{"id":100741,"date":"2026-09-25T15:48:23","date_gmt":"2026-09-25T15:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/25\/kudo-qe-shkoj-ka-shqiptare-qe-me-qerasin-wesley-clark-ndihem-si-pjese-e-familjes-ishte-guximi-juaj-qe-solli-ndryshimin-ne-kosove\/"},"modified":"2026-09-25T15:48:23","modified_gmt":"2026-09-25T15:48:23","slug":"kudo-qe-shkoj-ka-shqiptare-qe-me-qerasin-wesley-clark-ndihem-si-pjese-e-familjes-ishte-guximi-juaj-qe-solli-ndryshimin-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/25\/kudo-qe-shkoj-ka-shqiptare-qe-me-qerasin-wesley-clark-ndihem-si-pjese-e-familjes-ishte-guximi-juaj-qe-solli-ndryshimin-ne-kosove\/","title":{"rendered":"\u201cKudo q\u00eb shkoj ka shqiptar\u00eb q\u00eb m\u00eb qerasin,\u201d Wesley Clark: Ndihem si pjes\u00eb e familjes! Ishte guximi juaj q\u00eb solli ndryshimin n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, foli p\u00ebr lidhjen e tij me shqiptar\u00ebt, guximin e rezistenc\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebrvojat n\u00eb Ruand\u00eb e Bosnje q\u00eb ndikuan n\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb mos lejuar p\u00ebrs\u00ebritjen e mizorive, gjat\u00eb mbr\u00ebmjes gala t\u00eb organizuar n\u00eb SHBA nga K\u00ebshilli p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet Shqiptaro-Amerikane. N\u00eb aktivitet, ku merr pjes\u00eb edhe kryeministri Edi Rama, Clark u nderua me nj\u00eb \u00e7mim.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, ai tha se vler\u00ebsimi kishte nj\u00eb kuptim q\u00eb shkonte p\u00ebrtej ceremonis\u00eb: ndjenj\u00ebn se ishte pjes\u00eb e komunitetit shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u2019ju them thjesht se sa i nderuar jam q\u00eb marr k\u00ebt\u00eb \u00e7mim, por \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq: \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh pjes\u00eb e komunitetit tuaj. Sa her\u00eb q\u00eb udh\u00ebtoj, kudo q\u00eb shkoj, gjithmon\u00eb ka dik\u00eb nga Shqip\u00ebria. Ndihem si pjes\u00eb e familjes\u201d, u shpreh Clark.<\/p>\n<p>Ai rr\u00ebfeu se shqiptar\u00ebt e p\u00ebrsh\u00ebndesin n\u00eb restorante e aeroporte, n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara, duke i kujtuar Kosov\u00ebn dhe shpesh duke k\u00ebmb\u00ebngulur ta qerasin. N\u00eb nj\u00eb rast, tregoi ai, nj\u00eb burr\u00eb e kishte p\u00ebrsh\u00ebndetur me thirrjen \u201cU\u00c7K\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kamerieri i kishte sjell\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00ebn me nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Clark p\u00ebrmendi edhe nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb Caf\u00e9 Milano, ku nj\u00eb person nga Kosova ishte afruar p\u00ebr ta takuar dhe kishte k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb ai t\u00eb mos paguante.<\/p>\n<p>\u201cAty ishte dikush nga Kosova p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrsh\u00ebndetur dhe p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb: \u2018Jo, jo, nuk mund ta paguani dark\u00ebn. Nuk mund ta paguani dark\u00ebn\u2019\u201d, rr\u00ebfeu ai, duke shtuar me humor se m\u00eb pas i kishin l\u00ebn\u00eb kamerieres nj\u00eb bakshish t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Clark, k\u00ebto takime jan\u00eb edhe d\u00ebshmi e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ngjarjet e vitit 1999 vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cE di, sepse ju ma keni treguar, sa shum\u00eb do t\u00eb thoshin p\u00ebr ju ato ngjarje t\u00eb 1999-\u00ebs. Ato do t\u00eb thon\u00eb shum\u00eb edhe p\u00ebr mua\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Duke iu kthyer nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s, Clark tregoi nj\u00eb bised\u00eb me nj\u00eb ambasadore t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebs iu referua me emrin Flora, p\u00ebr organizimin e nj\u00eb darke p\u00ebrkujtimore m\u00eb 24 mars. Ai e kishte pyetur p\u00ebrse ishte zgjedhur data e nisjes s\u00eb bombardimeve dhe jo ajo e p\u00ebrfundimit t\u00eb tyre n\u00eb qershor.<\/p>\n<p>\u201cAjo tha: \u2018Sepse kur d\u00ebgjova zhurm\u00ebn e avion\u00ebve t\u00eb NATO-s, e dija se do t\u00eb shp\u00ebtoheshim\u2019\u201d, kujtoi Clark.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ish-gjenerali vuri n\u00eb qend\u00ebr guximin dhe vendosm\u00ebrin\u00eb e vet\u00eb shqiptar\u00ebve. Ai p\u00ebrmendi Adem Jasharin dhe njer\u00ebzit e par\u00eb q\u00eb luftuan kund\u00ebr dominimit serb n\u00eb Kosov\u00eb, duke theksuar se ata paguan nj\u00eb \u00e7mim p\u00ebr lirin\u00eb q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Per\u00ebndim e merrnin si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cHistoria fillon me guxim. Fillon me guximin tuaj dhe vendosm\u00ebrin\u00eb, me besimin n\u00eb qytet\u00ebrimin tuaj, gjuh\u00ebn tuaj, kultur\u00ebn tuaj, familjet tuaja\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Clark ia atribuoi ndryshimet e asaj periudhe p\u00ebrkushtimit t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb rezistuan dhe u b\u00ebri thirrje t\u00eb pranishm\u00ebve t\u00eb ruanin kujtes\u00ebn e unitetit q\u00eb e b\u00ebri t\u00eb mundur at\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>\u201cIshte kuraja juaj, p\u00ebrkushtimi juaj q\u00eb b\u00ebri t\u00eb ndodhnin t\u00eb gjitha k\u00ebto ngjarje t\u00eb vitit 1999. Jo imi, juaji\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fjalimit Clark ia kushtoi klim\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Ai kujtoi pasigurin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ishte rritur brezi i tij, frik\u00ebn nga p\u00ebrplasja b\u00ebrthamore dhe ndryshimin e papritur q\u00eb solli r\u00ebnia e Murit t\u00eb Berlinit. Sipas tij, vitet q\u00eb pasuan u shoq\u00ebruan n\u00eb Per\u00ebndim me besimin se demokracia, t\u00eb drejtat e njeriut dhe lirit\u00eb individuale kishin triumfuar.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, tha Clark, guximi i njer\u00ebzve n\u00eb Ballkan nxiti ndryshimin dhe gjeti mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ai kujtoi angazhimin e paqeruajt\u00ebsve n\u00eb Kroaci e Bosnje, si dhe p\u00ebrpjekjet diplomatike t\u00eb vitit 1995, kur ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb negociata s\u00eb bashku me Richard Holbrooke.<\/p>\n<p>Clark tregoi se gjat\u00eb bisedimeve e kishin ngritur edhe \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs me Sllobodan Milloshevi\u00e7in, por ky i fundit kishte refuzuar ta diskutonte.<\/p>\n<p>\u201cBiseduam me Milloshevi\u00e7in p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ai tha: \u2018Jo, ajo \u00ebsht\u00eb imja. Nuk do t\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u2019\u201d, rr\u00ebfeu ai.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebrmbyll\u00ebse t\u00eb materialit, Clark foli p\u00ebr ndikimin q\u00eb kishin pasur tek ai masakrat n\u00eb Ruand\u00eb dhe d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebr mizorit\u00eb n\u00eb Bosnje. Ai tregoi se, kur sh\u00ebrbente n\u00eb Pentagon, kishte hartuar nj\u00eb plan p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb Ruand\u00eb, por, sipas tij, propozimi ishte ndalur nga eprori dhe nuk kishte mb\u00ebrritur te presidenti Bill Clinton.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jetova me fajin e k\u00ebsaj\u201d, tha Clark, duke e lidhur at\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb me vendosm\u00ebrin\u00eb q\u00eb ndjeu m\u00eb pas p\u00ebrball\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Ai kujtoi edhe tronditjen nga d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebr torturimin e civil\u00ebve n\u00eb Bosnje, p\u00ebrfshir\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Clark tha se k\u00ebto p\u00ebrvoja e kishin shtyr\u00eb t\u00eb merrte nj\u00eb zotim personal: t\u00eb vepronte sa her\u00eb t\u00eb kishte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ndalte mizori t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>\u201cI thash\u00eb vetes: Kurr\u00eb, kurr\u00eb, kurr\u00eb nuk do t\u00eb lejoj t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb, n\u00ebse kam nj\u00eb shans ta ndal\u201d, u shpreh ai.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, foli p\u00ebr lidhjen e tij me shqiptar\u00ebt, guximin e rezistenc\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebrvojat n\u00eb Ruand\u00eb e Bosnje q\u00eb ndikuan n\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb mos lejuar p\u00ebrs\u00ebritjen e mizorive, gjat\u00eb mbr\u00ebmjes gala t\u00eb organizuar n\u00eb SHBA nga K\u00ebshilli p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet Shqiptaro-Amerikane. N\u00eb aktivitet, ku merr pjes\u00eb edhe kryeministri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100741","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100741"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100741\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}