n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb politik\u00eb, at\u00ebher\u00eb po, e kam b\u00ebr\u00eb. Por nuk e kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrzier n\u00eb politik\u00ebn franceze. E kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar at\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Kisha beson me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>-N\u00eb Spanj\u00eb ka shkaktuar indinjat\u00eb t\u00eb madhe rasti i nj\u00eb gruaje 86-vje\u00e7are, e cila u d\u00ebbua nga sht\u00ebpia ku jetonte n\u00eb Madrid pasi qiraja iu pes\u00ebfishua. \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr problemin e strehimit, i cili ekziston n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, dhe p\u00ebr qytetet q\u00eb po i d\u00ebbojn\u00eb ata q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pasur?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e njoh rastin t\u00eb cilit po i referoheni, por m\u00eb duket se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast ku banor\u00ebt, komuniteti, famullia, dioqeza ose shteti duhet t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb dhe t\u00eb pyesin se si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb.<\/p>\n<p>Cili \u00ebsht\u00eb problemi n\u00eb sistem q\u00eb lejon q\u00eb nj\u00eb person i moshuar, me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara ose n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, t\u00eb nxirret nga sht\u00ebpia e vet?<\/p>\n<p>Problemi i strehimit, i cili sot ekziston n\u00eb shum\u00eb vende, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb nj\u00eb famulli e vetme, nj\u00eb dioqez\u00eb e vetme apo vet\u00eb Kisha nuk do t\u00eb mund ta zgjidh\u00eb.<\/p>\n<p>Por besoj se k\u00ebtu kemi nj\u00eb sfid\u00eb t\u00eb madhe, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ndoshta duhet t\u2019u k\u00ebrkojm\u00eb edhe udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb dhe autoriteteve q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb zgjidhje, sepse \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ky problem po rritet.<\/p>\n<p>Shpesh reagojm\u00eb vet\u00ebm n\u00eb momentet e emergjenc\u00ebs, por duhet t\u00eb kuptojm\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shkaku sistemik i k\u00ebtij problemi dhe si mund ta trajtojm\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/papa-leoni\/\">Papa Leoni: Arm\u00ebt vet\u00ebm sa ushqejn\u00eb tensionet, luft\u00ebrat nuk kan\u00eb m\u00eb kuptim<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Papa Leoni XIV sapo ishte larguar nga Metz-i kur, n\u00eb bordin e fluturimit AF4006 q\u00eb po e kthente n\u00eb Rom\u00eb, iu bashkua gazetar\u00ebve dhe iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb tyre, duke folur her\u00eb n\u00eb anglisht dhe her\u00eb n\u00eb spanjisht. N\u00eb Metz, qytetin e Robert Schumanit, nj\u00eb prej et\u00ebrve themelues t\u00eb Evrop\u00ebs s\u00eb bashkuar, Papa kishte rikujtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-101052","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101052","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101052"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101052\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101052"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101052"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101052"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}