{"id":100627,"date":"2026-09-24T11:48:15","date_gmt":"2026-09-24T11:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/24\/a-duhej-kursyer-per-hir-te-shish-spektakli-me-vlora-hysenin\/"},"modified":"2026-09-24T11:48:15","modified_gmt":"2026-09-24T11:48:15","slug":"a-duhej-kursyer-per-hir-te-shish-spektakli-me-vlora-hysenin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/24\/a-duhej-kursyer-per-hir-te-shish-spektakli-me-vlora-hysenin\/","title":{"rendered":"A duhej kursyer p\u00ebr hir t\u00eb SHISH \u2018spektakli\u2019 me Vlora Hysenin?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<\/p>\n<p>Drejtoresha e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Vlora Hyseni, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK dhe vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb u pezullua nga detyra dhe u vendos n\u00ebn arrest sht\u00ebpiak!<br \/>\nVet\u00ebm disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb, kryeministri Rama, i gjendur n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb SHBA, firmosi shkarkimin e Hysenit nga drejtimi i sh\u00ebrbimit inteligjent, teksa n\u00ebnvizoi se, mbi drejt\u00ebsin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb askush! N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i hapi rrug\u00eb zyrtarisht drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr hetime!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb vendin vakant, menj\u00ebher\u00eb i ka deleguar p\u00ebrkoh\u00ebsisht kompetencat administrative t\u00eb drejtorit t\u00eb SHISH-it, Elvis Lil\u00ebs, aktualisht drejtor i Departamentit Operativ, deri n\u00eb em\u00ebrimin e drejtuesit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Zyrtarisht gjith\u00e7ka nisi n\u00eb m\u00ebngjesin e t\u00eb mart\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj jave, teksa n\u00eb media u dha lajmi p\u00ebr arrestin n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr kreun e SHISH, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u b\u00ebn\u00eb publike edhe t\u00eb dy akuzat p\u00ebr t\u00eb cilat prokuror\u00ebt e SPAK po e hetojn\u00eb Vlora Hysenin!<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se n\u00eb momentin e vendimit, kreu i SHISH nuk ndodhej n\u00eb Shqip\u00ebri por n\u00eb Baku t\u00eb Azerbajxhanit, n\u00eb takimin mes krer\u00ebve t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb mbi 80 shteteve, GJKKO nuk e zgjati p\u00ebr tej vendimin, por vendosi \u2018arrest sht\u00ebpiak\u2019 dhe pezullim nga detyra. Vendim q\u00eb u dha referuar akuzave t\u00eb ngritura nga SPAK, sipas t\u00eb cilave, drejtuesja e SHISH dyshohet p\u00ebr veprat penale \u201cp\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit\u201d dhe \u201czbulimi i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d. Akuza \u00ebsht\u00eb serioze dhe n\u00ebse provohet, po aq serioze \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia.<\/p>\n<p>Hyseni ishte n\u00eb nj\u00eb takim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, bashk\u00eb me homolog\u00ebt e vendeve partnere, mes t\u00eb cilave dhe ata t\u00eb SHBA, vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe vendeve t\u00eb tjera n\u00eb Baku, dhe dihej q\u00eb kishte shkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, pasi ishte i paralajm\u00ebruar me koh\u00eb dhe vakt!<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00ebsh, po t\u00eb mart\u00ebn e k\u00ebsaj jave, ish kreu SHISH, teksa \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr masat e siguris\u00eb t\u00eb marra nga ana e GJKKO, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK, dhe akuzat e formatuara q\u00eb soll\u00ebn k\u00ebto masa, sipas gjasave ka mb\u00ebrritur p\u00ebrmes linjave ajrore n\u00eb vendlindjen e saj, n\u00eb Kosov\u00eb, dhe pas k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb organet e siguris\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ardhur e shoq\u00ebruar deri n\u00eb kufirin shqiptar dhe p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebzuar tek organet ligjzbatuese shqiptare! Kjo \u00ebsht\u00eb ana zyrtare!<\/p>\n<p>Dua q\u00eb t\u00eb jem q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs korrekt me veten, me lexuesin q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb mundimin t\u00eb lexoj\u00eb k\u00ebto radh\u00eb, se mb\u00ebshtes pa rezerva pun\u00ebn e SPAK dhe t\u00eb GJKKO, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ligjore dhe at\u00eb t\u00eb Zotit p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i shtetit duhet t\u00eb jap\u00eb llogari p\u00ebr akuzat q\u00eb jan\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb! Madje as q\u00eb dyshoj te akuzat e SPAK dhe, modestisht, mb\u00ebshtetja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb pa kufi p\u00ebr ta hetuar me themel kreun e shkarkuar t\u00eb SHISH p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto akuza, pavar\u00ebsisht lart\u00ebsis\u00eb s\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb ka pasur, n\u00ebse del e fajshme, me prova dhe fakte, t\u00eb marr\u00eb d\u00ebnimin maksimal nga drejt\u00ebsia!<\/p>\n<p>Nuk e them k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr shkakun se ish kryetaren e SHISH, Vlora Hyseni, as e njoh dhe as m\u00eb njeh, e p\u00ebr pasoj\u00eb e kam m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb them se drejt\u00ebsia duhet t\u2019i nxjerr\u00eb \u2018ujin e zi\u2019 me hetime sa m\u00eb t\u00eb thelluara dhe kon\u00e7ize, me prova dhe fakte, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb meriton! Aspak! Pra, t\u00eb trajtohet nj\u00eblloj si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, sipas motos \u2018t\u2019i japim fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb\u2019, moto mbi t\u00eb cil\u00ebn, \u00ebsht\u00eb ngritur dhe drejt\u00ebsia e re!<\/p>\n<p>Pa v\u00ebn\u00eb aspak n\u00eb dyshim akuz\u00ebn e formatuar nga ana e SPAK, vendimin e marr\u00eb nga GJKKO dhe mbi t\u00eb gjitha, duke n\u00ebnvizuar se deri n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, pavar\u00ebsisht akuzave dhe lin\u00e7imit politik e publik, Vlora Hyseni \u00ebsht\u00eb e pafajshme, mendojm\u00eb se ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon n\u00eb nxitimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik pezullimin e saj si kryetare e sh\u00ebrbimit sekret dhe mas\u00ebn e siguris\u00eb me \u2018arrest sht\u00ebpie\u2019 dhe mbi t\u00eb gjitha \u2018p\u00ebrmbytjen\u2019 e opinionit publik me pasazhe nga bisedat telefonike t\u00eb zbardhura, q\u00eb \u2018sondojn\u00eb\u2019 n\u00eb an\u00ebn sentimentale t\u00eb gj\u00ebs\u00eb!<\/p>\n<p>Teksa rin\u00ebnvizojm\u00eb se nuk e gjykojm\u00eb aspak as akuz\u00ebn, as k\u00ebrkes\u00ebn dhe as vendimin e drejt\u00ebsis\u00eb son\u00eb, ajo q\u00eb mund t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb se SPAK dhe GJKKO duhej t\u00eb ishin treguar pak m\u00eb t\u00eb matur, m\u00eb konfident\u00eb e m\u00eb diskret\u00eb, p\u00ebr t\u2019ia kursyer publikut, politik\u00ebs, partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe pse jo dhe armiqve tan\u00eb, k\u00ebt\u00eb \u2018spektak\u00ebl\u2019 t\u00eb panevojsh\u00ebm publik!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb p\u00ebr arsye se kreu i sh\u00ebrbimit sekret, si n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytetar i thjesht\u00eb, as drejtor uj\u00ebsjell\u00ebsi apo energjie, kryetar bashkie apo deri dhe minist\u00ebr, por drejton institucionin q\u00eb quhet r\u00ebndom \u2018palca\u2019 q\u00eb mban shtetin. Dhe se p\u00ebrtej nj\u00eb akuze se ka nxjerr\u00eb informacione apo ka ndihmuar sipas SPAK nj\u00eb njeri si Agasi, i cili \u00ebsht\u00eb arrestuar tashm\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqiptar, duke mos prekur kolon\u00ebn kryesore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb siguria komb\u00ebtare, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb akuza nuk e p\u00ebrmban, duhej t\u00eb ishte kursyer ky proces evidentimi me forc\u00eb n\u00eb publik!<\/p>\n<p>Vjosa Hyseni ndodhej n\u00eb Baku, ishte n\u00eb takim me partner\u00ebt, p\u00ebr sigurin\u00eb! Publikimi i k\u00ebtij lajmi, pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur po b\u00ebhej p\u00ebrmbledhja e asaj q\u00eb ishte biseduar n\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mes sh\u00ebrbimeve sekrete partnere n\u00eb Azerbajxhan, nuk ka d\u00ebmtuar Vlora Hysenin, por vet\u00eb sh\u00ebrbimin sekret shqiptar n\u00eb syt\u00eb e partner\u00ebve, vet\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb syt\u00eb e aleat\u00ebve!<\/p>\n<p>Ish kreu i SHISH, Vlora Hyseni aty ishte, n\u00eb komunikim direkt dhe me institucionet e siguris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, madje kishte dh\u00ebn\u00eb dhe kontribut t\u00eb fort\u00eb n\u00eb disa prej aksioneve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrkomb\u00ebtare me pjes\u00ebmarrjen dhe t\u00eb institucioneve shqiptare, kund\u00ebr trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe kund\u00ebr terrorizmit! \u00cbsht\u00eb e evidentuar! Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00ebse ka mb\u00ebrritur ndonj\u00eb informacion i minut\u00ebs s\u00eb fundit kund\u00ebr saj, p\u00ebr akuz\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po e heton tashm\u00eb SPAK, a nuk duhej t\u00eb ishte pritur disa or\u00eb deri sa t\u00eb rikthehej n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/p>\n<p>Do t\u00eb tregonte maturin\u00eb dhe pjekurin\u00eb e institucioneve t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs! Fundja nga do t\u00eb ikte Vlora Hyseni, e cila q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re ka q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e sh\u00ebrbimit sekret, duke e filluar nga terreni, pik\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb, aty ku p\u00ebrplasen t\u00eb gjitha \u2018rrymat\u2019 radikale terroriste, islamike, ruse, serbe e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb fillim n\u00ebnkryetare e AKI-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e p\u00ebr pak kreu i AKI e m\u00eb pas numri nj\u00eb i SHISH n\u00eb Shqip\u00ebri!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se ajo e njeh mir\u00eb ligjin, sh\u00ebrbimin sekret, sekretet q\u00eb mban, sekretet q\u00eb r\u00ebndom mbahen p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten e gjith\u00e7ka tjet\u00ebr! P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ajo e di dhe fush\u00ebn e veprimtaris\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit sekret, q\u00eb nuk ka fort ngjashm\u00ebri me policin\u00eb kriminale, as me policin\u00eb hetimore, \u00ebsht\u00eb pak nga t\u00eb gjitha, dhe p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin, me ligj i \u2018lejohet\u2019 edhe q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb disa veprime aspak \u2018orthodokse\u2019 dhe jasht\u00eb \u2018ngurt\u00ebsis\u00eb\u2019 zyrtare!<\/p>\n<p>Me t\u00eb d\u00ebgjuar e kemi, por dhe e kemi par\u00eb n\u00ebp\u00ebr lajmet e ndryshme t\u00eb deklasifikuara shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer m\u00eb pas dhe si fabula p\u00ebr filmat m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm me spiun\u00eb e teori konspirative, se n\u00eb rastet analoge n\u00eb vendet demokratike por dhe ato t\u00eb rangut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kur vihet n\u00eb diskutim reputacioni i sh\u00ebrbimit inteligjent q\u00eb ruan sekretet si dhe vet\u00eb shteti q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson zyrtari i lart\u00eb, p\u00ebrdoren metoda m\u00eb galante dhe m\u00eb diskrete p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb nj\u00eb drejtues t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret! Q\u00eb k\u00ebtej rrotull nuk \u00ebsht\u00eb se ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb fakt!<br \/>\nDhe mes k\u00ebtyre veprimeve, e th\u00ebn\u00eb me shkoqur p\u00ebr t\u00eb mos i nxjerr\u00eb \u2018boj\u00ebn\u2019 shtetit shqiptar, do t\u00eb kishte q\u00ebn\u00eb m\u00eb e udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb veprohej si\u00e7 b\u00ebhet n\u00eb t\u00eb tilla raste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb vendet e tjera, t\u00eb ishte thirrur ve\u00e7mas, edhe n\u00eb mbr\u00ebmje si\u00e7 thirren n\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar disa ish zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos q\u00ebn\u00eb n\u00eb syrin e publikut, t\u2019i komunikoheshin dyshimet, akuzat dhe provat e faktet aq sa ishin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00e7ka mund t\u00eb sillte dor\u00ebheqjen dhe largimin pa zhurm\u00eb e pa u b\u00ebr\u00eb objekt goditjeje apo p\u00ebrdorimi politik jo Vlora Hyseni por institucioni i Sh\u00ebrbimit Sekret t\u00eb Shtetit, si\u00e7 po ndodh tani!<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt debati politik n\u00ebp\u00ebr media, n\u00ebp\u00ebr panele televizive, n\u00ebp\u00ebr komisione parlamentare dhe n\u00eb takim me t\u00eb huajt! Sipas zakonit t\u00eb shqiptarit, q\u00eb nuk l\u00eb kusur pa th\u00ebn\u00eb dhe b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr po shqiptarit. E kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr 2 mij\u00eb vjet k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, prandaj jemi katandisur n\u00eb nj\u00eb \u2018thel\u00eb\u2019, sepse u kemi sh\u00ebrbyer axhendave t\u00eb huaja gjithmon\u00eb e p\u00ebr gjith\u00e7ka, duke shitur v\u00ebllan\u00eb, t\u00eb af\u00ebrmin dhe vet\u00eb kombin! P\u00ebr inat ose p\u00ebr pes\u00eb lek\u00eb!<\/p>\n<p>Duhej t\u00eb ishte kursyer ky \u2018spektak\u00ebl\u2019 dhe hetimi t\u00eb vijonte t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diskrete, me mund do t\u00eb shtr\u00ebngonin \u2018dh\u00ebmb\u00ebt\u2019 ata q\u00eb i \u2018rrjedhin\u2019 informacionet nga zyrat e SPAK drejt mediave t\u00eb preferuara, por do t\u2019i sh\u00ebrbente shum\u00eb seriozitetit t\u00eb shtetit! Pasi jemi vend i NATO-s dhe jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebto gj\u00ebra! E themi k\u00ebt\u00eb sepse tashm\u00eb m\u00eb media kan\u00eb \u2018v\u00ebrshuar\u2019 informacionet q\u00eb kan\u00eb \u2018rrjedhur\u2019 nga SPAK, po zbardhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive p\u00ebrgjimet e ish kreut t\u00eb SHISH me Agasin, ku sekreti i hetimit po miksohet me skenar\u00eb telenovelash me lidhje sentimentale, ku n\u00eb mes t\u00eb Kuvendit flitet p\u00ebr \u2018dashnor\u00eb\u2019 apo gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji.<\/p>\n<p>D\u00ebmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, lin\u00e7imi ka filluar, shteti po del n\u00eb pazar p\u00ebrtej atyre dy akuzave p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet Vlora Hyseni dhe d\u00ebmi po shum\u00ebfishohet me k\u00ebto \u2018rrjedhjet\u2019 p\u00ebrtej akuzave zyrtare, bisedat \u2018roz\u00eb mes ish kreut t\u00eb SHISH dhe Agasit kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin kryesor n\u00eb publikimet e medias, duke e ngat\u00ebrruar aq shum\u00eb \u2018fillin\u2019 sa nuk po merret vesh ku nis shkelja e detyr\u00ebs dhe ku p\u00ebrfundon afera sentimentale! Gjithnj\u00eb sipas medias, q\u00eb i ka marr\u00eb n\u00eb \u2018dor\u00eb t\u00eb par\u00eb\u2019 k\u00ebto informacione, t\u00eb cilat kan\u00eb \u2018rrjedhur\u2019 si padashje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb selektuar nga ata q\u00eb duhej ta kishin shtr\u00ebnguar fort dosjen dhe ato q\u00eb ka brenda kjo dosje, sipas ligjit!<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shkelje ligji n\u00eb fakt zbardhja e dosjes n\u00ebn hetim, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive! Nuk duam t\u00eb besojm\u00eb se kjo ka rrjedhur nga prokuror\u00ebt apo nga hetuesit e BKH, dhe n\u00ebse nga SPAK nuk ka dal\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebto p\u00ebrgjime, deri m\u00eb tani kan\u00eb vet\u00ebm biseda roz\u00eb dhe nuk c\u00ebnojn\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet siguri komb\u00ebtare, kemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e Zotit t\u00eb mendojm\u00eb se k\u00ebto p\u00ebrgjime nuk jan\u00eb autentike! N\u00ebse prokuror\u00ebt dhe agjent\u00ebt e BKH e vertetojn\u00eb dhe deklarojn\u00eb se s\u2019kan\u00eb \u2018rrjedhur\u2019 informacionet prej tyre, t\u00eb kuptohemi!<\/p>\n<p>Nuk themi q\u00eb duhej falur Vlora Hyseni, e n\u00ebnvizuam, \u2018uji i zi\u2019 t\u2019i nxirret, por mund t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb publike vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb gjykohej, pasi t\u00eb p\u00ebrfundonte me themel hetimi nga SPAK! Statistikat aty ishin, thjesht\u00eb do t\u00eb \u2018c\u00ebnonte\u2019 pak PR-n\u00eb e p\u00ebrditshme t\u00eb institucionit t\u00eb hetimit mungesa e nxjerrjes s\u00eb k\u00ebtij lajmi n\u00eb publik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hetimi vijonte me t\u00eb njejtin intensitet! Si\u00e7 b\u00ebhet n\u00eb SHBA, vendet e BE, Britani e deri n\u00eb vendet arabike e aziatike! Mbahet fort themeli i shtetit, nuk nxirren t\u00eb gjitha n\u00eb pazar, sidomos p\u00ebr kreun e sh\u00ebrbimit sekret shqiptar, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb \u2018ushqim\u2019 p\u00ebr mediat, publikun por dhe p\u00ebr ata q\u00eb nuk na e duan t\u00eb mir\u00ebn!<\/p>\n<p>E kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb komision parlamentar hetimi p\u00ebr ish kreun e SHISH, Fatos Klosi, derisa nd\u00ebrhyn\u00eb sh\u00ebrbimet partnere p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb me dyer t\u00eb mbyllura seanc\u00ebn e d\u00ebshmive! E kemi d\u00ebrguar dhe nj\u00ebher\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb nj\u00eb kryetar t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret, po Fatos Klosin, p\u00ebr ta d\u00ebnuar dhe doli i pafajsh\u00ebm! Nga ana tjet\u00ebr u desh\u00ebn vite e vite p\u00ebr ta rikuperuar d\u00ebmin e b\u00ebr\u00eb!<br \/>\nDhe meq\u00eb jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u2018sektor\u2019, i fundit q\u00eb duhet t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin sekret e drejtimin e tij, \u00ebsht\u00eb Sali Berisha! I cili, p\u00ebrmes Bashkim Gazidedes n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij sh\u00ebrbimi, i b\u00ebri gj\u00ebm\u00ebn k\u00ebtij vendi, duke p\u00ebrndjekur shqiptar\u00ebt deri n\u00eb rr\u00ebmbim, vrasje dhe zhdukje si n\u00eb rastin e Remzi Hoxh\u00ebs n\u00eb Kune Vain t\u00eb Lezh\u00ebs, si dhe shkat\u00ebrrimin e shtetit nga themelet si gjeneral i gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb mars 1997! Pa anashkaluar k\u00ebtu faktin e futjes s\u00eb islamik\u00ebve radikal\u00eb deri tek Osama Bin Laden n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse ish kreu i SHIK, Bashkim Gazidede, ishte dhe kreu i shoqat\u00ebs s\u00eb intelektual\u00ebve islamik\u00eb, q\u00eb m\u00eb pas po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, gjeti streh\u00eb si azilant politik, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto vende t\u00eb islamit radikal, pra n\u00eb vendet arabike!<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs ajo q\u00eb duam t\u00eb n\u00ebnvizojn\u00eb fort \u00ebsht\u00eb se drejt\u00ebsia e re duhet t\u00eb veproj\u00eb ashp\u00ebr ndaj shkel\u00ebsve t\u00eb ligjit, pa kursyer n\u00eb hetime t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb luajn\u00eb me sekretet e shtetit, q\u00eb nga kreu i sh\u00ebrbimit inteligjent, e deri tek drejtor\u00ebt e drejtorive t\u00eb SHISH, t\u00eb cil\u00ebt her\u00eb her\u00eb dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb axhendave politike dekonspirojn\u00eb hetime dhe aksione si\u00e7 ishte rasti i \u201cTayota Yaris\u201d q\u00eb ia d\u00ebrguan para kohe informacionin ish kreut t\u00eb PD, Lulzim Basha duke e d\u00ebshtuar aksionin, e deri te k\u00ebto p\u00ebrgjimet e fundit \u2018ambientale\u2019 t\u00eb publikuara n\u00eb media, her\u00eb her\u00eb jasht\u00eb kontekstit, madje dhe n\u00eb \u2018arrati\u2019 nga e v\u00ebrteta!<\/p>\n<p>Jemi vend i vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar d\u00ebmet m\u00ebdha q\u00eb ia b\u00ebjm\u00eb vetes! Kujdesi, edhe tek veprimet e drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe n\u00eb institucionet e tjera t\u00eb shtetit shqiptar, asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zvarritje apo fshehje e shkeljeve apo krimit, n\u00eb funksion t\u00eb personave t\u00eb caktuar. Kujdesi dhe maturia \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit, t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe nj\u00eb \u2018korac\u00eb\u2019 mbrojtjeje p\u00ebrball\u00eb axhendave aspak miq\u00ebsore q\u00eb na rrethojn\u00eb!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se lin\u00e7imi i shqiptar\u00ebve, politikan\u00eb apo zyrtar\u00eb qofshin, n\u00eb takimin me t\u00eb huajt, nuk d\u00ebmton zyrtar\u00ebt apo partin\u00eb n\u00eb pushtet, por vet\u00eb shtetin. Madje dhe vet\u00eb ata q\u00eb nuk e mbajn\u00eb brenda vetes inatin p\u00ebr shqiptarin! Kur \u2018shet\u2019 v\u00ebllain tek t\u00eb tjer\u00ebt, mos kujto se do t\u00eb na besoj\u00eb njeri! Pra \u2018sekreti\u2019 \u00ebsht\u00eb term akoma m\u00eb i gj\u00ebr\u00eb se sa brenda institucionit t\u00eb SHISH apo institucioneve t\u00eb tjera, dhe p\u00ebrb\u00ebn at\u00eb q\u00eb quhet maturi apo seriozitet p\u00ebr nj\u00eb shtetar!<br \/>\nDhe n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, sot, shqiptar\u00ebt nuk duhet \u2018t\u00eb djegin jorganin p\u00ebr nj\u00eb plesht\u2019! Jo m\u00eb t\u2019i v\u00ebn\u00eb \u2018flak\u00ebn\u2019 sht\u00ebpis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt! Tashm\u00eb \u2018telenovela\u2019 me kryetaren e sh\u00ebrbimit sekret ka marr\u00eb dhen\u00eb, komunikimet \u2018roz\u00eb\u2019 kan\u00eb pushtuar mediat, bashk\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb manin\u00eb apo \u2018s\u00ebmundjen\u2019 e ruajtjes n\u00eb telefon t\u00eb t\u00eb gjitha komunikimeve dhe mesazheve!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Drejtoresha e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Vlora Hyseni, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK dhe vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb u pezullua nga detyra dhe u vendos n\u00ebn arrest sht\u00ebpiak! Vet\u00ebm disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb, kryeministri Rama, i gjendur n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare n\u00eb SHBA, firmosi shkarkimin e Hysenit nga drejtimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100627","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100627","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100627"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100627\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}