{"id":100618,"date":"2026-09-24T10:48:14","date_gmt":"2026-09-24T10:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/24\/kush-i-nxjerr-sekretet-e-hetimit-qe-heton-nxjerrjen-e-sekreteve\/"},"modified":"2026-09-24T10:48:14","modified_gmt":"2026-09-24T10:48:14","slug":"kush-i-nxjerr-sekretet-e-hetimit-qe-heton-nxjerrjen-e-sekreteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/24\/kush-i-nxjerr-sekretet-e-hetimit-qe-heton-nxjerrjen-e-sekreteve\/","title":{"rendered":"Kush i nxjerr sekretet e hetimit q\u00eb heton nxjerrjen e sekreteve?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Marenglen Kasmi<br \/>\nDuke punuar k\u00ebto dit\u00eb me historikun e Sigurimit t\u00eb Shtetit, hasa n\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb komunizmit t\u00eb quajtur \u201chetimi popullor\u201d. Ishte pjes\u00eb e asaj q\u00eb regjimi e quante \u201cvija e masave\u201d, \u00e7ka n\u00ebnkuptonte se n\u00eb hetimin dhe zbulimin e nj\u00eb veprimtarie armiq\u00ebsore p\u00ebrfshihej edhe populli. Vet\u00ebm gjat\u00eb viteve 1967\u20131970 u zhvilluan mbi 980 hetime t\u00eb tilla. N\u00eb nj\u00eb rast, q\u00eb asokohe ishte konsideruar sukses i madh, n\u00eb hetim ishin p\u00ebrfshir\u00eb mbi 500 kooperativist\u00eb dhe personi i dyshuar kishte p\u00ebrfunduar duke pranuar veprimtarin\u00eb q\u00eb i atribuohej.<\/p>\n<p>Regjimi kishte edhe \u201cgjyqin popullor\u201d, ku procesi gjyq\u00ebsor shoq\u00ebrohej me demaskimin publik t\u00eb t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb \u00e7far\u00eb ndodh sot me disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb bujshme penale, nuk jam m\u00eb aq i sigurt se k\u00ebto praktika i kemi l\u00ebn\u00eb krejt\u00ebsisht pas. Natyrisht, kooperativist\u00eb nuk ka m\u00eb. Por kemi plot njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e ushtrojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebt\u00eb rol nat\u00eb e dit\u00eb, n\u00eb tavolina kafenesh, studio televizive e portale. Pra, \u201chetimi popullor\u201d vazhdon. Pastaj vjen \u201cgjyqi popullor\u201d.<\/p>\n<p>Po nga dalin t\u00eb gjitha k\u00ebto materiale q\u00eb paraqiten si pjes\u00eb e dosjes hetimore? Si mb\u00ebrrijn\u00eb te gazetar\u00ebt? Apo jan\u00eb vet\u00ebm \u201ckocka\u201d q\u00eb i hidhen publikut t\u00eb uritur p\u00ebr t\u00eb ushqyer pik\u00ebrisht \u201chetimin dhe gjyqin popullor\u201d?<\/p>\n<p>Rasti i Vlora Hysenit \u00ebsht\u00eb interesant pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Drejtuesja e shkarkuar e SHISH-it \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK, nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr \u201czbulimin e akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d. Akuza \u00ebsht\u00eb serioze dhe n\u00ebse provohet, po aq serioze \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb media po dalin komunikime, deklarime dhe holl\u00ebsi q\u00eb paraqiten si pjes\u00eb t\u00eb dosjes hetimore.<\/p>\n<p>Madje, \u201cgoj\u00ebt e liga\u201d thon\u00eb se nuk ka mbaruar ende. Do t\u00eb dalin gj\u00ebra t\u00eb tjera shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe n\u00eb tetor do t\u00eb ket\u00eb arrestime t\u00eb tjera nga SPAK-u, bash p\u00ebr \u201cmuajin e Enverit\u201d. Se nga e din\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb zbuloj\u00eb SPAK-u dhe k\u00eb do t\u00eb arrestoj\u00eb muajin tjet\u00ebr, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato misteret q\u00eb vet\u00ebm \u201chetimi popullor\u201d di t\u2019i zgjidh\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto zhvillime jan\u00eb paradoksale, pasi po hetohet rrjedhja e sekreteve nga institucioni q\u00eb ruan sekretet e shtetit, nd\u00ebrsa n\u00eb publik po dalin informacione nga hetimi q\u00eb po zhvillohet p\u00ebr nxjerrjen e k\u00ebtyre sekreteve. Kush i nxjerr pra, sekretet e hetimit q\u00eb heton nxjerrjen e sekreteve?<\/p>\n<p>Nuk kam nd\u00ebr mend t\u2019ia faturoj k\u00ebt\u00eb SPAK-ut. Nuk kemi prova se prej nga kan\u00eb dal\u00eb materialet hetimore dhe me to mund t\u00eb jen\u00eb njohur edhe persona t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb procedur\u00ebs. Madje, p\u00ebrpara se t\u00eb flasim p\u00ebr sekret hetimor t\u00eb nxjerr\u00eb, duhet t\u00eb dim\u00eb n\u00ebse ato q\u00eb po publikohen jan\u00eb v\u00ebrtet autentike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, e kemi nj\u00eb precedent. N\u00eb dhjetor 2023, kur n\u00eb media dol\u00ebn komunikime nga SkyECC, SPAK-u verifikoi materialet dhe regjistroi procedim penal p\u00ebr \u201cZbulimin e akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d. Pra, e kemi nj\u00eb standard t\u00eb vendosur nga vet\u00eb SPAK-u.<\/p>\n<p>Un\u00eb i besoj SPAK-ut. E konsideroj institucion serioz dhe profesional. Prandaj, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik ndonj\u00eb hetim p\u00ebr daljen e materialeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Hyseni, m\u00eb lind natyrsh\u00ebm pyetja: mos vall\u00eb ato q\u00eb prej disa dit\u00ebsh po na paraqiten si p\u00ebrgjime, komunikime dhe pjes\u00eb t\u00eb dosjes s\u00eb SPAK-ut nuk jan\u00eb autentike?<\/p>\n<p>Mir\u00eb do t\u00eb ishte ta dinim. Sepse, po t\u00eb mos jen\u00eb autentike, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb problem tjet\u00ebr. Publikut po i paraqiten si pjes\u00eb t\u00eb dosjes s\u00eb SPAK-ut materiale q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb tilla. Po t\u00eb jen\u00eb autentike dhe ende t\u00eb mbrojtura nga sekreti hetimor, dikush i ka nxjerr\u00eb. At\u00ebher\u00eb pse nuk po shohim t\u00eb nj\u00ebjtin reagim t\u00eb SPAK-ut? Apo k\u00ebt\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet se nga rrjedhin sekretet?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb hetimi dhe gjyqi popullor vazhdojn\u00eb pun\u00ebn. \u201cKa r\u00ebn\u00eb shteti\u201d, th\u00ebrret opozita. Lloj-lloj konspiracionesh hidhen n\u00eb qarkullim. Fundja, p\u00ebrvoj\u00ebn e \u201cvij\u00ebs s\u00eb masave\u201d e kemi.<\/p>\n<p>Dosja penale nuk \u00ebsht\u00eb serial televiziv, si ato telesehiret turke t\u00eb p\u00ebrmbr\u00ebmshme. Ajo p\u00ebrmban informacione q\u00eb duhen verifikuar dhe materiale q\u00eb marrin kuptim vet\u00ebm kur shihen n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Kur prej saj dalin vet\u00ebm disa fragmente, publiku krijon nj\u00eb pamje t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb krejt tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballet n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos ngjallur ndonj\u00eb keqkuptim, faji nuk \u00ebsht\u00eb i gazetar\u00ebve. Gazetaria k\u00ebrkon informacion dhe kur e siguron, e publikon at\u00eb. Gazetarit mund t\u2019i k\u00ebrkosh t\u00eb verifikoj\u00eb burimin dhe ta paraqes\u00eb materialin me p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Por, kur nj\u00eb material q\u00eb supozohet t\u00eb jet\u00eb i mbrojtur p\u00ebrfundon n\u00eb redaksi, pyetja e par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pse e botoi gazetari, por kush ia dha.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin Hyseni kjo ka edhe m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me drejtuesen e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit dhe me nj\u00eb hetim q\u00eb prek pik\u00ebrisht informacionin sekret. N\u00ebse dyshimet e SPAK-ut provohen, p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Pozicioni q\u00eb ka mbajtur jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e mbron nga ligji, por e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr informacionin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb besuar. Por at\u00ebher\u00eb le t\u00eb jemi konsekuent\u00eb edhe me sekretin hetimor.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb se SPAK-u duket sikur \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb. Hetimi zyrtar zhvillohet n\u00eb prokurori, nd\u00ebrsa \u201chetimi popullor\u201d kudo  e nga gjithkush. N\u00eb nj\u00ebrin mblidhen provat, n\u00eb tjetrin nd\u00ebrtohet historia nga cop\u00ebza q\u00eb paraqiten si t\u00eb dala nga dosjet hetimore t\u00eb SPAK-ut.<\/p>\n<p>Duket sikur edhe vet\u00eb SPAK-u po e shijon k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl. Ose s\u00eb paku, nuk po shqet\u00ebsohet shum\u00eb prej tij. Nuk po them se SPAK-u i nxjerr vet\u00eb materialet, pasi nuk kam asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Mos vall\u00eb heshtja e tij n\u00ebnkupton se i intereson kjo gj\u00eb apo se materialet e dala nuk jan\u00eb autentike? Se edhe k\u00ebshtu mund t\u00eb lexohet, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk kemi par\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin reagim q\u00eb SPAK-u ka d\u00ebshmuar se di ta b\u00ebj\u00eb kur e konsideron t\u00eb nevojshme..<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria n\u00eb nj\u00eb vend demokratik nuk ka nevoj\u00eb as p\u00ebr \u201cvij\u00ebn e masave\u201d, as p\u00ebr hetues e gjyqtar\u00eb popullor\u00eb. Ajo ka nevoj\u00eb p\u00ebr institucione drejt\u00ebsie q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme edhe pse nuk i kan\u00eb marr\u00eb ende rrogat e muajit t\u00eb fundit dhe q\u00eb kujdesen q\u00eb hetimet e tyre t\u00eb mos zhvillohen paralelisht n\u00eb studio televizive, me materiale q\u00eb pretendohet se rrjedhin nga dosjet e tyre hetimore.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, hetimin dhe gjyqin popullor e kemi b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>U kry!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Marenglen Kasmi Duke punuar k\u00ebto dit\u00eb me historikun e Sigurimit t\u00eb Shtetit, hasa n\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb komunizmit t\u00eb quajtur \u201chetimi popullor\u201d. Ishte pjes\u00eb e asaj q\u00eb regjimi e quante \u201cvija e masave\u201d, \u00e7ka n\u00ebnkuptonte se n\u00eb hetimin dhe zbulimin e nj\u00eb veprimtarie armiq\u00ebsore p\u00ebrfshihej edhe populli. Vet\u00ebm gjat\u00eb viteve 1967\u20131970 u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100618","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100618","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100618"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100618\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100618"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100618"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100618"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}