{"id":100464,"date":"2026-09-22T17:48:22","date_gmt":"2026-09-22T17:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/22\/pikepyetje-mbi-urgjencen-e-arrestimit-te-kryetares-se-shish-it\/"},"modified":"2026-09-22T17:48:22","modified_gmt":"2026-09-22T17:48:22","slug":"pikepyetje-mbi-urgjencen-e-arrestimit-te-kryetares-se-shish-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/09\/22\/pikepyetje-mbi-urgjencen-e-arrestimit-te-kryetares-se-shish-it\/","title":{"rendered":"Pik\u00ebpyetje mbi urgjenc\u00ebn e arrestimit t\u00eb kryetares s\u00eb SHISH-it"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<\/p>\n<p>Arrestimi i kryetares s\u00eb SHISH-it \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje  historike p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare, e cila e ngre shum\u00eb lart, me k\u00ebt\u00eb rast, stek\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar gjyqit politik. Dhe kur e ngre kaq lart, duhet t\u00eb kesh dhe fuqi ta ruash k\u00ebt\u00eb standart.<\/p>\n<p>Nuk dua ta paragjykoj vendimin dhe besoj se prokuror\u00ebt i kan\u00eb t\u00eb qarta pasojat q\u00eb sjell p\u00ebr autoritetin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebse rasti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje banale e frustrimeve dhe e p\u00ebrdorimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga klane politike dhe mllefe personale. Besoj se ata kan\u00eb vepruar si prokuror\u00eb, pasi ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet shpesh n\u00eb historin\u00eb e shtetit.<\/p>\n<p>Dyshimi i par\u00eb q\u00eb kam \u00ebsht\u00eb se vendimi u mor nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Vlora Hyseni ishte zyrtarisht jasht\u00eb shtetit, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00ebse arrestimi i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i hetuar mir\u00eb dhe bind\u00ebs, m\u00eb duket e paarsyeshme t\u00eb shpallet masa e arrestit kur dihet q\u00eb ajo nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Jo se do t\u00eb arratiset, por, p\u00ebr seriozitetin e shtetit, ajo ose duhej t\u00eb arrestohej para se t\u00eb nisej, ose duhej t\u00eb pritej t\u00eb kthehej.<\/p>\n<p>Arrestimi nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb na b\u00ebn t\u00eb besojm\u00eb se ata kan\u00eb ndeshur n\u00eb ndonj\u00eb fakt t\u00eb ri emergjent q\u00eb lidhet me k\u00ebto 24 or\u00ebt e fundit. N\u00ebse jo, at\u00ebher\u00eb duhen shpjegime pse duhej b\u00ebr\u00eb kur ajo nuk ishte k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Dyshimi i dyt\u00eb lidhet me seanc\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb arrestit t\u00eb Ergys Agasit. Frika se mos GJKKO-ja e nxirrte at\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie mund t\u00eb ket\u00eb nxitur nj\u00eb reprezalje t\u00eb re, ku pjes\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb edhe kryetarja e SHISH-it.<\/p>\n<p>N\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, at\u00ebher\u00eb masa e arrestit ngjan e orkestruar p\u00ebr nevoja operative t\u00eb SPAK-ut dhe jo si domosdoshm\u00ebri urgjente. <\/p>\n<p>Nuk dyshoj se SPAK-u mund t\u00eb ket\u00eb prova q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb pis ish-kryetaren e SHISH-it, por, n\u00ebse arrestimi i saj \u00ebsht\u00eb diktuar nga objektivat e tyre p\u00ebr t\u00eb diktuar masa n\u00eb gjykata, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebrim. N\u00ebse bazohet n\u00eb prova t\u00eb r\u00ebnda kund\u00ebr saj, ajo duhej t\u00eb ishte arrestuar me koh\u00eb, pasi ato prova i kan\u00eb, ose duhej ta prisnin n\u00eb Rinas. Kjo urgjenc\u00eb e arrestimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb udh\u00ebtim zyrtar jasht\u00eb vendit, justifikohet vet\u00ebm n\u00ebse ka ndodhur di\u00e7ka gjat\u00eb k\u00ebtyre 48 or\u00ebve q\u00eb ajo ka ikur p\u00ebr pun\u00eb n\u00eb Baku. N\u00ebse ajo q\u00eb ka ndodhur lidhet me t\u00eb, justifikohet. N\u00ebse lidhet me hallet e SPAK-ut p\u00ebr t\u00eb diktuar vendime gjykatash kund\u00ebr t\u00eb dyshuarve t\u00eb tij, vendimi do t\u00eb marr\u00eb shum\u00eb ngjyra politike dhe do t\u00eb rikthej\u00eb debatet pa buk\u00eb p\u00ebr Republik\u00ebn e Prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Goditja e ndikimit t\u00eb grupit t\u00eb Agasit n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim pozitiv q\u00eb duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur. Por fillimi i t\u00eb b\u00ebrit politik\u00eb me t\u00eb mund ta hedh\u00eb n\u00eb er\u00eb procesin. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb se, nj\u00ebsoj si shum\u00eb drejtues t\u00eb administrat\u00ebs, edhe shum\u00eb prokuror\u00eb e gjykat\u00ebs b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb n\u00eb rrethin e ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb tij. Madje, ka edhe gjyqtare t\u00eb GJKKO-s\u00eb q\u00eb, n\u00ebn presionin e k\u00ebsaj dosjeje, prokuror\u00ebt e Veliajt i urdh\u00ebronin t\u00eb merrnin vendime p\u00ebr seanca gjyq\u00ebsore p\u00ebr 10 minuta. Pra, n\u00ebse me dosjet e prokuroris\u00eb b\u00ebhet politik\u00eb dhe vendosen axhenda kohore q\u00eb kan\u00eb lidhje me axhendat politike, kjo do ta d\u00ebmtoj\u00eb integritetin e k\u00ebtij hetimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, arrestimi me ngut i Vlora Hysenit ose duhet t\u00eb justifikohet me nj\u00eb fakt t\u00eb ngutsh\u00ebm e t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kund\u00ebr saj, q\u00eb t\u00eb bindemi se e meritonte, ose duhet t\u00eb na tregojn\u00eb pse nuk e paskan arrestuar m\u00eb par\u00eb apo kur t\u00eb kthehej, pa qen\u00eb nevoja t\u00eb b\u00ebnin show me nj\u00eb dosje q\u00eb e kan\u00eb pasur n\u00eb dor\u00eb prej muajsh.<\/p>\n<p>Kjo pastaj, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb penalizoj\u00eb politik\u00ebn p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm nga bota e krimit, mund t\u00eb na p\u00ebrball\u00eb me nj\u00eb politik\u00eb penale p\u00ebr ndikimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb mbi politik\u00ebn. Uroj t\u00eb mos jet\u00eb kjo e dyta.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Arrestimi i kryetares s\u00eb SHISH-it \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje historike p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare, e cila e ngre shum\u00eb lart, me k\u00ebt\u00eb rast, stek\u00ebn e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebrgjegjshm\u00ebri dhe p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar gjyqit politik. Dhe kur e ngre kaq lart, duhet t\u00eb kesh dhe fuqi ta ruash k\u00ebt\u00eb standart. Nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-100464","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100464"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100464\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}