{"id":100756,"date":"2026-09-25T18:48:15","date_gmt":"2026-09-25T18:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/25\/fajin-per-revolucionin-e-flamingove-e-ka-algoritmi-rama-ne-okb-trump-ka-te-drejte-per-ai\/"},"modified":"2026-09-25T18:48:15","modified_gmt":"2026-09-25T18:48:15","slug":"fajin-per-revolucionin-e-flamingove-e-ka-algoritmi-rama-ne-okb-trump-ka-te-drejte-per-ai","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/25\/fajin-per-revolucionin-e-flamingove-e-ka-algoritmi-rama-ne-okb-trump-ka-te-drejte-per-ai\/","title":{"rendered":"\u201cFajin p\u00ebr \u2018Revolucionin e Flamingove\u2019 e ka algoritmi\u201d\/ Rama n\u00eb OKB: Trump ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr AI"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb New York, u ndal te ndikimi i Inteligjenc\u00ebs Artificiale dhe i platformave digjitale n\u00eb shoq\u00ebri dhe demokraci.<\/p>\n<p>Rama solli si shembull at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u201cRevolucioni Flamingo\u201d, duke argumentuar se p\u00ebrmes narrativave t\u00eb fabrikuara dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb personalizuar, dezinformimi mund t\u00eb ndikoj\u00eb te perceptimet dhe reagimet e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas tij, sfida e re p\u00ebr demokracit\u00eb nuk lidhet vet\u00ebm me censur\u00ebn, por edhe me \u201carmatimin e fuqis\u00eb s\u00eb shtrirjes\u201d, nd\u00ebrsa theksoi nevoj\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00eb mbi origjin\u00ebn, financimin dhe m\u00ebnyr\u00ebn e amplifikimit t\u00eb p\u00ebrmbajtjeve n\u00eb internet.<\/p>\n<p><em>Jam i sigurt se e keni ndjekur ose t\u00eb pakt\u00ebn e njihni t\u00eb ashtuquajturin \u201cRevolucioni Flamingo\u201d. <\/em><em>Nj\u00eb narrativ\u00eb e fabrikuar p\u00ebr nj\u00eb pushtim izraelit t\u00eb bregdetit shqiptar, nj\u00eb pushtim q\u00eb nuk ndodhi kurr\u00eb, u krijua, u personalizua dhe u shp\u00ebrnda p\u00ebrmes z\u00ebrave, faqeve dhe kanaleve q\u00eb qytetar\u00ebt i besonin tashm\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb qytetar mori nj\u00eb histori p\u00ebr tradhti komb\u00ebtare. Nj\u00eb tjet\u00ebr mori nj\u00eb histori p\u00ebr provokim fetar. Nj\u00eb tjet\u00ebr mori nj\u00eb teori konspirative p\u00ebr pushtim t\u00eb huaj.<\/em><\/p>\n<p><em>Publikime t\u00eb ndryshme hyn\u00eb n\u00eb bot\u00eb t\u00eb ndryshme emocionale, t\u00eb gjitha duke i sh\u00ebrbyer s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs g\u00ebnjesht\u00ebr strategjike.<\/em><\/p>\n<p><em>Pasojat ishin reale. Qytetar\u00ebt kishin arsyet e tyre p\u00ebr t\u00eb protestuar, mos m\u00eb keqkuptoni. Por papritur ata nis\u00ebn t\u00eb protestonin edhe kund\u00ebr nj\u00eb armiku fantazm\u00eb. Frika u shnd\u00ebrrua n\u00eb zem\u00ebrim. Zem\u00ebrimi u shnd\u00ebrrua n\u00eb mobilizim dhe fabrikimi u shnd\u00ebrrua n\u00eb realitet politik. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk ishte nj\u00eb eksperiment laboratorik. Nuk po ju flas p\u00ebr nj\u00eb film fantastiko-shkencor.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishte nj\u00eb e mart\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, kryeqytetin ton\u00eb. Algoritmi nuk e shpiku objektivin. E b\u00ebri nj\u00eb aktor njer\u00ebzor. Algoritmi nuk zhvilloi urrejtje. Ai zbuloi se si t\u00eb aktivizonte urrejtjen ton\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb mashtrimi sistematik si sh\u00ebrbim.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrhyrja n\u00eb zgjedhje nuk k\u00ebrkon m\u00eb nj\u00eb televizion t\u00eb vet\u00ebm apo nj\u00eb pjes\u00eb propagande q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet p\u00ebr nj\u00eb popullsi t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Tani mund t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb nivelin e \u00e7do votuesi t\u00eb vet\u00ebm. Dy fqinj mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, t\u00eb votojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat zgjedhje dhe t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb realitete krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme, secili prej tyre t\u00eb krijuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb. Kur kjo ndodh, demokracia nuk humbet thjesht nj\u00eb debat apo nj\u00eb raund zgjedhor.<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo humbet terrenin e p\u00ebrbashk\u00ebt mbi t\u00eb cilin debati \u00ebsht\u00eb i mundur dhe humbet edhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta zhvilluar at\u00eb. Sovraniteti nuk g\u00ebrryhet m\u00eb vet\u00ebm n\u00eb kufi. Ai g\u00ebrryhet n\u00eb \u201cfeed\u201d-in ton\u00eb. N\u00eb shekullin XX, sovraniteti n\u00ebnkuptonte kontrollin mbi tok\u00ebn, uj\u00ebrat territoriale dhe hap\u00ebsir\u00ebn ajrore komb\u00ebtare.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot, n\u00eb Evrop\u00eb, po vrapojm\u00eb si t\u00eb \u00e7mendur p\u00ebr t\u00eb shtuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb para q\u00eb nuk i kemi, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur tok\u00ebn ton\u00eb dhe qiellin ton\u00eb nga nj\u00eb luft\u00eb e mundshme n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/em><\/p>\n<p><em>Por disi po harrojm\u00eb se, n\u00eb shekullin n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb, sovraniteti duhet t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb gjithashtu aft\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kushtet n\u00eb t\u00eb cilat qytetar\u00ebt e saj formojn\u00eb gjykimet e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>Pa k\u00ebt\u00eb aft\u00ebsi, sovraniteti mbi tok\u00ebn dhe mbi qiellin b\u00ebhet thjesht nj\u00eb iluzion. Dhe pastaj vjen shtresa e tret\u00eb: shtrirja. P\u00ebr shekuj me radh\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimi i madh ndaj liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs ishte censura. Sot, liria e fjal\u00ebs k\u00ebrc\u00ebnohet nga armatosja e fuqis\u00eb s\u00eb shtrirjes. Fjala \u00ebsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb shprehur nj\u00eb ide. Shtrirja \u00ebsht\u00eb fuqia p\u00ebr ta vendosur at\u00eb ide p\u00ebrpara miliona njer\u00ebzve.<\/em><\/p>\n<p><em>Fjala u p\u00ebrket qenieve njer\u00ebzore. Shtrirja mund t\u00eb blihet, automatizohet, manipulohet dhe t\u2019u caktohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb nga platformat, korporatat, rrjetet kriminale dhe shtetet e huaja. E drejta p\u00ebr t\u00eb folur \u00ebsht\u00eb universale, por nuk ekziston nj\u00eb e drejt\u00eb universale p\u00ebr shtrirje anonime, t\u00eb pakufizuar dhe t\u00eb amplifikuar artificialisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Kur nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr mund t\u00eb shum\u00ebzohet nj\u00eb miliard her\u00eb, e v\u00ebrteta nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb censurohet, sepse thjesht varroset. Qytetari mbetet formalisht i lir\u00eb t\u00eb flas\u00eb, por flet n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb stuhie q\u00eb asnj\u00eb z\u00eb njer\u00ebzor nuk mund ta rivalizoj\u00eb. Prandaj, liria e fjal\u00ebs mund t\u00eb mposhtet pa ndaluar asnj\u00eb lib\u00ebr, pa burgosur asnj\u00eb gazetar dhe pa fshir\u00eb asnj\u00eb postim.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrgjigjja ndaj fjal\u00ebs s\u00eb keqe mbetet m\u00eb shum\u00eb fjal\u00eb, por p\u00ebrgjigjja ndaj amplifikimit industrial dhe t\u00eb fsheht\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb, dhe duhet t\u00eb vij\u00eb sa m\u00eb shpejt, p\u00ebrpara se t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr von\u00eb. Dhe ajo quhet ekspozim.<\/em><\/p>\n<p><em>Kush e krijoi mesazhin? Kush pagoi p\u00ebr t\u00eb? A u shp\u00ebrnda nga njer\u00ebz apo nga makina? Pse u sh\u00ebnjestrua ky qytetar? A ishte reagimi i duksh\u00ebm publik autentik, i koordinuar apo i drejtuar nga nj\u00eb aktor i huaj?\u201d<\/em>, tha ai.<\/p>\n<p><em>\u201cNj\u00eb moratorium i respektuar nga shtete t\u00eb p\u00ebrgjegjshme nuk do t\u2019i frenoj\u00eb fuqit\u00eb armiq\u00ebsore, rrjetet kriminale nd\u00ebrkomb\u00ebtare apo industrit\u00eb e manipulimit.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne nuk mund ta rregullojm\u00eb veten deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb pafuqish\u00ebm.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore strategjike, Presidenti i Shteteve t\u00eb Bashkuara ka t\u00eb drejt\u00eb. Ne nuk mund t\u00eb ndalemi. Duhet t\u00eb p\u00ebrshpejtojm\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Por p\u00ebrshpejtimi duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb drejtim.<\/em><\/p>\n<p><em>Na nevojitet inteligjenc\u00eb artificiale e verifikueshme, transparente dhe e p\u00ebrgjegjshme, e nd\u00ebrtuar nga shoq\u00ebri t\u00eb lira, e ndar\u00eb mes aleat\u00ebve dhe e vendosur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrgjigjja ndaj automatizimit t\u00eb p\u00ebrdorur si arm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzimi teknologjik. \u00cbsht\u00eb kapaciteti demokratik. \u00cbsht\u00eb aft\u00ebsia sovrane. \u00cbsht\u00eb inteligjenc\u00eb artificiale m\u00eb e mir\u00eb, n\u00eb duart e atyre q\u00eb mbeten t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebrpara ligjit t\u00eb vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Inteligjenca artificiale sovrane nuk do t\u00eb thot\u00eb izolim. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb asnj\u00eb shtet nuk duhet t\u00eb jet\u00eb i pafuqish\u00ebm p\u00ebrball\u00eb sistemeve q\u00eb nuk mund t\u2019i kuptoj\u00eb, nuk mund t\u2019i inspektoj\u00eb dhe, aq m\u00eb pak, t\u2019i sfidoj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do vend duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbroj\u00eb gjuh\u00ebn e tij, t\u00eb autentifikoj\u00eb komunikimet publike, t\u00eb zbuloj\u00eb manipulimin e koordinuar, t\u00eb ruaj\u00eb provat dhe t\u00eb informoj\u00eb qytetar\u00ebt e tij pa u varur t\u00ebr\u00ebsisht nga prioritetet tregtare t\u00eb nj\u00eb operacioni shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebt\u201d<\/em>, tha kryeministri.<\/p>\n<p class=\"isSelectedEnd\"><em>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, p\u00ebr ta, nga dikush q\u00eb as nuk mund ta shohin, e as nuk e din\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb fuqi pa zgjedhjen e tyre. Inteligjenca Artificiale nuk do t\u00eb vendos\u00eb n\u00ebse ky shekull i p\u00ebrket liris\u00eb apo manipulimit. Ne do ta vendosim. Makinat do t\u00eb binden. Pyetja \u00ebsht\u00eb: kujt do t\u2019i binden? Sipas cilit ligj dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb cilit q\u00ebllim njer\u00ebzor?<\/em><\/p>\n<p class=\"isSelectedEnd\"><em>Shqip\u00ebria e ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e vet modeste. Ne kemi zgjedhur p\u00ebrshpejtimin, jo dor\u00ebzimin. Kemi zgjedhur inovacionin, jo abdikimin. Kemi zgjedhur rritjen dhe jo atrofizimin e aft\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore.<\/em><\/p>\n<p class=\"isSelectedEnd\"><em>Kemi zgjedhur lirin\u00eb e shprehjes. E pik\u00ebrisht sepse kemi zgjedhur t\u00eb refuzojm\u00eb ta ngat\u00ebrrojm\u00eb me lirin\u00eb e pakontrolluar t\u00eb makinave, parave dhe pushteteve t\u00eb huaja p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur te gjithkush, gjithkund, pa asnj\u00eb llogari.<\/em><\/p>\n<p class=\"isSelectedEnd\"><em>Ne zgjedhim t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sepse e v\u00ebrteta s\u2019\u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e leht\u00eb apo e rehatshme, sepse pa nj\u00eb angazhim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ndaj realitetit nuk mund t\u00eb kemi nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt publike.<\/em><\/p>\n<p class=\"isSelectedEnd\"><em>E pa k\u00ebt\u00eb angazhim prej t\u00eb gjith\u00ebve ne ndaj realitetit t\u00eb bot\u00ebs ku jetojm\u00eb, do t\u00eb jemi t\u00eb angazhuar, do t\u00eb p\u00ebrfshihemi n\u00eb tradhtin\u00eb m\u00eb t\u00eb tmerrshme q\u00eb prind\u00ebrit e k\u00ebsaj bote, n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, do t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre.<\/em><\/p>\n<p class=\"isSelectedEnd\"><em>E pa nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nuk mund t\u00eb ket\u00eb Kombe t\u00eb Bashkuara. <\/em><em>K\u00ebtu p\u00ebrfundon predikimi im nga shkret\u00ebtira dhe shpresa q\u00eb kam, q\u00eb \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, fundi i fundit, mb\u00ebshtetja\u201d,<\/em> u shpreh Rama.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-18\/\">\u201cFajin p\u00ebr \u2018Revolucionin e Flamingove\u2019 e ka algoritmi\u201d\/ Rama n\u00eb OKB: Trump ka t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr AI<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb New York, u ndal te ndikimi i Inteligjenc\u00ebs Artificiale dhe i platformave digjitale n\u00eb shoq\u00ebri dhe demokraci. Rama solli si shembull at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u201cRevolucioni Flamingo\u201d, duke argumentuar se p\u00ebrmes narrativave t\u00eb fabrikuara dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb personalizuar, dezinformimi mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100756","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100756","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100756"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100756\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100756"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100756"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100756"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}