{"id":100687,"date":"2026-09-25T07:48:19","date_gmt":"2026-09-25T07:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/25\/zyrtaret-e-larte-dhe-krimi-i-organizuar-u-bene-njesh-ne-mbrojtje-te-ergys-agasit\/"},"modified":"2026-09-25T07:48:19","modified_gmt":"2026-09-25T07:48:19","slug":"zyrtaret-e-larte-dhe-krimi-i-organizuar-u-bene-njesh-ne-mbrojtje-te-ergys-agasit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/25\/zyrtaret-e-larte-dhe-krimi-i-organizuar-u-bene-njesh-ne-mbrojtje-te-ergys-agasit\/","title":{"rendered":"Zyrtar\u00ebt e lart\u00eb dhe krimi i organizuar u b\u00ebn\u00eb nj\u00ebsh n\u00eb mbrojtje t\u00eb Ergys Agasit"},"content":{"rendered":"<p>M\u00ebngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit zbarkuan p\u00ebr kontroll n\u00eb nj\u00eb kompleks vilash t\u00eb fortifikuara n\u00eb periferi t\u00eb Durr\u00ebsit \u2013 nj\u00eb streh\u00eb e dyshuar e Ergys Agasit gjat\u00eb muajve t\u00eb tij t\u00eb arratis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit t\u00eb SPAK, kontrolli u krye n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me si pjes\u00eb e nj\u00eb hetimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndaj nj\u00eb rrethi zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb, q\u00eb dyshohet se ishin n\u00eb kontakt apo e ndihmuan Agasin gjat\u00eb arratis\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekte t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor p\u00ebr masa sigurie apo kontrollesh ishin shefja e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Vlora Hyseni, ish-kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda dhe zyrtari i Institutit t\u00eb Policis\u00eb Shkencore, Fatjon Kallu\u00e7i.<\/p>\n<p>Kompleksi ndodhet n\u00eb nj\u00eb kryq\u00ebzim t\u00eb rrug\u00ebs \u201cDurr\u00ebsi n\u00eb Shekuj\u201d n\u00eb zon\u00ebn e Shkozetit dhe p\u00ebrb\u00ebhet nga disa godina me mure t\u00eb larta betoni, dritare t\u00eb izoluara dhe bim\u00eb kacavjerr\u00ebse q\u00eb ngjiten deri n\u00eb katin e sip\u00ebrm.<\/p>\n<p>Dy burime n\u00eb dijeni t\u00eb hetimit i than\u00eb BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit se kompleksi i vilave ku fshihej Agasi, i pajisur me nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb sigurie, zot\u00ebrohet nga klani \u201cTroplini\u201d, pavar\u00ebsisht se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt jan\u00eb regjistruar k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>Grupi \u201cTroplini\u201d konsiderohet nga Prokuroria e Posa\u00e7me si nj\u00eb nd\u00ebr grupet m\u00eb t\u00eb rrezikshme t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00eb vend, me shtrirje gjithashtu n\u00eb Itali, Gjermani, Holand\u00eb dhe n\u00eb vendet e Amerik\u00ebs Latine.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 maj 2025, SPAK njoftoi goditjen e nj\u00eb organizate nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs me qend\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs, ku nj\u00ebri prej drejtuesve ishte Elvis Do\u00e7i. Ai i shp\u00ebtoi arrestimit dhe u shpall n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Do\u00e7i njihet me nofk\u00ebn \u201cVisi i Poj\u00ebs\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve familjare me Xhevdet Troplinin, nj\u00eb person i hetuar gjithashtu n\u00eb mesin e viteve 2000 nga drejt\u00ebsia italiane p\u00ebr implikim n\u00eb trafikun e drog\u00ebs. Ndaj Troplinit nuk \u00ebsht\u00eb ngritur asnj\u00eb akuz\u00eb nga drejt\u00ebsia shqiptare.<\/p>\n<p><em>Ergys Agasi gjat\u00eb shoq\u00ebrimit nga Drejtoria e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Foto: LSA.<\/em><\/p>\n<p>Ergys Agasi, 39 vje\u00e7, u shpall n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar me akuz\u00ebn e p\u00ebrfshirjes n\u00eb krim t\u00eb organizuar n\u00eb skandalin e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI, por u arrestua tet\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 26 gusht, n\u00eb zon\u00ebn e quajtur Plepat n\u00eb Durr\u00ebs, teksa po kthehej nga Elbasani ku kishte q\u00ebndruar p\u00ebr disa or\u00eb. Nga hetimet u siguruan prova q\u00eb tregojn\u00eb se gjat\u00eb muajve t\u00eb arratis\u00eb, ai ka l\u00ebvizur lirisht nga vendi ku ai fshihej si dhe ka vijuar komunikimet me personazhe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe funksionar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, kryesisht n\u00eb Durr\u00ebs, Tiran\u00eb dhe Elbasan.<\/p>\n<p>Burimet n\u00eb dijeni t\u00eb hetimit i than\u00eb BIRN se ndon\u00ebse informacionet p\u00ebr vendndodhjen e tij ishin t\u00eb shpeshta, nj\u00eb operacion p\u00ebr kapjen e Agasit u vu n\u00eb l\u00ebvizje vet\u00ebm pas nj\u00eb vale ndryshimesh mes drejtuesve t\u00eb policis\u00eb, q\u00eb pasuan largimin e Ilir Prod\u00ebs nga pozicioni i kreut t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e dyshuar e shefes s\u00eb sh\u00ebrbimit sekret, Vlora Hyseni n\u00eb mbrojtje t\u00eb Agasit gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai strehohej n\u00eb kompleksin e grupit Troplini e zgjeron skandalin, duke ngritur pik\u00ebpyetje t\u00eb thella mbi m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb institucionit ky\u00e7 t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe raportit mes zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb publik\u00eb dhe eksponent\u00ebve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb rrjedhura n\u00eb media nga dosja hetimore, nga qershori deri n\u00eb gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, mes Hysenit dhe Agasit jan\u00eb gjetur m\u00eb shum\u00eb se 500 komunikime telefonike n\u00eb audio, video dhe mesazhe, n\u00eb t\u00eb cilat ajo identifikohet drejtp\u00ebrdrejt me interesat e Agasit kundrejt institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb po e ndiqnin penalisht.<\/p>\n<p>Hyseni akuzohet gjithashtu jo vet\u00ebm p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar Agasin, por p\u00ebr vendosjen n\u00eb dispozicion t\u00eb tij t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj si zyrtare si dhe t\u00eb kapaciteteve t\u00eb institucionit q\u00eb ajo drejton.<\/p>\n<p>Mesazhet e rrjedhura n\u00eb media sugjerojn\u00eb se n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs, Hyseni e informonte Agasin p\u00ebr takimet me kryeministrin Rama, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe homolog\u00eb t\u00eb huaj. Gjithashtu, n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb Agasit t\u00eb sekuestruar n\u00eb korrik jan\u00eb gjetur n\u00ebnt\u00eb printime n\u00eb format t\u00eb madh t\u00eb diagramave me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb prodhohen nga Sh\u00ebrbimi Informativ i Shtetit, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb proces verifikimi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi p\u00ebrpara Prokuroris\u00eb, Hyseni ka pretenduar se kishte komunikuar me Agasin pasi ai ishte ofruar si \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u201d, nj\u00eb version i cili hidhet posht\u00eb nga SPAK.<\/p>\n<p>Hetimet e zhvilluara deri m\u00eb tani nga SPAK ndaj Ergys Agasit sugjerojn\u00eb se ai ka pasur ndikim mbi nj\u00eb num\u00ebr zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve ky\u00e7e. Ish-zv.kryeministri n\u00eb arrati, Arben Ahmetaj e ka akuzuar at\u00eb publikisht se luante rolin e \u201cnj\u00eb koordinatori\u201d mes bot\u00ebs s\u00eb n\u00ebndheshme t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/krimi-organizuar\/\">Zyrtar\u00ebt e lart\u00eb dhe krimi i organizuar u b\u00ebn\u00eb nj\u00ebsh n\u00eb mbrojtje t\u00eb Ergys Agasit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00ebngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit zbarkuan p\u00ebr kontroll n\u00eb nj\u00eb kompleks vilash t\u00eb fortifikuara n\u00eb periferi t\u00eb Durr\u00ebsit \u2013 nj\u00eb streh\u00eb e dyshuar e Ergys Agasit gjat\u00eb muajve t\u00eb tij t\u00eb arratis\u00eb. Sipas njoftimit t\u00eb SPAK, kontrolli u krye n\u00eb zbatim t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me si pjes\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100687","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100687","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100687"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100687\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100687"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100687"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100687"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}