{"id":100519,"date":"2026-09-23T10:48:58","date_gmt":"2026-09-23T10:48:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/23\/po-beni-ndryshim-pa-pyetur-qytetaret-pd-kunder-draftit-te-ps-per-territorialen-manja-ky-komision-smund-te-marre-kompetencat-e-kuvendit-opozita-le-sallen\/"},"modified":"2026-09-23T10:48:58","modified_gmt":"2026-09-23T10:48:58","slug":"po-beni-ndryshim-pa-pyetur-qytetaret-pd-kunder-draftit-te-ps-per-territorialen-manja-ky-komision-smund-te-marre-kompetencat-e-kuvendit-opozita-le-sallen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/23\/po-beni-ndryshim-pa-pyetur-qytetaret-pd-kunder-draftit-te-ps-per-territorialen-manja-ky-komision-smund-te-marre-kompetencat-e-kuvendit-opozita-le-sallen\/","title":{"rendered":"\u201cPo b\u00ebni ndryshim pa pyetur qytetar\u00ebt\u201d\/ PD kund\u00ebr draftit t\u00eb PS p\u00ebr territorialen, Manja: Ky komision s\u2019mund t\u00eb marr\u00eb kompetencat e Kuvendit. Opozita l\u00eb sall\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Komisionin e Ligjeve dit\u00ebn e sotme po diskutohet p\u00ebr draftin e PS p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, draft i cili nuk ka konsensusin e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebt demokrat\u00eb, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, Tritan Shehu, Eno Bozdo, Luan Ba\u00e7i dhe Oerd Bylykbashi k\u00ebrkuan q\u00eb projektligji t\u00eb kthehet pas dhe t\u00eb zhvillohen d\u00ebgjesa e referendume lokale, duke argumentuar se ndryshimet nuk duhet t\u00eb b\u00ebhen pa marr\u00eb m\u00eb par\u00eb mendimin e komuniteteve.<\/p>\n<p>Kritikat u p\u00ebrqendruan ve\u00e7an\u00ebrisht te propozimet p\u00ebr bashkit\u00eb e Fierit dhe Durr\u00ebsit t\u00eb cilat u parashtruan nga Bylykbashi dhe Ba\u00e7i.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb diskutimeve an\u00ebtar\u00ebt opozitar\u00eb kan\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb l\u00ebn\u00eb sall\u00ebn.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga diskutimi:<\/p>\n<p>Lu\u00e7iano Bo\u00e7i: Jo \u00e7do gj\u00eb u vjen duhet ta merrni me sy mbyllur. Ndarja territoriale shoq\u00ebrohet me mendimin paraprak t\u00eb popullsis\u00eb, nuk mundet mendimi t\u00eb jet\u00eb pas, k\u00ebt\u00eb p\u00ebr ironi e thot\u00eb neni kushtetues q\u00eb i referohen zot\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb e kan\u00eb propozuar dhe ligji p\u00ebr qeverisjen vendore. Ky komision duhet t\u00eb mos e kishte pranuar dhe t\u00eb thoshte q\u00eb duhet t\u00eb vij\u00eb i plot\u00eb, t\u00eb plot\u00ebsohet, me raportet e k\u00ebshillave bashkiak, t\u00eb d\u00ebgjesave publike dhe t\u00eb sillet k\u00ebtu. Projektligji p\u00ebr reform\u00ebn territoriale te kthehet pas dhe te futet ne procedur\u00ebn kushtetuese se s\u2019mund t\u00eb ecim n\u00eb shkelje t\u00eb kushtetut\u00ebs. T\u00eb mbarojn\u00eb d\u00ebgjesat, t\u00eb merret mendimi dhe m\u00eb pas t\u00eb vihet k\u00ebtu. Kjo reform\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb nj\u00ebanshme, duhet konsensus politik dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr konsensus qytetar dhe n\u00ebse nuk realizohen k\u00ebto dy kushte secili nga deputet\u00ebt ka t\u00eb drejt\u00eb ta refuzoj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Tritan Shehu: Nuk mund t\u00eb b\u00ebhen ndryshime, maskara pa pyetur opinionin publik. Banor\u00ebt po k\u00ebrkojn\u00eb referendume lokale. Ti japim koh\u00ebn e nevojshme konsolidimit t\u00eb opinionit, t\u00eb pyeten qytetar\u00ebt, t\u00eb organizojm\u00eb referendume lokale. Kjo q\u00eb po b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbje e vullnetit qytetar.<\/p>\n<p>Eno Bozdo: Nuk arrit\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb grupet interesit, as ekspert\u00ebt. Nuk arrit\u00ebm dot t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb as komunitete q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare i d\u00ebrguan shkres\u00eb komisionit t\u00eb reform\u00ebs territoriale. Ne si komision i reform\u00ebs territoriale nuk arrit\u00ebm t\u00eb mbarojm\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb, nd\u00ebrprerja ka qen\u00eb brutale. Ky draft nuk \u00ebsht\u00eb produkt i komisionit, \u00ebsht\u00eb produkt nj\u00eb grupi deputet\u00ebsh. Jo t\u00eb masakrohet harta n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pa pyetur ask\u00ebnd. Ju k\u00ebrkoj q\u00eb ky projektligj t\u00eb shtyhet, t\u00eb mos nis\u00eb procedura p\u00ebr miratimin e tij.<br \/>\nLuan Ba\u00e7i: Belinda Balluku n\u00eb d\u00ebgjes\u00ebn n\u00eb bashkin\u00eb e Fierit me 6 bashkit\u00eb \u00ebsht\u00eb prononcuar te mediat q\u00eb qarku i Fierit nuk do t\u00eb preket. N\u00eb d\u00ebgjes\u00eb s\u2019kemi d\u00ebgjuar asnj\u00eb socialist q\u00eb t\u00eb dilte kund\u00ebr dhe t\u00eb k\u00ebrkonte shkrirjen e bashkive. Doja t\u00eb dija nga deputet\u00ebt e Fierit, zonja \u00c7aushi, por edhe 11 t\u00eb tjer\u00ebt, jan\u00eb dakord q\u00eb Patosi t\u2019i bashkohet bashkis\u00eb s\u00eb Fierit dhe t\u00eb b\u00ebhet 1 megabashki, e paimagjinueshme p\u00ebr nga sip\u00ebrfaqja dhe numri i popullsis\u00eb dhe problematikat. Ju flisni p\u00ebr d\u00ebgjes\u00eb, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb d\u00ebgjesa, qytet e Patosit kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb protest\u00eb, kryetari i Patosit ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka 1 performanc\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt. Ju pse merrni nj\u00eb veprim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm q\u00eb B. e Patosit t\u00eb shkrihet? Ju duhet t\u00eb pyesni k\u00ebshilltar\u00ebt tuaj, socialist\u00ebt tuaj. Kjo q\u00eb po them \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i qytetar\u00ebve t\u00eb Patosit dhe Divjak\u00ebs. Divjaka ka protest\u00eb t\u00eb p\u00ebrnatshme. Edhe kryetari i bashkis\u00eb tuaj, me ato probleme q\u00eb ka, ka dal\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb prononcuar. Nuk e kuptoj dot pse kjo k\u00ebmb\u00ebngulje. 12 deputet\u00eb t\u00eb qarkut Fier mund t\u00eb rr\u00ebzojn\u00eb qeverin\u00eb, jo me nj\u00eb reform\u00eb territoriale q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr qytetar\u00ebve, kund\u00ebr socialist\u00ebve. E di q\u00eb nuk do t\u00eb ndryshojn\u00eb gj\u00eb k\u00ebto fjal\u00ebt e mia, k\u00ebto d\u00ebgjesa jan\u00eb sepse n\u00eb fund ju propozimin e kishit n\u00eb sirtar nga zoti Rama dhe e nxirrni n\u00eb tavolin\u00eb.<\/p>\n<p>Bylykbashi: Projektligji ka ardhur n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr 3\/5, duhet t\u00eb ishte bashk\u00eb me mendimin e komunitetit, kur t\u00eb vinte k\u00ebtu duhet t\u00eb ishte bashk\u00eb me ato q\u00ebndrime. Komisioni nuk kishte mbyllur as konsultimet. Ato konsultime jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme. N\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit ishin aq kund\u00ebr, kur ngrihej ndonj\u00eb sinjal n\u00eb koh\u00ebn e Frontit Demokratik ngrihej, qeshte salla. Nj\u00eb qark si ai i Durr\u00ebsit t\u00eb jet\u00eb konsultuar me aq. Durr\u00ebsit n\u00eb 2014 i zhduket bashkia e F. Kruj\u00ebs, e k\u00ebrkojn\u00eb sot e k\u00ebsaj dite, Durr\u00ebsi kishte Sukthin, Manz\u00ebn, Rashbullin, Katundin e Ri e me radh\u00eb, ju i zhduk\u00ebt. K\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb sot t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb ken\u00eb 1 bashki me qend\u00ebr n\u00eb Sukth, Ishmi e ka shum\u00eb larg Durr\u00ebsin. Ju ia hoq\u00ebt Rinasin dhe ia dhat\u00eb Tiran\u00ebs, se ju duheshin lek\u00ebt. Ju Kruj\u00ebn po e zbrazni. Po a e pat\u00eb list\u00ebn e shkollave q\u00eb jan\u00eb me 0-2 nx\u00ebn\u00ebs, fshatar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb me 400 familje nuk kan\u00eb m\u00eb asnj\u00eb. Po e b\u00ebni ndryshimin pa pyetur popullsin\u00eb. Nuk ka instrument m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se referendumi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Komisionin e Ligjeve dit\u00ebn e sotme po diskutohet p\u00ebr draftin e PS p\u00ebr reform\u00ebn territoriale, draft i cili nuk ka konsensusin e opozit\u00ebs. Deputet\u00ebt demokrat\u00eb, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, Tritan Shehu, Eno Bozdo, Luan Ba\u00e7i dhe Oerd Bylykbashi k\u00ebrkuan q\u00eb projektligji t\u00eb kthehet pas dhe t\u00eb zhvillohen d\u00ebgjesa e referendume lokale, duke argumentuar se ndryshimet nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100519","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100519"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100519\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}