{"id":100635,"date":"2026-09-24T12:50:00","date_gmt":"2026-09-24T12:50:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/24\/rikthimi-i-shish-it-ne-politike-si-banalitet\/"},"modified":"2026-09-24T12:50:00","modified_gmt":"2026-09-24T12:50:00","slug":"rikthimi-i-shish-it-ne-politike-si-banalitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/24\/rikthimi-i-shish-it-ne-politike-si-banalitet\/","title":{"rendered":"Rikthimi i SHISH-it n\u00eb politik\u00eb si banalitet"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi Informativ i Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb problemi m\u00eb i madh i politik\u00ebs shqiptare, s\u00eb paku deri n\u00eb vitin 2002. Historia nisi me politizimin ekstrem t\u00eb SHIK-ut t\u00eb Bashkim Gazidedes. Prej vitit 1992, kryetari i SHIK-ut ishte njeriu m\u00eb i af\u00ebrt i Presidentit p\u00ebr zhvillimet politike n\u00eb vend. Ai p\u00ebrgjonte kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, i p\u00ebrndiqte ata, kishte pesh\u00ebn kryesore n\u00eb arrestimin e liderit t\u00eb opozit\u00ebs, pastaj n\u00eb p\u00ebrndjekjen e \u00e7do gjykat\u00ebsi e prokurori t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Fatos Nanos q\u00eb mund ta lironte dhe n\u00eb persekutimin e kujtdo q\u00eb tentonte t\u00eb sillej si gjyqtar n\u00eb at\u00eb \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb fund, rasti i Zef Brozit i vuri kapakun k\u00ebsaj historie, duke e detyruar t\u00eb arratisej n\u00ebn mbrojtjen e Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, SHIK-u p\u00ebrndoqi veprimtar\u00eb politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb vepronin n\u00eb Shqip\u00ebri, zhduku fizikisht Remzi Hoxh\u00ebn, p\u00ebrndoqi rrethin e njer\u00ebzve q\u00eb ai njihte n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nd\u00ebrhyri n\u00eb politik\u00ebn e LDK-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duke u p\u00ebrpjekur ta z\u00ebvend\u00ebsonte Rugov\u00ebn me Dema\u00e7in, por p\u00ebrmes sh\u00ebrbimit sekret.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt opozitar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, ata m\u00eb aktiv\u00ebt, ishin pa nd\u00ebrprerje n\u00ebn p\u00ebrgjim dhe shantazh p\u00ebr jet\u00ebn e tyre. M\u00eb pas, SHIK-u udh\u00ebhoqi procesin e destabilizimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 1996, kontrollin fizik t\u00eb tyre, mbushjen e kutive dhe rrahjen e protestuesve pas zgjedhjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1997, SHIK-u udh\u00ebhoqi djegien e gazet\u00ebs opozitare \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, rrahjen e Edi Ram\u00ebs dhe t\u00eb opozitar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb vend, si dhe krijimin e nj\u00eb mjedisi pasigurie kur u pa se pushteti po humbiste kontrollin.<\/p>\n<p>Ardhja e socialist\u00ebve n\u00eb pushtet ishte nj\u00eb shpres\u00eb se SHIK-u do t\u00eb depolitizohej, por kjo nuk ndodhi.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi i ri informativ, pas vitit 1997, u p\u00ebrfshi n\u00eb politik\u00eb, por jo n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb sa SHIK-u i Berish\u00ebs. Megjithat\u00eb, SHISH-i u p\u00ebrzie s\u00ebrish n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs, n\u00eb thellimin e ndasive mes b\u00ebrtham\u00ebs politike t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb, n\u00eb stimulimin e vrasjeve politike mes tyre dhe n\u00eb acarimin e klim\u00ebs politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2002, Fatos Nano dhe Sali Berisha, n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje mes tyre, vendos\u00ebn ta shkarkonin edhe kreun e at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb SHISH-it, duke e futur sh\u00ebrbimin sekret shqiptar n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb stabiliteti si sh\u00ebrbim profesional antiterror, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb aleat\u00ebve, pa u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit. Kujtim Hyseni ishte ndoshta kryetari i par\u00eb i SHISH-it q\u00eb i ktheu atij dinjitetin e nj\u00eb sh\u00ebrbimi sekret modern, pa pretendime politike dhe n\u00eb aleanc\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, kryesisht me SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo tradit\u00eb vazhdoi me Bahri Shaqirin dhe, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, nuk mundi ta tjet\u00ebrsonte as Visho Ajazi, edhe pse u em\u00ebrua aty politikisht nga Berisha, si njeri besnik i tij. Edhe ai nuk e preku integritetin e institucionit.<\/p>\n<p>Edi Rama, udh\u00ebheq\u00ebsi politik q\u00eb ndoshta e ka bezdi sh\u00ebrbimin informativ m\u00eb shum\u00eb sesa mund t\u2019i ket\u00eb bezdi kund\u00ebrshtar\u00ebt apo armiqt\u00eb e tij, e injoroi t\u00ebr\u00ebsisht si institucion, duke nd\u00ebrruar kryetar pas kryetari dhe duke e trajtuar si nj\u00eb agjenci t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore. Askush, as opozita, nuk u shqet\u00ebsua, pasi shihej distanca e tij nga sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i Vlora Hysenit ishte i vetmi moment kur politika ktheu syt\u00eb nga SHISH-i dhe ngriti akuza kund\u00ebr tij. Por edhe k\u00ebto akuza erdh\u00ebn m\u00eb shum\u00eb prej Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, meq\u00eb ata e kishin shkarkuar si nj\u00eb zyrtare besnike t\u00eb Hashim Tha\u00e7it. Madje, Rama pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e mori n\u00eb Tiran\u00eb si k\u00ebshilltare t\u00eb tij p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Edhe shkarkimi prej Kurtit dhe Osmanit, edhe marrja n\u00eb pun\u00eb prej Ram\u00ebs nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin me biografin\u00eb apo me meritat e saj, por me qenien e saj si ish-zyrtare e lart\u00eb e Hashim Tha\u00e7it. Ata e shkarkuan sepse ishte e Hashim Tha\u00e7it dhe Rama e mori po sepse ishte e Hashim Tha\u00e7it.<\/p>\n<p>Madje, me aq sa shihet, Rama e ka \u00e7uar nga k\u00ebshilltare sigurie n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb vendosur aty dik\u00eb q\u00eb nuk e njihte as Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrzier n\u00eb pun\u00ebt e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Por pik\u00ebrisht aty i ka ndodhur gj\u00ebma.<\/p>\n<p>Po t\u00eb ishte marr\u00eb me politik\u00eb, do t\u00eb ishte gjysma e s\u00eb keqes. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb histori personale me njer\u00ebz t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs politike, q\u00eb l\u00ebviznin fijet e pushtetit. Kjo e rikthen sh\u00ebrbimin sekret shqiptar n\u00eb politik\u00eb si pjes\u00eb e nj\u00eb lufte klanesh, duke e banalizuar at\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar gjith\u00eb banalitetin e saj, do t\u00eb mjaftonte deklarata para gazetar\u00ebve, duke i treguar Klodiana Lal\u00ebs se ishte takuar me agjent\u00eb serb\u00eb n\u00eb dhoma hoteli n\u00eb \u201cRogner\u201d. Edhe sikur asgj\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb b\u00ebr\u00eb kryetarja jon\u00eb e sh\u00ebrbimit nga ato q\u00eb thuhen p\u00ebr lidhjet me Ergys Agasin, do t\u00eb mjaftonte kjo deklarat\u00eb e saj para gazetar\u00ebve kund\u00ebr Klodiana Lal\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sekretet tona dhe t\u00eb shtetit ton\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00eb njeriu banal, i cili p\u00ebrpiqet t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb tij p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb pis t\u00eb gjith\u00eb kritik\u00ebt e vet.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, kryetar\u00ebt e sh\u00ebrbimeve jan\u00eb zakonisht t\u00eb friksh\u00ebm, t\u00eb posht\u00ebr, shpesh dhe t\u00eb ligj e t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm, por jo banal\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb drama e dyfisht\u00eb e Sh\u00ebrbimit ton\u00eb Informativ, i cili pas 25 vjet\u00ebsh rikthehet n\u00eb politik\u00eb, jo i friksh\u00ebm si Gazidedja apo turbullues si Klosi, por banal si zonja q\u00eb, duke ikur, na tregon se k\u00eb ka p\u00ebrgjuar n\u00ebp\u00ebr hotele.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb mund t\u00eb na e kursente.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Sh\u00ebrbimi Informativ i Shqip\u00ebris\u00eb ka qen\u00eb problemi m\u00eb i madh i politik\u00ebs shqiptare, s\u00eb paku deri n\u00eb vitin 2002. Historia nisi me politizimin ekstrem t\u00eb SHIK-ut t\u00eb Bashkim Gazidedes. Prej vitit 1992, kryetari i SHIK-ut ishte njeriu m\u00eb i af\u00ebrt i Presidentit p\u00ebr zhvillimet politike n\u00eb vend. Ai p\u00ebrgjonte kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100635","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100635"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100635\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}