{"id":100899,"date":"2026-09-27T10:48:13","date_gmt":"2026-09-27T10:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/27\/kryetari-i-gjykates-se-larte-sadushi-jo-tryeze-me-ramen-per-pagat-ceshtja-ne-gjk\/"},"modified":"2026-09-27T10:48:13","modified_gmt":"2026-09-27T10:48:13","slug":"kryetari-i-gjykates-se-larte-sadushi-jo-tryeze-me-ramen-per-pagat-ceshtja-ne-gjk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/27\/kryetari-i-gjykates-se-larte-sadushi-jo-tryeze-me-ramen-per-pagat-ceshtja-ne-gjk\/","title":{"rendered":"Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sadushi: Jo tryez\u00eb me Ram\u00ebn p\u00ebr pagat, \u00e7\u00ebshtja n\u00eb GJK!"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Larte nuk do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb tryez\u00ebn e thirrur p\u00ebr nes\u00ebr nga kryeministri Edi Rama me institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe shoqatat e ndryshme t\u00eb magjistrat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb re t\u00eb pagave t\u00eb tyre, por thot\u00eb se mbetet e hapur p\u00ebr nj\u00eb dialog q\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb fokus drejt\u00ebsin\u00eb dhe qytetarin.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen d\u00ebrguar kryeministris\u00eb, Kryetari i k\u00ebsaj Gjykate, Sokol Sadushi risjell n\u00eb v\u00ebmendje q\u00ebndrimin e mbajtur prej tij n\u00eb mbledhjen e gjyqtar\u00ebve pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, se n\u00eb kushtet kur \u00e7\u00ebshtja e pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, diskutimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb do t\u00eb ishte i pavend.<\/p>\n<p>\u201cPas ftes\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 18 shtator ka ndodhur nj\u00eb zhvillim institucional q\u00eb nuk ekzistonte n\u00eb at\u00eb moment dhe q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me objektin e tryez\u00ebs. Ligji i ri p\u00ebr pagat i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar kontrollit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kjo rrethan\u00eb e re ndikon, n\u00eb vler\u00ebsimin tim, si n\u00eb koh\u00ebn, ashtu edhe n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e dialogut. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese tashm\u00eb t\u00eb shtruar p\u00ebr gjykim, fjala i p\u00ebrket Gjykat\u00ebs Kushtetuese. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, dialogu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt mund t\u00eb jet\u00eb substancial dhe efektiv pasi ajo t\u00eb jet\u00eb shprehur\u201d, shkruan kreu i GJL n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij.<\/p>\n<p>Sadushi megjithat\u00eb b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se ky q\u00ebndrim nuk do t\u00eb thot\u00eb se mbyll hap\u00ebsir\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb dialog institucional.<\/p>\n<p>\u201cDrejt\u00ebsia ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tryez\u00eb me nj\u00eb dimension m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, kushtuar funksionimit dhe konsolidimit t\u00eb sistemit dhe problemeve q\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe koh\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebr hapjen e k\u00ebtij dialogu, gatishm\u00ebria ime dhe e institucionit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj mbetet e plot\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dialog i nevojsh\u00ebm dhe tashm\u00eb i vonuar. Do ta mir\u00ebprisja zhvillimin sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb tryeze me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb dimension: nj\u00eb dialog nd\u00ebrmjet pushteteve, me qytetarin n\u00eb qend\u00ebr\u201d, p\u00ebrfundon p\u00ebrgjigjen e tij Sadushi.<\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, zyra e kryeministris\u00eb, kishte d\u00ebrguar nj\u00eb tjet\u00ebr email, duke k\u00ebrkuar konfirmimin p\u00ebr pjesmarrjen n\u00eb tryez\u00eb. Deri n\u00eb at\u00eb moment, ftes\u00ebs i ishte p\u00ebrgjigjur pozitivisht vet\u00ebm kreu i KLGJ-s\u00eb Ilir Rusi.<\/p>\n<p>Shoqatat e ndryshme t\u00eb magjistrat\u00ebve iu kund\u00ebrvun\u00eb hapur qasjes s\u00eb shumic\u00ebs, e cila nuk nd\u00ebrmori asnj\u00eb veprim q\u00eb t\u00eb miratonte nj\u00eb formul\u00eb t\u00eb re brenda 31 korrikut t\u00eb k\u00ebtij viti, si\u00e7 udh\u00ebzonte Gjykata Kushtetuese. KLGJ dhe KLP nd\u00ebrmor\u00ebn vendime t\u00eb posa\u00e7me duke miratuar ato vet\u00eb nivelin e pagave p\u00ebr muajin gusht, duke iu referuar vendimit t\u00eb GJK. Situata \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje mes ekzekutivit dhe institucioneve t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ministria e Financave nuk miratoi veprimet e Thesarit p\u00ebr kalimin e pagave sipas vendimeve t\u00eb KLGJ dhe KLP-s\u00eb. Magjistrat\u00ebt u p\u00ebrgjigj\u00ebn duke kall\u00ebzur n\u00eb SPAK, ministrin e Financave dhe duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje gjykat\u00ebn administrative e cila urdh\u00ebroi anullimin e vendimit t\u00eb ministrit, dhe kalimin e pagave p\u00ebr gjykatat e prokurorit\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>N\u00eb parlament, shumica miratoi m\u00eb 18 shtator, me 84 vota pro formul\u00ebn e re t\u00eb pagave t\u00eb magjistrat\u00ebve q\u00eb p\u00ebrcakton se paga referuese e magjistrat\u00ebve do t\u00eb jet\u00eb sa 38% e pag\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs nga 36% q\u00eb ishte, me nj\u00eb rritje prej rreth 8500 lek\u00ebsh. Rritja me 8500 lek\u00eb e pag\u00ebs referenc\u00eb \u00ebsht\u00eb 9-fish m\u00eb e vog\u00ebl se ajo q\u00eb vet\u00eb magjistrat\u00ebt thon\u00eb se ka vendosur GJK. Tre dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 21 shtator, shoqatat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve dor\u00ebzuan n\u00eb Kushtetuese k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pezullimin e formul\u00ebs s\u00eb miratuar nga parlamenti dhe shfuqizimin e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjia e Kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Sokol Sadushi, d\u00ebrguar kryeministris\u00eb m\u00eb dat\u00eb 26 shtator 2026<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebm\u00ebngjes,<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb komunikimit tuaj t\u00eb djesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb takimin e dat\u00ebs 28 shtator, d\u00ebshiroj t\u00eb rikujtoj q\u00ebndrimin e mbajtur n\u00eb Mbledhjen e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Besoj te dialogu nd\u00ebrmjet pushteteve dhe mbetem i hapur ndaj tij. Megjithat\u00eb, pas ftes\u00ebs s\u00eb dat\u00ebs 18 shtator ka ndodhur nj\u00eb zhvillim institucional q\u00eb nuk ekzistonte n\u00eb at\u00eb moment dhe q\u00eb lidhet drejtp\u00ebrdrejt me objektin e tryez\u00ebs. Ligji i ri p\u00ebr pagat i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar kontrollit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Kjo rrethan\u00eb e re ndikon, n\u00eb vler\u00ebsimin tim, si n\u00eb koh\u00ebn, ashtu edhe n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e dialogut. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese tashm\u00eb t\u00eb shtruar p\u00ebr gjykim, fjala i p\u00ebrket Gjykat\u00ebs Kushtetuese. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, dialogu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt mund t\u00eb jet\u00eb substancial dhe efektiv pasi ajo t\u00eb jet\u00eb shprehur.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, pjes\u00ebmarrja n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin objekt, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin institucional t\u00eb shprehur publikisht, nuk do t\u2019i shtonte dialogut nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb re. Dialogu ka vler\u00eb kur ekziston hap\u00ebsira institucionale q\u00eb prej tij t\u00eb prodhohet di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb sesa ritheksimi i q\u00ebndrimeve t\u00eb b\u00ebra t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Kjo nuk e mbyll hap\u00ebsir\u00ebn e dialogut institucional. Sikurse kam theksuar, drejt\u00ebsia ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tryez\u00eb me nj\u00eb dimension m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, kushtuar funksionimit dhe konsolidimit t\u00eb sistemit dhe problemeve q\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe koh\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr hapjen e k\u00ebtij dialogu, gatishm\u00ebria ime dhe e institucionit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj mbetet e plot\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dialog i nevojsh\u00ebm dhe tashm\u00eb i vonuar.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Do ta mir\u00ebprisja zhvillimin sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb nj\u00eb tryeze me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb dimension: nj\u00eb dialog nd\u00ebrmjet pushteteve, me qytetarin n\u00eb qend\u00ebr.<\/p>\n<p>Me konsiderat\u00eb,<\/p>\n<p>Sokol Sadushi<\/p>\n<p>Kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb\u201d<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pagat-2\/\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sadushi: Jo tryez\u00eb me Ram\u00ebn p\u00ebr pagat, \u00e7\u00ebshtja n\u00eb GJK!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Larte nuk do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet n\u00eb tryez\u00ebn e thirrur p\u00ebr nes\u00ebr nga kryeministri Edi Rama me institucionet e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe shoqatat e ndryshme t\u00eb magjistrat\u00ebve p\u00ebr t\u00eb diskutuar mbi nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb re t\u00eb pagave t\u00eb tyre, por thot\u00eb se mbetet e hapur p\u00ebr nj\u00eb dialog q\u00eb t\u00eb ket\u00eb n\u00eb fokus drejt\u00ebsin\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100899","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100899\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}