{"id":100753,"date":"2026-09-25T17:48:24","date_gmt":"2026-09-25T17:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/25\/lehtesia-e-paperballueshme-e-te-mos-marrit-seriozisht-asgje\/"},"modified":"2026-09-25T17:48:24","modified_gmt":"2026-09-25T17:48:24","slug":"lehtesia-e-paperballueshme-e-te-mos-marrit-seriozisht-asgje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/25\/lehtesia-e-paperballueshme-e-te-mos-marrit-seriozisht-asgje\/","title":{"rendered":"Leht\u00ebsia e pap\u00ebrballueshme e t\u00eb mos marrit seriozisht asgj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa<\/p>\n<p>Teksa shihje seanc\u00ebn e djeshme plenare, ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoje n\u00ebse ajo q\u00eb e b\u00ebnte m\u00eb depresive ishin akuzat e shk\u00ebmbyera, apo leht\u00ebsia e pap\u00ebrballueshme me t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb e deputet\u00ebve zgjodh\u00ebn t\u2019i injoronin ato. Edhe pse nga ajo sall\u00eb jemi m\u00ebsuar tashm\u00eb t\u00eb mos presim ndonj\u00eb gj\u00eb brilante ve\u00e7 spektakleve t\u00eb her\u00eb pas hershme, ishte megjithat\u00eb e trisht\u00eb t\u00eb shihje se si mes debatit n\u00eb lidhje me ish kreun e SHISH, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve tan\u00eb n\u00eb parlament kishin koh\u00ebn dhe qet\u00ebsin\u00eb mendore t\u00eb b\u00ebnin scroll n\u00ebp\u00ebr rrjete sociale dhe t\u00eb blinin online, se tek e fundit stin\u00ebt po nd\u00ebrrohen dhe duhet p\u00ebrdit\u00ebsuar garderoba. Me sa duket, \u00e7\u00ebshtja n\u00eb diskutim ishte mjaftuesh\u00ebm serioze p\u00ebr t\u2019i b\u00ebrtitur nj\u00ebri tjetrit nga foltorja, por jo aq sa duhet p\u00ebr t\u2019i kushtuar v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>Akuzat ndaj ish kreut t\u00eb SHISH Vlora Hyseni, p\u00ebrfshijn\u00eb dh\u00ebnien e informacioneve sensitive tek nj\u00eb person n\u00eb k\u00ebrkim, me gjas\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb arrestit. Ndon\u00ebse mbeten p\u00ebr t\u2019u provuar n\u00eb gjykat\u00eb, s\u00ebrish edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, pritet q\u00eb parlamenti t\u00eb tregoj\u00eb nj\u00ebfar\u00eb interesi t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn si \u00ebsht\u00eb mbik\u00ebqyrur institucioni i drejtuar deri pak m\u00eb her\u00ebt nga Znj. Hyseni dhe \u00e7far\u00eb masash ekzistonin p\u00ebr t\u00eb shmangur ngjarje t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 u pa, p\u00ebrgjigjia e mazhoranc\u00ebs ishte gati dhe mjaftonte t\u00eb zgjaste dor\u00ebn n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e opozit\u00ebs zyrtare. P\u00ebrball\u00eb pyetjeve dhe dilemave q\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb n\u00eb lidhje me at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur, mazhoranca e gjeti komfortin tek diskutimi i atyre q\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kur kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet, duke pranuar disi heshturazi (pavar\u00ebsisht toneve t\u00eb larta, e gjitha mbetet heshtje), se sa t\u00eb panevojshme e ndien q\u00eb t\u00eb jap\u00eb shpjegime, gj\u00eb q\u00eb pala p\u00ebrball\u00eb ja b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb. Opozita nga ana tjet\u00ebr shfaqi nj\u00eb q\u00ebndrim edhe m\u00eb pak t\u00eb dobish\u00ebm p\u00ebr publikun. Edhe pse kishte n\u00eb duar nj\u00eb skandal mjaftuesh\u00ebm serioz p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar llogari n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb precise, zgjodhi t\u2019i shpenzonte energjit\u00eb e saj n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb njohur tashm\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, duke u p\u00ebrq\u00ebndruar tek nj\u00eb shqet\u00ebsim performativ dhe etiketime t\u00eb vjet\u00ebruara, q\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve nga nj\u00eb vesh ju hyjn\u00eb e nga tjetri ju dalin, sepse n\u00eb vetvete nuk thon\u00eb asgj\u00eb. N\u00ebse \u00e7do ngjarje s\u2019\u00ebsht\u00eb ve\u00e7se prov\u00eb e akuzave t\u00eb vjetra q\u00eb shk\u00ebmbehen prej m\u00eb shum\u00eb se tridhjet\u00eb vjet\u00ebsh, at\u00ebher\u00eb nuk ka p\u00ebrse t\u00eb p\u00ebrcaktohet se si mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur ky d\u00ebshtim konkret.<\/p>\n<p>Kush ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbik\u00ebqyrur kreun e SHISH? \u00c7far\u00eb kontrollesh ekzistonin n\u00eb lidhje me informacionet q\u00eb i lejohet t\u2019i ndaj\u00eb dhe atyre q\u00eb mbeten sekret? A ka patur m\u00eb par\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb lidhje me kontaktet e saj dhe n\u00ebse po, at\u00ebher\u00eb kush mund t\u2019i binte ziles s\u00eb alarmit dhe n\u00eb \u00e7\u2019zyr\u00eb? Jan\u00eb t\u00eb gjitha pyetje t\u00eb zakonshme, por p\u00ebrgjigjet e t\u00eb cilave mund t\u00eb identifikojn\u00eb d\u00ebshtime p\u00ebrtej personit tanim\u00eb n\u00ebn hetim.<\/p>\n<p>Por marr\u00ebdh\u00ebnia intime e raportuar duket se garanton nj\u00eb tem\u00eb diskutimi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, duke e shnd\u00ebrruar nj\u00eb thyerje t\u00eb mundshme t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb shtetit, n\u00eb nj\u00eb debat p\u00ebr sjelljet private t\u00eb drejtueses s\u00eb institucionit n\u00eb fjal\u00eb. Duke u p\u00ebrq\u00ebndruar te kjo an\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb mjaftuesh\u00ebm gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb insinuuar dhe plot holl\u00ebsi q\u00eb disave iu ngren\u00eb humorin dhe t\u00eb tjer\u00ebve iu ulin radarin, duke rrezikuar q\u00eb jet\u00ebs personale t\u00eb Znj. Hyseni t\u2019i b\u00ebhet hetimi q\u00eb do duhej t\u2019i b\u00ebhej institucionit t\u00eb drejtuar prej saj.<\/p>\n<p>Po pavar\u00ebsisht gjith\u00eb k\u00ebtyre, ajo q\u00eb t\u00eb ngelet n\u00eb mendje \u00ebsht\u00eb imazhi i deputet\u00ebve krejt shp\u00ebrfill\u00ebs gjat\u00eb seanc\u00ebs plenare t\u00eb s\u00eb enjtes. Ankesat se \u00ebsht\u00eb shkelur kodi i sjelljes s\u00eb parlamentit nuk \u00ebsht\u00eb se thon\u00eb shum\u00eb, pasi n\u00eb at\u00eb sall\u00eb kemi par\u00eb sjellje nga m\u00eb banalet, tek ato m\u00eb t\u00eb rrezikshmet p\u00ebr sigurin\u00eb fizike t\u00eb vet\u00eb deputet\u00ebve, por edhe punonj\u00ebsve t\u00eb adminsitrat\u00ebs. Ajo q\u00eb flet m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebrzia e tyre e dukshme gjat\u00eb seanc\u00ebs sepse ishte pamja e njer\u00ebzve q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se pozicioni i tyre nuk varet nga fakti n\u00ebse d\u00ebgjonin ose jo at\u00eb q\u00eb thuhej. Opozita mund t\u00eb p\u00ebrfundonte akuzat e p\u00ebrhershme, mazhoranca do t\u00eb prodhonte votat e nevojshme p\u00ebr at\u00eb seanc\u00eb dhe askujt nuk do t\u2019i duhej t\u00eb dinte di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb nga sa dinin n\u00eb nisje t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Vendi pati p\u00ebr disa or\u00eb arsye t\u00eb shqet\u00ebsohej n\u00ebse sekretet e tij ishin t\u00eb sigurta, por n\u00eb Kuvend shum\u00ebkush dukej i qet\u00eb se t\u00eb pakt\u00ebn karrigen e kishte t\u00eb sigurt.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa Teksa shihje seanc\u00ebn e djeshme plenare, ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktoje n\u00ebse ajo q\u00eb e b\u00ebnte m\u00eb depresive ishin akuzat e shk\u00ebmbyera, apo leht\u00ebsia e pap\u00ebrballueshme me t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb e deputet\u00ebve zgjodh\u00ebn t\u2019i injoronin ato. Edhe pse nga ajo sall\u00eb jemi m\u00ebsuar tashm\u00eb t\u00eb mos presim ndonj\u00eb gj\u00eb brilante ve\u00e7 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100753","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100753","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100753"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100753\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100753"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100753"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100753"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}