{"id":100512,"date":"2026-09-23T09:48:19","date_gmt":"2026-09-23T09:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/23\/pagat-mjeku-versus-gjyqtari\/"},"modified":"2026-09-23T09:48:19","modified_gmt":"2026-09-23T09:48:19","slug":"pagat-mjeku-versus-gjyqtari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/23\/pagat-mjeku-versus-gjyqtari\/","title":{"rendered":"Pagat, mjeku versus gjyqtari"},"content":{"rendered":"<p>Nga: Gjon Ndrejaj <\/p>\n<p>\tKam shkruar disa her\u00eb p\u00ebr pagat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr rritjen e tyre, p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebr pasojat q\u00eb ato sjellin,madje si\u00e7 kam njoftuar jam, duke u perpjekur p\u00ebr nj\u00eb punim integral n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.  Por tani \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb futemi n\u00eb thelb, n\u00eb zemr\u00ebn e sistemit, p\u00ebr t\u00eb kuptuar realisht se si duhet nd\u00ebrtuar ai. Pa k\u00ebt\u00eb hap, debati mbetet n\u00eb sip\u00ebrfaqe;  kush meriton m\u00eb shum\u00eb, kush ankohet m\u00eb shum\u00eb, kush ka fuqi negociuese m\u00eb t\u00eb madhe. Debati p\u00ebr pagat n\u00eb sektorin publik shpesh b\u00ebhet n\u00eb bllok, kjo nuk lejon t\u00eb shohim detajet dhe probelemt q\u00eb ai mbart.  Flitet p\u00ebr \u201cgjyqtar\u00ebt\u201d dhe \u201cmjek\u00ebt\u201d sikur brenda secil\u00ebs kategori t\u00eb mos kishte nivele, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe kompleksitet krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm. Kjo \u00ebsht\u00eb e gabuar prandaj p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga ky ng\u00ebr\u00e7, nuk mjafton t\u00eb thuash se nj\u00ebri meriton m\u00eb shum\u00eb se tjetri. Duhet nj\u00eb metod\u00eb q\u00eb e kthen pag\u00ebn nga privilegj n\u00eb vler\u00ebsim objektiv. Kjo metod\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi analitik i pozicionit. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb kalojm\u00eb nga ankesa dhe rritjet ad hoc n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb page.<br \/>\n\tDometh\u00ebnia e vler\u00ebsimit analitik t\u00eb pozicionit \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces sistematik q\u00eb p\u00ebrcakton vler\u00ebn relative t\u00eb pun\u00ebve duke i analizuar ato sipas faktor\u00ebve t\u00eb matsh\u00ebm. Faktor\u00ebt kryesor\u00eb jan\u00eb: njohurit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb e k\u00ebrkuara, kompleksiteti i pun\u00ebs, gjykimi dhe vendimmarrja, impakti i pun\u00ebs, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr burimet, aft\u00ebsit\u00eb nd\u00ebrpersonale, kushtet e pun\u00ebs dhe shtrirja e rolit. Nga ky vler\u00ebsim rrjedh paga baz\u00eb p\u00ebr pozicionin konkret, jo p\u00ebr grupin. Shtesat, n\u00ebse ka, duhet t\u00eb jen\u00eb plot\u00ebsuese dhe t\u00eb kufizuara, jo paga e v\u00ebrtet\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb krahasojm\u00eb drejt dy boshte: kirurgun e specializuar me gjyqtarin e SPAK-ut dhe mjekun e zakonsh\u00ebm t\u00eb spitalit me gjyqtarin e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<br \/>\n\tLe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb prov\u00eb nisur nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm pasi nj\u00eb vler\u00ebsim analitik  konkret do t\u00eb k\u00ebrkonte ekzaminime t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb faktor\u00ebve.<\/p>\n<p>\tKirurgu dhe  gjyqtari i  SPAK-ut<\/p>\n<p>\tP\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb komponenti i par\u00eb. Kirurgu i specializuar merr vendime q\u00eb prekin jet\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Nj\u00eb gabim n\u00eb nj\u00eb operacion zemre, n\u00eb neurokirurgji ose n\u00eb traumatologji mund t\u00eb sjell\u00eb vdekje brenda minutash.Nj\u00eb gabim i kirurgut \u00ebsht\u00eb i pakorrigjeshem. Gjyqtari i SPAK-ut merr vendime q\u00eb prekin lirin\u00eb, pasurin\u00eb, reputacionin dhe stabilitetin institucional. Nj\u00eb gabim i tij mund t\u00eb liroj\u00eb nj\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb madh, t\u00eb d\u00ebnoj\u00eb padrejt\u00ebsisht nj\u00eb person ose t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb besimin n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr vite. Por nj\u00eb gabim i tij mund t\u00eb riparohet n\u00eb shkall\u00ebt e tjera t\u00eb gjyq\u00ebsorit por t\u00eb dy mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe N\u00eb k\u00ebt\u00eb komponent, pesha e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb profesionale t\u00eb kirurgut \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb. Pasojat e gabimit jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb t\u00eb dyja rastet. Kirurgu mund t\u00eb shkaktoj\u00eb vdekje nd\u00ebrsa  Gjyqtari i SPAK-ut mund t\u00eb shkaktoj\u00eb mosnd\u00ebshkim, padrejt\u00ebsi dhe d\u00ebmtim t\u00eb sistemit. N\u00eb terma njer\u00ebzor\u00eb, vdekja \u00ebsht\u00eb e pakthyeshme. N\u00eb terma shoq\u00ebror\u00eb, d\u00ebshtimi i drejt\u00ebsis\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb pasoja por jo t\u00eb pariparueshme.<br \/>\n\tKompleksiteti i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy, por i natyr\u00ebs s\u00eb ndryshme. Kirurgu p\u00ebrballet me anatomi, fiziologji, teknologji, vendime t\u00eb shpejta n\u00ebn stres, aft\u00ebsi manuale dhe pun\u00eb n\u00eb ekip. Gjyqtari i SPAK-ut p\u00ebrballet me ligje komplekse, prova t\u00eb nd\u00ebrlikuara, organizata kriminale, presione politike dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe vendime q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb arsyetim t\u00eb gjat\u00eb. T\u00eb dy k\u00ebrkojn\u00eb mendje t\u00eb mpreht\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Nuk mund t\u00eb thuhet se nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb \u201cm\u00eb i zgjuar\u201d se tjetri. Jan\u00eb dy lloje kompleksiteti q\u00eb duhen vler\u00ebsuar me pik\u00eb t\u00eb ngjashme.Vendimarrja e kirurgut k\u00ebrkohet t\u00eb jet\u00eb e menj\u00ebhershme dhe n\u00eb situat\u00eb stresi  nd\u00ebrsa e gjyqtarit mund t\u00eb shtyhet n\u00eb koh\u00eb dhe nuk ka stres.<br \/>\n\tKualifikimi \u00ebsht\u00eb po ashtu i krahasuesh\u00ebm. Kirurgu i specializuar kalon 10-15 vjet formim; fakultet, specializim, fellowship, \u00e7ertifikime, trajnime t\u00eb vazhdueshme. Gjyqtari i SPAK-ut kalon po aq; fakultet juridik, shkoll\u00eb magistrature, p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb prokurori ose gjykat\u00eb, trajnime t\u00eb specializuara, p\u00ebrgatitje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb korrupsionit t\u00eb lart\u00eb. T\u00eb dy jan\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Kjo justifikon pag\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb dy, jo privilegj p\u00ebr nj\u00ebrin.<br \/>\n\tKushtet e pun\u00ebs anojn\u00eb leht\u00ebsisht n\u00eb favor t\u00eb kirurgut. Ai punon me turne t\u00eb gjata, nat\u00ebn, n\u00ebn presion fizik, n\u00eb kontakt me gjak, rrezik infeksioni dhe lodhje ekstreme. Gjyqtari i SPAK-ut punon n\u00ebn stres mendor, presione t\u00eb jashtme, rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb personale dhe ngarkes\u00eb t\u00eb madhe dokumentacioni. T\u00eb dy kan\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira, por kirurgu ka edhe rrezik fizik e biologjik. Ky komponent e justifikon nj\u00eb pag\u00eb pak m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr kirurgun, ose t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb barabart\u00eb.<br \/>\n\tPerformanca matet ndryshe. Kirurgu matet me tregues klinik\u00eb: mbijetes\u00eb, komplikacione, rioperacione, cil\u00ebsi e nd\u00ebrhyrjes. Gjyqtari i SPAK-ut matet me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb zgjidhura, d\u00ebnime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, afate, p\u00ebrmbysje n\u00eb apel dhe besim publik. T\u00eb dy jan\u00eb t\u00eb matsh\u00ebm, ndon\u00ebse jo plot\u00ebsisht. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb paga e tyre mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb komponent performance, por jo t\u00eb bazohet vet\u00ebm n\u00eb t\u00eb.<br \/>\n\tRariteti  \u00ebsht\u00eb faktor ekonomik. Kirurg\u00ebt e specializuar kan\u00eb treg alternativ privat dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00ebse spitali publik nuk paguan konkurrueshm\u00ebrisht, ata largohen. Gjyqtari i SPAK-ut ka nj\u00eb rol unik, t\u00eb kontrolluar dhe me alternativ\u00eb t\u00eb kufizuar tregu. Paga e tij duhet t\u00eb jet\u00eb e lart\u00eb, por jo domosdoshm\u00ebrisht m\u00eb e larta n\u00eb sistem. Kirurgu, p\u00ebr shkak t\u00eb raritetit dhe konkurrenc\u00ebs, mund t\u00eb justifikoj\u00eb pag\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb ose pak m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\n\tP\u00ebrfundimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nivel; kirurgu i specializuar dhe gjyqtari i SPAK-ut duhet t\u00eb ken\u00eb pag\u00eb baz\u00eb t\u00eb ngjashme. me pak avantazh n\u00eb favor t\u00eb kirurgut. Diferenca, n\u00ebse ka, duhet t\u00eb jet\u00eb e vog\u00ebl dhe e justifikuar me kushte pune e raritet, jo me status. Nuk mund t\u00eb pranohet q\u00eb gjyqtari i SPAK-ut t\u00eb paguhet 3-4 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kirurgu q\u00eb kryen operacione jet\u00ebshp\u00ebtuese.<\/p>\n<p>\tMjeku i zakonsh\u00ebm i spitalit dhe gjyqtari i juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm<br \/>\n\tEdhe ky krahasim duhet b\u00ebr\u00eb me kujdes. Mjeku i zakonsh\u00ebm i spitalit , internist, pediat\u00ebr, urgjentist, mjek familjeje , merr \u00e7do dit\u00eb vendime q\u00eb prekin sh\u00ebndetin e njer\u00ebzve. Gabimi i tij mund t\u00eb vonoj\u00eb diagnoz\u00ebn, t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb s\u00ebmundjen ose t\u00eb shkaktoj\u00eb vdekje. Gjyqtari i juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm , civil, penal i zakonsh\u00ebm, familjar , merr vendime q\u00eb prekin jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, por shpesh n\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb vogla se ato t\u00eb SPAK-ut. Edhe ai mund t\u00eb gaboj\u00eb, por pasojat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb kufizuara se n\u00eb nivelet e larta dhe t\u00eb korrigjueshme.<br \/>\n\tKompleksiteti i mjekut t\u00eb zakonsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i gjer\u00eb; shum\u00eb pacient\u00eb, diagnoza diferenciale, protokolle, urgjenca, pun\u00eb n\u00eb ekip. Gjyqtari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ka ngarkes\u00eb t\u00eb madhe dosjesh, procedura, ligje q\u00eb ndryshojn\u00eb shpesh dhe presion p\u00ebr afate. T\u00eb dy jan\u00eb n\u00ebn stres, por mjeku shpesh punon n\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda fizike dhe me rrezik biologjik. Ky komponent e favorizon mjekun.<br \/>\n\tKualifikimi \u00ebsht\u00eb i konsideruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dy: mjeku i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ka 6 vjet fakultet plus 4-5 vjet specializim; gjyqtari ka 5 vjet fakultet, shkoll\u00eb magistrature dhe p\u00ebrvoj\u00eb. T\u00eb dy k\u00ebrkojn\u00eb formim serioz. Paga e tyre duhet t\u00eb jet\u00eb dinjitetshme dhe t\u00eb mos ket\u00eb diferenca t\u00eb m\u00ebdha.<br \/>\n\tKushtet e pun\u00ebs s\u00eb mjekut t\u00eb spitalit jan\u00eb shpesh m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira: turne, nat\u00eb, fundjav\u00eb, kontakt me pacient\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, rrezik infeksioni, lodhje. Gjyqtari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ka stres mendor dhe ngarkes\u00eb dokumentacioni, por zakonisht orar m\u00eb t\u00eb rregullt dhe pa rrezik fizik. Ky komponent e justifikon pag\u00eb t\u00eb barabart\u00eb ose pak m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr mjekun.<br \/>\n\tPerformanca e mjekut matet me tregues klinik\u00eb, k\u00ebnaq\u00ebsi pacienti, komplikacione, rihospitalizime. E gjyqtarit matet me afate, cil\u00ebsi vendimesh, p\u00ebrmbysje. T\u00eb dy jan\u00eb t\u00eb matsh\u00ebm, por mjeku ka m\u00eb shum\u00eb tregues objektiv\u00eb. Edhe kjo anon n\u00eb favor t\u00eb mjekut.<br \/>\n\tRariteti; mjek\u00ebt e zakonsh\u00ebm kan\u00eb treg privat dhe emigrim. Gjyqtar\u00ebt e p\u00ebrgjithsh\u00ebm kan\u00eb m\u00eb pak alternativ\u00eb, por pozicioni \u00ebsht\u00eb i mbrojtur. P\u00ebr t\u00eb mbajtur mjek\u00ebt n\u00eb sistemin publik, paga duhet t\u00eb jet\u00eb konkurruese. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se gjyqtari duhet t\u00eb paguhet m\u00eb pak, por se diferenca duhet t\u00eb jet\u00eb e vog\u00ebl.<br \/>\n\tP\u00ebrfundimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nivel; mjeku i zakonsh\u00ebm i spitalit dhe gjyqtari i juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm duhet t\u00eb ken\u00eb pag\u00eb baz\u00eb t\u00eb ngjashme. N\u00ebse ka diferenc\u00eb, ajo duhet t\u00eb justifikohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe kompleksitet, jo me faktin se nj\u00ebri punon n\u00eb drejt\u00ebsi dhe tjetri n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. Nuk ka arsye q\u00eb gjyqtari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb paguhet shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se mjeku q\u00eb shp\u00ebton jet\u00eb \u00e7do dit\u00eb.<\/p>\n<p>\tProporcionaliteti dhe struktura e pagave<\/p>\n<p>\tNga kjo ndarje del nj\u00eb struktur\u00eb e qart\u00eb. Nivelin e lart\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kirurgu i specializuar dhe gjyqtari i SPAK-ut. Nivelin e mes\u00ebm e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mjeku i zakonsh\u00ebm dhe gjyqtari i juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Diferenca mes niveleve duhet t\u00eb jet\u00eb e justifikuar me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, kompleksitet, kushte dhe raritet. Brenda secilit nivel, diferencat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vogla. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb ndryshime dhjet\u00ebfish mes pozicioneve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ngjashme.<br \/>\n\tPaga baz\u00eb duhet t\u00eb pasqyroj\u00eb pozicionin konkret, jo grupin. Shtesat duhet t\u00eb jen\u00eb plot\u00ebsuese dhe t\u00eb kufizuara, jo paga e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse shtesat kalojn\u00eb \u00e7do proporcion, at\u00ebher\u00eb paga b\u00ebhet e pakuptueshme dhe e padrejt\u00eb. Qytetari nuk mund t\u00eb dij\u00eb pse nj\u00eb pozicion paguhet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb tjet\u00ebr, sepse diferenca nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pag\u00ebn baz\u00eb, por n\u00eb shtesa t\u00eb fshehura.<br \/>\n\tAnti-korrupsioni nuk duhet t\u00eb jet\u00eb kriter page. Integriteti nuk blihet; ai nd\u00ebrtohet me transparenc\u00eb, llogaridh\u00ebnie, nd\u00ebshkim dhe kultur\u00eb institucionale. N\u00ebse paga e gjyqtarit rritet vet\u00ebm sepse \u201c\u00ebsht\u00eb i ekspozuar ndaj korrupsionit\u201d, at\u00ebher\u00eb krijohet logjika e rrezikshme se paga e ul\u00ebt justifikon korrupsionin. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb shantazh moral.<\/p>\n<p>\tP\u00ebrfundim<\/p>\n<p>\tN\u00ebse do ta ristrukturoja debatin mbi pagat, do ta ndaja n\u00eb dy boshte: kirurgu i specializuar me gjyqtarin e SPAK-ut, dhe mjeku i zakonsh\u00ebm me gjyqtarin e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Sipas komponent\u00ebve t\u00eb pag\u00ebs ; p\u00ebrgjegj\u00ebsia, kompleksiteti, kualifikimi, pasojat e gabimit, kushtet, performanca, rariteti;  kirurgu i specializuar dhe gjyqtari i SPAK-ut duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel page, me nj\u00eb avantazh t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr kirurgun p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve dhe raritetit. Mjeku i zakonsh\u00ebm dhe gjyqtari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm duhet t\u00eb ken\u00eb pag\u00eb dinjitetshme dhe t\u00eb ngjashme, pa diferenca t\u00eb m\u00ebdha.<br \/>\n\tPaga e drejt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb privilegj. \u00cbsht\u00eb vler\u00ebsim i kontributit, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, kompleksitetit dhe kushteve t\u00eb pun\u00ebs. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb i ndan qart\u00eb k\u00ebto nivele dhe i vler\u00ebson me kritere objektive, jo me status, pushtet apo frik\u00eb nga korrupsioni. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb kemi nj\u00eb sistem ku disa paguhen si n\u00eb Zvic\u00ebr dhe shumica si n\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb tranzicion.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Gjon Ndrejaj Kam shkruar disa her\u00eb p\u00ebr pagat n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr rritjen e tyre, p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb dhe p\u00ebr pasojat q\u00eb ato sjellin,madje si\u00e7 kam njoftuar jam, duke u perpjekur p\u00ebr nj\u00eb punim integral n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Por tani \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb futemi n\u00eb thelb, n\u00eb zemr\u00ebn e sistemit, p\u00ebr t\u00eb kuptuar realisht se si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100512","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100512"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100512\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}