{"id":100586,"date":"2026-09-24T06:48:14","date_gmt":"2026-09-24T06:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/24\/garancia-e-rames-per-kreun-e-shish-dhe-shmangia-nga-pergjegjesia-politike-per-hysenin-secili-pergjigjet-per-vete\/"},"modified":"2026-09-24T06:48:14","modified_gmt":"2026-09-24T06:48:14","slug":"garancia-e-rames-per-kreun-e-shish-dhe-shmangia-nga-pergjegjesia-politike-per-hysenin-secili-pergjigjet-per-vete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/24\/garancia-e-rames-per-kreun-e-shish-dhe-shmangia-nga-pergjegjesia-politike-per-hysenin-secili-pergjigjet-per-vete\/","title":{"rendered":"\u201cGarancia\u201d e Ram\u00ebs p\u00ebr kreun e SHISH dhe shmangia nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike p\u00ebr Hysenin: Secili p\u00ebrgjigjet p\u00ebr vete"},"content":{"rendered":"<p>Nga Nju Jorku, ku ndodhej p\u00ebr Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj mas\u00ebs s\u00eb arrestit sht\u00ebpiak p\u00ebr drejtoresh\u00ebn e SHISH-it, Vlora Hyseni, duke theksuar se \u00e7\u00ebshtja e saj \u00ebsht\u00eb individuale dhe duhet t\u2019i lihet drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrs\u00ebriti parimin e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, refuzoi t\u00eb komentonte mbi merit\u00ebn e hetimit dhe njoftoi lirimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Hysenit nga detyra. Rama kritikoi gjithashtu m\u00ebnyr\u00ebn se si raste t\u00eb tilla, sipas tij, shnd\u00ebrrohen n\u00eb gjykime publike nga media, p\u00ebrpara se t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb vendim gjykate.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e pashmangshme mesa duket, q\u00eb \u00e7do hetim apo mas\u00eb e marr\u00eb nga drejt\u00ebsia n\u00eb adres\u00eb t\u00eb personave publik\u00eb, t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb motivim p\u00ebr t\u00eb grir\u00eb mish njeriu n\u00eb mexhelisin politik e mediatik dhe p\u00ebr t\u00eb thirrur \u2018litarin\u2019 si n\u00eb sheshet e ekzekutimit mesjetar, koh\u00eb p\u00ebrpara sesa gjykata t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e saj,\u201d deklaroi n\u00eb rrjetin social \u2018X\u2019.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrtej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb Hysenit, e cila mbetet p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrcaktuar nga drejt\u00ebsia, reagimi i Ram\u00ebs la pa adresuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr: p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij politike p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen dhe propozimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, kryeministri e paraqiti eksperienc\u00ebn dhe reputacionin e Hysenit si nj\u00eb \u201cgaranci t\u00eb plot\u00eb\u201d p\u00ebr drejtimin e SHISH-it, nd\u00ebrsa pik\u00ebpyetjet e ngritura nga opozita p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e saj profesionale i cil\u00ebsoi si \u201cthashethemet e katundit ton\u00eb politik dhe mediatik\u201d.<\/p>\n<p>Drejtoresha e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Vlora Hyseni, u pezullua nga detyra me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar dhe u vendos n\u00ebn mas\u00ebn e \u201carrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d t\u00eb mart\u00ebn, duke shkaktuar nj\u00eb nga krizat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb sektorit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare n\u00eb dekadat e fundit.<\/p>\n<p>Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posa\u00e7me p\u00ebr veprat penale t\u00eb p\u00ebrkrahjes s\u00eb autorit t\u00eb krimit dhe nxjerrjes s\u00eb sekretit shtet\u00ebror ose t\u00eb sh\u00ebrbimit. Masat e siguris\u00eb ndaj drejtoresh\u00ebs s\u00eb SHISH-it burojn\u00eb nga hetimi q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me po zhvillon ndaj Ergys Agasit, nj\u00eb ish-zyrtar i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, i akuzuar p\u00ebr krijimin e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal me q\u00ebllim manipulimin e tender\u00ebve t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI.<\/p>\n<p>Neni 92, pika f, i Kushtetut\u00ebs p\u00ebrcakton qart\u00eb se propozimi p\u00ebr em\u00ebrimin e Drejtorit t\u00eb SHISH-it b\u00ebhet nga Kryeministri, nd\u00ebrsa em\u00ebrimi formalizohet me dekretimin nga Presidenti i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen dhe propozimin e Hysenit padyshim q\u00eb i takon Kryeministrit,\u201d shprehet avokati dhe aktivisti i shoq\u00ebris\u00eb civile Gentian Serjani.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebrpara propozimit, Rama duhej t\u00eb kishte kryer verifikimet e nevojshme edhe mbi rrethanat e m\u00ebparshme t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb Hysenit n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb vler\u00ebsonte n\u00ebse kishte element\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin sqarime shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Serjani argumenton se pohimi i Ram\u00ebs se p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale e Hysenit \u00ebsht\u00eb personale nuk e mbyll debatin mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike p\u00ebr zgjedhjen.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia personale e nj\u00eb zyrtari p\u00ebr veprimet e tij nuk e p\u00ebrjashton p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike t\u00eb autoritetit q\u00eb e ka p\u00ebrzgjedhur dhe propozuar at\u00eb p\u00ebr nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Duke ilustruar rastin p\u00ebrmes nj\u00eb analogjie sportive, Serjani tha se \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj sikur \u201cnj\u00eb lojtar t\u00eb luaj\u00eb keq, madje edhe t\u00eb shes\u00eb ndeshjen, dhe trajneri t\u00eb refuzoj\u00eb ta nxjerr\u00eb nga loja dhe t\u00eb justifikohet me arsyetimin se p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr humbjen e mban vet\u00ebm lojtari.\u201d<\/p>\n<p>Sociologu dhe analisti politik Ergys M\u00ebrtiri e lidh p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e Ram\u00ebs jo vet\u00ebm me zgjedhjen e Hysenit, por edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionojn\u00eb mekanizmat e kontrollit dhe verifikimit p\u00ebr drejtuesit e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKreu i sh\u00ebrbimeve sekrete nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pozicion \u00e7far\u00ebdo, pasi lidhet me sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe k\u00ebtu do t\u00eb duhet t\u00eb zgjidhen njer\u00ebz me nivel t\u00eb lart\u00eb besueshm\u00ebrie,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Por, sipas M\u00ebrtirit, problemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm te zgjedhja e gabuar.<\/p>\n<p>\u201cRasti na flet gjithashtu edhe p\u00ebr gjendjen e institucioneve q\u00eb garantojnh\u00eb sigurin\u00eb n\u00eb vend, p\u00ebr \u00e7far\u00eb gjithashtu Kryeministri \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb se kreu i k\u00ebtij institucioni rezulton n\u00eb nj\u00eb lidhje kaq t\u00eb ngusht\u00eb dhe kaq t\u00eb dukshme me eksponent\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe askush n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet nuk di dhe nuk raporton gj\u00eb, kjo tregon se shteti n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje katastrofike,\u201d shtoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit, q\u00ebndrimi se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb jan\u00eb individuale dhe se Kryeministri nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr ata q\u00eb kryejn\u00eb vepra penale pas shpin\u00ebs s\u00eb tij, i shnd\u00ebrruar tashm\u00eb n\u00eb refren p\u00ebr dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra raste funksionar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb n\u00eb hetim p\u00ebr vepra kriminale, \u00ebsht\u00eb \u201ckrejt\u00ebsisht banal\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi \u00ebsht\u00eb totalisht p\u00ebrgjegj\u00ebs politikisht p\u00ebr faktin se zgjedh kaq shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb korruptuar dhe se nuk ka par\u00eb asgj\u00eb nga zullumet e tyre, megjith\u00ebse kan\u00eb qen\u00eb kaq t\u00eb dukshme dhe flagrante,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin konkret, Edi Rama \u00ebsht\u00eb patjet\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebs politikisht p\u00ebr faktin se ka k\u00ebrc\u00ebnuar sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb vendit duke vendosur n\u00eb krye t\u00eb sh\u00ebrbimit informativ nj\u00eb person kaq t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm sa vendos SHISH-in n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb kreut t\u00eb nj\u00eb grupi kriminal,\u201d theksoi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Gazetari dhe analisti politik Lutfi Dervishi e formulon p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike t\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebrmes tri pyetjeve: \u00e7far\u00eb dinte kryeministri, \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb dinte dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebri kur u shfaq\u00ebn sinjalet.<\/p>\n<p>Sipas tij, rasti i Hysenit shkon p\u00ebrtej p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale individuale, pasi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb drejtuesja e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit n\u00eb detyr\u00eb vendoset n\u00ebn mas\u00ebn e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi dhe pezullohet\/shkarkohet nga detyra, me dyshimin p\u00ebr nxjerrjen e sekretit shtet\u00ebror dhe p\u00ebrkrahjen e autorit t\u00eb nj\u00eb krimi.<\/p>\n<p>\u201cDrejtuesi i SHISH-it nuk vjen nga qielli,\u201d tha Dervishi. \u201cKryeministri ka detyrimin politik t\u00eb shpjegoj\u00eb jo \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb apo nuk ka b\u00ebr\u00eb penalisht Hyseni, por si ka funksionuar kontrolli dhe mbik\u00ebqyrja politike e institucionit m\u00eb sensitiv t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr Dervishin, m\u00ebnyra se si Hyseni erdhi n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it ngre pik\u00ebpyetje, pasi ajo nuk u ngrit p\u00ebrmes nj\u00eb karriere brenda sh\u00ebrbimit shqiptar, por erdhi nga Agjencia Kosovare e Inteligjenc\u00ebs, ku kishte sh\u00ebrbyer si z\u00ebvend\u00ebsdrejtore dhe drejtuese e p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>\u201cKur sinjalet ekzistonin, kush i verifikoi dhe \u00e7far\u00eb masash u mor\u00ebn?\u201d pyet ai, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se SHISH-i kishte funksionuar gjithashtu pa nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsdrejtor \u2013 nj\u00eb hallk\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb hierarkin\u00eb e institucionit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjegj\u00ebsia politike fillon pik\u00ebrisht te detyrimi p\u00ebr t\u00eb shpjeguar zgjedhjen, mbik\u00ebqyrjen, reagimin ndaj sinjaleve dhe garancit\u00eb q\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb nuk ka cenuar sigurin\u00eb komb\u00ebtare,\u201d p\u00ebrfundoi Dervishi. \/BIRN<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-hyseni\/\">\u201cGarancia\u201d e Ram\u00ebs p\u00ebr kreun e SHISH dhe shmangia nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike p\u00ebr Hysenin: Secili p\u00ebrgjigjet p\u00ebr vete<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nju Jorku, ku ndodhej p\u00ebr Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj mas\u00ebs s\u00eb arrestit sht\u00ebpiak p\u00ebr drejtoresh\u00ebn e SHISH-it, Vlora Hyseni, duke theksuar se \u00e7\u00ebshtja e saj \u00ebsht\u00eb individuale dhe duhet t\u2019i lihet drejt\u00ebsis\u00eb. Ai p\u00ebrs\u00ebriti parimin e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, refuzoi t\u00eb komentonte mbi merit\u00ebn e hetimit dhe njoftoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100586","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100586"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100586\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}